Shqipėria dhe BE-ja 

Ėndrrat europiane nė shtėpinė e tė varfėrve


Brukseli mbėshtet procesin e reformave nė Tiranė, megjithatė rruga drejt BE-sė, ėshtė ende larg


Nga Jost Maurin / Zidojēe Cajtung


Tiranė - Kėrcėnimet pėr vdekje vijnė me SMS. "Ne e kemi gati varrin tėnd", lexohet mbi ekranin e celularit tė Mero Bazes. Gjatė tri ditėve tė fundit, ai ka marrė 15 mesazhe tė kėtij lloji. Para ca kohėsh e kanė qėlluar me armė nė pjesėn e prapme tė makinės sė tij. Baze nuk shkon nė polici. "Ajo ėshtė e lidhur ngushtė me bandat e krimit tė organizuar", thotė ai. Pas kėtyre kėrcėnimeve qėndron profesioni i tij: ai ėshtė kryeredaktor i gazetės "TemA" (pranė opozitės) dhe zbulon skandale korruptive tė Partisė Socialiste nė pushtet. Baze mendon: "Bandat e kriminelėve kontrollojnė qeverinė tonė". 
Shqipėria ėshtė njė nga vendet mė tė korruptuara nė botė e njėkohėsisht hyn nė tri vendet mė tė varfra tė Europės. Rreth 25% e femrave shqiptare nuk dinė tė lexojnė. Kėshtu, lulėzon tregtia e drogės, cigareve kontrabandė, madje dhe ajo e fėmijėve, qė sipas Interpolit, shiten nė Greqi e Itali pėr tė lypur. Pas 47 vjetėve komunizėm, njė fluksi emigrantėsh nga Kosova dhe trazirave tė vitit 1997, shteti nė brigjet e Adriatikut, ende lėngon. BE-ja pėrpiqet ta anėtarėsojė duke i ofruar disa milionė euro. Kryeministri Fatos Nano ka hedhur idenė qė krerėt e BE-sė tė mblidhen e tė diskutojnė nė fund tė muajit qershor, nėse vendet e Ballkanit perėndimor duhet tė marrin akoma parį nga Brukseli. Dhe populli shqiptar shpreson qė BE-ja tė detyrojė qeverinė tė shkojė drejt reformave.
Si hap parėsor vlen fakti qė korrupsioni i politikanėve dhe krimi i organizuar tė cilėsohen si rrezik pėr shtetin. Krimi ndėrton fare pranė vilės sė verdhė tė Pėrfaqėsisė sė BE-sė nė kryeqytetin e Shqipėrisė. Ndėrtesa me katėr apartamente (pėr kat), me mė shumė se 10 kate ngrihen drejt nė qiell. "Kjo ėshtė financuar nėpėrmjet pastrimit tė parave", thotė kreu i delegacionit Lutz Salzmann, njė nėpunės i shtetit gjerman. Rreth 20 klane fituan kapitalin - kryesisht me drogė, qė p.sh. vinte nga Turqia ose Amerika e Jugut, pėr t'u tregtuar pastaj nė vendet e BE-sė. Sipas Salzmann-it, dihen emrat e shumicės sė pjesėtarėve tė bandave. "Por vetėm shumė pak kapen, dhe nga kėta dalin nė gjyq njė pjesė edhe mė e vogėl". Kjo nuk tė ēudit aspak nė njė vend, ku kryeministri emėron nė postin e drejtorit tė doganave, njė person qė njihet si kontrabandist.
"Krimi i organizuar ėshtė njė rrezik pėr vendin tonė", shprehet presidenti 73-vjeēar Alfred Moisiu. Por Shqipėria ka edhe sukses nė luftėn ndaj krimit, pėrsa i pėrket evidentimitn tė kriminelėve. Drejtori i pėrfolur i doganave u ndėrrua. Dhe gjykimi i 12 gjykatėsve ryshfetēinj tregoi vendosmėrinė e Shqipėrisė. 
Pėr tė mėnjanuar problemin mė tė madh, atė tė varfėrisė, Moisiu bėn thirrje pėr mė shumė investime tė BE-sė. Sepse, edhe ato pak ndėrmarrje industriale tė ndėrtuara nga regjimi komunist deri nė fund tė vitit 1992, pothuaj janė shkatėrruar. Ekonomia e vendit nuk ia del dot pa importin (prodhimi vendas ėshtė mjaft i vogėl). "Ne kemi kushte tė mira pėr turizmin", thotė presidenti, por mungon infrastruktura. 
Nė tė vėrtetė, nė Tiranė, gjatė dimrit, energjia elektrike mungon rreth 20 orė nė ditė. Pėr tė bėrė 140 kilometra deri nė kufi, duhet tė udhėtosh tri orė nė njė rrugė plot gropa. Kryeqyteti i vendit me tre milionė banorė ka vetėm njė platformė. Trena tė vjetėr me dritare tė shkatėrruara, vende ku sfungjeri ka dalė jashtė, dyer tė ndryshkura, i ēojnė pasagjerėt nė 5 drejtime; nuk ekziston asnjė tren pėr jashtė shtetit. Rrjeti hekurudhor ėshtė me njė korsi dhe i paelektrifikuar. 
BE-ja investon edhe nė ndėrtimin e rrugėve, por kryesisht mbėshtet reformat nė polici, drejtėsi, dhe institucione tė tjera shtetėrore. Fondi pėr vitet 2001-2004 ėshtė 181 milionė euro. Prej vitit 1991 janė dhėnė mė shumė se 1 miliard euro. Mė paratė, shqiptarėt rinovojnė shkollat e policisė nė Tiranė, projektin e tė cilave, BE-ja e paraqiti edhe para Komisionit tė gazetarėve. Pėrfaqėsuesi i tyre, Albert Dervishi, tregon, qė instruktorėt, sipas kėshillave tė ekspertėve tė BE-sė, iu kushtojnė mė tepėr rėndėsi tė drejtave tė njeriut gjatė mėsimdhėnies. Pėr projekte tė tilla gėzohen shkrimtarėt, shkencėtarėt dhe gazetarėt e "Club 2002", qė mbrėmjeve nėpėr kafene duke pirė cigare, diskutojnė pėr tė ardhmen. "Trysnia e organizatave ndėrkombėtare forcon reformat", thotė reporterja Linda Spahia. Ky rreth intelektualėsh prononcohet fuqishėm kundėr idesė, "shqiptarėt" janė kriminelė. "Ėshtė klasa jonė politike qė heq dorė nga kundėrshtimi i kėsaj ideje, jo populli", thotė zoti Remzi Lani, drejtor i Institutit tė Medias nė Shqipėri. "Ne ndihemi europianė, flasim njė gjuhė indo-europiane", ėshtė njė nga argumentet e kėtij rrethi, prandaj Shqipėria duhet tė jetė pjesė e BE-sė. Bėhet fjalė pėr njė anėtarėsim brenda 10-15 vjetėsh. Prej janarit, vendi ka hyrė nė tratativa me Brukselin, pėr njė proces asocimi. Pėr kėtė do tė duheshin mėnyra tė reja, qė Shqipėria t'u afrohej standardeve tė BE-sė. Si kompensim, Brukseli i trembet vetėm njė gjėje: valėve tė reja tė emigrantėve.