Qendra pėr Hulumtime Politike
dhe Sociale www.cpsr-kosova.org ėshtė organizatė
Kosovare, e pėrbėrė nga hulumtues tė rinjė, cila vepron
nė kuadėr tė Universitetit tė Prishtinės. QHPS-ja ka pėr
synim tė ofrojė ekspertiza tė formave tė ndryshme tė
karakterit akademik dhe shkencor. Po ashtu synohet
ofrimi hulumtime ta pavarura dhe tė paanshme tė dobishme
pėr institucionet qeveritare dhe jo-qeveritare tė cilėt
mirren me krijimin e politikave. QHPS-ja do tė
monitorojė tendencat e reja nė zhvillimet sociale,
politike, ekonomike dhe tė studiojė ato sipas nevojės
dhe do tė publikojė punime nė formė tė: rekomandimeve,
analiza/raporteve tė karakterit politik dhe akademik.
Shkroi: Vllaznim Bytyqi
Kosovės nė kėto negociata a i kanoset
rreziku si pasojė e mungesės sė kapacitetit kontraktues,
gjė qė bėnė tė kuptosh se Kosova do tė jetė objekt e jo
subjekt i kėtyre negociatave?
Bisedimet e shumė pėrfolura nė mes
Prishtinės dhe Beogradit, tani mė kanė kaluar kufijtė e
thasheethėnave duke u bėrė njė prioritet i imponueshėm
nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare, pėrkatėsisht nga ana
e Grupit tė Konataktit (njė mekanizm i kriuar ad-hoc),
pėr tė dy palėt pėr atė shqiptare dhe atė serbe. Sa
kompleks ėshtė natyra e kėtyre bisedimeve, siē thuhet
pėr ēėshtje teknike, tregon vetė fakti i mos
pėrkufizimit-definimit tė natyrės sė tyre.
Ky kompleksitet nė vete pėrmban shumė
segmente tė cilat mund tė pėrcaktojnė (mos) suksesin e
kėtyre bisedimeve ;
Mungesa e definecionit shtron
dyshymin se a ėshtė fjala pėr bisedime apo negociata?
Njė prej mos qartėsive bazė nė kėtė
proces ėshtė mosnjohja me natyrėn e kėtij procesi. Nėse
ėshtė fjala pėr bisedime lidhur me ēėshtje teknike tė
interesit bilateral, atėherė shtrohet pyetja pse lypset
niveli mė i lartė i pėrfaqėsimit politik. Ky justifikim
pėr shumicėn e atyre qė njohin procesin e negociatave,
tė lė tė kuptosh se ky ėshtė fillimi i njė procesi
transitor, kryekput politik pėr krijimin e njė ambienti
relaksues nė mėnyrė qė nė tė ardhmen e afėrt tė hapet
ēėshtja e statusit final tė Kosovės. Kurse mosdefinimi i
natyrės sė procesit mund tė sjellė telashe qė nė fillim
pėr palėn kosovare.
* * *
A gėzojnė (kanė) legjitimitet liderėt
e kosovės pėr tė bėrė negociata (pazar) pėr tė ardhmen e
Kosovės?
Nėse kėto janė negociata atėherė
ėshtė e domosdoshme tė kuptojmė domethėnien e tyre. Ēka
nė fakt nėnkuptojmė me procesin e negociatave? Sipas njė
pėrkufizimi del se negociatat kanė tė bėjnė me pėrpjekjet
e palėve pėr gjetjen e kompromisit, qė do tė thotė qė
pala qė mund tė sigurojė njė arritje shoqėrohet, nė njė
farė mase, me humbje pėr palėn tjetėr. Nėse
ėshtė kėshtu, atėherė shtrohet pyetja se cili
pėrfaqėsues politik apo institucional ka legjitimitet qė
tė hyjė nė njė lojė basti, pėr tė rrezikuar tė ardhmen
politike tė popullit tė tij. Kjo e kundėrshton edhe
deklaratat tė cilat vijnė nga Kėshilli i Sigurimit dhe
Brukselit tė cilat insistojnė nė mos prejudikimin e
statusit final tė Kosovės nga Prishtina dhe Beogradi.
