Interesat partiake mbi ato konstitucionale…!?

    

Maqedonia dhe shqiptaret

Pala maqedonase mbetet ne nje sprove te madhe 

Politika zyrtare maqedonase edhe me tutje nuk po mund te pajtohet me  humbjen e asaj qe eshte dashur ta humbe shume me moti - epersine  padrejtesisht dhe me dhune shteterore e sistematike te krijuar mbi  shqiptaret, te cilet jo me shekuj, por me mijevjecare jetojne ne keto  troje te tyre, per ta ruajtur perfundimisht edhe territorialisht  Maqedonine si te ketille, bile edhe me kufij te njohur  nderkombetarisht dhe jo te krijuar me hile te reja e serish ne kurriz  te shqiptareve nga te dyja anet e kufirit shqiptaro-shqiptar,  si "kile" qe ia la politika serbomadhe jo vetem atyre, por edhe  faktoreve nderkombetare te pranishem ne Kosove, ne krye me UNMIK-un.-  Shansi i fundit mund te shfrytezohet vetem me mbajtje te fjales dhe  me respektim deri ne fund te Marreveshjes-kornize te Ohrit mes paleve  politike maqedonase dhe shqiptare ne Maqedoni, ndryshe...

"Lufta per sigurimin e barazise se plote te shqiptareve me  maqedonasit dhe me te tjeret qe jetojne ne Maqedoni, e cila shpertheu  pas mospermbushjes se obligimeve te shtetit, te cilin maqedonasit e  konsideronin vetem te vetin, ishte e tille qe shqiptareve te  ketushem, me nje organizim te tyre edhe ushtarak, permes Ushtrise  Clirimtare Kombetare, ua hoqi kompleksin e robit, qe e mbanin me  dekada dhe ua ktheu krenarine dhe dinjitetin. Kjo lufte dhe ky  konflikt i armatosur, ne permasa te medha i kontrolluar, qe u  zhvillua sikur krejt kjo te ishte kurdisur nga nje mekanizem qe  punonte si "ore zvicerane", u nderpre me nje "tajmaut" te kerkuar dhe  te percaktuar nga faktori nderkombetar, me organizimin dhe mbajtjen e  negociatave te ndermjetesuara nga po ai faktor gjate veres qe e lame  pas dhe qe u mbajt ne Oher, ndersa finalja u organizua ne Shkup. Kjo  u be me vendosjen e nenshkrimeve ne ate dokument nga udheheqesit e  partive politike shqiptare Arben Xhaferi dhe Ymer Ymeri te PDSH-se e  te PPD-se, Georgievski i VMRO-DPMNE-se, Cervenkovski i LSDM-se, si  dhe nga kryetari maqedonas Boris Trajkovski, perfaqesuesi i posacem i  SHBA-se, Xhejms Perdju dhe ai i BE-se, Fransoa Leotar, ku ishin te  pranishem edhe Xhorxh Robertson, sekretar i pergjithshem i NATO-s,  Havier Solana, Xhoana, Shtul etj., ishte ky vleresimi qe e dhame para  nje viti, ne nderrim te motmoteve, kur, megjithate, theksuam se prapa  gjithe atij procesi qendronte udheheqja e Ushtrise Clirimtare  Kombetare ne krye me Ali Ahmetin. Asnje hap nuk mund te ndermerrej pa  te, pasi dihej tashme edhe publikisht nga faktoret nderkombetare se  lideri politik i UCK-se ishte garantuesi i paqes, por nese ishte  nevoja edhe vazhduesi i luftes per liri e barazi te shqiptareve ne  kete vend. Me ate Marreveshje te Ohrit, me ndermjetesim dhe garantim  te faktoreve nderkombetare, u realizua jo vetem ai "tajmaut" me se i  nevojshem, por dhe nje paqe e brishte gjate gjithe vitit 2002, qe e  lame pas dhe u krijuan parakushtet themelore per te vazhduar ekzistenca e Maqedonise  se ketille, te pavarur, me keta kufij, pa u marre dhe pa u dhene toka  askujt, sic parashihte ne prag te asaj lufte nje projekt i AMSHA-se,  i menduar ne menyre shume perfide nga nje koktej politikanesh dhe  intelektualesh maqedonas, qe dilte qarte kunder atij dokumenti shume  te njohur te shqiptareve per "tre opcionet" e politikes shqiptare ne trojet e ish-Jugosllavise per zgjidhje te ceshtjes shqiptare ne keto  ane.

