Dita e flamurit ėshtė pasnesėr 

  

Beqir ELSHANI

DITA E FLAMURIT ĖSHTĖ PASNESĖR

Papritmas profesori nxori flamurin kombėtar prej ēantės sė zezė dhe me dy gozhda tė vogla e vuri nė ball tė murit nė odė. Nė kėtė ēast, fytyrat e tė pranishmėve u ndriēuan, kurse sytė e fėmijėve tė pranishėm nė odėn e burrave shkėlqenin porsi yje. I zoti i shtėpisė, axha Mal, u ngrit nė kėmbė dhe i nderoi tė gjithė miqtė, pastaj ua uroi festėn kombėtare tė flamurit. Profesorin e falenderoi duke e pėrqafuar dhe tha "tė lumtė, ma ke zbukuruar shtėpinė. Mė ndihmoi fati qė profesorin e takova nė qytet, dhe ja tani kjo ditė u bė kremte, ndonėse Dita e Flamurit ėshtė pasnesėr".

Ndėrkohė i biri i axhės Mal, Valoni, doli jashtė pėr tė vėshtruar rrugėn nė mos po kalonte patrulla policore. Kėtė skenė e hetoi babai i Valonit dhe profesori qė ishte ulur nėn ballinėn e flamurit nė krye tė odės, prandaj babai ia tėrhoqi vėrejtjen tė birit, qė dikur kishte punuar drejtor nė gjimnaz.

- Mjaft mė me tutėn tėnde partiake, tani tė gjithė jemi njėsoj para shkaut: si ti me librezė tė kuqe, si profesori i dheshkronjės pa te. E more vesh se si djali i kryetarit tė gjykatės komunale u kthye nė arkivol nga Armata Popullore e Jugosllavisė, prandaj sot jemi pre e Serbisė pa marr parasysh veprimet tona. Askush nuk ka punuar mė shumė se kryetari i gjyqit pėr Jugosllavinė, megjithate djalin ia kthyen nė kufomė, - tha i zoti i shtėpisė, axha Mal, qė tregonte se si durimit i kishte ardhur fundi.

Ėshte vit i mbrapshtė i Jugosllavisė, qė nė gjendje shtetrrethimi me tanksa ia hoqi kushtetutėn Kosovės. Institucionet arsimore dhe fabrikat janė bllokuar nga forcat e shumta ushtarake dhe policore tė Jugosllavisė serbe. Kosova ėshtė nė heshtje varri dhe me ankth i pret kufomat e njėpasnjėshme tė ushtarėve shqiptarė. Nė muzgun e mbrėmjes rrapėllojnė llamarinat, tė cilat vendasit i godasin nė shenjė revolte. Kjo rrapėllimė ėshtė me prejardhje, diku nga fiset e largėta primitive, prandaj njė ish veteran i luftės nė ēetėn e Shaban Polluzhės, me tė parė kėtė skenė tronditėse, kishte thėnė se nuk trembet shkau me potere tė llamarinės. Zonjat e shtėpisė mallėkonin zbatimin e kėsaj revolte tė pakuptimtė; ato ankoheshin se si kohėt e fundit kishin mbetur pa govata pėr larjen e rrobave, meqė tė rinjtė i mblidhnin tė gjitha, dhe dilnin porsi karnaval nė rrugė. Tanimė nuk ka protesta tė shqiptarėve kundėr dhunės dhe shtypjes sė egėr serbe. Siē duket, ky lloj i gandizmit shqiptar i pėlqen Italisė, Rusisė, Greqisė miq tradicional tė Serbisė, pse jo edhe diplomacisė franceze. Shkrimtari francez Andre Malro me dajak i kishte rrahur akademikėt serbė pėrse kishin lejuar tė valojė flamuri kuqezi nė Kosovė. Antishqiptari francez, Malro, i kishte udhėzuar serbėt se si duhet ndaluar edhe gjuhėn shqipe, pa le mė mbylljen e Universitetit tė Kosovės. Prandaj mjafton qė njė francez me autoritet t“i ndėrsej kėta bisha serbe dhe kėta menjėherė i hyjnė barbarizmės kundėr shqiptarėve nė tė gjitha anėt e Jugosllavisė. Kjo don tė thotė qė francezi din t’i mėsojė tė tjerėt se si duhet pushtuar Kosovėn, nė vend se t’i mėsojė shqiptarėt se si duhet tė ēlirohet Kosova nga pushtuesi serb.