Kjo mund tė vlejė vetėm pėr Beogradin, i cili ka humbur
legjitimitetin moral dhe jurdik mbi Kosovėn, por, jo
edhe pėr Prishtinėn, sepse e vetmja alternativė
pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės,
ėshtė e repsektimi i parimit universal, ai i
vetė-vendosjes sė popujve.
* * *
Kosova objekt apo subjekt nė bisedime?
Mungesa e sovranitetit tė
institucioneve tė Kosovės, mungesa e kompetencave si
rezultat i pushtetit tė rezervuar tė PSSP-sė, si pasojė
e mospasjes sė statusit tė zgjedhur politiko-juridik e
bėn qė Kosova tė jetė objekt i kėtj procesi, e jo
subjekt (partner) i barabartė me palėn serbe. Kjo
vė nė pikėpyetje mungesėn e fuqisė kontraktuese tė palės
kosovare nė mungesė tė shtetėsisė qė ėshtė njė ndėr
elementet mė tė rėndėsishme tė statusit tė subjekteve tė
sė drejtės ndėrkombėtare. Kjo ndikon nė atė qė sipas
drejtės ndėrkombėtare ėshtė njė ndėr shfaqjet mė
karakteristike tė ushtrimit tė sovranitetit (treaty
making power), si atribut qė shtetet sovrane e
gėzojnė (kanė) si kapacitet tė plotė kontraktues ose
aftėsisė pėr lidhjen e marrėveshjeve ndėrkombėtare.
* * *
Mungesa e koncensusit politik -
mospėrgjegjėsi apo mospjekuri ?
Mosgjetja e koncensusit politik dhe
ndėrinstitucional nė kėtė kohė, tregon mospėrgjegjėsi
apo mospjekurinė, e cila mund tė justifikojė edhe
mosbartjen e kompetencave nė institucionet tona. Si
rezultat kemi mospėrpilimin e njė strategjie e cila do
tė qartėsonte pozicionet dhe qėndrimet, se cilat janė
ato ēėshtje, qė pėr palėn kosovare janė tė
panegociueshme. Shkuarja pa njė platforme tė tillė e
cila do tė votohej (miratohej) nė Parlamentin e
Kosovės, edhepse do tė mund tė kundėrshtohet dhe te
injorohet nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare ėshtė njė
kthim prapa nė kohėn kur Serbia problemin nė Kosovė
mundohej ta pėrkufizonte si njė pakėnaqėsi tė brendshme
tė njė pakice etnike. Pra qartėsimi i parimeve tė cilat
do tė kundėrshtonin agresion kushtetues duke deklaruar
mospranimin e sovranitetit dhe intergritetit tė Unionit
Serbo-Malazez mbi Kosovėn, do tė ishte njė mbrojtje nė
tė ardhmen, duke i bėrė me dije bashkėsisė ndėrkombėtare
pėr zgjidhjen e statusit final tė Kosovės mund tė
vendosin vetėm qytetarėt me vullnetin e tyre tė lirė.
* * *
Tė gjitha paqartėsitė e lartėcekura
bėjnė qė kėto bisedime pėr ēfardo ēėshtje qofshin ato,
tė mos jenė prioritet pėr Kosovėn, por mė shumė njė
presion pėr tė lėnė anash proceset mė tė rėndėsishme siē
janė barjta e kompetencave dhe konsolodimi i
institucioneve demokratike dhe funksionale pėr tė
mundėsuar njė proces politik pėr zgjidhjen e statusit
pėrfundimtar tė Kosovės, qė do tė duhej tė ishte
strategjia mė e mirė dalėse e UNMIK-ut nga Kosova.
Si konkludim shtrohet pyetja: Kosovės
nė kėto negociata a i kanoset rreziku si pasojė e
mungesės sė kapacitetit kontraktues, gjė qė bėnė tė
kuptosh se Kosova do tė jetė objekt e jo subjekt i
kėtyre negociatave?