|
Shovinizėm nė tė drejtat arsimore |
|
Emin AZEMI* "Pėrkrahim drejtoreshėn e gjimnazit "Cvetan Dimov" tė Shkupit pėr tė mos pranuar nxėnėsit shqiptarė qė tė vijojnė mėsimet nė kėtė shkollė". Ky ishte lajtmotivi i protestave tė nxėnėsve maqedonas tė shkollave tė mesme, nė disa qytete tė Maqedonisė. Shkasi: ndėrrimi i emrit tė shkollės fillore nė Shemshovė nga "Dame Gruev" nė "Jumni Jonuzi". Nxėnėsit dhe arsimtarėt maqedonas e kanė konsideruar aktin e ndėrrimit tė emrit tė shkollės nė Shemshovė si atak i drejtuar kundėr tyre, aq mė tepėr kur, sipas tyre, "Jumni Jonuzi ėshtė njė ballist i egėr i Pollogut". Ēka kanė tė drejtė dhe ēka jo nė gjithė kėtė aferė nxėnėsit dhe arsimtarėt maqedonas tė Shemshovės dhe tė disa qyteteve tjera nė Maqedoni? Nė radhė tė parė ata kanė tė drejtė kur kundėrshtojnė ndėrrimin e emrit tė shkollės nė mėnyrė arbitrare, pa ndonjė konsultim a referendum paraprak mbi kėtė ēėshtje, ndonėse, siē marrim vesh nga burime brenda kėsaj shkolle, nė tė gjitha bisedat qė kanė marrė pjesė arsimtarėt maqedonas, asnjėherė nuk e kanė kundėrshtuar idenė pėr ndėrrimin e emrit tė shkollės. Pastaj ata kanė tė drejtė kur ftojnė organet kompetente arsimore qė mė tepėr tė angazhohen nė zgjidhjen e kėtij problemi. Mirėpo, nxėnėsit dhe arsimtarėt maqedonas, tė Shemshovės dhe tė disa qyteteve tė tjera tė Maqedonisė, nuk kanė tė drejtė kur e quajnė ballist pishtarin e arsimit shqip nė rajonin e Pollogut, Jumni Jonuzin (edhe maqedonasit e Shemshovės e dinė se Jumni Jonuzi nuk ka qenė ballist). Ata pastaj nuk kanė tė drejtė kur dėrgojnė mesazhe shoviniste nė adresė tė shqiptarėve, qoftė me parulla nė stilin "Dhoma gazi pėr shqiptarėt", qoftė me sulme brutale kundėr aktivistėve tė rinisė shkollore shqiptare, siē ndodhi me rrahjen dhe kidnapimin e kryetarit tė Unionit tė nxėnėsve tė shkollave tė mesme "Lehtėsimi", Faton Kryeziut , apo me hyrje brutale nė oborrin e shkollės sė mesme tė mjekėsisė nė Shkup, duke rrahur disa nxėnės shqiptarė. Ēfarė lidhjeje ka ndėrrimi i emrit tė shkollės fillore nė Shemshovė, me veprimet e pakontrolluara tė maqedonasve, tė cilėt solidarizohen me drejtoreshėn e gjimnazit "Cvetan Dimov" nė Shkup pėr tė mos pranuar nxėnėsit shqiptarė, qė kanė ngelur pa hapėsirė shkollore, tė cilėt kėrkojnė "dhoma gazi pėr shqiptarėt", rrahin nxėnės shqiptarė etj. Problemet arsimore nė Maqedoni, sikur kanė hyrė nė njė trend tė pakontrolluar tė politikės, edhe atė gjithmonė kur bėhet ndėrrimi i pushteteve. Para 3 vjetėve, nxėnėsit shqiptarė tė Pellagonisė, nuk patėn shansin tė ulen nė bankat e gjimnazit "Jospi Broz Tito" tė Manastirit, sepse kėshtu deshėn bashkėmoshatarėt e tyre maqedonas (!) Rasti i nxėnėsve shqiptarė tė gjimnazit "Goce Dellēev" tė Kumanovės ėshtė edhe mė absurd. Ata me vite tė tėra janė rrahur nga huliganėt maqedonas dhe nė asnjė rast policia nuk ka ndėrmarrė diēka konkrete qė tė parandalohet kjo dukuri. Epilogu: nxėnėsit shqiptarė tė kėtij gjimnazi, pėr t'u ikur maltretimeve, gjejnė strehim "TĖ PĖRKOHSHĖM" nė dy shkollat fillore tė Kumanovės, nė "Bajram Shabani" dhe nė "Naim Frashėri". Me fenomenin e rrahjeve, e maltretimeve janė ballafaquar edhe nxėnėsit shqiptarė