ĒFARĖ LOJE PO LUAN POLITIKA NĖ MAQEDONI

Hendboll" me patate tė nxehta



Tė gjitha indikacionet flasin se kryeministri dhe partia e tij, nuk kanė disponim tė duhur qė mandatin e tyre ta harxhojnė nė zgjidhjen e problemeve ekzistuese.

Para Branko Cėrvenkovskit dhe partisė sė tij tani ekzistojnė dy rrugė: ose ta zbatojnė pikė e presje Marrėveshjen e Ohrit e tė shkojnė nė opozitė, pas pėrfundimit tė kėtij mandati, ose t'i tolerojnė bllokimet pėr zbatimin e kėsaj marrėveshjeje dhe tė fitojnė edhe njė mandat nga "ministritė" e tyre ilegale.
Jetėgjatėsinė e pushtetit, Branko Cėrvenkovskit, nuk ia pėrcaktojnė zgjedhėsit legalė, por turmat e frustruara. Pakti i pashpallur dhe mirė i forcuar nė mes tė Cėrvenkovskit dhe kėtyre turmave rezulton nė njė kalkulim qė pėr bilanc ka mandatin e vazhduar dhe prolongimin zbatimit tė Marrėvehjse sė Ohrit

Shkruan: Emin AZEMI

Nė Maqedoni, tani pėr tani, funksionon disponimi "i pashkruar" pėr njėfarė gjysmėbllokimi tė proceseve. Fillimisht, ėshtė Marrėveshja e Ohrit ajo qė nė mėnyrė permanente, nė kontinuitet, pėrjeton bllokada, tė natyrave tė ndryshme. Pastaj, procesi i shtendosjes sė situatės sė sigurisė nė terren, pėrsėri bllokohet dhe nė fund epilogu i zgjidhjes pėrfundimtare ngel varė, as nė tokė as nė qiell.
Disponimi politik i shprehur nė formė tė njė gatishmėrie qeveritare pėr tė dėrguar nė parlament Ligjin pėr institucionalizimin dhe legalizimin e UT-sė, degradohet nga disa elementė shqiptarė tė papėrgjegjshėm, angazhimi i tė cilėve mė tepėr shpie drejt bllokadave, sesa drejt pritjes pėr ta zgjidhur problemin nė mėnyrė tė qetė, tė kulturuar dhe me epilog fatlum pėr fatin e qindra shkollarėve dhe familjeve tė tyre qė presin nga UT, jo vetėm diploma, por edhe punėsime dhe pėrparime tė gjithanshme, individuale e kolektive.
Ku ishin pretenduesit e tanishėm tė pronėsisė sė "Monopol"-it para 8-9 vjetėsh, atėherė kur Buldozerėt e Brankos bėnin kėrdi nėpėr Tetovė? Pse atėherė nuk doli njė bir nane qė do t'ia tharbėtonte hundėt buldozeristėve tė Brankos? Tani ėshtė shumė lehtė tė jesh patriot nė Tetovė.
Mbi disponimin pozitiv tė koalicionit qeveritar pėr zgjidhjen e disa problemeve nė lėmin e arsimimit tė shqiptarėve, njė diversion tė egėr kanė bėrė edhe disa qarqe shoviniste nė Manastir dhe Shkup, tė cilėt pėrmes instrumentalizmit tė nxėnėsve dhe prindėrve tė tyre kanė dėrguar kėtė mesazh: "Ju jepuni sa tė doni shqiptarėve universitet, kurse ne do tė pengojmė arsimimin e tyre nė shkollė tė mesme".
Si tė besojmė se dhėnia me dy duar, nga ana e LSDM-sė, e postit tė Ministrisė sė Arsimit, njė shqiptari, nuk paska qenė e planifikuar me njė sherr tė madh? Nė tė kundėrtėn, si tė bindemi se pesha e njė ministri shqiptar, ėshtė e njėjtė me atė tė kolegut tė tij maqedonas? Logjika e mbprapshtė e kėtij sherri thotė: Pėr problemet arsimore nė kėtė shtet nuk vendos ministri shqiptar, por turmat e pakontrolluara tė njerėzve tė frustruar nėpėr rrugėt e Manastirit dhe Shkupit. Pra, kot qė ekziston ministri, sepse mbi tė janė turmat popullore qė arrijnė tė stopojnė vendimet qeveritare. Mbi ministrinė legale funksionon njė "ministri" ilegale e pėrbėrė nga turma qė veprojnė sipas ligjit tė xhunglės.
Mjeshtėria pėr tė dalė nga ky rreth magjik i bllokadave, nė vetvete ngėrthen sfida, tė panjohura, paqartėsi dhe sherre tė planifikuara. Pėrgjegjėsia pėr tė futur kėtė mjeshtėri brenda njė mandati qeveritar, bie mbi tė gjithė partnerėt e koalicionit, por mė sė tepėrmi mbi kryeministrin.
Tė gjitha indikacionet flasin se kryeministri dhe partia e tij, nuk kanė disponim tė duhur qė mandatin e tyre ta harxhojnė nė zgjidhjen e problemeve ekzistuese.
Para Branko Cėrvenkovskit dhe partisė sė tij tani ekzistojnė dy rrugė: ose ta zbatojnė pikė e presje Marrėveshjen e Ohrit e tė shkojnė nė opozitė, pas pėrfundimit tė kėtij mandati, ose t'i tolerojnė bllokimet pėr zbatimin e kėsaj marrėveshjeje dhe tė fitojnė edhe njė mandat nga "ministritė" e tyre ilegale.
Jetėgjatėsinė e pushtetit, Branko Cėrvenkovskit, nuk ia pėrcaktojnė zgjedhėsit legalė, por turmat e frustruara. Pakti i pashpallur dhe mirė i forcuar nė mes tė Cėrvenkovskit dhe kėtyre turmave rezulton nė njė kalkulim qė pėr bilanc ka mandatin e vazhduar dhe prolongimin zbatimit tė Marrėveshjes sė Ohrit.
