A ėshtė Kosova problem i brendshėm i Maqedonisė?


 


Disharmonia do tė paraqitej atėherė kur shqiptarėt e Maqedonisė i detyroni ta shikojnė Kosovėn si problem i jashtėm, kurse maqedonasit ta shikojnė atė si problem tė brendshėm

Shkruan: Emin AZEMI


Diskursi maqedonas pėr Kosovėn ėshtė se Maqedonia do tė ishte shumė mė stabile se ē'ėshtė nėse nuk do tė kishte fqinjė Kosovėn.
Diskursi shqiptar, nė anėn tjetėr, i kundėrvihet kėtij rezoni dhe mund tė interpretohet nė kėtė mėnyrė: Kosova, si njėsi e ish-federatės jugosllave, ishte edhe atdhe i shqiptarėve, qė jetonin jashtė Shqipėrisė londineze, por edhe qendėr arsimore e shpirtėrore e shqiptarėve tė ish-Jugosllavisė, pra edhe e shqiptarėve tė Maqedonisė.
Me pavarėsimin e Maqedonisė, dhe shpėrbėrjen e Federatės jugosllave, Kosova e humbi atė rol qė e kishte mė parė, mirėpo aspiratat nuk u shuan. Pra, nuk u shua aspirata e shqiptarėve tė Maqedonisė pėr tė botuar libra nė Kosovė, pėr tė mbaruar Universitetin nė Kosovė dhe pėr tė vazhduar karrierėn profesionale nė Kosovė.
Prirja e maqedonasve qė marrėdhėniet e shqiptarėve tė Maqedonisė me Kosovėn t'i ndėrpresin, ose t'i presin si me thikė, nuk ėshtė e natyrshme. Kjo ėshtė njėsoj si tė kėrkosh nga fėmija i prindėrve tė divorcuar tė ndėrpresė kontaktet me nėnėn apo babanė e tij.

Shqiptarėt e pėrjetuan ndryshe nga maqedonasit pavarėsimin e Maqedonisė

Nėse Maqedonia u divorcua nga Jugosllavia nė vitin 1991, kjo nuk mund tė pranohej si automatizėm edhe nga shqiptarėt, ndonėse kėta tė fundit asnjėherė nuk u pyetėn nėse do tė jetonin nė njė shtet tė pėrbashkėt, apo fatin e tyre do ta lidhin pėr disa shtete dhe neoshtete nė Ballkan. Kėtu qėndron edhe arsyeja pse shqiptarėt e Maqedonisė kishin rezerva tė theksuara ndaj referendumit pėr pavarėsinė e Maqedonisė, qė u mbajt mė 8 shtator, 1991.
Shqiptarėt e Maqedonisė e konsiderojnė atdhe tė tyre Maqedoninė, aq sa e ndiejnė piemont shpirtėror edhe Kosovėn. Nėse me dekada tė tėra shqiptarėt nga Maqedonia merrnin dije nėpėr shkollat dhe fakultetet e Kosovės dhe nėse kjo dije dhe pėrvojė ishte bartur edhe nė Maqedoni, pėrfshirė edhe pėrvojėn politike tė disa kuadrove qė ishin dhe janė deputetė e ministra nė Shkup, atėherė ėshtė irracionale ta shikosh Kosovėn si diēka e largėt, si diēka qė nuk ka tė bėjė me Maqedoninė dhe si njė hapėsirė ku mund tė funksionojė ēfarėdo administrate.
Kosova nuk ėshtė percepcion i largėt pėr Maqedoninė, por nuk ėshtė edhe problem i brendshėm i saj. Kosova pėr Maqedoninė ėshtė si tė gjithė fqinjėt tjerė, mirėpo ėshtė politika zyrtare maqedonase ajo e cila Kosovės i qaset me dy kute dhe ende ėshtė shumė prapa Brukselit e Nju-Jorkut nė njohjen e realitetit faktik nė Kosovė. Nė vokabularin mediatik maqedonas Kosova ende quhet "Kosovo i Metohija" dhe "Juzhna sėrpska pokraina", kurse nė mendėsinė e disa politikanėve maqedonas Kosova ende zė vend si vrimė e zezė.
Historikisht Serbia ėshtė e njohur pėr pretendimet e saj ndaj fqinjėve. Ky pretendim ishte prezent edhe ndaj Maqedonisė. Nė Kongresin e Vjenės (1915) Serbia u "autorizua" tė aneksojė edhe Maqedoninė, e cila nė memorien serbe kishte filluar tė fiksohej vetėm si "Juzhna Sėrbija" dhe asgjė tjetėr. Nga 24 mijė km/2, sa kishte Serbia nė fund tė shekullit XIX, territori i saj shkoi duke u rritur dalėngadalė, kėshtu qė pas Kongresit tė Bukureshtit (1913), atėherė kur u dėmtuan rėndė Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Serbia kishte arritur tė aneksonte toka tė huaja dhe t'i pėrvetėsonte si tė veta nė njė sipėrfaqe prej 87 mijė km/2