Kalkulim edhe me zgjidhje te tjera

Marreveshja e 13 gushtit te vitit 2001, me te cilen nga faktoret me  relevante nderkombetare SHBA, NATO e BE garantohet dhe implementimi i  saj, por me kete dhe stabilizimi i gjithe rajonit, ka mbetur  megjithate paksa pezull, guret po levizen shume ngadale, per te mos  thene se nuk po levizin fare. Pala maqedonase, tani ne krye me  Cervenkovskin dhe pa VMRO-DPMNE-ne opozitare, qe nuk mori pjese te  nje takim, me shume kortezie, te Trajkovski, duket se ende nuk e ka  kuptuar si duhet gjendjen e brishte ne te cilen eshte Maqedonia ne  kete periudhe te pasluftes. Edhe pse Cervenkovski, me rastin e  marrjes se mandatit kryeminister, pohoi edhe vete vleresimet qe i  japin njohesit e mire te realitetit te ketushem se ky do te jete  shansi i fundit per Maqedonine, megjithate me veprimet e veta sikur  po kalkulon edhe me zgjidhje te tjera, sic ishte dhe nje pohim i presidentit Trajkovski  per statusin e gjuhes shqipe ne Maqedoni, te cilen ai edhe pas  Marreveshjes se Ohrit dhe pas ndryshimeve kushtetuese nuk e  vleresonte si gjuhe te dyte zyrtare ne Maqedoni.

Politika zytare maqedonase edhe me tutje nuk po mund te pajtohet me  humbjen e asaj qe eshte dashur ta humbe shume me moti - epersine  padrejtesisht dhe me dhune shteterore e sistematike te krijuar mbi  shqiptaret, te cilet jo me shekuj, por me mijevjecare jetojne ne keto  troje te tyre, per ta ruajtur perfundimisht edhe territorialisht  Maqedonine si te ketille, bile edhe me kufij te njohur  nderkombetarisht dhe jo te krijuar me hile te reja e serish ne kurriz te shqiptareve  nga te dyja anet e kufirit shqiptaro-shqiptar, si "kile" qe ia la  politika serbomadhe jo vetem atyre, por edhe faktoreve nderkombetare  te pranishem ne Kosove, ne krye me UNMIK-un.

Hilet jane te njohura ne politiken nderkombetare, vecmas nga me te  fortet, por te rralla jane rastet kur ato kane sukses nga me te  dobetit, sic eshte ne kete rast Maqedonia maqedonase ne krahasim me  shqiptaret jo vetem ne rajon, por edhe ketu ne Maqedoni, te cilet me  luften qe e bene u deshmuan se jane faktor per ekzistencen e shtetit  te Maqedonise, por jo te Maqedonise se maqedonasve, unitare, sic  perdorej shume shpesh ne vokabularin e elites politike maqedonse, e  cila, vendin qe vertet kishte gjasa te shkonte drejt demokratizimit dhe stabilizimit, si i  dy popujve, maqedonasve dhe shqiptareve, por edhe te tjereve qe  jetojne ketu, e coi nga "oaza e paqes" ne greminat e shkaterrimit dhe  te luftes, por edhe te rrezikimit te rajonit ne teresi.

A do te deshmohet ne veper rifaktorizimi politik i shqiptareve?

