|
Integrimi dhe historia e Europės |
|
Nga Franko Egro * Paqja ėshtė vendpushimi mė i afėrt dhe mė i pėrkohshėm midis luftėrave ishte shprehja qė dėgjohej rėndom nė Europėn e pasluftės sė fundit botėrore. Kjo psikologji pasigurie nuk mund tė mos shkaktonte drithėrima tek politikanėt e kohės qė kishin parė dhe pėrjetuar aq shumė. Ky ishte edhe shkaku kryesor qė integrimi i kontinentit filloi menjėherė. Ajo shihej si e vetmja alternativė pėr konsolidimin e paqes. Nė vitin 1945, vetėm tre qytete me mbi 50 mijė banorė, Erfurti dhe Vaimari nė Gjermaninė Lindore dhe Praga nė Ēekosllovaki mundėn ti shpėtojnė rrafshimit total. Tė gjitha qendrat e tjera kudo nė kontinent nga Moska, nė Roterdam dhe deri nė jug nė Greqi u shndėrruan nė gėrrmadha tė frikshme. Nė rigjallėrimin e kontinentit, qė jetonte orėn zero, pėrcaktues dhe shpėtues ishte plani amerikan i ndihmės. Ideatori i tij, ministri i Jashtėm Xhon Katlet Marshall, vuri si kusht qė fondet tė shpėrndaheshin nga vetė shtetet nė bashkėpunim me njeri - tjetrin. Tė ndodhur pėrpara njė realiteti tė tillė, pavarėsisht prej mėrive, komplekseve dhe kujtimeve ende tė freskėta nga kasaphana e luftės, liderėt europianė nuk kishin alternativė. Pėr kėtė arsye ata themeluan organizatėn e parė paneuropiane tė njohur me inicialet OEEC ( Organisation for European Economic Cooperation, Organizata pėr Bashkėpunimin Ekonomik Europian, e cila mė vonė u shndėrrrua nė OECD ). Administrimi i pėrbashkėt i asistencės amerikane krijoi kėshtu njė pėrvojė unikale bashkėpunimi ndėrshtetėror tė panjohur mė parė. Pėr tė gjitha vendet e kontinentit, tashmė nuk kishte asnjė dyshim se Gjermania nuk duhej lejuar mė tė shndėrrohej mė nė kėrcėnim pėr paqen dhe sovranitetin e popujve. Por, edhe pse dy traktate tė menjėhershme, ai i Dankėrkut dhe Brukselit, krijuan klauzola tė pafund qė e pengonin qysh nė embrion ringjallėrimin e nazizmit apo tė militarizmit gjerman u pa se nuk ishin tė mjaftueshėm. Shprehja e preferuar e Adolf Hitlerit se : E vetmja paqe e mirė ėshtė paqja e vendosur nga shpata e fitimtare e njė kombi dhe e njė race superiore kumbonte ende kėrcėnueshėm. Dy luftėra botėrore tė zhvilluara nė mė pak se 30 vjet me protagoniste kėtė vend ishin mėse tė mjaftueshme pėr tė bindur edhe skeptikėt mė tė pėrbetuar. Fuqia e shtetit mė tė madh tė Europės duhej kanalizuar nė njė drejtim tė tillė qė ti shėrbente objektivave demokratike perėndimore. Idetė dhe planet qė hartoheshin ishin tė pafund, por gjeniu qė i bashkoi dhe i shkriu nė njė tė dyja kėto koncepte madhore ishtė ai qė njihet dhe pranohet si babai i Europės sė Bashkuar: ish -ministri i Jashtėm i Francės, Robert Shuman. Nė maj tė 1950 ai propozoi krijimin e njė instituti mbishtetėror europian, i cili do tė koordinonte prodhimin e qymyrit dhe ēelikut. Mesazhi ishte i qartė. Do tė vendoseshin nėn kontroll elementėt bazė tė industrisė sė rėndė, ose thėnė ndryshe asaj tė luftės. Por, iniciativa e Shumanit, sa sfiduese, aq edhe vizionare, pėrmbante nė vetvete edhe njė sėrė elementesh ambiciozė tė njė aspirate akoma mė tė madhe: krijimin e njė federate europiane, e cila do tė garantonte ruajtjen e vlerave demokratike dhe tė paqes. Gjashtė vende: Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu iu pėrgjigjėn pozitivisht Deklaratės sė Shumanit dhe nė 1951 nėnshkruan Traktatin e Parisit duke themeluar kėshtu Komunitetin Europian tė Qymyrit dhe Ēelikut. Inicialet e tij EC ( apo, KE nė shqip ) u shndėrruan shpejt nė simbole tė Europės moderne. Njė hap tjetėr madhor ishte nėnshkrimi i Traktatit tė Komunitetit Europian tė Mbrojtjes. I firmosur nė 1952 ai synonte unifikimin gradual tė aftėsive mbrojtėse tė komunitetit. Por, shpejt u pa se po shkohej larg dhe mbi tė gjitha me ritme marramendėse. Befasia mė e madhe kishte tė bėnte me faktin se vetė Franca, e cila ndonėse ishte protagoniste e proceseve integruese, nuk e ratifikoi atė. U provua pra, se duheshin hedhur hapa mė tė vegjėl, mė tė matur dhe nė drejtime mė pak tė