[banner.html]

 Analiza

Shteti kombėtar, sovraniteti dhe identiteti shqiptar nė kohėn e globalizimit

 Kthehu...   

  Dėrgoni Komentin tuaj nė rubrikėn Forum 

   

Prof. dr. NEHAT SADIKU

Hyrje

Ngjajshėm sikur edhe nė tė kaluarėn, edhe gjatė kohėve tė fundit ma shpesh paraqiten ma mė energjikisht zėrat e kapadisur euforik, qė erdhi koha qė dukuritė e tilla, siq janė shteti kombėtar shqiptar dhe identiteti kombėtar, diku ma shumė diku ma pak i bėjnė vend kulturės kozmopolite dhe dominimit mbikombėtar tė tjerėve duke e shkelur dhe shpallur tė pavlefshme traditėn, civilizimin dhe kulturėn autoktone shqiptare. Midis analistėve politik nuk mungonin asesi edhe ata “shpirtėra tė shqetėsuem” qė ironikisht prognozonin, qė nacionalizmi shqiptar do tė mbetet atje, ku i takon vendi:nė muzeumin e madh tė “historisė sė turizmit”. Kėtu duhet demistifikuar rolin dhe rėndėsinė e "emrave tė mėdhenj" siq janė Ismail Kadare, Abdi Baleta dhe Rexhep Qosja: me veprat e veta gjatė dekadės sė fundit kanė shkaktuar ma shumė dėm se sa dobi kombit shqiptar dhe shkencės politike shqiptare. "Or vėlla malli nėse je shkrimtar miru me shkrime dhe punė letrare, nėse je akademik dhe miresh me problemet gjuhėtare tė njė kombi pse po i mbėrzitėn tjerėt, nėse je i frustruar atėherė the qafėn prej jetės politike tė njė populli nuk mundet tė meresh me shkencė dhe tė bėrtasish si rugaē nėpėr tubimet e ndryshme partiake." (N.Sadiku, SP,nėntor 1999). Emrat e lartėpėrmendur janė pjesa pėrbėrse e njė logjike tė traumatizuar dhe tė fragmentarizuar nė logjikėn e tyre tė tė mendarit dhe tė shkruarit. Njeriu i cili profesinalisht miret me shkencė politike do tė vjen tek i njėjti pėrfundim, kur do ti lexon veprat e tyre. Nė vend qė fusha e interpretimit tė hapet tek ato mbyllet, bėhet e ngurtė dhe me logjika shkelshkonjėse dhe pėrfundime triviale apo prodhonjės tė disproporcionaliteteve tė ndryshme qė e tjetėrsojnė ashtu edhe ashtu trupin e stėrlyer tė sė vėrtetės kombėtare. Nuk u mungojnė as botuesit e as publiku e as duartrokitja. E gjithė kjo ka tė bėj me njė fenomen fashisoid ku tė mėdhenjėt e dinė se cila ėshtė struktura, forma dhe pėrmbajtja e sė vėrtetės. Kėtu duhet theksuar ditarin e Kadaresė Ra ky mort e puamė, tė Qosjes Paqja e pėrgjakshme , dhe tė Baletės Kosova nga Dejtoni nė Rambuje dhe Shqiptarėt pėrballė 

shovinizmit serbo-grek. "Lexues tė dashur ju lutem dhe kėrkoj falje nėse argumenti im ėshtė i tepėrt. Ju kėshilloja se kur ti lexoni veprat e lartėpėrmendura krahasoni metodollogjinė dhe mėnyrėn e interpretimit tė tyre tė themi me veprat e dr.Shaban Sinanit apo Isa Blumit apo Shinasi A.Ramės.,: me padyshim do tė vini nė pėrfundim se diēka me logjikėn e tyre tė tė menduarit nuk ėshtė disi nė regull." (N.Sadiku,Epoka 2000). Shkenca politike i ka rregullat dhe metodollogjinė e vete. Kėtu lėshim nuk ka. Pėr tre emrat "e mėdhenj" vlen sllogani Hic Rhodos, hic Salta! Kthim prapa nuk ka! Ose je ose nuk je! Argumentimi pėr qėndrimet e tilla bazohet tek proceset reale, tė lidhura me faktin se shtetet kombėtare, tė voglat dhe ato tė mėdhajat e humbin sovranitetin ekonomik dhe nė anėn tjetėr po ngjan ngjajshėm edhe me sovranitetin e tyre tė deritanishėm politik. E njėjta gjė po ndodh edhe me sovranitetin ekonomik dhe politik tė kombit shqiptar. Mundet tė themi se po ndodh devalvimi i sovranitetit tė shtetit shqiptar, sovranitetit dhe identitetit politik dhe ekonomik gjatė kėsaj periudhe tė globalizmit. Kėto procese politike janė aq tė rezikshme qė e sjellin nė pyetje egzistencėn politike tė kombit shqiptar. Pėr njė konkludim tė tillė nuk duhet dyshuar fare dhe humbur energji tė kota, se a ėshtė kjo e vėrtetė apo jo. Dhe si duhet vepruar ndryshe qė ti ikim kėsaj gjendje euforike dhe animike. Ndoshta qėndrimet e mia janė tejet tė thjeshtėzuara dhe njėkohėsisht personalisht si analist politik e vėrej, qė pluralizmi kulturor pėrderisa e pati humbur bazėn tek agjenset e gjeritanishme historike (shtetin e jokrijuar tė pėrbashkėt shqiptar, politikėn destruktive dhe kapitullonjėse tė elitės shqiptare, ideologjinė e disfatizuar nihiliste jokombėtare etj.) shumė shpejt u gjend dhe kėrkoi aleatėt e rinj. Le ti marim si shembull mediat elektronike kulturore dhe teknologjitė informative, qė me padyshim ndikojnė dhe i shėrbejnė globalizimit. Mirėpo kjo ėshtė vetėm njėra anė e fytyrės sė tyre tė Janusit, tjetra, e cila pėr shumicėn mbetet nė erėsirė, flet pėr tė, se mediat elektronike e zbulojnė identitetin e tyre tė vjetėr apo si zakonisht e pėrpilojnė tė re(jat)nė, duke ua bashkangjitur imagjinareve ekzistuese (pėrkatse) etnike. Mbarimi i tė kuptuarit klasik tė shtetit kombėtar ashtu edhe ashtu nuk don tė thotė nė rastin shqiptar edhe fund i identitetit etnik dhe kombėtar, mirėpo njė kushtėzim strukturor tė shansit apo mundėsisė pėr lindjen e identiteteve tė reja (kupto identitetit tė ri tė kombit shqiptar), qė don tė thotė - thonė pėrgjigjen pėr nevojat e shumta tė reja kolektive pėr “njohjen” (recognition) para dhunės sė shoqėrisė sė moderuar dhe komplekse (kupto tek shembulli i kombit shqiptar para dhunės sė bashkėsisė ndėrkombėtare ndaj ēėshtjes sė pa zgjedhur kombėtare) (Anthony D.Smith:1998,214). Nė vazhdim do tė mundohem qė kėta dilema prologeminare ti shiqoj pėr sė afėrmi dhe ma konkretisht.