Enklavat serbe paraqesin minibursa pėr ankand tė tokave tė Kosovės

Kosova ndodhet nė njė proces specifik. Ajo nuk ėshtė as e pavarur, as e okupuar. Pavarėsimin e Kosovės po e pengon ideologjia satanizuese serbe e cila ka arritur ta indoktrinojė faktorin ndėrkombėtar, por edhe disa fqinjė, pėrfshirė edhe Maqedoninė. Eksperimentimi qė po bėhet nė Kosovė duke i imponuar asaj disa standarde si parakusht pėr pavarėsinė, ėshtė vetėm njė alibi pėr tė vonuar procesin e pėrkufizimit tė statusit final tė Kosovės. Bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė dashur qė nė pakon e standardeve tė pėrfshijė edhe disa obligime tė Serbisė ndaj Kosovės, sepse pėr shkak tė Serbisė Kosova nuk mund t'i plotėsojė disa standarde. Kosova nuk mund t'i trajtojė serbėt si qytetarė tė saj, sepse ėshtė administrata serbe ajo qė e pengon integrimin e pakicės serbe nė shoqėrinė kosovare. Tolerimi qė i bėhet Serbisė nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare, i pamundėson Kosovės tė pėrmbushė standardet. Prandaj ėshtė njė formulė boshe "standardet para statusit" kur dihet se gjysmėn e atyre standardeve i ka nė dorė Beogradi.
Kosova ka nė duar vetėm vullnetin dhe gatishmėrinė pėr tė kompletuar shoqėrinė me atributet shtetėrore dhe inkorporimin e tė gjitha etniteteve nė atė shoqėri. Mirėpo ky vullnet dhe kjo gatishmėri nuk ka mekanizma ekzekutivė, kurse bashkėsia ndėrkombėtare, sidomos OKB ėshtė pėrgjegjėse kryesore pėr mosfunksionimin e kėtyre mekanizmave.
Vendosja e Kosovės nė udhėkryq, i gjan makinės pa benzinė, e cila nuk u bindet "urdhrave" tė shoferit pėr t'u nisur. Ėshtė UNMIK-u ai qė Kosovėn e ka lėnė pa "benzinė" dhe tė kota janė pėrpjekjet pėr ta futur atė nė njė komunikacion normal, nė njė garė konkurruese pėr tė arritur qėllimin e duhur. Me kėto kondita administrativ-shtetėrore, Kosova mund tė bėhet vetėm penguese e vetvetes nė rrugėn e vet dhe asgjė tjetėr, ndėrkaq Serbia i ka tė gjitha mundėsitė tė pengojė Kosovėn nė tė gjitha aspektet.
Kjo politikė ndėrkombėtare qė aktualisht aplikohet nė Kosovė, ka qenė e logjikshme ndoshta nė dy vjetėt e parė tė funksionimit tė protektoratit, por jo dhe mė vonė, sepse roli i Serbisė nė Kosovė erdhi duke u fuqizuar dhe duke i marrė prerogativat e njė partneriteti me bashkėsinė ndėrkombėtare nė administrimin e Kosovės.
Lejimi blanko i Serbisė tė kontrollojė adiministrativisht veriun e Mitrovicės dhe tė gjitha enklavat serbe, nuk paraqet asgjė tjetėr, pos leje pėr tė hapur Serbia nė Kosovė minibursa qė do tė vinin nė ankand tokat e Kosovės.
Vendosja e shqiptarėve para presionit qė t'i pranojnė dhe pėrvetėsojnė "standardet para statusit" dhe tolerimi i Serbisė pėr tė luajtur ruletin e rrezikshėm nė Kosovė, duke ia lejuar asaj mundėsinė e aneksimit tė njė pjese tė Kosovės, ėshtė formula qė po mundohet tė standardizohet nė mėnyrė tė fshehur nėpėr disa kancelari tė Evropės.