tė "Zef Lush Marku"-t tė Shkupit. Kėta tė fundit ballafaqohen ende me problemin e mungesės sė lokalit shkollor dhe pėr pasojė bredhin nėpėr Shkup duke kėrkuar lėmoshė nga drejtorėt maqedonas qė tė ulen edhe ata nė ndonjė bankė shkollore. Nėse mund ta quajmė provokim tė pahijshėm ndėrrimin e emrit tė shkollės fillore nė Shemshovė nga "Dame Gruev" nė "Jumni Jonuzi" dhe nėse kėtė provokim nxėnėsit dhe arsimtarėt maqedonas mundohen ta sfidojnė duke i atakuar shqiptarėt, qoftė pėrmes parullave shoviniste "Dhoma gazi pėr shqiptarėt" , qoftė duke rrahur e kidnapuar nxėnės shqiptarė, atėherė rrethi vicioz i provokimeve do tė reproduktonte njė krizė edhe mė tė madhe. Qė tė dilet nga ky rreth vicioz, duhet tė gjendet njė rrugė konstruktive, e cila do tė ulte, sė pari arsimtarėt shqiptarė dhe maqedonas, tė Shemshovės nė njė tryezė bisedimesh, pėr tė mėnjanuar tė gjitha shkaqet qė reproduktojnė pakėnaqėsi nė baza etnike, e pastaj autoriteti i shtetit tė demonstrojė zgjidhje fatlume qė nuk do tė irritonte as njėrėn, as palėn tjetėr. Por, autoriteti i shtetit, duhet tė jetė parimor, e jo si deri mė tani oportun, i flashkėt, joserioz, kur janė rrahur nxėnėsit shqiptarė (rastet nė Kumanovė e Shkup), kur nuk janė lejuar hapje tė paraleleve shqipe nė gjimnazin "Josip Broz Tito", nė Manastir, kur nuk sigurohet hapėsirė pėrkatėse pėr shkollarėt e mesėm shqiptarė nė Kumanovė, Shkup, Tetovė etj. kur nuk regjistrohen, edhe pėrkundėr dhėnies sė provimit pranues, nxėnėsit shqiptarė nė shkollėn e mesme tė mjekėsisė "Panēe Karagjozov", nė Shkup etj. Njė gjest i mirė qė ra nė sy kėtyre ditėve, ishte involvimi i diplomatėve tė huaj, tė cilėt ishin aktivė nė zgjidhjen e problemit tė krijuar nė shkollėn e Shemshovės. Reagimi me kohė dhe energjik i diplomatėve tė huaj jep tė kuptojmė pėr seriozitetin e ēėshtjes, aq mė tepėr kur vetė ata ne tė vendit na pėrkujtojnė pėr obligimet qė i kemi nė ndėrtimin e njė shoqėrie stabile multietnike, tė cilat, fundja, janė edhe nė frymėn e Marrėveshjes kornizė tė Ohrit. Por, reagimin e diplomatėve tė huaj e pėrcjell edhe njė defekt, qė lidhet me prirjen pėr izolimin e kėtij rasti nga rastet tjera tė padrejtėsive nė fushėn e arsimit dhe rangimin e kėtij rasti nė nivelin e interesimit ndėrkombėtar, ndėrkohė qė parregullsi tė shumta nė fushėn e arsimit ka pasur edhe mė parė. Diplomatėt e huaj nuk kanė reaguar asnjėherė mė parė kur janė atakuar interesat e nxėnėsve shqiptarė, qoftė atėherė kur janė rrahur nga maqedonasit, qoftė atėherė kur janė pamundėsuar tė vijojnė mėsimin pėr mungesė lokali, qoftė atėherė kur drejtpėrdrejt u ėshtė mohuar e drejta e zhvillimit tė mėsimit nė gjuhėn amtare, nga moshatarėt maqedonas, nė vendlindje (rasti i Manastirit), qoftė atėherė kur i kanė dhėnė provimet pranuese, por nuk janė regjistruar (rasti i shkollės sė mesme tė mjekėsisė "Panēe Karagjozov" nė Shkup). Rasti i shkollės sė Shemshovės duhet tė zgjidhet nė favor tė nxėnėsve shqiptarė dhe atyre maqedonas. Barra pėr zgjidhjen e kėtij problemi u bie shqiptarėve, por nga pėrgjegjėsia nuk mund tė amnistohen edhe maqedonasit, sė paku duke e kursyer veten nga instrumentalizimet e ndryshme jashtarsimore.
|