AGRON BUXHAKU: Ohrin e pengon Opozita

 

BDI-ja, si parti e re, me njerez te ri, te pakorruptuar por edhe pa eksperience ne pushtet, u ballafaqua me problemet e medha te korrupsionit dhe te varferise qe trashegoi nga pushteti i kaluar dhe u angazhua per ti zgjidhur sa me shpejt. Njekohesisht, funksionaret e emeruar te partise neper institucionet e shtetit, si dhe udheheqja e BDI-se, u angazhuan maksimalisht ne drejtim te venies ne jete te Marreveshjes se Ohrit. Ne kete drejtim duhet theksuar qe shume obligime nga Marreveshja Kornize duheshin kryer nga koalicioni qeveritar i meparshem, te cilet, natyrisht e kishin shumicen ne Parlament, dhe se paku per ligjet, sic eshte ai i dokumentave te udhetimit, kishin mundesi t'i aprovonin. Por dhe ky eshte absurdi me i madh, shumica e atehershme parlamentare apo opozita e tanishme, tani sajon akuza te pabaza per qeverine dhe shumicen parlamentare, ne momentet kur po sillen ligjet, ashtu sic eshte parapare me Marreveshjen e Ohrit.

Akuza te tilla ne lidhje edhe me probleme te tjera, sic eshte edhe ai i amnistise, vazhdimisht po lancohen duke harruar se ata ish-ushtare te UCK-se u arrestuan pikerisht nga opozita e sotme, kur ata ishin ne pushtet dhe nepermjet sistemit gjyqesor te kontrolluar nga pushteti i atehershem. Ata ushtare sot po lirohen me insistim nga BDI-ja, por u desh nje kohe qe prokuroret dhe gjykatesit - sherbetore te pushtetit, te nderrohen qe te arrihet deri te respektimi i ligjit.

Duke pare vendosmerine e BDI-se per t'i cuar proceset perpara, por edhe te Qeverise per luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, opozita, qofte ajo maqedonase apo shqiptare, bojkoton parlamentin (me rradhe), shpall moratoriume dhe del me teza absurde dhe arkaike per ndarjen e Maqedonise, teza keto qe u denuan gati unanimisht, si nga opinioni i brendshem ashtu dhe nga Bashkesia nderkombetare, nga Shqiperia dhe Kosova. Duhet theksuar qe partite kryesore te opozites jane edhe nenshkruese e Marreveshjes se Ohrit dhe e kane per obligim ta zbatojne ate. Nese nuk jane te gatshme ta zbatojne, atehere, se paku opozita shqiptare nuk duhet qe ta pengoje jetesimin e saj, duke marre parasysh qe kjo marreveshje eshte nje interes madhor kombetar i shqiptareve qe tejkalon suazat e politikes ditore per pushtet dhe interesat e ngushta personale e partiake.

Jetesimi i Marreveshjes se Ohrit eshte nje proces i afatizuar deri ne fund te viti 2004, dhe, perkunder veshtiresive qe ka, do te realizohet, sepse nuk ka rruge tjeter per Maqedonine.