Tė
paaftė si proevropianė
Mero
Baze
Shqipėria
do tė duhet tė pėrballoj tani njė standart tė ri
tė plotėsimit tė kushteve pėr integrim nė
Bashkimin Evropian pas problemeve qė krijon nėnshkrimi
i Marrėveshjes dypalėshe pėr Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare
me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Acarimi i
Brukselit, i cili nė kėtė rast buron dhe nga tė ēarat
e krijuara nė raportet SHBA-Evropė pas luftės sė
Gjirit, duhet lexuar me kujdes, jo aq si njė xhelozi
evropiane, por mė tepėr si njė rast i lehtė pėr tė
na dėmtuar shumė nė hapat qė duhet tė bėjmė pėr
rimėkėmbjen ekonomike dhe politike tė Shqipėrisė.
Frika e shfaqur nė opinion se tashmė Brukseli do tė
na rėndojė me kushte pėr shkak tė raporteve
specifike tė krijuara me SHBA nuk qėndron. Ajo qė
po ndodh tani me Brukselin do tė ndodhte normalisht
edhe sikur ne tė ishim nė anėn e Evropės gjatė
konfliktit tė Gjirit. Por fakti qė ne nėnshkruam njė
marrėveshje dypalėshe me SHBA, e cila pėrbėnte mes
tė tjerash njė detyrim historik pėr Shqipėrinė, pėrbėn
njė shkak pėr tė ekspozuar pakėnaqėsitė e
Bruskelit pėr zhvillimet nė Shqipėri. Ėshtė shumė
lehtė tė thuhet se tashmė nė Bruskel nuk na duan
pse ne bashkėpunuam me SHBA, por e vėrteta ėshtė
se nė Bruksel ne nuk na duan, sė pari, se ne nuk
plotėsojmė kushtet pėr tė na dashur edhe sikur tė
ishim armiq tė SHBA-sė. Sė dyti pėr shkak tė
raporteve specifike qė janė krijuar me SHBA, duhet
doemos njė pėrgjegjėsi mė e madhe pėr tė pėrballuar
edhe luftėn qė mund tė nxitet nė Bruskel pėr kėtė
shkak. E ritheksoj faktin se Shqipėria ėshtė njė
vend lehtėsisht i kritikueshėm pėr shkak tė
defekteve qė ka nė plotėsimin e kushteve dhe
ristrukturimin e ekonomisė sipas standarteve qė kėrkon
Bashkimi Evropian. Tani qė Shqipėria u ekspozua dhe
si njė vend qė i bėn nė njė farė mėnyre
karshillėk Evropės me Marrėveshjen dypalėshe, ajo
doemos duhet tė pėrgatitet pėr njė luftė tė tillė
tė ftohtė. Pikėrisht, nė kėto kushte ėshtė i
nevojshėm qėndrimi i urtė qė duhet tė mbante
Shqipėria gjatė luftės sė Gjirit, ku nga njė anė
mbėshteste SHBA dhe nga ana tjetėr kritikonte Evropėn.
Mbėshtetja ndaj SHBA-sė ishte e pranueshme, por qėndrimi
kritik dhe kokoroē ndaj Evropės nuk ishte nė kohėn
e duhur dhe as nė vendin e duhur nga njerėz tė
duhur. Ajo mėnyrė sjelljeje dhe sidomos fakti qė
vendi ynė nuk plotėson asnjė nga standartet
minimale qė na ka vendosur Bashkimi Evropian krijojnė
rrethana tė mjaftueshme pėr tu kritikuar dhe
ndoshta pėr tu kėrcėnuar nga Bashkimi Evropian.
Tani nuk ėshtė koha pėr tė krijuar legjendat e
luftės sė ftohtė, pėr tė justifikuar dėshtimet e
brendėshme, por ėshtė koha qė nė tė vėrtetė
Shqipėria tė demostroj aftėsitė e saj dhe jo vetėm
dėshirėn e saj si vend proamerikan. Ndryshe Brukseli,
do tė shikoj se ne nuk jemi bėrė proamerikanė tė
zjarrtė nga ftohtėsia e Evropės, por parametrat tanė
tė paaftė si proevropianė.