Rifaktorizimi politik i shqiptareve, qe perfundimisht filloi gjate  vitit 2002, me krijimin e Bashkimit Demokratik per Integrim, parti e  cila fitoi me shume se 80 per qind te votes shqiptare ne kete vend,  por edhe shnderrimi gradual e pa ndonje proces te dhunshem i prijesit  te luftes ne prijes politik te shqiptareve ne Maqedoni, Ali Ahmeti,  qe mungonte ketu qe nga mospermbushja e premtimeve nga udheheqja e  PDSH-se ne pushtet me VMRO-ne, te cilat i dha ne kohen kur ishte  opozite e ne fushate parazgjedhore ne vitin 1998, jep gjasa reale per stabilizim  te Maqedonise ne planin politik e te sigurise, por me kusht te  mbajtjes se fjales, me respektim te plote te Marreveshjes se Ohrit  dhe me respektim te nenshkrimeve te vena ne te nga pala maqedonase,  por sidomos nga Cervenkovski, si prijes i pales maqedonase qe eshte  ne pushtet, por dhe ne koalicion me partine me te madhe shqiptare,  BDI-ne, qe nuk eshte me vetem "participiente", sa per sy e faqe dhe  sa per te thene para botes se ja, i kemi dhe shqiptaret ne Qeveri,  sic ndodhi tash me shume se 11 vjet radhazi ne Maqedoni, kur  shqiptaret ishin ne qeverite e Klusevit, Cervenkovskit e te  Georgievskit, me shume vetem per te qene dhe sa per te thene pala  maqedonase se gjithe cka bente ne kete vend, e bente ne marreveshje  me shqiptaret, bile edhe kur i shtypte dhe kur i vriste ata me  aksione policore.

Lideri i ri i shqiptareve te Maqedonise, Ali Ahmeti, i cili  vazhdimisht ka  deklaruar se eshte kunder dhe do ta luftoje deri ne fund  kriminalitetin, grupet e kriminalizuara, hajnite dhe korrupsionin, ka  deklaruar gjithashtu se ne koalicion ka hyre qe te jete i barabarte,  qe perfundimisht te realizohet barazia e popujve qe jetojne ne  Maqedoni, pra edhe e shqiptareve dhe e komuniteteve te tjera. Krijimi  i besimit te ndersjelle ne nje shtet fillon nga oligarkite politike dhe jo nga  masat popullore. Kjo eshte deshmuar gjithmone, se lufterat nuk i  nxisin dhe nuk i shkaktojne pjesetaret e rendomte te popujve, nese  zihen dhe rrihen mes vete, por politikat zyrtare te tyre. 

Fjala e mbajtur nga politika zyrtare e shqiptareve ne Maqedoni, apo  me saktesisht nga lideri i ri shqiptar, Ali Ahmeti, si nga takimet me  faktoret nderkombetare qe nga koha e luftes e kendej, ashtu dhe me  ata vendes, maqedonas, qe hapi rruge per me shume procese pozitive ne  kete vend, megjithate nuk mjafton. Lypsen veprime te njejta, dhe jo  vetem fjale, edhe nga pala maqedonase dhe vecmas nga lideri i saj  Cervenkovski, nga pjesetaret maqedonas te kabinetit te tij, hilet e  te cileve here pas here po verehen jo vetem nga analistet, por edhe  nga opinioni me i gjere. 

Kriminaliteti, hajnite, grupet e kriminalizuara dhe korrupsioni mund  te luftohen vetem bashkarisht ne nje shtet te perbashket, sic eshte  Maqedonia shtet i perbashket i maqedonasve, shqiptareve dhe te  tjereve qe jetojne ketu, dhe pergjegjesine, edhe ne fushe te  sigurise, qe eshte e rendesishme jo vetem per Maqedonine por edhe per  gjithe rajonin, si dhe ne fushat e tjera, bashkarisht duhet t'i  marrin te dyja palet, edhe politika shqiptare e edhe politika maqedonase e Maqedonise. Ndryshe  nuk do te kete sukses dhe per gjithe punet qe kane te bejne me  Maqedonine, me prosperitetin dhe ekzistencen e saj, Cervenkovski  duhet te bisedoje balle per balle me Ali Ahmetin dhe jo te mundohet  te beje pazarlleqe te tjera, sic ishte ai takimi i fundit me  kryeministrin shqiptar dhe njeriun e pare te Tiranes zyrtare per  shume pune ne Liqenas e ne Otesheve, pa asnje qeveritar a politikan  shqiptar te Maqedonise!