Pjesa e parė:

Si zakonisht tek diskurzi politik ritja e emocioneve nacionaliste dhe sė djathtės ekstreme nė Evropė dhe tek kombi shqiptar lidhet me brengosjen pėr humbjen e sovranitetit kombėtar dhe erozionin e identitetit kombėtar. Duhet theksuar qė nė fillim, qė kombi shqiptar kuri nuk ka gėzuar dhe ndėrtuar sovranitetin, identitetitn dhe lirinė e plotė gjatė historisė sė vete politike - por vetėm atė tė pjesėrishmen. Me fjalė tjera, gjithmonė ka ardhur nė shprehje devalvimi i sovranitetit, identitetit, lirisė dhe mirėqenies sė kombit shqiptar. Duke pasur njohuri tė plota dhe egzakte prej shkencės politike, lirisht mund ta parashtroj tezėn ma provokative dhe ma indistibile qė ka ardhur prej ndonji rethi, intelektuali apo vazhdimėsie historike tek kombi shqiptar:
populli shqiptar gjatė gjithė historisė politike tė egzistimit tė vet ka qenė nė opozitė ndaj politikės sė fuqive tė mėdhaja dhe interesave ndarėse tė fqinjėve tanė, kjo gjendje opozitare vazhdon edhe sot e kėsaj dite, kombi shqiptar ėshtė vėrė nė opozitė ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare dhe politikės sė saj destruktive dhe degjeneruese pėr strategjinė dhe kėrkesat reale tė kombit shqiptar. 
Nėse do tė mundoheshim qė tė gjitha kėto paknaqėsira tek shtetet e ndryshme evropiane, si tek ato nė Lindje dhe Perendim, ti venim me njė emėrues tė pėrbashkėt, ma sė shpejti do ta gjenim kėtė gjendje tė shantazhuar dhe tė murgosur tek globalizimi, d.m.th tek proceset komplekse ekonomike, politike dhe kulturore, qė nuk persiatojnė aspaki pėr kufinjėt e tillė kombėtar. Pasojat e njė pėrzierjeje tė sotshėme tė sistemeve ekonomike dhe gjeopolitike, qė bota nuk ka njohur fare deri mė tani, ėshtė zvogėlimi i funkcioneve klasike tė shtetit kombėtar. Disa prej reagimeve u gjendėn nė kopshtin e njė panike, tingėllimi dhe ētingėllimi tė mjerosur pėr moskuptimin e njė procesi politik pėr redefinimin e deritanishėm tė kuptimit tė shtetit kombėtar shqiptar, sovranitetit tė devalvuar tė kombit shqiptar dhe identitetit tė saj tė mosndėrtuar kombėtar. Nuk janė boshe dhe pa vlerė konkludimet e dy analistėve politik Mark Mitchellit dhe Dave Rusellit:1995,2 kur theksojnė se shoqėria postindustriale apo ajo posmoderniste si dhe pėrmbysja e komuniteteve tradicionale bėhen nė sytė e njė moskėnaqėsie tė tillė me fajtorėt e ngrirė pėr tė gjitha problemet sociale dhe politike. I njėjti devijim i ka kapluar venėt e thara tė identitetit kombėtar shqiptar – duhet krijuar dhe prodhuar nusproduktin e mbrendshėm armikun e satanizuar. Kombi shqiptar sipas politikave tė shurdhėta tė elitave shqiptare dhe atyre evropiane ka(nė) nevojė pėr armikun e mbrendshėm dhe zhdukjen e tij famozale. Elitat politike shqiptare krijojnė kushtet dhe parakushtet e ringjalljes sė dukurive me karakter fashist dhe huazonjės. Shoqėria civile duhet tė presi kohė tė gjata qė tė vjen gjer tek restituimi i saj! Ky shekull i takon integrimit e globalizmit, pra edhe pėrfshirjes nė njė sistem vlerash tė pėrbashkėta tė demokracisė nė pėrgjithėsi dhe tė shoqėrisė civile nė veēanti. Tė gjithė vendet tona bėjnė pjesė sot nė strategjinė e integrimit euro-atlantik. Evropa Lindore, pėrfshirė kėtu edhe pjesėn dėrrmuese tė vendeve tė Ballkanit, sapo ka dalė nga njė eksperiencė e lodhshme dhe negative e sistemit komunist - prej njė situate tė spastrimit tė saj etnik nga ana e makinerisė fashisoide serbe. Njė element i kėsaj eksperience rraskapitėse, pa dyshim, ka qenė ndarja, kultivimi i urrejtjes ideologjike, qė sillte me vete edhe njė kod regresiv tė sjelljes sociale dhe tė moralit qytetar. Por, nga ana tjetėr, ideologjizimi i skajshėm nuk mundi tė zhdukė identitetin dhe as elementėt pozitivė tė njė tradite shekullore, me vlera universale. Pikėrisht pėr kėtė kjo pjesė e Evropės, perspektivėn e saj e sheh jo thjesht tė strehuar nė shtėpinė e vlerave evropiane, por si pjesė pėrbėrėse e rėndėsishme e kėtij bashkimi politik, ekonomik, institucional dhe, padyshim, edhe tė vlerave morale dhe profilit tė shoqėrisė civile. Kjo i takon mbarė kombit shqiptar qė tė pėrfshihet nė kėtė sfidė zhvillimi. Shoqėria civile ėshtė njė shtyllė mbajtėse e sistemit demokratik qė po ndėrtohet hap pas hapi nė botėn shqiptare. Organizatat joqeveritare kanė njė rol tė rėndėsishėm dhe tė pėrcaktuar nė kėtė sfidė zhvillimi dhe shndėrrimesh qė kemi marrė pėrsipėr. Ato, krahas komuniteteve fetare, mjediseve e asocacioneve intelektuale e akademike, pėrbėjnė thelbin e shoqėrisė civile dhe janė, gjithashtu, njė mjet pėr zhvillimin dhe pėrsosjen e demokracisė nė vendet tona. Mendoj se kėtė rol kanė tentuar dhe nė shumė raste, veēanėrisht gjatė krizės kosovare, e kanė arritur organizatat joqeveritare shqiptare. Ato hap pas hapi, me njė rritje graduale tė eksperiencės, pėrbėrjes dhe pėrmbajtjes sė tyre, po tentojnė tė sjellin nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi njė kulturė tė re politike dhe pune, kulturėn e mirėkuptimit dhe tė bashkėpunimit civil, duke krijuar kėshtu, dita-ditės, mjedisin ku "sfumohen" apo shuhen tensionet arrogante politike, madje dhe shpėrthimet me natyrė fashistoide. Ato po vendosin njė kod etik, i cili zėvendėson urrejtjen dhe konfliktin me respektin reciprok dhe partneritetin e efektshėm. Shoqėria civile qė po ndėrtohet nė Shqipėri, Maqedoni, Kosovė, Mal tė Zi dhe posaēarisht nė Ballkan megjithėse me shumė vėshtirėsi dhe pėrpjekje, me probleme tė mprehta financimi, po tenton tė zėvendėsojė retorikėn dhe pozicionimin propogandistik me profesionalizmin, po e kthen kulturėn dhe qytetarinė nė njė element zhvillimi. Me aktivitetet e tyre, me programet nė rritje dhe qė pėrfshijnė tė gjitha fushat e jetės, mendimi i pėrparuar demokratik po i bėn pritė psikologjisė arkaike tė bajraktarizmit, dhunės sė fjalės dhe tė armės, tė politikės anakronike dhe medias sė falimentuar antishqiptare e antikombėtare, po zėvendėson megalomaninė individuale me protagonizmin institucional, shoqėrizimin rural me solidaritetin qytetar, tė shtirurit me transparencėn dhe ballafaqimin e ideve. Aktiviteti i societas civilisit ka arritur tė sensibilizojė opinionin publik shqiptar, ka tentuar ta pėrgatitė qytetarin tonė pėr tė pėrballur me njė bazė mė tė gjerė kulture demokratike sfidat e periudhės sė tranzicionit ekonomiko-politik, mė tepėr "shock," por me shumė pak "therapy", siē ka nėnvizuar analisti politik kanadez Robert Duvillimeme. Ato kanė nisur me shpjegimin e vlerės sė votės sė lirė, tė fjalės sė lirė, tė njeriut tė lirė, tė drejtėn pėr tė kėrkuar, por edhe pėrgjegjėsinė pėr tė marrė pėrsipėr. P.sh. duhet nėnvizuar se shoqėria civile nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi ka qenė protagonistė i vlefshėm nė hartimin e Kushtetutave demokratike tė themi asaj Shqiptare dhe nė Maqedoni edhe pse kjo e dyta e degjeneron elementin shtetėformues dhe shtetformėsisinė e Shqiptarėve nė Maqedoni, nė Kosovė po zhvillohet njė aktivitet tejet i madh pėr ngritjen dhe hartimin e projektkushtetutės, dhe si rezultat i kontributit tė OJQ-ve dhe publikut, 25 pėr qind e dispozitave tė projekt- Kushtetutės nė rastin e Shqipėrisė u ndryshuan duke u bazuar nė rekomandimet e bėra prej asociacioneve tė shoqėrisė civile. Dikush mund ta konsideronte punėn e OJQ-ve jashtė kontenstit, po tė merrnim parasysh situatėn nė tė cilėn jeton kombi shqiptar. Ėshtė e vėrtetė dhe tė gjithė jemi koshientė qė shoqėria shqiptare sot, e porsa dalė nga njė krizė e gjithanshme morale, shoqėrore, politike e ekonomike e rėnies sė skemave piramidale, vazhdon tė diktojė pėrparėsitė e emergjencės, si forcimi i rendit, ēarmatimi, lufta kundėr trafiqeve ilegale, drogės, prostitucionit, korrupsionit e tė tjera. Kombi shqiptar dhe jo lidershipi i saj politik ėshtė i vetėdijshėm pėr kohėn nė tė cilėn po jetojmė, por mendoj se jo tė gjithė jemi tė vetėdijshėm se sa duhet tė kontribuojmė. Personalisht e kam shprehur edhe nė raste tė tjera bindjen se pjesėmarrja civile nė ngritjen e shtetit tė sė drejtės dhe iniciativės sė lirė nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi do tė japė rezultate tė qėndrueshme. Pėr kėtė mjafton tė theksonim kontributin iluminist tė komunitetit civil mbrenda segmenteve tė kombit shqiptar, kontributin e shpjegimit dhe sqarimit tė opinionit publik se nuk ėshtė mosrespektimi i ligjit rruga e lirisė, nuk ėshtė inkriminimi dhe puna e zezė rruga e prosperitetit, nuk ėshtė vetgjyqėsia rruga e drejtėsisė, nuk ėshtė shpifja dhe spekulimi politik rruga e sė vėrtetės dhe e qytetarisė. Sepse jam i bindur personalisht si analist politik dhe njeri i thjeshtė qė krijimi i njė morali tjetėr, i njė psikologjie tjetėr njerėzish tė lirė, do tė ngrinte njė pritė rezistente valės shkatėrruese fashistoide, anarkiste dhe korruptive qė ka tentuar e tenton tė mbajė peng Shqipėrinė, Kosovėn, Maqedoninė dhe Malin e ZI dhe parasegjithash popullin shqiptar. Gjithėēka duhet bėrė qė ti ikim kėsaj epizode fatėzezė qė mundohet tė lėshon rrėnjė tek tempulli i spiritusit tė shqiptarizmit dhe atdhetaritzmit nė pėrgjithėsi. Nuk duhet tė ketė elemente fashiste qė i gėlltit vlerat e vėrteta tė kombit shqiptar. Tendecat pėr nji dukuri tė tillė mbeten. Kėtu duhet ndryshuar gjithėēka se pėrndryshe nuk ndryshon asgjė. 