Kosovofobia maqedonase shton atdhedashurinė kosovare

Serbia nuk duhet tė jetė model i Maqedonisė sa u pėrket marrėdhėnieve me Kosovėn, sepse janė interesat dhe specifikat e ndryshme tė Serbisė dhe Maqedonisė qė i lidhin me Kosovėn. Maqedonia dhe njė pjesė e konsiderueshme e banorėve tė saj- shqiptarėt, nuk i gjejnė te Serbia ato pėrparėsi, tė cilat mund t'i gjejnė te Kosova. Nė radhė tė parė, Maqedonisė nuk i vjen kurrfarė mohimi nacional e fetar nga Kosova, kurse pėr shqiptarėt e Maqedonisė, njė pjesė e tė cilėve kontribuojnė nė zhvillimin ekonomik, politik e kulturor tė saj, Kosova ka paraqitur njė investues tė tėrthortė nė kėtė zhvillim. Pra, nėse Serbia nė Maqedoni investon me mohim tė Kishės Ortodokse Maqedonase, Kosova, nė anėn tjetėr, investon me kuadro.
Sa estabilishmenti politik, intelektual e kulturor maqedonas mund t'i bėjė kėto dallime dhe t'i pėrcaktojė prioritetet dhe hendikepet e fqinjėve tė saj veriorė? Sikur Maqedonia tė lirohej nga kosovofobia, shqiptarėt nuk do tė kenė shumė arsye tė shohin te Kosova njė atdhe shpirtėror. Sikur Maqedonia tė ndėrtonte njė strategji mė tė menēur sa u pėrket marrėdhėnieve me Kosovėn, atėherė do tė digjeshin kartat e Beogradit, qė vazhdon ta pėrdorė Kosovėn si gogol pėr ta frikėsuar Maqedoninė. Pėr kėtė arsye Serbia kėmbėngul nė ideologjinė e pėrvetėsimit tė Kosovės si pjesė tė veten dhe indoktrimin e fqinjėve se pavarėsimi i Kosovės do t'i destabilizonte ata.
Kosova asnjėherė nuk paraqet destabilizim pėr Maqedoninė. Pėrkundrazi, Maqedonia mund ta destabilizojė Kosovėn, nėse Serbinė e shfrytėzon si avokate tė interesave tė veta nė rajon. Serbia as nė tė kaluarėn as sot nuk ka qenė avokate e Maqedonisė, por vetėm njė indoktrinuese e saj. Ky indiktrinim ka ushqyer tezėn se shqiptarėt janė ata tė cilėt paraqesin armiq tė njėjtė edhe pėr Serbinė edhe pėr Maqedoninė.
"Nga pikėpamja etnike, maqedonasit nuk do tė afrohen plotėsisht me ne, veēse atėherė kur tė gjejnė nė tokėn nėnė serbe, atė mbėshtetje tė vėrtetė etnike qė u ka munguar deri mė sot dhe qė kėtė mbėshtetje, ata nuk do ta kenė kurrė, veēse pas zhdukjes sė bllokut shqiptar" (Pjesė nga promemorja e titulluar "Iseljavanje Arnauta" e Vasa Ēubrilloviqit, e vitit 1937)
