Nė Maqedoni shkilen liritė dhe tė drejtat e qytetarėve 

    

Ēka tregoi raporti vjetor i Avokatit tė Popullit 

Shkeljet mė tė mėdha tė lirive dhe tė drejtave tė njeriut janė  vėrejtur nga ana e gjykatave dhe nga ana e policisė, thotė zėvendėsja  e ombdusmanit, Suzana Saliu

Fami BAJRAMI

"Edhe ky vit, si edhe tė tjerėt, do tė jetė i vulosur si vit nė tė  cilin, nė plan tė pėrgjithshėm, nė sigurimin, respektimin dhe  mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut nuk janė bėrė ndryshime me rėndėsi  pozitive. Shkeljet e shpeshta tė lirive dhe tė drejtave themelore tė  njeriut nuk lėnė hapėsirė pėr kėnaqje dhe festimin e ekzistimit tė  pesėvjetorit tė kėtij institucioni", thuhet nė raportin vjetor tė  Avokatit tė Popullit. 

Duke marrė parasysh se mbrojtja e lirive dhe tė drejtave tė njeriut,  veēanėrisht e drejta pėr jetė, liria e lėvizjes, shprehja e lirė e tė  menduarit dhe mbrojtja private e jetės familjare bien nė kompetenca  tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme (MPB), veprimet tė cilat i  marrin pėrgjegjėsit dhe personat zyrtarė, veēanėrisht nė komunikimin  e pėrditshėm me qytetarėt, ēdoherė ka qenė lėndė e njė monitoringu tė  veēantė nga ana e Avokatit tė Popullit. 

"Kėtė vit, nė krahasim me vitet tjera, ėshtė evidencuar rritje e  numrit tė tė dhėnave sa i pėrket mėnyrės dhe akteve tė shėnuara nga  ana e personave zyrtarė dhe pėrgjegjės nė Ministrinė e Punėve tė  Brendshme, kjo nė 20 pėr qind".

Nė qoftė se analizohen tė dhėnat sipas organeve, mė saktėsisht se  cili nga organet nuk i ka repsektuar, apo cili me jopėrgjegjėsi ėshtė  sjellė ndaj Avokatit tė Popullit, do tė shihet se sjellje jokorrekte  ndaj intervenimeve ka pasur Ministria e Financave, pastaj ajo e  Transportit dhe Lidhjeve, pasojnė Ministria e Punės dhe Politikės  Sociale, ndėrmarrjet publike, si edhe Ministria e Punėve tė  Brendshme, Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Arsimit.

Pėr pėrmirėsimin e kėtyre situatave nė pajtueshmėri me ligjin mė  shumė kontakte telefonike, me shkrim dhe gojarisht, reagime dhe  respektimin e interevenimeve deri te organet dhe organizatat mė tė  larta kompetente janė pėrgatitur rreth 52 informacione, dhe ate 12  informacione janė dėrguar deri tek udhėheqės tė organeve dhe  organizatave mė tė larta, 18 deri te ministrat, 12 deri te Qeveria, 1  deri te Kuvendi, ndėrsa pėr 5 raste nėpėrmjet mjeteve tė informimit  ėshtė informuar edhe opinioni. 

Policia e para shkel tė drejtat e njeriut 

Pjesa mė e madhe e tė dhėnave edhe kėtė vit i ėshtė dedikuar  kapėrcimit tė kompetencave zyrtare nga pjesėtarė tė Ministrisė sė  Punėve tė Brendshme (MPB), veēanėrisht gjatė privimit dhe mbajtjes sė  qytetarėve nė hapėsirat e policisė, thuhet nė raportin e Avokatit tė  Popullit. Pastaj pasojnė tė dhėnat e qytetarėve tė cilėt jetojnė nė  Maqedoni me status tė parregulluar si shtetas nė RM, ndėrsa tė pakėt  janė ata qė i dedikohen shkeljes sė veprimeve tė cilat i zbaton MPB- ja gjatė marrjes sė lėndės pėr tė cilat paramendohet se janė lėndė e  veprės penale apo thyerjes, shkeljes sė procedurave gjatė nxjerrjes  sė dokumentacioneve personale, mosveprim ndaj fletėparaqitjeve penale  tė paraqitura nga qytetarėt, si edhe gjykime pėr dėmshpėrblim tė disa  shtėpive, tė kryera nga pjesėtarė tė forcave tė sigurimit gjatė kohės  sė konfliktit dhe gjatė marrjes sė aksioneve pėr kapjen e  ekzekutorėve tė veprave penale. 

Duke u nisur nga vlerėsimet e Avokatit tė Popullit, shpeshherė po  edhe kur iu ėshtė mundėsuar ajo, ata kanė kryer mbikėqyrje direkte nė  shkrimet e shėrbimeve tė MPB-sė, veēanėrisht kur konkluza i ėshtė  dedikuar sektorit pėr punė administrative. 

"Nga njerėzit pėrgjegjės ėshtė shprehur gatishmėria pėr bashkėpunim,  porse brengos niveli i bashkėpunimit tė personave kompetentė kur  punohej me konkluza tė cilat iu dedikoheshin shėrbimeve pėr siguri  publike", thotė Suzana Saliu. 

