Pse pavarėsia nuk u shpall nė Shkup

    

NĖ 90 VJETORIN E PAVARSISE SE SHQIPERISE- DITĖS SE FLAMURIT 

   

Sic dihet kryengritja e pėrgjithshme antiosmanė kulminoi mė 12 gusht kur mbi 30-mijė kryengritės tė udhėhequr nga prijėsit e tyre ēliruan Shkupin, kryeqytet i Vilajetit tė Kosovės. Ishtė kjo hera tretė radhazi qė mbrenda njė shekulli kryengritėsit shqipėtarė po e ēlironin Shkupin. Kryengritsit menjėherė vendosėn rendin e qetėsinė dhe morėn masa tė nėvjshme pėr t’ia prerė rrugėn anarkisė ,si dhe u bėnė zot tė situatės. 

Pėrfaqesit diplomatik nė kėtė qytėt u mahnitėn me disciplinėn dhe rendin qė vunė shqipėtarėt nė Shkup, e cila sipas tyre ishtė pėr admirim. Ndėrsa gazeta “Liri e Shqiperisė“ me tė drejtė konstatontė se hyrja e kryengritėsve nė Shkup u bė me mend dhe me njė taktikė qė e mahniti botėn e qytėtruar, por ata bėnė njė gabim, sikurse kėtu edhe kudo qė hynė, duheshtė tė kishin marrė gjithė fuqinė nė duart e tyre dhe “tė ngrenin qeverinė e hėpėr-hėshme”,sepse sipas saj nuk mjaftontė vetėm tė hysh nė njė qytėt, tė lirosh tė burgosurit dhe “hyqmetin t’ua lėsh sundimtarėve tė parė“.Moskrijimi i administratės nė Shkupin e ēliruar nga ana e kryengritėsve, paraqiste njė ndėr elementėt kryesore pėr mos jetėsimin e kapitalit tė kryengritėsve pėr shpalljen e pavarsisė nė Shkup. 
Qeveria xhonturke u gjet nė rrugė pa krye dhe s’pati shtėgdalje tjetėr pos t’i njohtontė shqipėtarėt se ishtė e gatshme t’i pranontė kėrkesat e paraqitura dhe propozoj pėrtritjen e bisedimeve me 18 gusht. Ajo pranoi 12 nga 14 pikat e parashtruara. Udhėheqja e kryengritjes e pranoi marrėveshjen dhe deklaroi pushimin e kryengritjes. Pas kėsaj forcat kryengritėse shqiptare me 20 gusht 1912 braktisėn Shkupin. Drejtuesi i kryengritjes sė pėrgjithėshme H.Prishtina i njohtoi prijėsit e Levizjes nė Shqipėrinė e Mesme dhe Jugore se kėrkesat e pranuara ishin tė vlefshme pėr gjithė Shqipėrinė dhe se kryengritjes i jepej fund. Ndėrkaq kryengritėsit , nė vend qė tė ngulnin kėmbė nė implementimin e marrėveshjes qė kėsodore tė kurorėzohej me sukses i gjithė gjaku i derdhur pėr liri.Ai potėncial i madh luftarak do tė shpėrndahet nėpėr shtėpitė e tyre, gjė qė nuk ishtė garancė pėr jetėsimin dhe kurorėzimin e saj me shpalljen e pavarsisė nė vendin ku u luftua dhe intėrnacionalizua ēėshtja shqipėtare. 
Nė tėtor 1912 shpallet lufta e parė Ballkanike,me pretekst clirimin e vėllezėrve tė tyre.Nė fakt me anė tė saj pretendoheshin teritoret shqiptare.Udhėheqėsit dhe forcat kryengritėse shqiptare,ende pa u ftohur mirė grykat e pushkėve nga lufta e zhvilluar antiosmane u desht qė tė organizojnė luftėn pėr ti mbrojtur trojet e tyre etnike.Sipas njė informacioni nė Shkup do tė mbahej ne kėtė kohė njė kongres gjithėshqipėtar, ku do tė shqyrtoheshin objektivat e mėtutjeshme tė ēėshtjes sė pazgjidhur shqipėtare.Mirėpo pėr shkak tė zhvillimėve luftarake ky kongres nuk u mbajt. Nė ato ēastė nga mė tė rėndat nė historinė e popullit shqipėtar, prijėsit ideor tė kryengritjes, lėshuan kushtrimin e rrezikut tė pėrgjithėshėm dhe duke qenė nė lidhje tė vazhdueshme me njėri tjetrin, bėnin plane dhe grishėn popullin qė tė rrokte armėt pėr tė mbrojtur atėdheun nga shkelėsit e rinjė Njė pjesė e tyre nė krye me Hasan Prishtinėn ,Salih Gjuken, N. Dragėn dhe nė marrėveshje me Bajram Curin u mblodhėn mė 14 tėtor nė shtėpinė e Salih Gjukes nė Shkup, ku miratuan njė deklaratė nė emėr tė popullit shqipėtar, e cila mė 16 tėtor iu dorėzua pėrfaqėsive konzullare nė kėtė qytėt. Kjo do tė thotė se prijėsit e Lėvizjes kryengritėse nė mbledhjen e Shkupit qė do tė hyjė nė analet e historisė kombėtare pėr kthesėn e kėrkesave tė deriatėhershme pėr autonomi me atė pėr pavarėsi. Mbase nė kėtė mbledhje nuk u vendos tė shpallet pėrfundimisht pavarėsia e shtėtit Shqipėtar 
Mirėpo, pėrkundėr qėndresės heroike tė vullnėtarėve shqipėtarė, rezistenca e tyre do tė thyhet, si rezultat i tradhėtisė sė komandės sė lartė osmane, si dhe epėrsisė nė armatim tė armikut. Forcat serbe do tė depėrtojnė nė brendinė e viseve shqipėtare, ku nė pabesi nė Malin e Zi tė Shkupit zihet peng Hasan Prishtina, sė bashku me 13 udhėheqės tjerė tė kryengritjes dhe dėrgimi i tyre nė kėshtjellėn e kalamegdanit nė Beograd si tė burgosur. Ky ndoshta ishte shkaku kryesorė tė mos shpallet pavarėsia nė Shkup.Meqė H.Prishtina ishte njėri nga pjesmarrėsit, udheheqės tė mbledhjes sė 14 tetorit nė Shkup, burgosja e tij definitivisht e pengoi kurorėzimin e idesė sė shpalljes sė pavarsisė nė kėtė qytet,por ajo tė shpallej nė njė vend mė tė sigurt.N.Ivanaj, veprimtar dhe publicist i kėsaj kohe do tė konstatojė se”triumfi i kryengritjes nė qendrėn e Vilajetit tė Kosovės, nė Shkup, shėnon njė faqe tė lavdishme nė historinė e popollit shqiptar (....) por vetėm Lufta Ballkanike u bė shkak qė kjo nderė e famė t`i mbetet 
Vlorės e jo Kosovės.” 

 

Skėnder Asani - Asistent nė UT.