Profesori i dheshkronjės mori qėndrim mbi gjunjė nėn flamur prej nga ngjyra e flamurit kuqezi reflektohej nė fytyrėn e tij dhe pyeti: - A e dini se si kėndohet Himni i Flamurit shqiptar? - Fėmijėt ngritėn supet nė shenjė mosdije. Kėta pėr herė tė parė e shikonin flamurin kombėtar pa njollat e fashizmit tė kuq serb. Pastaj profesori filloi recitimin e strofės sė parė tė Himnit mbi Flamur:

Rreth Flamurit tė pėrbashkuar
Me njė dėshirė e njė qėllim,  . . .

Kur i zoti i shtėpisė dėgjoi kėndimin e Himnit mbi Flamur nga profesori, trupi i tij po vlonte prej vrullit atdhetar dhe dukej sikur ishte bėrė moshatar me fėmijėt, edhepse ishte gjysh. Shkėlqimi i flamurit dhe recitimi i profesorit i dha shkreptimė zemrės sė kryezotit tė odės.

- Vėlla profesor, mė lejoni qė unė ta recitoj Hymnin e flamurit, sepse po mė vlon kėtu, nė zemėr, - tha i zoti i shtėpisė duke mbėshtetur dy duar, njėrėn mbi tjetrėn, nė zemėr. Plisi i bardhė i rrinte mbi brezin e rrudhur tė ballit dhe pas pak me tė dy gjunjėt u ul nė dysheme. Ishte po ajo paraqitje e tij kur gjatė luftės sė dytė botėrore e recitonte kėtė vjershė tė kushtrimit kombėtar para masės shqiptare dhe tė pranishmit i dhuronin duartrokitje frenetike.

Rreth Flamurit tė pėrbashkuar
Me njė dėshirė e njė qėllim,
Tė gjith“Atij duke iu betuar
Tė lidhim besėn pėr shpėtim.

Prej lufte veē ay largohet
Qė ėshtė lindur tradhėtor,
Kush ėshtė burrė nuk frikėsohet,
Po vdes, po vdes si njė dėshmor! . . .

- Tė lutem axha Mal, vetėm vazhdoni, me ėndje dua tė dėgjoj, meqė unė nuk di mė shumė se strofėn e parė tė himnit kombėtar, pastaj ti e ke pėrjetuar luftėn, ku krahas pushkės shumė herė e ke kėnduar himnin, - tha profesori duke u paraqitur kinse nuk e dinte, mirėpo ai dėshironte qė me ėndje ta dėgjonte shqiptarin me flokė tė zbardhur se si e recitonte himnin, qė e kishte mėsuar nga goja e mėsuesit tė tij tė parė shqiptar, kurse profesori i dheshkronjės e kishte mėsuar nėpėrmes valėve tė radio Tiranės.

Pas pėrfundimit tė himnit jehuan duartrokitjet e fėmijėve dhe tė burrave nė odė. Njė fėmijė iu afrua dhe e puthi nė faqe: - Axha Mal, tė lumtė! Na gėzuat me recitimin e bukur tė himnit, qė mėsuesi im kurrė nuk e ka thėnė.

- Unė, Hymnin mi Flamur, e kam mėsue qysh kur isha fėmijė nė shkollė sikur ky nipi im. Atėherė mėsuesi na godiste me shkopa nė duar, po qe se nuk e dinim pėrmendėsh himnin, mirėpo mė vonė erdhėn partizanėt e Jugosllavisė dhe na e ndaluan Flamurin kombtar. Ē“prej asaj kohe, qe 45 vjet, āsht hera e parė qė e recitoj Hymnin mi Flamur, - tha kryeodari i emocionuar duke fshirė lotėt e mallėngjimit.

- Babė, unė 32 vjet i mbusha dhe ti kurrė nuk e ke thėnė kėtė vjershė, kurse sot para shokėve dhe nipave po e reciton si aktor i teatrit. Mė korite para shokėve, babė, sepse unė fare nuk e kam dijtur qė ti aq bukur e reciton Himnin e Flamurit, - tha i biri, pėrndryshe ish drejtor nė gjimnazin e Prishtinės.