Zatėn, nė procedurė Avokati i Popullit ka hasur nė rezistencė tė  ndryshme, si mbulimi i identitetit tė personit i cili ėshtė lajmėruar  se i ka kaluar zotimet zyrtare, ndalimin e mbikėqyrjes nė shkrimet  dhe kontestimi i sė drejtės pėr mbikėqyrje nė ato shkrime, thirrje se  nuk kanė zotime tek disa eprorė qė ta lejojnė mbikėqyrjen apo se ajo  ėshtė sekrete, po edhe deri te kontestimi se Avokati i Popullit nuk  ėshtė kompetent qė t'i mbrojė personat tė cilėt janė qytetarė tė  Republikės sė Maqedonisė. 

"Mė rėndė ishte komunikimi me Sektorin pėr emigrantėt, pėr shkak se  shumė shkresa tė dėrguara me shkrim dhe gojarisht pėr zgjidhjen e  kėtyre problemeve mbeten tė parealizuar", thotė zėvendėsja e  Avokatit tė Popullit. 

Kur janė nė pyetje hapat e ngutshėm dhe zotimet e shkelura nga  policia me qytetarė me tė cilėt ėshtė kryer bisedė, mundej tė shihej  se personat zyrtar nė polici ende pėrdorin mjete dhe metoda jolegale,  si : rrahje, sharje, lidhje nėpėr radiatorė, sulme me mjete nė kokė  dhe tjera, pėr tė fituar deklarata nga njerėzit e ndaluar, ndėrsa ate  ata jo rrallė e bėjnė pa shkas dhe pa arsye. 

"Pėr sjelljen e kėtillė, thotė zonja Saliu, dėshmojnė edhe rastet e  plasuara nėpėr media, ndėrsa pėr dy raste tė kėtilla Avokati i  Popullit ka lėshuar kėrkesė pėr ngritjen e procedurės penale kundėr  dy personave zyrtarė pėr vepėr penale 'torturė'".

Veēanėrisht nė procedurėn policore edhe kėtė vit, sipas zyrės sė  Avokatit tė Popullit, ka qenė joligjore dhe jo njėjtė sjellja e tyre  ka rezultuar me lėndime tė rėnda tė tė drejtave tė qytetarėve. 

"Ishte prezent edhe metoda e urrejtjes dhe sjellja jonjerėzore nė  bashkėpunimin e policisė me qytetarėt dhe me tė punėsuarit nė  shėrbimet e tjera nė ministri, nė tė cilėn Avokati i Popullit nė  disa raste vetvetiu ėshtė bindur". 

Sa i pėrket punės sė Sektorit administrativ, si edhe nė vite tjera  nėnvizimet e shumta sipas raportit i dedikoheshin procedurės pėr  status tė shtetasve nė Maqedoni. Problem tė veēantė ka paraqitur  raporti i procedurės sė zgjatur, e cila disa herė zgjat dy, tri dhe  mė shumė vjet pėr marrjen e njė mendimi nga sektori pėr siguri dhe  zbulim. 

"Orvatjet tona pėr t'u shpjeguar kjo procedurė edhe kėtė vit ngelėn  tė pasuksesshme", thuhet nė raportin e Avokatit tė Popullit.

Megjithėse, thonė nga ky institucion, procedura e filluar pėr  ndėrrimin e kėtij ligji i cili zgjat shumė vite do tė realizohet,  Avokati i Popullit, dhe zėvendėsja mendojnė se "do tė zgjidhen  problemet e qytetarėve, nga tė cilėt shumica prej tyre janė tė  pėrkatėsisė etnike shqiptare, dhe tė cilėt ende nuk kanė pėrfituar  statusin si shtetas tė Republikės sė Maqedonisė". 

Status i parregulluar edhe kėtė vit ngeli problemi rreth pranimit tė  akteve juridike tė dhėna nga ana e UNMIK-ut nga Kosova, me ēka me  mospranimin e kėtyre akteve nuk ishin nė mundėsi qė t'i rregullojnė  ēėshtjet e tyre statusore, veēanėrisht statusin e kurorės. Avokati i  Popullit mendon qė RM duhet tė merr masa dhe aktivitete qė tė kalohet  edhe ky problem. 

Pėr Avokatin e Popullit brengos edhe rasti i shkarkimit tė  drejtoreshės sė Qendrės sė fėmijėve pa prindėr nė Manastir, e cila u  shkarkua nga funksioni pėr shkak tė pėrkatėsisė nacionale dhe vetėm  se ka qenė shqiptare. 

"Pėr shkak tė seriozitetit tė aktit, Avokati i Popullit kėrkon nga  Ministria e Punės dhe Politikės Sociale qė tė jetė e informuar pėr  shkaqet pėr tė cilat drejtoresha ėshtė shkarkuar". 

