Maqedonia vepron pėr banorėt e fshatrave
|
| Banorėt
e Tanushevcit duan kushte mė tė mira
jetese nga qeveria maqedonase. [Tomislav
Gjeorgjev] |
|
|
Nga Valentin Nesovski pėr Southeast European Times
nėShkup -- 01/05/03
Qeveria maqedonase njoftoi planet e veprimit pėrballė
kėrcėnimit tė shrregullimeve civile nga njė grup
prej 50 familjesh nė Tanushevc, Malina Mala dhe
Brest, Ata janė tė pakėnaqur me kushtet e jetesės
nė njė zonė ku ėshtė vėshtirė tė shkohet,
vendosur nė njė lartėsi prej 1300 metra nė majė tė
malit tė Zi tė Shkupit , 40 km nga Shkupi. Qeveria
ka premtuar tė ndėrtojė njė klinikė, tė hapė njė
kalim tė pėrkohshėm kufitar me karhinėn e Kosovės
dhe tė ngrejė njė zyrė pėr tju shėrbyer banorėve
tė fshatarve nė kėtė zonė. Ajo do tė lėshojė
gjithashtu letėrnjoftime dhe ēerifikata qytetėsie.
Fshatarėt thonė se nuk kanė patur rrugė tė pėrshtatėshme
pėr nė Shkup, njė klinikė apo energji elektrike pėr
gati dy vjet. Ata protestojnė gjithashtu pėr ushtarėt
e postės kufitare tė ushtrisė maqedonase (ARM) tė
cilėt kėrkojnė qė banorėt tė paraqesin dokumente
( tė cilat ata nuk i kanė) gjatė kontrolleve rutinė.
Rreth 248 fėmijė tė kėtyre fshatrave kanė lindur
nė Maqedoni por nuk kanė prova tė qytetarisė
maqedonase, ndėrsa 162 vetė nuk kanė as qytetari as
ndonjė letėrnjoftim, tghanė fshatarėt.
Autoritetet maqedonase reaguan me shpejtėsi. Gjatė
njė takimi midis pėrfaqėsuesve tė fshatrave dhe
zyrtarėve nga ministritė e brendėshme, e jashtme
dhe e mbrojtjes, u ra dakord qė njė doktor ambulant
do tė jetė nė detyrė nė ēdo orė nė postėn
kufitare tė ARM pėr tju pėrgjigjur nevojave deri
sa tė ndėrtohet njė klinikė. Pėrfaqėsuesit
qeveritarė u zotuan tė hapin menjėherė njė zyrė
pėr lėshimin e kartave tė identitetit. Ministri i
mbrojtjes , nėpėrmjet njė zėdhėnėsi, i ftoi
fshatarėt qė kishin kryer shėrbimin ushtarak tė
futeshin nė ARM si ushtarė profesionistė. Banorėt
i kanė tėrhequr tani kėrcėnimet e tyre.
Qeveria gjithashtu pėrshpejtoi procedurėn e
hapjes sė njė kalimi tė pėrkohshėm kufitar pranė
Tanushevcit i cili ėshtė vendosur pėrgjatė kufirit
me Kosovėn. Deputeti i Partisė Demokratike tė
Popullit, Xhezair Shaqiri tha se banorėt e tre
fshatrave kufitare e pranuan spjegimin e qeverisė se
procedura ishte komplekse.
Ka njė shqetėsim lidhur me statusin e papėrcaktuar
tė Kosovės. Sipas rregullave ndėrkombėtare,
Maqedonia duhet tė bėjė njė marveshje me
Serbi-Malin e Zi pėr kalimin. Qysh nga fundi i
konfliktit tė Kosovės, kufiri megjithatė ėshtė
kontrolluar nga UNMIK se sa nga Beogradi. Sipas
ministrisė maqedonase pėr punėt e jashtme, Beogradi
duhet tė bjerė dakord me UNMIK pėr hapjen e kalimit
tė pėrkohshėm kufitar.
Nė 28 mars, delegacionet nga Serbia-Mali i Zi dhe
Maqedonia u takuan nė Shkup dhe ranė dakord tė
hapin katėr pika tė reja kalimesh kufitare, duke pėrfshirė
atė tė Tanushevcit. Megjithatė, i ėshtė lėnė
Beogradit tė kontaktojė UNMIK dhe ta bėjė bashkėpunimin
tė efektshėm. Ministria e punėve tė jashtme tha se
Shkupi ka gjasa tė diskutojė me UNMIK kalimin, nėqoftė
se Beogradi dhe UNMIK nuk e zgjidhin atė shpejt.