|
Mjėra vajza shqiptare nė Evropė viktima tė trafikut |
|
Ndihmė pėr vajzat-viktima tė trafikut Kėtė javė nė Londėr ėshtė mbajtur Konferenca Ndėrkombėtare kushtuar luftės kundėr krimit nė Ballkan. Njė ndėr krimet mė shqetėsuese nė kėtė pjesė tė Evropės ka qenė dhe mbetet trafikimi i qėnieve njerėzore e sidomos ai i grave dhe vajzave pėr qėllim prostitucioni. Nga kjo plagė e rėndė shoqėrore ėshtė prekur nė mėnyrė tė ndjeshme edhe Shqipėria. Disa organizata humanitare flasin pėr mijėra vajza shqiptare qė enden rrugėve tė Evropės. Por njė pjesė e tyre kėrkojnė tė kthehen, tė shpėtojnė nga zgjedha e shfrytėzuesve. Pėr tė ndihmuar nė kthimin dhe riintegrimin e vajzave nė shoqėri vepron rrjeti i Organizatės Ndėrkombėtare tė Migrimit (IOM). Qendra e pritjes
Ata qė punojnė nė zyrėn e
IOM-sė nė Tiranė bėjnė shumė kujdes kur vjen fjala pėr qendrėn e pritjes sė vajzave dhe grave, viktima tė
trafikut. Qendra ėshtė hapur nė shkurt tė kėtij viti dhe ka njė kapacitet prej jo mė shumė se 30 shtretėrish.
Punonjėsit dhe drejtuesit mbajnė sekret jo vetėm vendndodhjen e qendrės dhe identitetin e
vajzave-viktima, por tashmė edhe emrat e atyre qė punojnė me to.
Koordinatorja e projektit tregon se ndihmė u jepet atyre vajzave qė dėshirojnė tė kthehen nė Shqipėri dhe tė
riintegrohen. Ajo thotė se kthimi bėhet nė mėnyrė vullnetare dhe
riintegrimi, pjesėmarrja nė programin e riintegrimit ėshtė
vullnetare.
Arsyet Qendra pėr riintegrimin e vajzave, sipas koordinatores, ėshtė gjithnjė plot. Qė kur ėshtė hapur nė shkurt tė kėtij viti e deri mė sot aty kanė kaluar 75 gra dhe vajza tė kthyera nga Italia, Belgjika, Hollanda e sė fundi Kosova e Maqedonia. "Moshat variojnė, janė nga mė tė ndryshmet, mė e vogla qė kemi pasur nė program ka qenė 14 vjeē dhe mė e madhja 34-35 vjeē," thotė ajo duke shtuar se mosha mesatare ėshtė midis 15-20 vjeē. "Rastet mė tipike janė ato tė mashtrimit pėr martesė, fejesė, pėr punė, pėr njė jetė mė tė mirė nė pėrgjithėsi, ... zakonisht pėr nė Itali, por edhe vende tė tjera, Greqi, sė fundi edhe nė Kosovė, Maqedoni," thotė koordinatorja e programit. "Tė paktėn aty fillon historia, pastaj vajza vazhdon tė rishitet, ritrafikohet edhe nė vende tė tjera dhe pėrfundon nė ēdo vend tjetėr tė Evropės, nga vendet mė tė skajshme veriore, deri nė ato mė tė skajshme jugore." Qėndrimi Nė qendrėn e hapur nė Shqipėri nga IOM, vajzat dhe gratė, viktima tė trafikut, mund tė qėndrojnė disa ditė, ose dhe mė gjatė, sipas nevojės qė kanė pėr t'u integruar nė shoqėri. Kjo varet nga problemet qė kanė: dikush mund tė ketė nevojė pėr asistencė ligjore, pėr njė kohė mė tė gjatė se sa dikush tjetėr; dikush tjetėr mund tė ketė nevojė pėr asistencė mjekėsore, qė i ofrohet pėr sa kohė ėshtė e nevojshme. Ato u nėnshtrohen analizave mjekėsore pėr sėmundje tė pėrgjithshme dhe sidomos pėr sėmundje seksualisht tė transmetueshme. "Ka pasur dhe kemi raste tė grave qė janė me fėmijė. Moshat e fėmijėve kanė qenė nga 2-3 vjeē deri nė 8 vjeē," thotė koordinatorja e programit. Koordinatorja e IOM: Ne i mbajmė gratė nė qendėr me fėmijėt e tyre nė fillim dhe pastaj i kalojmė nėpėr apartamente tė veēanta qė ne i pėrdorim pėr qėllimet e projektit. Ne i ndjekim pėr aq kohė sa ato kanė nevojė. Ka prej tyre qė kanė nevojė vetėm pėr njė ndihmė, asistencė disa ditore. Nė kėtė rast ato kthehen nga vendi ku kanė qenė, qėndrojnė nė qendrėn tonė 2 ditė deri nė 1 javė dhe pastaj mund tė shkojnė nė familje nė qoftėse dėshirojnė, nėse ėshtė e mundur, nėse familja i pranon. Ne pėr tė gjitha gratė dhe vajzat qė janė nė qendrėn tonė bėjmė njė vlerėsim tė gjendjes familjare. Ne takohemi me pjesėtarė tė familjes sė tyre pėr tė parė gjendjen qoftė shoqėrore, qoftė ekonomike, qoftė shoqėrore, qoftė shėndetėsore, qoftė rrezikun e mundshėm qė mund t'i kanoset vajzės nė qoftė se kthehet. Ka raste kur familja ėshtė e implikuar nė trafikimin e saj dhe nė kėtė rast ne, sigurisht, nuk mund t'i rekomandojmė vajzės qė tė kthehet. Megjithatė vendimi ėshtė dhe qėndron i saj, i vajzės, apo i gruas qė ne asistojmė. Nė qoftė se ajo dėshiron tė asistohet nga IOM nė programin qė ne ofrojmė, ajo qėndron nė qendrėn tonė. Nė rast se ajo dėshiron tė kthehet nė familje, ajo kthehet nė familje.
Koordinatorja e IOM: Ne bashkėpunojmė shumė me shtetin pėr kėto programe riintegrimi qė u ofrojmė vajzave. Zyra e IOM, nė pėrgjithėsi i asiston qeverisė shqiptare pėr tė zbatuar strategjinė kombėtare tė qeverisė shqiptare kundėr trafikimit, strategji qė ėshtė aprovuar nė dhjetor tė 2001. Kemi marrėdhėnie shumė tė ngushta bashkėpunimi me zyrėn antitrafik tė Ministrisė sė Rendit dhe me zyrat rajonale antitrafik tė policive, tė drejtorive tė policive nė Shqipėri. Kemi njė marrėveshje bashkėpunimi me Ministrinė e Rendit pėr kėto qėllime. Kemi njė marrėveshje bashkėpunimi me Ministrinė e Arsimit pėr tė futur materiale dhe njohuri mbi trafikimin nė shkolla, duke filluar nga klasat e fundit tė shkollave tetėvjeēare dhe vitet e para tė shkollave tė mesme dhe po punojmė pėr njė marrėveshje bashkėpunimi me Ministrinė e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale, pėr t'i asistuar vajzave dhe grave nė punėsimin e tyre. (Huazuar nga BBC)
|