Pjesa e dytė

Njė kritikė e tillė nuk kufizohet vetėm tek hapsira e retorikės politike, por edhe ma gjėrė nėse ėshtė e arsyetuar njė kėrkesė e tillė, qė ėshtė pjella e njė analize objektive, qė tek pėrfundimet e tilla tė jenė tė gatshėm qė tju besojnė shumica e shtetasėve, me shuarjen dhe shkrirjen e legjitimitetit tė shtetit duke dobėsuar funkcionet e saja primare shtetrore. Njė pozitė tė tillė e kėrkon shantazhimi dhe anashkelja e nocionit sovranitet kombėtar, qė gjatė kėsaj kohe tė globalizimit dhe jorallė mvarshmėrisė reciproke midis shteteve tė sotshme e kuptojmė si dredhza binake greke pa kokė e krye, mirėpo koha ka njė nevojė tė tillė se bėhet fjalė pėr njė megatrend politik. Tek tė gjitha llojet e shumta tė nacionalizmave nė botė, qė deri diku janė tė legjitimizuar, egzistojnė edhe percipimet e tilla politike qė theksojnė idealin politik tė sovranitetit tė pafundshėm. Njė qėndrim i tillė nė realitet ua mohon sovranitetin tjerėve, sėpari shteteve fqinje, duke e shtjellėvizuar legjitimitetin e vet ndėrkombėtar tė sovranitetit kombėtar, si p.sh. kjo ndodhi me Gjermaninė naziste dhe fashizmin italian dhe me fashizmin serb dhe atė rus gjatė dekadės sė fundit tė shekullit XX-tė. Shumė rėndė besohet se njė shtet, i cili pėrjashta funkcionon nė mėnyrė autoritative, qė pėrbrenda ta praktikon demokracinė. Reprodukimi kontinual i identitetit kombėtar nė njė korelacion pozitiv me demokracinė, ėshtė e logjikshme, qė praktikimi i pakufizuar i sovranitetit kombėtar pikėsėpari i retardosur dhe represiv apo zhvillimi i duhur paraprak si njė determinantė pozitive e bashkimit dhe ndėrtimit tė njė shteti, identitetit kombėtar tė pėrbashkėt tė nji kombi siq ėshtė ai shqiptar.