Maqedonia nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė e thėnė tė ndėrpresė bashkėpunimin me Serbinė. Pėrkundrazi, ajo kėtė bashkėpunim duhet ta intensifikojė dhe ta dinamizojė nė fusha tė ndryshme, e sidomos nė tregti, ekonomi, kulturė, arsim, sport etj. Bashkėpunimi i Maqedonisė me Serbinė ėshtė i mundshėm dhe mund tė jetė i frytshėm, aq mė tepėr kur Maqedonia ka lidhje tradicionale me Serbinė dhe nuk ka kurrfarė arsyesh qė ky bashkėpunim tė mos vazhdojė. Mirėpo pozicionet e kėtij bashkėpunimi nuk do tė duhet tė ndėrtohej mbi parametrat negativė qė dalin nga tė qenėt e Kosovės pjesė e rajonit. Maqedonia, pozicionin e saj nė rajon, pra edhe nė marrėdhėniet me Serbinė, mund ta ndėrtojė jo duke e mohuar dhe duke e fshehur faktin se Kosova, megjithatė, ėshtė fqinjė i saj, por duke u munduar edhe pėrmes kanaleve diplomatike, ta futė Kosovėn nė rrethin normal tė fqinjėsisė. Ēdo tentim pėr tė dalė nga ky rreth dhe nga ky normalitet, mund ta dėmtojė edhe vetė Maqedoninė, sepse pėr tė mė e dobishme ėshtė tė ketė marrėdhėnie tė mira me Kosovėn, sesa kėto marrėdhėniė tė pėrcillen me tensione dhe keqkuptime.
Serbia nė anėn tjetėr nuk mundet deri nė pakufi tė fshihet prapa Kosovės nė tendencat e saj pėr t'i kriminalizuar disa raporte me fqinjėt. Pas vrasjes sė kryeministrit Gjinxhiq gjithė bota e mori vesh se nė Beograd paska qenė bastioni i mafias, mirėpo ende nuk ėshtė sqaruar deri nė fund se si ėshtė e mundur qė njė pjesė e kėsaj mafie tė ketė pasur lidhje edhe me Maqedoninė. Strehimi pėr njė kohė tė caktuar i pjesėtarėve tė tė ashtuquajturit Klani i Zemunit nė Maqedoni dhe transaksionet jo tė pastra financiare tė disa afaristėve tė Maqedonisė me disa qarqe tė Serbisė, mund t'i ngjajnė asaj minares tė cilėn janė munduar ta futin nė thes.
Kosova nuk mund tė pėrdoret si thes pėr tė mbuluar tė palarat e Serbisė, dhe Maqedonia duhet ta ketė tė qartė se Serbia shpeshherė, e pėrdor Kosovėn pėr tė ushtruar ndikim tė caktuar mbi tė. Por, Serbia para se ta frikėsojė Maqedoninė me gogolin e quajtur Kosovė, ajo duhet t'i tėrheqė mafiozėt e vet tė strehuar nė Maqedoni dhe tė ndėrpresė diversionin fetar mbi Kishėn Ortodokse Maqedonase.

