Cervenkovski, akuza tė pabaza ndaj
shqiptarėve
Ylber Lili
Kryeministri maqedonas Branko Cervenkovski, ka
shfrytėzuar vizitėn e tij nė Bruksel pėr tė
akuzuar shqiptarėt si plagprishės pėr paqen nė
Maqedoni. Edhe pse pa asnjė argument, kryeministri
maqedonas gjatė takimeve qė ka patur me autoritetet
ndėrkombėtare, ka anashkaluar detyrimet e Marrėveshjes
sė Ohrit dhe i ka zhvendosur bisedat pikėrisht te
akuzat. Cervenkovski i shoqėruar nga njė delegacion
qeveritar ndodhet pėr njė vizitė dyditore nė
Bruksel. Ai ėshtė takuar me sekretarin e pėrgjithshėm
tė NATO-s Xhorxh Robertson dhe me komisionerin pėr
politikė tė jashtme tė Komisionit Evropian, Kris
Paten. Gjithashtu pritet qe kryeministri maqedonas tė
takohet dhe me ambasadorėt e Kėshillit veriatlantik
dhe kryesuesin e Komitetit pėr politikėn e sigurisė
nė Bashkimin Evropian. Gjithashtu dje Cervenkovski u
takua me kryetarin e Komisionit Evropian Romano Prodi.
Gjatė kėtyre takimeve, Cervenkovski i ka akuzuar
shqiptarėt si destabilizues tė situatės nė vend. Kėtė
radhė Cervenkovski ka akuzuar AKSH-nė, ku sipas tij
ajo synon ndryshimin e kufijve me luftė. "Brenda
dhe rreth Maqedonisė ende ekzistojnė individė dhe
grupe qė nuk e pranojnė Marrėveshjen e Ohrit si bazė
pėr ndėrtimin e shoqėrisė shumetnike, respektimin
e normave dhe standardeve civilizuese evropiane. Kohė
tė gjatė me aktivitetet e veta terroriste e
pranishme ėshtė Armata Kombėtare Shqiptare,
organizatė e cila angazhohet hapur pėr ndryshimin e
kufijve me rrugė tė luftės". Kėshtu ėshtė
shprehur dje kryeministri maqedonas Branko
Cervenkovski duke iu drejtuar Komitetit pėr politikė
tė sigurisė sė BE-sė dhe Kėshillit veriatlantik tė
NATO-s. Gjatė tre javėve tė fundit, shtoi ai,
opinioni ndėrkombėtar dhe Maqedonia me tė drejtė
janė tė pakėnaqur rreth qėndrimeve publikisht tė
promovuara tė dy partive mė tė mėdha opozitare pėr
territore etnikisht tė pastra. "Por Qeveria e
Republikės sė Maqedonisė do ta zbatojė Marrėveshjen
e Ohrit me apo pa pėrkrahjen e opozitės. Jemi tė
bindur se nė kėtė proces do ta kemi pėrkrahjen e
shumicės sė madhe tė qytetarėve tė Republikės sė
Maqedonisė", -tha Cervenkovski.