Pjesa e tretė

David Milleri (1993:101), i cili bėn pjesė tek elita politologjike botėrore ku thekson se sovraniteti kombėtar ėshtė vlera ma e madhe e njė kombi, pa tė nuk mundet jetuar apo egzistuar politikisht asnjė shtet sovran, duke marė parasysh qė interesat e veta kombėtare vendos ti mbart tek autorizimet pėr mbrojtje nė nivelin supra-kombėtar. Elementi kryesor i sovranitetit kombėtar me padyshim ėshtė rujatja dhe njė sistem pėr mbrojtje efikase. Nuk ėshtė disi ndryshe sipas mendimit tė Millerit me ekonominė politike dhe mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, ku praksa e autorizimeve suprakombėtare tek BE pak a shumė e zhvilluar. Sovranitetit kombėtar do t'ia bėnim shėrbimin e arushės, nėse do ta shpallnim si njė fetish dhe do ta praktikonim si tė tillė. Nuk janė aq mashtruese edhe gjykimet nė lidhje me BE, se logjika ekonomike me arsye duhet tė mbaron tek integrimi politik, ku nuk egziston mė asnjėfarė hapsire pėr sovranitetin kombėtar. Nė kėtė grackė kanė rėnė edhe kvaziliderėt e kombit shqiptar, se njė thjeshtėzim i tillė, qė pėr BE i pėrdor standardet e njėjta tė legjitimitetit, qė vlejnė pėr shtetin kombėtar. Kjo do tė ndodhte sikur BE tė merte vendimin pėr aplikimin e federalizmit. Tani pėr tani nė UE nuk egziston pėrkrahja e gjithėmbarshme pėr njė proces politik tė tillė. Sipas marėveshjes sė Maastrichtit dhe Amsterdamit dhe sipas vendimit tė BE, qė tė vazhdon me procesin e zgjėrimit, debati pėr federalizmin e pati humbur bazėn e vete reale. Marėveshja e Maastrichtit (Treaty of European Union) tek alinea 3b e thekson pėrcaktimin e autorizimeve, subsidiaritetit dhe proporcionalitetit si parime themelore tė Unisė, qė don tė thotė njė lėvizje kryesore prej njė prakse tė gjeritanishme, ku Unioni si njė organizatė mbikombėtare e bėri si fund i zgjėrimit tė autorizimeve tė veta. Edhepse mundet lirisht tė prognozojmė se integrimi i mėtutjeshėm ekonomik dhe monetar si dhe reziku i jashtėm do ta sjellin nė qendėr tė vėmendjes unifikimin politik, shumė rėndė mundet tė besohet, qė rendi i ardhshėm politik dhe konstitucional i Unisė tė imitonte arhitekturėn tipike institucionale tė shtetit kombėtar. Liderėt e Unionit Evropian, e nėnshkruan Marrėveshjen nga Nica, e cila i vėrteton reformat institucionale tė domosdoshme pėr zgjerimin e Unionit. Kryeministri spanjoll, Hoze Maria Aznar, Marrėveshjen e nėnshkruar e vlerėsoi si "tė kėnaqshme", qė sipas tij, formula e cila do tė aplikohet pėr fondet pėr ndihmė rajonale i pėrgjigjet Madridit, pasi qė garanton se vendimet pėr ndarjen e shumave do tė miratohen njėzėri. Spanja nuk dėshironte tė tėrhiqet nga e drejta e vetos, gjatė ndarjes sė fondeve rajonale, nga tė cilat ajo siguron fonde plotėsuese. Me Marrėveshjen nė Nicė, parashihet tė ndėrpritet e drejta e vetos, pasi qė tė miratohen fondet pėr ndihmė tė rajoneve tė mbetura pėr periudhėn prej vitit 2007 deri mė 2013. Pas vitit 2013, Spanja do t'i humbė privilegjet lidhur me kėto financime, pasi qė parashihet se deri atėherė do t'i arrijė vendet e zhvilluara. Ndėrkohė, kryeministri belg Gy Ferhofstat, shprehu kėnaqėsi pėr shkak tė Marrėveshjes sė nėnshkruar dhe theks tė veēantė, vuri mbi atė, qė vendet nga Beneluksi nė Kėshillin e Ministrave do tė kenė 29 vota, po aq sa kanė veē e veē katėr vendet e mėdha, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia. Nga ana tjetėr, kryeministri britanik, Toni Bler, ėshtė i kėnaqur nga marrėveshja e arritur dhe mendon se ėshtė hapur rruga drejt zgjerimit tė UE-sė. Kryeministri grek, Kostas Simitis, mendon se teksti ėshtė i mirė, pėr tė cilin u arrit marrėveshja e 15 liderėve, por mendon se me Marrėveshjen e miratuar mund tė shkaktohen probleme gjatė funksionimit tė UE-sė. Ai shprehu kėnaqėsi tė madhe, pėr shkak tė vendimit qė Greqia tė ketė 22 deputetė nė Parlamentin Evropian. Simitisi ėshtė i kėnaqur edhe nga vendimi qė tė ruhet e drejta e vetos, pėr ēėshtje lidhur me tregtinė detare dhe marinėn, qė pėr Athinėn kishte rėndėsi tė madhe. Qiproja, njėra nga kandidatet pėr anėtarėsim nė Union, i pėrshėndeti vendimet e miratuara nė Samitin nė Nicė, ku sipas zėdhėnėsit Mihalis Papapetru ėshtė me rėndėsi qė gjatė miratimit tė vendimeve, nė ardhmėri pėrveē rėndėsisė sė shteteve, tė respektohet edhe parimi demografik. Ai shtoi se vendimi i Kėshillit tė Ministrave, qė Qiproja tė ketė katėr vota, do tė thotė nė Union do tė pranohet i tėrė ishulli. Lideri i turqve qipriotė, Rauf Denktash ėshtė kundėr asaj qė Qiproja tė bashkohet, para se Turqia tė pranohet nė Union. Ministri slloven, pėrgjegjės pėr integrimin evropian, Igor Bavēar, ndėrkaq e pėrshėndeti miratimin e Marrėveshjes dhe si moment mė tė rėndėsishėm e veēoi atė qė Unioni deri nė fund tė vitit 2002, do tė jetė nė mundėsi tė pranojė anėtare tė reja. Ai mendon se vendim i mirė ėshtė edhe ai qė secila anėtare e Unionit tė ketė pėrfaqėsuesin e vet nė Komisionin Evropian. Shtrohen pyetjet provokuese:
Se si do tė duket arhitektura e BE dhe shtetit shqiptar nė tė ardhmen?
Ēka don tė thotė sllogani idiosemantik dhe kriptodeskriptiv i liderit tė PDSHM z.Arbėr Xhaferit se “Shqiptarėt do tė integrohen mbrenda BE nė tė ardhmen bashkėrisht”!? 
Janė tė shumta ato dilema dhe perspektiva para elitės politike shqiptare pėr tė gjetur pėrgjigjen e duhur se si do tė integrohet kombi shqiptar mbrenda BE?