Takimeve me Ali Ahmetin, te mbajtura konfidencialisht apo te  pambajtura, Cervenkovski nuk ka pse t'u frikesohet. Ai bile sa me  shpejt duhet te takohet me njeriun, i cili garanton paqe dhe  stabilitet ne nje vend edhe me tutje te brishte, sic eshte ende  Maqedonia. Lypset qe edhe ta ndihmoje me cdo kusht mbetjen ne skene  te Ali Ahmetit per nje dekade a me shume, por jo me hile, jo me  nderskembza dhe jo me tentime per blerje te kuadrove shqiptare, sic  ka ndodhur vite me radhe, por me krijim te kushteve bashkarisht e me  marreveshje dhe me realizim te plote te te gjitha marreveshjeve te  ndersjella, qe do te mundesonin vertet barazi te shqiptareve ne kete  vend te quajtur Maqedoni, qe eshte njekohesisht dhe shtet dhe atdhe i  tyre, nese nuk ndodhe me e keqja, qe rrezikon vazhdimisht te ndodhe,  nese nuk permbushen plotesisht dispozitat e Marreveshjes-kornize te  Ohrit, qe megjithate ishte vetem nje kompromis i te dyja paleve.

A do te shfrytezohet shansi i fundit?

Eshte shansi i fundit qe Maqedonia perfundimisht te mbetet dhe te  ekzistoje si e ketillle, me krijim te kushteve per sa me shume hapje  te kufijve te saj, me me shume vendkalime qe nuk do te pengonin, por  tash e tutje do te ishin vetem percjelles te njerezve, mallerave dhe  ideve, qe do te conin drejt nje bashkimi te rajonit ne nje Evrope  vertet te bashkuar dhe pa kufij. Kufijte, vecmas ata te vendosur me  dhune e me hile mes nje populli artificialisht te ndare, nuk kane  mundur dhe nuk mund kurre te mbrohen me dhune. Ata mund te mbahen si  te tille vetem me mirekuptim dhe me tolerance deri ne fazen kur  deshmohen se jane fare te parendesishem dhe mund te kalohen pa e  ndale makinen fare, si ne shume vendkalime te shteteve evropiane.  Kete me se miri e deshmoi renia e Murit te Berlinit dhe perfundimisht  rrezimi i tij me shume se dhjete vjet me pare. Kete shans, si te  vetmin apo te fundit, duhet dhe mund ta shfrytezojne te gjithe, por  vecmas pala dhe politika zyrtare maqedonase, e cila e pa se ndryshe nuk bente, bile edhe nese blente me shume se nje miliarde  dollare nga Ukraina dhe nese luftonte duke perdorur edhe mijera  mercenare. Luften e fiton ai qe lufton per vendin e tij dhe jo ai qe  e pushton apo qe do ta nenshtroje ndonje popull, se per lufte, per  liri dhe per barazi motivacioni eshte me i madh, per to e vlen edhe te luftohet, edhe te fitohet, por edhe te vdiset!  Komitet, edhe nese dalin apo nese jane ne male, sic ka pohuar tani ne  nje rast Georgievski, ate lufte e paten shansin ta bejne. Edhe nese  tentojne serish ta bejne, luften mund ta bejne vetem brenda  territoreve apo "pashallekut te tyre", se eshte reale qe, fundi i  fundit, nje populll, maqedonasit, ashtu sic eshte dhe te cilin e  njohim bile edhe zyrtarisht si te tille vetem ne shqiptaret, qe ka  vete me pak se dy milione, kudo qe jetojne, te luftojne me nje popull  me me shume se shtate milione. Kjo do te thote se kercenimet e tilla,  me hile ose pa te, te Georgievskit, nuk pijne uje askund dhe politika  zyrtare maqedonase e ka me mire te shkoje rruges se drejte, te  tolerances e te mirekuptimit, sesa te shkoje serish drejt dhunes dhe  se keqes. Propozimi i Georgievskit jo vetem Maqedonine, por edhe  maqedonasit i con drejt humneres, se shqiptaret denbabaden ishin dhe  do te mbeten ketu, kete e deshmoi edhe historia, perkunder  terrorizimeve e gjenocidit qe e