Nė Maqedoni, fatkeqėsisht, ende funksionon linja e rezistencave tė paformalizuara institucionalisht, kėshtu qė parimi demokratik i vendosjes sė shumicės bie nė ujė pėr t'u zėvendėsuar nga logjika minoritare e grupeve qė imponojnė bllokadė, shantazh, konflikt etj.
Pėrderisa nė Tetovė, njė grup minoritar del mbi BDI-nė, si parti me mandat qeverisės, dhe me vullnet pėrfaqėsues tek njė shumicė shqiptarėsh nė Maqedoni, e komplikon axhendėn e institucionalizimit tė UT-sė, nė Manastir dhe nė Shkup, paraqiten grupe tė tjera, tė cilat, gjithashtu imponojnė zvarritjen e zbatimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, pėrmes pengimit tė projekteve dhe vendimeve qė vijnė nga ministrat shqiptarė nė kabinetin e Cėrvenkovskit.
Skemėn e ngjashmėrive nė kėtė rubikon magjik e prish komponenta e pėrjashtimeve. Ajo qė mund tė quhet pėrfitim pėr LSDM-nė, pėr BDI-nė, nė anėn tjetėr, quhet hendikep. Sepse janė tė kundėrta motivet pėr tė ngelur, me ēdo kusht, nė pushtet. Nė njėrėn anė kemi radikalizimin e situatės, si motiv, qė vlen ekskluzivisht pėr LSDM dhe motivin tjetėr tė BDI-sė, qė si imperativ ka normalizimin e situatės.
As LSDM nuk mund ta radikalizojė deri nė fund situatėn pa ndihmėn e tėrthortė tė disa pėrfaqėsuesve tė BDI-sė, por as kjo e fundit nuk mund ta normalizojė as nė ėndėrr situatėn pa ndihmėn e sinqertė tė LSDM-sė. Nė kėtė varshmėri tė ndėrsjellė mė e privilegjuar, megjithatė del LSDM, sepse ajo pėrpos bagazhit tė pėrvojės sė veprimit nė pushtet, ka edhe prirjen pėr t'i harxhuar kredibilitetet kombėtare tė partive shqiptare, duke ua imponuar atyre nė shumė raste, ballafaqimin me patate tė nxehta dhe prerjen e pyellit me bishtin e njėjtė tė drurėve tė prerė. Pra, shumėkush do tė besonte, nė shikim tė parė, se problemet rreth UT-sė fare nuk kanė tė bėjnė me LSDM-nė, por me BDI-nė. Mirėpo, po tė analizohet pak mė hollėsisht problematika, del se pikėrisht Cėrvenkovski dhe partia e tij ėshtė ai demiurgu i pashfaqur, qė rri prapa perdeve, dhe i mban nė duar penjtė e rrugėzgjidhjeve. Vetėm kryeministri dhe bashkėpunėtorėt e tij tė ngushtė i dinė aksionarėt e vėrtetė tė objektit kontestues tė "Monopol"-it, mirėpo ėshtė shumė indikativ tolerimi dhe heshtja qė i bėhet mėnyrės dhe dinamikės sė zgjidhjes juridike tė pronėsisė sė kėtij objekti. Sa mė shumė tė zhagitet kjo zgjidhje, aq mė tepėr do tė thellohet hendeku nė mes tė BDI-sė dhe disa grupeve shqiptare, tė cilat shumė shpejt mund ta kolektivizojnė nė shkallė kombėtare pronėn e tyre dhe nė kėtė mėnyrė gjithė shqiptarėt, pa i pyetur askush, bėhen dofarė pronarėsh misteriozė tė dofarė pronave qė askush nuk e di si janė formalizuar nė aspektin pronėsoro -juridik.
Shtrohet pyetja:interes i kujt ėshtė qė shqiptarėt tė konfrontohen me BDI-nė?
Pafuqinė pėr t'i zgjidhur kontestet brendashqiptare, Ali Ahmetit nuk ia shton papėrvoja e tij nė pushtet, por imponimi i patateve tė nxehta nga ana e LSDM-sė dhe josinqeriteti i kėshilltarėve tė tij. Nėse ata kėshilltarė, qė rrotullohen me buzėqeshje false pranė Ali Ahmetit, e kanė shpjeguar ndryshe kėtė pafuqi, jo vetėm qė nuk kanė pasur qėllime tė pastra, por ata, nė tė vėrtetė, kanė fshehur veprimin e tyre destruktiv nė dobėsimin e njė partie tė dalė nga lufta.
"Hendbolli" me patate tė nxehta, qė si rezultat ka autogolin, nuk e prish vetėm disponimin e anėtarėve tė BDI-sė, por edhe mė gjerė. Tė gjithė ata qė mendojnė se suksesi apo mossuksesi i kėsaj partie lidhet ekskluzivisht me rejtingun e saj, gabohen rėndė. BDI erdhi nė skenėn politike tė shqiptarėve tė Maqedonisė si subjekt qė proklamoi ndryshime rrėnjėsore, duke imponuar, siē do tė thoshte Ali Ahmeti, mentalitet tė ri politik dhe nuk erdhi qė tė luaj "hendboll" me patate tė nxehta. Nėse mentalitet i ri politik ėshtė vetėm thirrja nė frytet e luftės, por jo edhe mnenaxhimi i suksesshėm i atyre fryteve, atėherė kemi tė bėjmė me njė ekip politik qė si parėsore ka marrjen e pushtetit, por jo edhe kontrollimin e devijimeve qė i bėn pushteti.
Rrahagjoksėria e aktivistėve me dije gjysmake, qė partinė e shohin vetėm si burim i rikthimit tė statusit tė tyre tė degraduar social dhe asgjė tjetėr, nė njėrėn anė, dhe thirrja vazhdimisht nė fryte tė luftės, por pa qenė nė gjendje t'i mbrosh deri nė fund ato, nė anėn tjetėr, paraqesin njė terren tė pėrshtatshėm pėr "lulėzimin" e fushave tė brendshme erozive nė BDI.
A ka shpresė pėr BDI-nė qė tė lirohet nga nxitėsit e kėtij erozioni tė brendshėm? Po, nėse do tė mund tė ndodhnin kėto ndryshime:

- nėse BDI, nė kongresin e ardhshėm i pastron nga radhėt e veta tė gjithė "patriotėt" socialė tė paushalleve, tendereve dhe allishveresheve kundėrmuese,

- nėse Ali Ahmetit, e braktis vokabularin e odave nėpėr tubime politike

- nėse ekipi i ministrave shqiptarė ndėrton pozicion tė barabartė me kolegėt maqedonas

- nėse bashkėpunimi i BDI-sė me partitė opozitare shqiptare intensifikohet dhe thellohet pėr ēėshtje pragmatike

- nėse disa individė dhe grupacione e lėnė rehat BDI-nė t'i kryejė normalisht funksionet e parapara me mandat qeverisės,

- nėse BDI kėrkon sqarime paraprake shterruese nga LSDM pėr tė gjitha veprimet e policisė dhe ushtrisė nė terren

- nėse i liron nga ndjekja dhe burgosja disa shqiptarė qė kot sė koti janė nė shėnjestėr tė makinerisė torturuese shtetėrore

- nėse BDI arrin brenda mandatit qeverisės tė harmonizojė rregullativėn ligjore qė avancon pozitėn e shqiptarėve me Marrėveshjen e Ohrit

Tendencat e kundėrta me rrugėzgjidhjet e mėsipėrme, mund ta pasurojnė historinė tonė me njė parti qė "na ishte dikur". Shkruesit e kėsaj historie, si tė gjithė historishkruesit, shumė pak do tė flasin me gjuhėn e argumenteve tė mėsipėrme. Ata, sipas tė gjitha gjasave, do tė jenė tė prirur tė pėrdorin njė gjuhė tjetėr dhe njė aparaturė tjetėr logjike tė shpjegimit tė fenomeneve. Sa keq kur shumė punė te ne vijnė atėherė kur logjika ikėn./Liria
 


( Autori ėshtė botues i gazetės “Fakti” nė Shkup )