Pjesa e katėrt

Analistėt eminent tė kėtyre proceseve nė BE e pranojnė, se tek anėtaret e saja do tė vjen gjer tek mbulimi i shumtė i jurisdikcionit, pluralizmit tė normave juridike dhe sistemeve, si edhe gjer tek delegimi i shumtė i autorizimeve tek kėto lami nė organizatata supra-kombėtare, e gjithė kjo do ti pėrngjan rethanave nė “shekullin e mesėm” se sa asaj para tė cilės imidiagjojnė pesimistėt e ngjyrave tė ndryshme – kundėrshtarėt e hatashėm tė proceseve tė bashkimit evropian. Sipas analogjisė amerikane anėtaret e BE por edhe kombi shqiptar do ta kuptojnė si njė “komponentė e katėrt e pushtetit politik”. Qysh sot kjo organizatė transnacionale njeh njė numėr tė madh mekanizmash dhe regullash, qė “kompenzojnė” sjelljet endacake dhe gabimet, ku anėtareve tė saja pėr joefikasitetin e vendimeve huq mundohet dėmin e bėrė tua kompenson ashtu si duhet dhe ashtu si ka dhe shpreh nevojėn shteti anėtar i BE, por edhe pėr vendimet qė ishin sajuar nė nivelin kolektiv. Pėr atė shkak mundet tė flitet pėr dy fazat e sjelljes sė vendimeve nė Uninė:e para ėshtė devirituar pėr zgjidhjen e problemeve dhe sjelljen e vendimeve, e dyta pėr negociatat dhe distribuimin e profitit dhe bamirėsive, qė rjedhin prej sė parės. Tek kjo duhet theksuar, se faza e dytė bazohet tek burimi jomazhoritar i legjitimitetit, parasegjithahsh tek ekspertizat, racionaliteti proceduaral, transparentiviteti dhe pėrgjegjėsia duke respektuar rezulltatet e punės (Giandomenico Majone:1999,21-22). Mėnyra e sjelljes sė vendimeve me shumicėn nuk ka qenė kuri e dedikuar nė rendin e ditės dhe si e tillė e shqyrtuar nė Uninė. Pėrsėritja e shpeshtė e “deficitit demokratik” lind pėrvojat, qė p.sh. parlamenti Evropian ti mbijeton nė pėrputhshmėri me modelet e demokracisė, qė nė botė ėshtė rasti i rallė se sa tė ketė qenė apo tė jetė bėrė parim. Zgjedhja e tillė me siguri se do ti kufizonte rolin e shteteve tė vogėla, mirėpo siq thamė nuk i ka mundėsitė e mėdhaja pėr sukses. Modeli jomajoritar i demokracisė mu pėr kėtė shkak i ėshtė shkruar nė lėkurė Unisė, sepse garanton, qė regullat e lojės nuk mundet ndryshuar me shumicėn relative, pėrpos kėsaj mundėson ndarjen vertikale dhe horizontale tė pushtetit tė ashtuquajturat “frengjitė dhe ekuilibrumet” (“checks and balances”), mbiprezentimin e njėsive konstitutive, kontrolin juridik (“judical review) dhe delegatėt qė nuk janė apo u pėrgjigjen drejtėpėrdrejti shumicave politike dhe pakicave. Sa kohė do ti nevojitet elitės politike maqedonase qė ta kupton se shteti maqedonas me njė rend tė tillė kushtetues nuk do tė mundet tė egziston shumė gjatė kohė, sepse vendimet sillen sipas modelit mazhoritar dhe jo sipas atij modeli jomazhoritar. Aplikimi i modelit tė demokracisė konsociative tė cilin nė shkencėn politike e prezantoi dhe teorikisht aplikoi empirikisht duke e vėrtetuar nė shtetet e shumta demokratike nė mbarė botėn Arend Lijpharti ku sė pari erdhi nė shprehje korelacioni pozitiv sipas nevojės dhe pėrvojės pėr regullimin e konfliktit tek shoqėritė plurale dhe natyra jomajoritare e sistemeve tė tyre politike pė sjelljen e vendimeve dhe zgjidhjen e konflikteve tė shumta pa pėrdorimin apo ushtrimin e dhunės ndaj segmenteve tjera tė shoqėrisė plurale. Shtetet qė e pėrbėjnė BE, janė njė shembull i bukur tė shoqėrive me ndarjet e thella: gjuhėsore, gjeografike, ekonomike, ideologjike, fetare dhe fundi i fundit midis shteteve tė vogėla dhe tė mėdhaja. E njėjta logjikė e ndarjeve vlen edhe tek shtetet ballkanike, apo tek ndarja e vetė kombit shqiptar nė pesė shtete: Shqipėri, Mali i Zi, ”RFJ”, Maqedoni, dhe Greqi.
Nė ēmėnyrė duhet integruar pjesėt mekanikisht tė ndara tek pjesa organike e trupit tė substancialitetit tė kombit shqiptar – rilindja dhe ringjallja e identitetit tė coptuar tė kombit shqiptar. Cilat strategji do tė duhej ti pėrdorte elita politike shqiptare pėr zgjidhjen e kėtij konflikti tė hapur?
Strategjitė e deritanishme tė zgjidhjeve tė konflikteve nė BE u treguan si tė sukseshme, nėse bazoheshin tek modelet politike tė sjelljes sė vendimeve sipas modelit jomajoritar. Edhpse modelet jomajoritare nuk janė tė pėrsosura konceptualisht, duhet theksuar se kanė dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm pėr ngritjen dhe pėrforcimin e BE. Dhe vetė analisti i shquar politik profesori i Univerzitetit tė Berklit Robert A.Dahli i cili ėshtė kacafytur me kėtė problem e pranon se me aplikimin e praksės politike tė mazhorancės BE do ta shpinte nė qorsokakun apo do ta ndėrvetsonte shpėrbėrjen e saj. Kjo flet qartė se edhe aplikimi i mėtutjeshėm i praksės majoritare tek shoqėritė multikulturale don tė thotė vatrėn dhe burimin permanent tė konflikteve dhe tė shkatimit dhe moszgjidhjes sė krizave njėherit edhe shpėrbėrjen e tyre. Kėtu duhet veēuar posaēarisht Maqedoninė, si njė shtet artificial qė nuk i respekton vlerat e botės sė zhvilluar demokratike, vlerat e teorisė politike konsociative tė demokracisė. Vetėm modeli i tillė i aplikuar kushtetutarisht tek shoqėria dhe shteti pluralist nė Maqedoni do ti mundėsonte egzistimin e saj tė mėtujeshėm politik. Pėrndryshe konflikti i thellė dhe i atavosur ka filluar ti tregon kėmbėt e veta nė horizonitin e njė logjike tė gabueshme tė zgjidhjes sė problemit tė statusit tė UT, edhe kėsaj radhe me pėrdhunim dhe ndėrmjetėsim tė jashtėm. Deri kuri do tė jenė tė dobishėm ndėrmjetėsuesit prej jashtė do tė mvaret nė radhė tė parė prej shkallės sė kulturės politike dhe kuptueshmėrisė sė elitės politike maqedonase se