Qasja e gabueshme ndaj Kosovės paraqet destabilizim pėr Maqedoninė

Pavarėsimi i Kosovės ėshtė proces i pandalshėm. Faktorėt qė e vonuan kėtė proces, nuk kanė mundur tė mos reflektohen edhe nė Maqedoni, sidomos gjatė viteve tė fundit. Njė prej faktorėve qė ka ndikuar nė vonimin e kėtij procesi ka qenė edhe politika agresive e Serbisė. Maqedonia do tė duhet ta pėrjetonte Serbinė e jo Kosovėn si destabilizuese, sepse Serbia ishte ajo qė i detyroi qindra mijėra shqiptarė tė Kosovės tė shtegtojnė nė drejtim tė Maqedonisė dhe tė bėhen barrė e kėsaj tė fundit dhe ėshtė Serbia ajo e cila pengimin e pavarėsimit tė Kosovės e bėn gjoja duke mbajtur llogari edhe pėr stabilitetin e Maqedonisė. Por, vetėm njė Kosovė e pavarur ėshtė garantuese e stabilitetit nė rajon, pra edhe nė Maqedoni, kurse e kundėrta e kėsaj paraqet rrezik potencial pėr destabilizim. Serbia si sponsoruese dhe frymėzuese e kėtij destabiliteti nuk ėshtė e interesuar se ēfarė tipi tė demokracisė do tė ndėrtohet nė Kosovė. Ajo ėshtė e interesuar t'i aneksojė disa pjesė tė Kosovės dhe nė kėtė mėnyrė tė nxitė njė domino-proces edhe nė rajon.
Bashkėsia ndėrkombėtare, sidomos Brukseli, Nju-Jorku e Uashingtoni nuk mund ta konsiderojnė Serbinė aleat tė ri nė Ballkan, pėrderisa ajo- Serbia, ka njė percepcion mesjetar ndaj fqinjėve.
Serbia ende i bėn problem Maqedonisė nė planin e autonomisė kishtare, ndaj Malit tė Zi pėrdor politikėn e arbitrit tė tė fortit, kurse Kosovėn nuk mund ta lirojė nga ėndrra millosheviqiane, pėr ta pasur nė kontroll.
Nėse ishte ndėrruar pushteti nė Beograd para tre vjetėsh, atje nuk u ndryshua maniri imperialist ndaj fqinjėve. Nga ky manir imperialist ende nuk ėshtė i liruar edhe pretendimi ndaj Maqedonisė. Kjo e fundit pėr ēdo 2 gusht pėrjeton poshtėrime tė ulėta nė Prohor Pēinjski nga popat e Serbisė, tė cilėt nė fakt punojnė sipas diktatit tė politikės sė mosdurimit, qė aktualisht mbizotėron nė Beograd.

Mentaliteti i ri politik tė reflektohet edhe ndaj Kosovės

Politika qė duhet tė ndjekė Shkupi zyrtar ndaj fqinjėve, nuk duhet ta pėrjashtojė Kosovėn nga mentaliteti i ri qė po mundohet tė instalohet nė Maqedoni. Pas konfliktit tė armatosur nė vitin 2001 dhe pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, Maqedonia nuk ėshtė ajo qė ka qenė. Ristruktuimi i saj kushtetues nuk i lejon asaj luksin qė edhe politikėn e jashtme ta udhėheqė me parametra tė vjetėr. Njė obligim dhe pėrgjegjėsi tė madhe nė zėvendėsimin e parametrave tė vjetėr me ata tė rinj, kanė edhe politikanėt shqiptarė nė pushtet. Njė koalicion qeveritar nuk mund tė quhet i suksesshėm nėse nė politikėn e jashtme nuk hetohet fryma e Marrėveshjes sė Ohrit. Do tė duhet qė nė kėtė frymė tė shikohet edhe Kosova.
Maqedonia nuk mund tė pretendojė se ka raporte tė harmonizuara nė mes tė shqiptarėve dhe maqedonasve nėse nė politikėn e jashtme nuk e reflekton kėtė harmoni. Disharmonia do tė paraqitej atėherė kur shqiptarėt e Maqedonisė i detyroni ta shikojnė Kosovėn si problem i jashtėm, kurse maqedonasit ta shikojnė atė si problem tė brendshėm.
Kosova ėshtė problem i jashtėm dhe i brendshėm i Maqedonisė, pėr aq sa shqiptarėt dhe maqedonasit do t'i harmonizojnė pikėpamjet e tyre pėr interesa qė i bashkojnė e jo qė i ndajnė ata. Mbase Kosova mund tė jetė njė pikėtakim qė i bashkon edhe shqiptarėt dhe maqedonasit, gjithnjė nė favor tė njė Maqedonie tė lirė, unike, tė pacenueshme nga jashtė etj.