Analisti i Harvardit A. Alibali: Idetė e greko - amerikanit Nikolas Gejxh nė SHBA nuk i merr njeri nė konsideratė
Analisti shqiptar nga Universiteti i Harvardit, Agron Alibali mendon se Gejxhin duhet ta kish pritur Lidhja e Shkrimtarėve, jo kryeministri
Intervistoi: Auron Dodi
A.Dodi: Vizita e publicistit dhe shkrimtarit greko-amerikan, Nikolas Gejxh vazhdon tė preokupojė opinionin dhe mediat nė Shqipėri. Ē'pėrfaqėson sot Nikolas Gejxh nė SHBA dhe sa i madh ėshtė ndikimi i tij nė politikėn amerikane?
A. Alibali: Nikolas Gejxh ėshtė njė shkrimtar mjaft i njohur nė Amerikė. Si njeri i letrave ai ėshtė mjaft i respektuar nė Amerikė dhe jo vetėm atje. Kurse pėrsa i takon programit tė tij politik, mund tė them se ai ka qenė pėr shumė vjet president i Federatės sė ashtuquajtur Panepirotike nė Amerikė, programi i sė cilės kundėrshton integritetin territorial dhe madje ekzistencėn e Shqipėrisė. Tani zoti Gejxh ėshtė kryetar i komisionit politik tė kėsaj organizate dhe nėn petkun e mbrojtjes sė tė drejtave tė pakicės greke nė Shqipėri ai pėrpiqet tė ndikojė nė administratėn dhe kongresin amerikan mbėshtetur nė njė platformė tė tij ultranacionaliste dhe fanatike. Kuptohet qė pesha dhe ndikimi i tij nė kėto organizma ėshtė thuajse i papėrfillshėm. Ai megjithatė arrin tė ketė kontakt me disa politikanė dhe kongresmenė qė i njeh personalisht. Kėta janė nga ata ose qė nuk kanė kohė ta dėgjojnė deri nė fund, ose nga ata qė nuk kanė informacion tė plotė pėr Evropėn Juglindore. Si shkrimtar ai respektohet dhe nderohet, si aktivist politik ai mund tė dėgjohet, por idetė e tij nuk merren nė konsideratė.
A.Dodi: Vizitėn e tij tė parė pas ndalimit pėr tė hyrė nė Shqipėri, zoti Gejxh e shfrytėzoi pėr kėrkesa konkrete: u kritikua gjendja e minoritetit grek nė Shqipėri, u kėrkua ribėrja e regjistrimit tė tij, u fol pėr ēėshtjen ēame etj. Kėrkesa tė tilla nuk thuhen pėr herė tė parė. Fakti qė zoti Gejxh i tha ato nė forumet mė tė larta tė shtetit shqiptar, a sjell gjė tė re?
A. Alibali: Mua mė duket se e reja e vetme ėshtė ajo se zoti Gejxh nuk ka ndryshuar fare nė pikėpamjet e tij personale politike qė kanė sikurse e theksova njė pėrmbajtje tė lartė nacionaliste. Madje pėr ta korrigjuar pak veten duhet thėnė se ai tashmė nuk pretendon mė se nė Shqipėri ka 400 mijė apo 600 mijė grekė, por numri i tyre sot sipas tij arrin deri nė 30 % tė popullsisė. Ēdo koment kėtu do tė ishte i tepėrt. Pėrsa i takon takimit tė tij me personalitete tė larta tė shtetit shqiptar, mua mė duhet tė them se kėtu nuk ka funksionuar si duhet protokolli i shtetit. Zoti Gejxh duhej tė qe pritur normalisht nga ana e kryetarit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, apo nga kryetari i Bashkimit tė Gazetarėve. Shumė shumė atė mund ta kishte pritur njė drejtor drejtorie nė Ministrinė e Kulturės. Qeveritarėt shqiptarė dhe kryetari i opozitės janė votuar nga zgjedhėsit shqiptar dhe paguhen nga tatimpaguesit shqiptarė pėr tė zgjidhur problemet dhe hallet e shumta tė vendit. Koha e tyre nė kėtė funksion nuk mendoj se duhej harxhuar pėr tė dėgjuar teoritė nacionaliste tė Gejxhit, ora e tė cilit ėshtė kthyer prapa nė shekullin e 19-tė, kur u propozua pėr herė tė parė doktrina nacionaliste e Megalidhesė. Zoti Gejxh bėri edhe njė gabim tė rėndė duke e identifikuar popullsinė e shumėvuajtur ēame me nazizmin. Ndoshta vetė individė ēamė apo shoqata Ēamėria qė mbron tė drejtat e tyre duhet tė shohin mundėsinė e paditjes sė tij nė gjykatat shqiptare, ēka parashikon edhe sanksione nė Kodin Penal shqiptar.