Maqedonia ėshtė atdheu i tyre dhe se ato kanė tė drejtėn e plotė demokratike tė trajtohen si qytetar dhe shtetas tė rendit tė parė dhe jo si tė huaj. Do tė shohim se si do tė sillet bashkėsia ndėrkombėtare nė tė ardhmen pėreth trungut tė legalizuar prej vetė Shqiptarėve UT-a, a do ta pranon atė edhe vetė bashkėsia ndėrkombėtare, dhe njohja e saj nga ana e saj do tė thoshte edhe njohje nga pala maqedonase. Elita politike maqedonase e aplikon logjikėn e epidemisė sė pritjes dhe koncesioneve tė ndryshme qė mundohet ti fiton me sjelljen e saj arogante dhe me mospėrmbushjen e obligimeve tė saja ndaj Shqiptareve nė Maqedoni. Prej kėsaj sjellje ka dėm edhe vetė kombi shqiptar – mbrenda apo jashtė institucioneve shtetėrore, kjo parti apo partia tjetėr,k y lider apo ai tjetri, ky post apo posti tjetėr. Kush e kupton gjuhėn e shovinizmit dhe kundėrshqiptarizmit sllav lirisht mundet tė konkludon, se kėta rethe janė duke ia thithė dhe pirė gjakun kombit shqiptar. Paradokohe ishte tejet prezante dhe e gjithėnashėme influenca serbe ndaj elitės maqedonase, tani kėtė rol e ka marė linja "fashisoide" e politikės monstruale kvazidemokratike ajo probullgare dhe i shfrytėzon dobėsitė e politikanėve shqiptar pėr ti aritur qėllimet e veta nė fushėn e shahut ku gurėt e drunjtė janė stėrkuqur qysh moti. Duhet patjetėr qė Shqiptarėt tė depėrtojnė nė institucione! Po se po, por jo me largimin e kuadrove ma tė afta dhe tė gjithėanshme dhe duke u dhėnė pėrparėsi lugetėrve tė posa zgjuar prej gjendjeve traumatizuese. Tė tillėt nuk kanė vend nė politikė, tė tillėt duhet tė marin dhenė! Thujase edhe vetė shqiptarėt janė bėrė pjesa pėrbėrse e kėtij procesi kanibalist qė janė duke e degraduar bėrthėmėn e kombit. Tė flasish pėr forcat properednimore demokratike nė rradhėt e VMROS-DPMNES don tė thotė moskuptim i tė gjitha koncepcioneve demokratike qė i njeh teoria dhe tradita e politikės. Elita politike maqedonase vazhdon ti ignoron kėrkesat e popullit shqiptar. Bagėrdarin dhe qumshtin me plot kosė dhe vjellė e pati hėngėr presdienti i tanishėm i Maqedonisė. Shumė ia ndinė atij pėr Shqiptaret nė Maqedoni. Shumė ia ndin atij se partitė politike shqiptare u hėngrėn njėra me tjetrėn. Pėr ēka? Pėr UT? Po se po. Disa u shėrbejnė nė pushtet disa tjerė pas shpinės. Fundi ėshtė i ngjajshėm. Pse po ēuditeni kur sjellja e jonė ėshtė arogante, idiotike dhe joparimore. Ecni rrugės sė mbarė dhe nė fund do tė gjindeni para kėnetės sė tharė kaderiane -qoseiane - baletiane pa statusin e zgjedhur dhe tė definuar kushtetutarisht nga ana e popullit shumicė. Kjo nuk ka tė arihet aq lehtė se sa mendojnė partitė politike shqiptare nė Maqedoni. E gjithė do tė mvaret prej raportit tė momentit se kush do tė gjindet nė pushtet dhe cilėn strategji ndaj shqiptareve do ta aplikon. Nuk do ta dini nga tė veni! Trishtohuni more se kush ia do tė mirėn kombit shqiptar sot! Askushi besa! Intelegjenca shqiptare po hesht, heshtja e ka ēmimin e vet. Kjo heshtje ka shkaktuar trazira mbrenda spiritusit shqiptar! Do tė shohim deri kuri se! Njohja e UT ėshtė vetėm ēėshtje e kohės. Sa kohė do tė nevojitet pėr njohjen e saj mvaret krejtėsisht prej pjekurisė sonė dhe kuptimit tonė tė lojrave dhe parimeve qė e definojnė strukturalisht dhe funkcionalisht jetėn demokratike dhe vlerat e saja nė sqenėn politike nė Maqedoni dhe atė ndėrkombėtare. UT ėshtė vlera numėr njė i kombit shqiptar. Nė Maqedoni kemi dy parti politike ku secila pas njė viti do ta ketė univerzitetin e vet, tė finansuar krejtėsisht prej buriemve tė ndryshme finansiare: prej qeses sė shterur tė popullit dhe qeses inter pares bu tė komunitetit ndėrkombėtar. Kėto ditė pėrderisa e shkruaj kėtė artikull nė Pallatin e Kulturės nė Tetovė, Partia pėr Prosperitet Demokratik, mbajti njė Akademi solemne, me rastin e 10-vjetorit tė themelimit tė saj. Referat, me kėtė rast, mbajti kryetari aktual i partisė, dr.Ymer Ymeri. Ai theksoi se "ne pėr asnjė ēast nuk mendojmė tė ushqehemi me tė kaluarėn, nga shkaku se duam tė ndėrtojmė njė ardhmėri tė qėndrueshme dhe tė pranueshme pėr tė gjithė. "Ymer Ymeri me kėtė rast protestoi kundėr reagimeve tė autoriteteve maqedone, tė cilat nuk lejuan hapjen e paraleles nė gjuhėn shqipe nė Manastir, nė qytetin ku, sipas z.Ymerit, filloi arsimi shqip. Nė vazhdim ai foli edhe pėr Universitetin e Tetovės, duke theksuar se "pėr PPD-nė ky institucion duhet ta marrė dhe do ta marrė vetėm vulėn e universitetit shtetėror nė Maqedoni. Ndryshe, s'ka si bėhet. Dhe kjo do tė bėhet kėshtu, jo pėr shkak se kėtė e dėshiron PPD-ja ose rektorati i UT-sė, por pėr shkak se kėtė e dėshiron populli shqiptar. Nuk ka asnjė fuqi qė do ta ndalė kėtė vullnet tė popullit". Nė vazhdim duke folur pėr Kosovėn, kryetari Ymeri tha se "nė njė perspektivėtė afėrt do tė zgjidhet pėrfundimisht ēėshtja e Kosovės me pavarėsinė e plotė tė saj dhe kėtė synim duhet ta mbėshtesin tė gjitha forcat politike, qė pėr qėllim kanė zgjidhjen e tėrėsishme tė ēėshtjes shqiptare, sepse pėr kėtė luftoi UĒK-ja dhe pėr kėtė ranė shumė viktima." Elita politike sillet jo me pėrgjgegjėsi, jo me korektivitet por me dredhira dhe lojra tė ndytura duke ia vėnė dhe zėrė me shkelm vrimat e saja ku vjen nė shprehje liria, autonomia, pavarėsia, truri dhe tempulli i spiritusit shqiptar. E gjithė kjo si zakonisht manifestohet nėpėrmjet zyrtarizmit tė UT. Kėtu duhet veēuar edhe aktivitetin ndėrkombėtar tė Udhėheqėsisė sė Universitetit tė Tetovės javėn e kaluar pas kthimit tė delegacionit tė UT prej vizitės sė saj nė disa