NJĖ GRUSHT I ARDHSHĖM SHTETI NĖ USHTRINĖ SHQIPTARE


Nga Bardhyl Matraxhiu


Ministri i Mbrojtjes, me atė buzėqeshjen e tij tė montuar gjithnjė nė buzė, ka dalė nė ekranet televizive pėr t'u prononcuar rreth dekretit presidencial mbi Bishtin e Pallės. Ai na ka siguruar se dyshimet e lindura nė opinionin publik nė lidhje me rolin e papėrcaktuar juridikisht tė palės shqiptare nuk janė tjetėr veēse njė zinxhir keqkuptimesh ose moskuptimesh. Pėr kėto ēėshtje tė rėndėsishme pėrsėri ai nuk hyri nė argumente tė veēanta, por vuri si garanci vetėm fjalėn e sinqeritetin e tij. Shkurt, ai u mundua tė na bindė se kjo ēėshtja e Bishtit tė Pallės jo vetėm qė nuk e ka bishtin prapa, por nuk ka fare asnjė lloj bishti. Ai la tė nėnkuptohet se marrėveshjes nuk do t'i bėhet asnjė ndryshim. Duke folur pėr "miqėsinė" e tij personale me Alfred Moisiun, ai e garantoi opinionin publik se do ta "sqaronte" atė. Tė gjtha kėto janė fjalė e buzėqeshje prej kokete politike pėr tė fshehur atė qė mund tė thuhej direkt, kėrkesėn pėr rivotim tė marrėveshjes nė Parlament. Dekreti i presidentit nuk kėrkon "sqarime", por rishikimin e saj nė ato pika qė e ka parė ai tė arsyeshme. Alfredin mund tė sqarohet edhe nė kafene nga Pandi, aq mė tepėr qė dhe ai gėzon famėn e njė babaxhani mė tepėr sesa Majko, por dekreti i presidentit kėrkon njė votim nė Parlament dhe marrėveshja ose do t'i kthehet prapė minstrit tė Mbrojtjes, ose do tė marrė fuqi ligjore pa firmėn presidenciale. Po tė gjykojmė edhe nga prononcime tė tjera tė krerėve socialistė, ata janė tė vendosur ta hedhin nė kosh dekretin dhe tė bėjnė rivotimin e marrėveshjes. Kėsaj mund t'ia arijnė lehtė me forcėn e kartonit. Ligji pėr ta miratuar dekretin e Presidentit kėrkon 84 vota, kurse pėr ta hedhur poshtė duhen vetėm 71.
Ekziston edhe mundėsia e kompromiseve dhe konsensusit tė fshehtė, qė shpesh ka dhėnė njė votim krejt befasues e tė kundėrt me replikat e ashpra e me ato qė janė thėnė mė parė, por edhe kjo do tė jetė e vėshtirė. Vėshtirėsia nuk qėndron te mungesa e aftėsive tė politikės shqiptare pėr tė bėrė akrobacira e pehlivanllėqe politike, pas njė "lufte" tė ashpėr me palla zhveshur, porse nė kėtė rast nė mes ėshtė pala greke. Duhet t'i kuptojmė dhe vėshtirėsitė e Majkos, sepse do t'i duhet t'u hyjė pėrsėri bisedimeve pėr tė bindur palėn tjetėr mbi "vėrejtjet e vogla" tė presidentit e Parlamentit shqiptar, gjė qė mund tė jetė krejt e pamundur dhe joserioze. Opinioni publik duhet tė dijė se nė formėn ekzistuese kjo marrėveshje me pasaktėsi tė tilla ėshtė nėnshkruar mė parė, mė 30. 12. 2002, nė emėr tė qeverisė shqiptare nga zv.ministri i Mbrojtjes, Pavli Zėri, dhe nga zv.ministri grek Lotidis Lazaros. Me qėllim ose pa qėllim ėshtė bėrė kjo, mosmiratimi i saj, por edhe kthimi me vėrejtje do tė shkaktojnė njė krizė diplomatike nė marrėdhėniet me Greqinė. Majko ka tė drejtė kur paralajmėron acarime e fshesa, por ai e hiperbolizon problemin. Nė rast se pasaktėsitė juridike janė tė paqėllimshme, pėrse grekėt do tė bėjnė aq zhurmė?! Ata nuk i kanė tė tepėrta ato milionė euro qė ia japin qeverisė sonė pėr rindėrtimin e bazės. Nė kėtė rast ai qė do tė humbte tėrėsisht si brenda dhe jashtė do tė ishte vetėm Majko. Sa pėr humbjen e ndihmės prej 5,5 milionė eurosh tė mos e zėmė nė gojė, sepse kjo shumė jo vetėm ėshtė qesharake, por edhe qindra herė mė e vogėl se tė ardhurat qė do tė nxirreshin nė qoftė se Bishti i Pallės do tė kthehej nė vend turistik.
Po ē'do tė ndodhė nė qoftė se 71 deputetė, nga ata qė sikundėr ka thėnė vetė Majko "i bėjnė pushimet nė Greqi", tė thyejnė pallėn e presidentit e ta hedhin nė kosh dekretin e tij? Nė rast se ky dekret do tė ishte pėr ndonjė ligj ēfarėdo, kjo nuk do tė ishte asgjė. Parimet konstitucionale tė republikave parlamentare dhe Kushtetuta jonė ia njohin tė drejtėn Parlamentit ta fuqizojė njė ligj edhe pa dekret presidencial. Ėshtė Parlamenti ai qė e zgjedh presidentin. Po nė kėtė rast kemi tė bėjmė me njė rast krejt tė veēantė pa precedent, ndoshta dhe nė historinė e parlamentarizmit. Natyra e kėsaj marrėveshjeje ėshtė strategjike dhe ushtarake, sadoqė ministri mundohet ta mohojė kėtė. Presidenti ėshtė njėkohėsisht edhe Komandant i Pėrgjithshėm dhe kryetar i Kėshillit tė Mbrojtjes. Me miratimin e kėtij ligji vetėm me fuqinė e Parlamentit tė gjitha veprimet ushtarake nė lidhje me bazėn do tė bėhen pa urdhrin e miratimin Komandantit tė saj. Miratimi i kėsaj marrėveshjeje do tė cenojė autoritetin dhe do shfuqizojė institucionin e Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė. Njė nga pikat qė konteston presidenti ėshtė se detajet e ardhjes e ikjes sė anijeve grejke do tė rregullohen me njė protokoll midis dy flotave. Dekreti i Moisiut thotė: "...Ndėrkohė qė Flota Shqiptare nuk ka tagėr kushtetuese pėr tė lidhur marrėveshje apo protokolle bashkėpunimi me jashtė". Kur ky dekret tė hidhet poshtė dhe marrėveshja tė ligjėrohet nga Parlamenti, Flota Ushtarake do tė ketė tė bėjė me njė ligj tė rregullt juridikisht nga Parlamenti, por do t'i duhet tė hyjė nė bisedime me grekėt jo vetėm nė kundėrshtim me Kushtetutėn, por edhe pa pėlqimin e urdhrin e Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė. Kthimi i flotės nė njė njėsi autonome, qė do tė veprojė nė kundėrshtim me urdhrat e komandantit, por e mbėshtetur nga njė ligj i Parlamentit dhe nga Ministria e Mbrojtjes, shkėputja e saj nga komanda e pėrgjithshme do tė pėrbėjė nė tė ardhmen njė grusht tė vogėl shteti brenda Ushtrisė Shqiptare.