aplikuan mbi ta popujt fqinje, ndersa  maqedonasit per nje hop, nese e degjojne kryekomiten e tyre, do te  shnderroheshin jo vetem ne serbe, por me shume ne bullgare dhe serish  kufiri do te vendosej natyrshem mes bullgareve dhe shqiptareve ne ato  pozicione qe do t'i siguronte me i forti. Kur kihet dhe nje faktor  tjeter parasysh, qe e theksoi nje zyrtar maqedonas ne nje tryeze te  rrumbullaket ne Shkup para nje kohe, se "shqiptaret jane shnderruar  ne nje Izrael te Amerikes ne kete rajon", per me shume arsye, nder te  cilat sigurisht se eshte dhe interesi amerikan per nje rajon ku deri  me tash vetem shqiptaret ishin aleat i natyrshem i tyre, kjo atehere  nuk do me shume koment, qe do te thote se kercenimet e tilla te  Georgievskit jo vetem te politika shqiptare ketu ne Maqedoni, por  askund fare nuk pijne uje! E mira e se mires eshte qe perfaqesuesit e dy popujve ketu,  Cervenkovski i pales maqedonase dhe Ali Ahmeti i pales shqiptare,  bashke me oligarkite e tyre politike e te tjera, perfundimisht te  ulen kembekryq dhe te shohin jo vetem se ku kane gabuar me pare, nese  ka ndodhur keshtu, e pala maqedonase e di fort mire se ashtu ishte  dekada me radhe, por te shohin edhe se cfare mund dhe duhet te bejne  sa me pare, jo me zvarritje, per ta ngritur jo vetem besimin e ndersjelle, por edhe per  te krijuar gjithe parakushtet per avancimin e plote te shqiptareve ne  popull shtetformues te Maqedonise, qe do te ishte parakushti themelor  per liri e barazi te plote ne te gjitha fushat e jo qe edhe me tutje  te ekzistojne ne kete vend institucione te krijuara qe nga koha e  monizmit, te financuara nga buxheti edhe me mjete financiare te  mbledhura nga taksapaguesit shqiptare te ketushem, por qe vecohen me  prefiksat "maqedonas", "maqedonase", "maqedon" etj., sic jane  nocionet "Shteti maqedonas apo maqedon", "Filarmonia  maqedonase", "Radio-Televizioni Maqedonas", "Akademia Maqedonase e  Shkencave dhe Arteve", qe vertet eshte vetem maqedonase dhe qe nuk ka  pranuar asnjehere asnje shqiptar te ketushem, pos ndonje te larget  shume e per nevoja te saja politike, sic ishte rasti i Dr. Muradit, pastaj Posta  maqedonase, Mobimaku maqedonas, Banka maqedonase etj. etj., qe shume  me drejt do te ishte te perdoreshin natyrshem si institucione  gjithmone me prefiksin " e " , " i " apo "te" Maqedonise. Sic po  perdoret tashme gati nje dekade edhe nje nocion tjeter, i krijuar me  shume perfiditet nga "qarqet zyrtare intelektuale e politike  maqedonase" per shqiptaret, per popullaten shqiptare, pjesen e  popullit shqiptar apo te bashkesise etnike shqiptare qe jeton ne  Maqedoni "maqedonasit me prejardhje etnike shqiptare", qe po vazhdon  te degjohet si nocion i tille edhe tash e tutje neper me shume  tubime e forume edhe zyrtare! 

Nderskembzat e tilla nuk e cojne Maqedonine perpara dhe nuk e cojne  drejt stabilizimit, e cojne drejt humneres dhe drejt shkaterrimit.  Kete mesim eshte dashur ta kuptoje dhe ta mesoje tash e sa kohe pala  edhe zyrtare maqedonase, nese nuk e ka mesuar dhe nese nuk filllon ta  praktikoje qe tani, nga fillimi i 2003, mund t'i behet vone dhe ta  humbe edhe shansin e fundit per Maqedonine, por edhe per popullin  maqedonas. Shansin qe e kane ata ne dore, duhet ta shfrytezojne, pala  tjeter gjithe kete e ka lene tashme ne duart e tyre dhe ne garancine  e faktorit nderkombetar dhe po pret.

Bedri SADIKU