qendrat univerzitare evropiane mbjati njė konferencė pėr gazetarė. Mes tjerash nė kėtė konferencė u theksua nevoja e zyrtarizimit tė UT-sė si Universitet i tretė shtėtėror nė Maqedoni. "Universiteti i Tetovės vepron nė kuadėr tė sistemit arsimor tė Republikės sė Maqedonisė dhe themeluesit e kėtij Universiteti janė subjektet politike shqiptare, si dhe kuvendet komunale, tė Tetovės, Gostivarit, dhe Dibrės qė funksionojnė nė sistemin shtetėror tė kėsaj Republike, dhe kjo i jep UT-sė jo vetė legjitimitet moral, por edhe juridik e politik"- tha rektori i Universitetit tė Tetovės, z.Fadil Sulejmani. "Pėr gjashtė vjet pune dhe pėrpjekjesh pėr afirmimin e sė vėrtetės sė Universitetit, shtoi Sulejmani, nė tė gjitha vizitat dhe takimet qė u kemi bėrė institucioneve tė ndryshme universiteare, kulturore dhe politike, kemi pasė trajtim zyrtar dhe mbėshtetje tė parezervė. Tė vetmit qė nuk e pranojnė kėtė realitet janė pėrfaqėsuesit e shtetit maqedon. Kėtu duhet pėrmendur pjesėmarrjen tonė nė Konferencėn e Rektorėve tė Evropės nė Gjenevė, nė Konferencėn e Rektorėve tė Evropės nė Bolonjė, ku kemi pasur tė drejtė tė plotė vote dhe fjale", tha Sulejmani. Ai kundėrshtoi propozimet e komesarit Maks Van Der Shtul, lidhur me arsimin sipėror shqiptar, duk i quajtur projektet e tij si shkolla artificiale. Sulejmani gjithashtu theksoi se komesari i lartė i OSBE-sė Shtul, nuk ka mandat dhe as kompetencė pėr tė biseduar, e aq mė pak pėr tė vendosur pėr arsimin sipėror tė shqiptarėve nė Maqedoni, pra as pėr fatin e studentėve, profesorėve dhe krejt kuadrit tė Universitetit tė Tetovės. Nė pyetjen se a do t'i pėrgjigjen ftesės sė Partisė Demokratike Shqiptare, pėr tė marrė pjesė nė takimin ku do tė shqyrtohet modeli i Shtulit, i cili pėrkrahet nga partia nė fjalė, Sulejmani tha se udhėheqėsia e Universitetit tė Tetovės nuk do tė marrė pjesė nė asnjė takim. "Nuk do tė marrim pjesė nė njė takim tė tillė, meqė me kėtė do tė injorohej rėndėsia dhe legjitimiteti qė ka ky Universitet". Ndėrkaq, kryetari i Unionit tė Studentėve tė UT-sė, Jusuf Zejnullahu, tha se mė 17 maj do tė organizojė nė sheshin e qytetit tė Tetovės, protestė nė pėrkrahje tė UT-sė. "Disa ngjarje tė kohės sė fundit bėjnė me dije se Maqedonia fillon tė hyjė nė njė krizė tė thellė politike sa i pėrket marrėdhėnieve ndėretnike nė vend", tha ditėn e premte (11.05.2000) nė njė konferencė shtypi Mahi Nesimi, sekretar i Partisė pėr Prosperitet Demokratik. "Refuzimi i koordinuar dhe i dirigjuar i maqedonasve pėr tė pamundėsuar tė drejtėn legjitime tė shqiptarėve nė Manastir dhe nė pjesė tė tjera tė kėtij rajoni qė shkollimin e mesėm ta zhvillojnė nė gjuhėn e vet amtare paraqet fushatė tė paparė antishqiptare dhe cėnim i tė drejtave themelore tė tyre. U bėjmė me dije qytetarėve tė Manastirit dhe tė gjithė opinionit tjetėr maqedonas se pavarėsisht nga kėto tendenca shqiptarėt nuk do tė mbeten pa shkollim dhe tė paditur, ashtu siē i dėshirojnė maqedonasit", tha nė vazhdim Nesimi dhe shtoi se "Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė ua tėrheqim vėrejtjen qė tė mos nisė rrugėn e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Serbisė dhe tė mos shėrbehet me lojėrat e politikės ditore, sepse kjo mėnyrė e tė vepruarit sjellė vetėm dėme, dhe Maqedonia mund ta pėrjetojė fatin e Serbisė, por edhe mė keq - tė copėtohet". S'ka ē'i duhet Akademisė sė Shkencave dhe Arteve qė tė merret me do surrogat - konventash qė i propozon deputeti Stojan Andov, duke dashur qė tė inicojė nėnshkrimin e njė konvente pėr pakica mes Shqipėrisė dhe Maqedonisė, theksoi Nesimi. Rreth problemit tė zyrtarizimit tė Universitetit tė Tetovės, sekretari Nesimi theksoi se, PPD-ja edhe njėherė e deklaron pėrcaktimin e vet kėmbėngulės qė Universiteti i Tetovės tė zyrtarizohet, si universitet i tretė shtetėror nė Maqedoni dhe se pėr kėtė kompetente qė tė vendosė ėshtė udhėheqja e Universitetit tė Tetovės, e jo partitė politike dhe eurokomesarė tė ndryshėm, siē ėshtė Van der Shtuli. Nė kėtė rast ai ftoi publikisht anėtarėsinė e vet dhe simpatizantėt qė nė mėnyrė masovike tė mėrkurėn tė marrin pjesė nė tubimin e protestės nė Tetovė dhe fuqimisht tė mbėshtesin Universitetin e Tetovės. Mahi Nesimi nė fund foli edhe rreth spekulimeve se kjo parti do tė vazhdon bashkėpunimin me Lidhjen Socialdemokrate tė Maqedonisė. "Opozitės maqedonase, posaēėrisht LSDM-sė, ia tėrheqim vėrejtjen se strukturat udhėheqėse tė PPD-sė tani e tutje nuk do tė zgjedhen sipas kritereve dhe diktatit tė Branko Cėrvenkovskit", tha nė fund Mahi Nesimi, sekretar i PPD-sė. Nė Tetovė u mbajt njė akademi solemne kushtuar Kuvendit tė Intelektualėve Shqiptarė , tė cilėt, mė 4 qershor tė vitit 1994, morėn nismėn pėr themelimin e njė universiteti pėr shqiptarėt nėn Maqedoni. Rektori i UT-sė, Fadil Sulejmani, tha se Kuvendi e Intelekualėve Shqiptarė ėshtė njė moment jetik pėr ardhmėrinė e popullatės shqiptare nė Maqedoni, i cili, pėr herė tė parė nė historinė e vet, shtron botėrisht, nė mėnyrė tė organizuar e tė argumentuar mirė kėrkesėn shpirtėrore pėr shkollimin masiv universitar nė gjuhėn shqipe. Shqiptarėt nė Maqedoni, si popullatė e madhe autoktone, shtoi ai, me njė traditė tė lashtė kulturore e qytetėrimi, kanė pasė nevojė , aftėsi dhe kushte pėr ta pasė tė paktėn njė universitet tė hapur nė gjuhėn shqipe, ndoshta edhe mė herėt, prej kur maqedonasit bėnė dy universitete nė gjuhėn e tyre, por u penguan nga ata nė mėnyra tė ndryshme, mbi tė gjitha si etnitet qė s'kanė asgjė tė pėrbashkėt me