- Ty, nuk ta ka recetuar Himnin e Flamurit, sepse ti ke qenė njeri i pushtetit dhe nuk ka dashur me ta humbė karrigen. Nė anėn tjetėr, ti fare nuk ke qenė i interesuar, sepse luksi i shkaut t“i ka magjepsur mendėt. Ti, katėr herė me radhė e ke vizituar vorrin e Titos nė Beograd, kurse asnjėherė nuk ke qenė tek Lidhja Shqiptare e Prizrenit, qoftė vetėm apo me nxėnėsit e shkollės qė ėshtė mė afėr se Beogradi, dhe mė e domosdoshme pėr nxėnėsit shqiptarė, - tha profesori qė dikur ishte larguar nga procesi mėsimor pėr shkak se nuk kishte pranuar tė prekej flamuri shqiptar nga pushtetarėt serbė. I tėrė qyteti mbante nė mend fjalėt e profesorit para shėrbėtorėve tė kuq: "Kush prek nė flamur, prek nė gjakun e popullit shqiptar".

- Memorialin e Titos kam qenė i detyruar ta vizitojė meqė edhe komiteti paguante shpenzimet e transportit, - plotėsoi ish drejtori.

- Komiteti ua ka paguar rrugėn me djersėn e punėtorėve tė ndėrtimtarisė, ku ne memzi merrnim vetėm njė rrogė nė fund tė vitit, - ndėrhyri njė mik nga qoshja e fundit tė odės, pėrndryshe ish punėtor nė kombinatin ndėrtimor tė "Ramiz Sadikut" .

- Pėrkundrazi, unė me tė gjithė shokėt e klasės nė krye me mėsuesin tonė e kemi vizituar shtėpinė e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, - pėrforcoi kryeodari, axha Mal. - Atėherė ishte kohė lufte dhe ne organizuam ekskursionin me qerre kuajsh, po ē’kuaj tė fuqishėm se, tė dukej sikur fluturonim. Udhėtimin e kalonim duke kėnduar dhe shumė shpejtė mbėrrijtėm nė Prizrenin tonė tė bukur. Gjatė udhėtimit mėsuesi na thoshte se si shkau nuk ka besė, prandaj duhet hapur sytė dhe tė mos mashtrohemi me lajkat diplomatike tė sllavėve. Serbėt kur tė shkelin tė shkrumbojnė, kurse nė konferencat evropiane vajtojnė si qyqet.

- Ju lutem, zoti profesor, a mund tė shkruani edhe pėr ne Himnin e Flamurit? Dėshirojmė qė edhe ne ta mėsojmė pėrmendėsh, porsi axha Mal, - jehoi zėri i njė voglushes nga fundi i odės.

- Me dėshirė tė zjarrtė do tė shkruaj pėr tė gjithė ju fėmijėt "Hmnin e Flamurit", sepse ju jeni ardhmėria e botės shqiptare. Profesori menjėherė nxori fletoren nga ēanta dhe filloi tė shkruaj. Pastaj mori letrėn e kuqe dhe vizatoi gjysmėn e shqiponjės me laps tė zi tė cilėn e theu duke i bashkuar nė dy pjesė tė barabarta. Njėrėn faqe tė gjysmė-shqiponjės sė vizatuar e shtypi me shpinėn e lapsit pėr kopjim. Tashmė fėmijėt kurreshtarė kishin rrethuar profesorin dhe tė gjithė po vėshtronin me kujdes demonstrimin e tij. Pas pak profesori hapi letrėn e kuqe dhe shqiponja e plotė doli nė flamur. Nė ēastin kur profesori e hapi letrėn e kuqe, fytyrat e fėmijėve po shėndrisnin nga gėzimi, tė dukej sikur profesori po u dhuronte krahėt e shqipes qė tė fluturonin.

- Tė lumtė, zoti profesor, ti me artin tėndė tė atdhedashurisė, shumė shpejtė i pėrfitove fėmijėt, tha miku i kryeodarit, pėrndryshe, mjek qė posa ishte liruar nga burgu i Leskocit.

Malme, 26 Nėntor 2002