Si pėrkthehet realiteti i ri nga tė huajt? 

   

Nga Emin Azemi

Pėrfaqėsitė e huaja nė Shkup ose ambasadat, misionet, organizatat e ndryshme, kontaktet me vendorėt, nė tė shumtėn e rasteve i zhvillojnė me pėrkthyes. Kėto kontakte janė korrekte sa i pėrket nivelit profesional dhe tė huajt janė mjaft tė kujdesshėm qė komunikimin me opinionin ta mbajnė nė njė dinamikė tė kėnaqshme, varėsisht nga situata nė vend dhe varėsisht nga rrethanat konkrete, qė drejtpėrdrejt ose tėrthorazi kanė tė bėjnė me fushėveprimin e kėtyre pėrfaqėsive. Puna e diplomatėve dhe pėrfaqėsuesve tė tjerė tė akredituar nė Shkup ėshtė pėr t'u lavdėruar, sidomos gjatė kohės sė konfliktit tė armatosur nė Maqedoni. Ata dhanė maksimumin e tyre nė gjetjen e zgjidhjeve tė pranueshme pėr palėt nė konflikt. Fundja pa ndikimin dhe autoritetin e tyre, konflikti nė Maqedoni as qė do tė mund tė kishte epilog paqėsor, ēfarė edhe pati. Mirėpo, punėn e pėrfaqėsuesve tė huaj kėtu nė Maqedoni e pėrcjell edhe njė anomali, jo me pak peshė, qė drejtpėrdrejt ndikon nė efikasitetin e tyre. Fjala ėshtė pėr dominimin e pėrkthyesve maqedonas nė dėm tė atyre shqiptarė. Komunikimi i diplomatėve dhe pėrfaqėsuesve tė ndryshėm me institucionet dhe subjekte tė caktuara vendore, tė cilėt kryesisht udhėhiqen nga shqiptarėt, fatkeqėsisht ende bėhet me pėrkthyes maqedonas. Funksionarėt, afaristėt, redaktorėt dhe intelektualėt e ndryshėm shqiptarė janė tė detyruar tė flasin maqedonisht pėr t'i kuptuar pėrkthyesi maqedonas, i cili pastaj do t'ia transmetonte tė huajit atė qė ka thėnė bashkėbiseduesi shqiptar. Kjo tingėllon paradoksale nė kushtet kur gjuha shqipe ka filluar tė etablohet institucionalisht dhe ligjėrisht nė nivele tė larta shtetėrore, por jo edhe nė komunikimin me tė huajt, sepse tė huajt, fatkeqėsisht ende nuk e kanė perceptuar me kohė realitetin e ndryshimeve pozitive nė vend, e ku ndikim mjaft konstruktiv kanė pasur pikėrisht ata, pra tė huajt. Ambasadat, organizatat dhe pėrfaqėsitė e ndryshme tė huaja nė vend, duhet ta pėrmirėsojnė strukturėn etnike tė pėrkthyesve nė favor tė shqiptarėve. Fatbardhėsisht disa prej tyre kanė qenė mė tė kujdesshėm nė kėtė drejtim, mirėpo gjendja e pėrgjithshme ende ėshtė larg nevojave tė kohės. Ky pėrmirėsim ėshtė i dobishėm edhe pėr vetė punėn e tė huajve, sepse kėta tė fundit nė punėn e tyre tė pėrditshme e kanė tė paevitueshėm komunikimin edhe me subjekte dhe me individė privatė vendorė me pėrkatėsi shqiptare. Dobia vjen nė shprehje, sidomos nė aspektin e imazhit tė pėrfaqėsive tė huaja. Fatkeqėsisht jo rrallė ky imazh dobėsohet nė saj tė sjelljeve arrogante tė pėrkthyesve maqedonas gjatė komunikimit me shqiptarėt vendorė. Qė fatkeqėsia tė jetė mė e madhe bėhet pastaj njė identifikim nė mes tė pėrkthyesit dhe pėrfaqėsisė sė huaj, duke i futur nė njė thes edhe pėrkthyesin e pasjellshėm edhe ambasadorin e pafajshėm, konsullin a drejtorin e njė organizate tė huaj. Gjithsesi tė huajt nuk e meritojnė tė futen nė njė thes me pėrkthyesit e pasjellshėm. Mirėpo, ata gjithsesi duhet tė dalin nga ky thes, duke mėnjanuar nga puna tė pasjellshmit dhe duke pėrmirėsuar strukturėn etnike tė pėrkthyesve nė favor tė shqiptarėve. Ose nė favor tė realitetit dhe kėrkesave tė mjedisit ku jetojnė edhe veprojnė pėrfaqėsuesit e huaj.