Nė takim me ministrin, qė ky ekip e ka realizuar, ėshtė thėnė se nuk  bėhet fjalė pėr diskriminim, porse e njėjta ka qenė e shkarkuar pėr  shkak se nuk i ka plotėsuar nevojat e kryerjes sė atij funksioni dhe  bartėsja e saj ėshtė caktuar nė vendin e saj tė punės. Procedura ende  ėshtė nė rrjedhė. 

Edhe problemi i tė kidnapuarve maqedonas dhe shqiptarė ende ėshtė  enigmė e pasqaruar, gjė nė tė cilėn Ministria e Punėve tė Brendshme  deri kėto ditė nuk dha kurrfarė informacioni, edhe pse kjo edhe nė  Kuvendin e Maqedonisė ishte temė e shpeshtė diskutimi, ndėrsa nė  prezencė tė faktorėve relevantė nė Republikė dhe jashtė, ėshtė  debatuar edhe nė komisionet kompetente nė Kuvend. 

Sa u pėrket personave tė shpėrngulur, tė cilėt duhet tė kthehen nė  vendet e tyre, mund tė vlerėsohet se edhe kėtė vit kjo Ministri ka  nuk arritur qė nė tėrėsi t'i kryejė detyrat pėr tė cilėn ėshtė  komptente nė pajtim me ligjin. 

Ankesa edhe pėr procedurat gjyqėsore

Fakti qė njė numėr i madh apo 311 tė regjistruar nė zyrėn e Avokatit  tė Popullit i dedikohet pikėrisht kėsaj dege, dhe ajo qė 95 nga ata  qytetarė ankohen nga procedurat gjyqėsore, ishte bazė qė Avokati i  Popullit vėmendje t'u kushotjė edhe kėtyre momenteve duke respektuar  pavarėsinė e gjykatave. Nga kėtu Avokati i Popullit mendon se  veprimet e gjykatave duhet tė kuptohen si qėllimmira, e jo tė bien nė  rezistencė tė panevojshme tek gjykatat kompetente tė cilat pėr fat tė  keq kanė qenė tė pėrkrahura nga Gjykata Supreme e Republikės sė  Maqedonisė.

Kontrollimet e shkaqeve janė kryer direkt edhe nėpėrmjet Ministrisė  sė Drejtėsisė, dhe edhe pse veprimi i kėtillė ishte i pranuar nga ana  e gjyqeve. Shtrohet pyetja se pėrse diēka qė mund tė funksionojė  drejtpėrdrejt tė bėhet nė mėnyrė indirekte? Me kėtė mėnyrė procedura  zgjatet edhe para Avokatit tė Popullit, me ēka qytetarėt pėrjetojnė  edhe njė pikėllim dhe e "humbin besimin edhe nė kėtė institucion tė  cilėt punojnė pėr zgjidhjen e kėtij problemi".

Avokati i Popullit u gjet edhe para disa problemeve tė panevojshme.  Zatėn, nga disa gjykatės nga dy gjykatat themelore nė Shkup, u  abrogua kėrkesa e Avokatit tė Popullit qė tė vizitojė dhe tė bisedojė  me njerėz tė burgosur ku edhe nė media plasuan raste pėr shkelje tė  lirive dhe tė drejtave qytetare nė kohėn para procedurės penale dhe  nė kohėn e vuajtjes sė dėnimit me burg. 

Pėr tė qenė absurdi mė i madh, thuhet nė raportin e Avokatit tė  Popullit, kėrkesa e njėjtė ka qenė e plotėsuar nga ana e njė  gazetari, anėtar i Shoqatės sė Gazetarėve tė Maqedonisė, qė sipas  tyre ėshtė nė rregull, porse ata publikisht e parashtojnė pyetjen pse  ajo e drejtė i kontestohet Avokatit tė Popullit, qė ėshtė  pėrfaqėsues gjeneral i qytetarėve kur janė nė pyetje shkeljet dhe  liritė e tė drejtave tė njeriut. 

Kėtė vit Avokati i Popullit me interes tė veēantė i ka ndjekur  gjendjet me respektimin e tė drejtave tė tė burgosurve dhe personave  tė cilėt vuajnė dėnim me burg nė objektet e tilla. 

Interes tė veēantė u ėshtė kushtuar kushteve pėr strehim, kushteve  higjienike, ushqimit, sigurimit tė veshmbathjes, angazhimit nė punė,  aktiviteteve sportive, mbrojtjes shėndetėsore e tė tjera. Avokati i  Popullit ka hetuar se nė objektin "Idrizovė" ėshtė bėrė pėrparim  pozitiv nė kuptim tė pėrmirėsimit tė gjendjes me strehimin dhe  vendosjen e personave tė akuzuar. Megjithatė, thonė ata, "ende  mungon sistem i organizuar i cili do tė ishte nė funksion tė  risocializimit tė suksesshėm tė personave tė dėnuar". 

Pengesa e kėtillė e funksionit tė Avokatit tė Popullit megjithatė i  shkurton tė drejtėn njeriut tė paraburgosur qė tė pėrfitojė mbrojtje  nga Avokati i Popullit, ndėrsa ngelja e mjeteve ndaj atyre tė cilėt i  shkelin tė drejtat dhe liritė e njeriut do tė thotė vetėm nxitje e  saj.