A.Dodi: Po ēpėrfitime mund tė ketė atėherė njė shtet si Shqipėria nga pritja dhe dhėnia e publicitetit figurave tė tilla si Nikolas Gejxh ?
A.Alibali: Unė mendoj se nuk kanė asnjė pėrfitim. Gejxhi nuk duhej pritur fare nga autoritetet shqiptare, por nga ana tjetėr u veprua shumė mirė qė vizitės sė tij iu dha publicitet, sepse kjo dhe transparenca e duhur pėrbėjnė njė detyrim pėr demokracinė shqiptare. Dhe nga ana tjetėr, si rezultat i kėtij publiciteti, tash kemi njė reagim tė tillė tė opinionit publik nė Shqipėri dhe nė diasporė.
A.Dodi: Njėri nga njerėzit qė e kanė kritikuar mė fort Nikolas Gejxhin, derisa e shpalli persona non grata ėshtė ish-presidenti i Shqipėrisė dhe sot lideri i PD, Sali Berisha. Por zoti Berisha e priti zotin Gejxh dhe zhvilloi me tė njė bisedė qė u quajt private. Ka ndryshuar diēka te zoti Gejxh apo te zoti Berisha?
A.Alibali: Mua mė duket se zoti Gejxh ka ndryshuar, por nė kuptimin negativ tė fjalės. Ndėrsa pėrsa i takon zotit Berisha ndoshta duhet pranuar se siē i takon traditės sė lashtė dhe tė pashkruar shqiptare, edhe kur ai qė nuk e ke mik tė troket te porta, duhet ti hapėsh derėn. Zoti Berisha e ka treguar shumė herė veten se ėshtė njė prej mbrojtėsve mė konsekuentė tė tė tė drejtave tė pakicave shqiptare nė Greqi dhe tė tė drejtave tė popullsisė sė shumėvuajtur ēame dhe nuk pranohet qė ai tė ketė ngritur me Gejxhin nė prani tė ambasadorit amerikan edhe kėto probleme.
A.Dodi: A i ka dėmtuar vėrtet vizita e Nikolas Gejxhit nė Tiranė pėrpjekjet e diasporės shqiptare nė Amerikė pėr ēėshtjen shqiptare ?
A.Alibali: Sipas informatave qė kam, tė gjitha organizatat shqiptaro-amerikane kanė reaguar dhe do tė vazhdojnė tė reagojnė nė bazė tė tė drejtave qė u njeh kushtetuta dhe demokracia amerikane. Sot unė kam marrė edhe reagimin zyrtar tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan. Mendohet qė tė dilet me njė qėndrim tė pėrbashkėt tė tė gjitha shoqatave shqiptaro-amerikane nė SHBA. Nė fund tė fundit, vizita e Gejxhit nė Shqipėri po tregon se bateritė e tij po mbarohen dhe tė gjithė po e kuptojnė se ky shkrimtar, ndonėse i madh dhe i njohur nuk pėrfaqėson asgjė politikisht nė SHBA dhe as nė Evropė.