ndjeshme pėr sovranitetin territorial. Pikėrisht pėr keto arsye, pėrpjekjet pėr integrim u pėrqėndruan nė ekonomi. Nė 25 mars 1957, gjashtė anėtarė tė KE nėnshkruan Traktatin e Romės duke krijuar Komunitetin Ekonomik Europian. Qellimi i tij ishte ligjėrimi i lėvizjes sė lirė tė njerėzve dhe mallrave, elemente ambicioze dhe tė guximshėm pėr njehsimin e ekonomive tė vendeve lokomotiva tė unifikimit tė kontinentit. Ishin sukseset e dukshme tė bėrthamės sė gjashtės qė e inkurajuan Britaninė e Madhe, Irlandėn dhe Danimarkėn ti bashkohen atij nė vitin 1973. Greqia ishte vendi i dhjetė. Por, edhe pse marrėveshja e anėtarėsimit me KE u nėnshkrua nė 1961, ajo u pezullua pėr shkak tė diktaturės shtatėvjeēare. Athina riaplikoi pėr tu pranuar si anėtare me tė drejta ta plota nė 1 janar 1981. Pra, procesi i zgjerimit ishte i pandalshėm. Nė 1986 Komuniteti mirėpriti edhe dy shtete tė reja: Spanjėn dhe Portugalinė duke e rritur nė 12 numrin e anėtarėve. Pavarėsisht prej zgjerimit, kjo periudhė hyri nė histori si epoka euroskeptike. Pėr shkak tė krizės ekonomike, vendet anėtare zhvilluan mes tyre bisedime me tone tė ashpra, pėrsa i pėrket kontributeve qė duhet tė derdhnin nė arkat e pėrbashkėta. Por, megjithatė ky skepticizėm shumė shpejt ia la vendin njė vale tė re optimizmi. Nė 1985, presidenti i Komisionit Europian francezi Zhak Delor parashtroi njė plan pune dhe 1 janarin 1993 si datėn e krijimit tė tregut tė pėrbashkėt. Njė perspektivė e tillė krijoi nevojėn e unifikimit ekonomik dhe monetar. Por, siē ndodh rėndom, jo gjithēka zhvillohej sipas parashikimeve. Nuk duhet harruar se gjatė dekadės sė fundit sė shekullit tė kaluar ndodhėn edhe disa prej ndryshimeve mė tė mėdha tė shekullit: blloku socialist u shpėrbė, Rusia humbi rolin e saj si superfuqi dhe Traktati i Varshavės pushoi sė ekzistuari. Ato tė gjitha shtruan nevojėn e revizionimit tė tė gjitha traktateve pėr tiu adoptuar realitetit tė ri botėror. Traktati i Mahstrihtit ( apo siē njihet nė gjuhėn teknike Traktati i Bashkimit Europian ) i nėnshkruar nė 10 dhjetor 1991, shėnoi njė moment tė veēantė nė rrugėn e integrimit europian. 12 vendet anėtare nėnshkruan njė plan ambicioz, i cili do tė ēonte drejt bashkimit monetar dhe njehsimit tė monedhės. Paralelisht me tė filluan edhe pėrpjekjet pėr krijimin e njė politike tė pėrbashkėt tė jashtme dhe tė sigurisė. Qėllimi ishte i qartė: forcimi i influencės sė organizmit tė ri nė arenėn ndėrkombėtare. Traktati i Amsterdamit i 1997-s pasoi dhe plotėsoi atė tė Mahstrihtit duke i rishqyrtuar dhe forcuar politikat e Unionit nė fusha si punėsimi dhe politika e jashtme. Pas anėtarėsimit tė Austrisė, Finlandės dhe Suedisė nė 1995, BE numėronte 15 anėtarė. Nė 1999, Bashkimi Monetar dhe Ekonomik u bė realitet me pjesėmarrjen e 11 shteteve anėtare. Njė vit mė vonė, kėtij grupi ju bashkua edhe Greqia. Nė 1 janar tė 2002, u ndėrmor njė hap i jashtėzakonshėm dhe pėr vite me radhė i pabesueshėm. 12 shtete i tėrhoqėn monedhat e tyre duke hedhur nė qarkullim monedhėn e vetme, euron. Por, BE do tė ballafaqohej shpejt me njė tjetėr sfidė. Restaurimi i demokracive nė Europėn Qendrore dhe Lindore bėri qė ato tė synojnė anėtarėsimin. Zgjerimi i radhėve pėrbėn njė nga parimet bazė tė filozofisė sė ekzistencės sė tij. Ajo i shėrben eliminimit tė pėrēarjeve dhe antagonizmave qė pasuan periudhėn e Luftės sė Dytė Botėrore dhe Luftėn e Ftohtė. Por, njė gjė e tillė nuk do tė ishte e lehtė, pasi vetė BE duhet tė reformohet radikalisht. Njė organizėm i krijuar pėr vetėm gjashtė anėtarė nuk mund tė funksionojė si duhet pėr dy, apo trefishin e vet. Reformat aq tė nevojshme nė kėtė drejtim u miratuan nė Traktatin e Nicės tė vitit 2000. Vetėm dy vjet mė vonė nė dhjetor tė 2002, Kėshilli i Europės nė samitin e tij tė fundit vendosi qė dhjetė vende tė reja: Ēekia, Qiproja, Estonia, Hungaria, Lituania, Letonia, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia tė anėtarėsohen nė 1 maj 2004. Cila do tė jetė sfida e ardhshme?
|