ta. Intelekualėt tanė, tha Fadil Sulejmani, duke parė rrezikun qė i kėrcėnohej arsimit shqip dhe duke ndier obligim moral pėr mbrojtjen e tij, me ndihmėn e popullit themeluan UT-nė, qė i gėzoi shqiptarėt dhe i dėshpėroi maqedonasit. Shqiptarėt nuk iu kundėrvunė sistemit arsimor tė Maqedonisė, por pėrkundrazi e pasuruan atė edhe me risi tė tjera. Me hapjen e Universitetit tė Tetovės, intelektualėt tanė bėnė njė punė qė kishin pėr detyrė ta bėnin partitė tona politike, sepse ato nė programet e tyre partiake kanė paraparė edhe sigurimin e arsimit universitar pėr popullatėn qė pėrfaqėsojnė, tha ai dhe shtoi se UT-ja nuk pati pėrkrahjen e duhur tė partive politike. Pėrkundrazi, ato posa marrin votėn e popullit dhe posa kalojnė nė pallatin shtetėror maqedonas e bėhen parti pushtetare, harrojnė premtimet, betimet dhe fjalėt e mėdha historike, se do tė punojnė pėr UT-nė, nė realitet ato mbrojnė mė tepėr interesat e tyre personale. Z. Sulejmani nė vazhdim tha se shkolla e propozuar nga Shtuli ėshtė njė krijesė artificiale, njė shkollė politike, qė i shėrben pushtetit maqedonas dhe vasalėve tė tij, pėr ta penguar edhe mė tej arsimimin e vėrtetė dhe krijimin e kuadrove tona tė mirėfillta, tė cilat mund t'i sigurojė vetėm Universiteti i Tetovės, i cili, sot pėr sot, mė sė miri e ka zgjidhur ēėshtjen e arsimit tonė sipėror . Gjithė ky injorim ndaj Universitetit tė Tetovės, tha F. Sulejmani, bėhet pėr arsye se pushteti maqedon nuk i do shkollat qė i themelojnė shqiptarėt, ku gjuha shqipe vjen para asaj maqedone, ku regjistrimi i studentėve bėhet nė mėnyrė masive dhe pa pengesa, jo nė bazė tė stilit maqedon , siē janė kuotat e ndryshme pėr pakicat etj. Lidhur me ligjin e ri pėr arsimin sipėrorė, F. Sulejmani tha se edhe reth kėsaj bėhet shumė zhurmė, por ne nuk e shohim si mundėsi pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė zyrtarizimit tė UT-sė . Universiteti i Tetovės ėshtė themeluar me ligjin e vjetėr pėr arsim, prandaj qeveria e Mqedonisė duhet ta zbatojė kėtė ligjė nė mėnyrė tė barabartė pėr tė gjithė. Me ligjin e ri, tha ai, janė tė kėnaqur si Akademia e Shkencave dhe Qeveria e Maqedonisė, ashtu edhe Kryesia e PDSH, edhe pse ky ligj nuk lejon krijimin e kuadrove nė gjuhėn shqipe, pra, sipas tij, pranohet njė ligj, i cili pėr ne ėshtė diskriminues nė tė gjitha fushat arsimore, shkencore, kulturore, artistike, ekonomoke etj .Ē'ėshtė mė e keqja, tha Fadil Sulejmani, mjetet e komunikimit masiv nė gjuhėn shqipe janė privatizuar, prandaj pengojnė fjalėn e mendimin e lirė, duke mos lejuar tė dėgjohet zėri i Universitetit ė Tetovės dhe tė demantohen tė gjitha pazarllėqet qė bėhen kundėr kėtij Universiteti. Pėrkundėr gjithė kėtyre pengesave, qeveria maqedone e ka humbur jo vetėm betejėn, por edhe luftėn kundėr kėtij Universiteti. Ky Universitet tashmė ka mbėshtetjen morale tė botės dhe njohjen zyrtare tė universiteteve dhe institucioneve tė ndryshme kulturore nė mbarė ruzullin tokėsor Me kėtė rast pėrshėndetėn kryetari i Senatit tė UT-sė Milaim Fejziu, kryetari i PPD-sė Ymer Ymeri, kryetari i Shoqatės sė tė Burgosurve Politikė Shqiptarė , pėrfaqėsuesi i UPSUP-sė dhe tė pranishėm tė tjerė.
Pėrfundim: Pajtohem me qėndrimin e z.Fadil Sylejmani dhe liedershipit tė UT se Ēėshtja e UT-sė ėshtė pyetje e strukturave mbrenda "murnajeve tė shenjta tė kėtij tempulli tė shenjtė" (Nehat Sadiku Uashington Post,07.05.2000), dhe ėshtė aq konstruktive qė lidershipi i UT-sė ka pėrkrahjen strukturale, konceptuale dhe modelative tė PPD-sė. Si njohės i mirė i rethanave jashtė Maqedonisė dhe mbrenda saj mundet ti kėshilloja udhėheqėsisė sė PDSHM dhe posaēarisht z.Arbėr Xhaferi se me mospėrkrahjen e lidershipit tė UT kjo sjellje e tij e papėrgjegjshme dhe evokative jashtė Maqedonisė do tė kuptohej si politikan shkurtpamės, dredhak dhe shpirtshitės. Trazimi i njė ruge tjetėr pėr zgjedhjen e kėtij problemi do ti thellonte ndarjet midis shqiptarėve nė Maqedoni dhe jo ti ofronte tek pyetjet dhe problemet ku subjektet politike duhet tė flitinin me nji gjuhė tė pėrbashkėt. Nėse lidershipi i PDSHM-sė do tė fliste me njė zė tė maqedonasėve dhe do tė logjikonte me logjikėn e komisarit evropian Maks van der Shtulit atėherit kjo parti politike nė zgjedhjet e ardhshme shumė pak para votuesve shqiptar do ta arsyetonte kredibilitetit e saj legjitimues dhe politik, pamarė parasysh rezultatin e saj tė aritur. Nuk mundet ēdokushi ta kap pėr brirash tė vėrtetėn e kombit shqiptar nė Maqedoni dhe ma pak kjo do tu shkonte pėr dore dhe me siguri do tė kishin sukses strukturat e traumatizuara prej pėrndjekejeve dhe pėrdhunimeve tė solucioneve politike qė janė bėrė qysh moti pjesa e sė kaluarės dhe jo pjesa e sė ardhmes. UT ėshtė aq i rėndėsishėm saqė edhe vetė ekzistenca politike e vetė kombit shqiptar nė Maqedoni. Aplikimi i gjuhės, metaforave, mentalitetit, sjelljes, reinkarnimit tė formave politike me stilin "ne i dimė tė gjitha parimet e politikės" tė kombit maqedonas qė ende nuk ėshtė strukturuar si komb prodhimi i armikut tė brendshėm artificial siq janė shqiptarėt nė Maqedoni e ka kuptimin e logjikės devide et impera. Kė tė ndajnė dhe kujt ti sundojnė. Dihet se kujt. Kombit shqiptar nė Maqedoni. Po se po. Shoqata e ish-tė Burgosurve dhe tė Pėrndjekurve Politikė Shqiptarė nė Maqedoni me rastin e mbajtjes sė protestės pėr zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės, lėshoi njė komunakatė nė tė cilėn mes tjerash thuhet se protesta e paralajmėruar e studentėve tė Universitetit tė Tetovės dhe kėrkesa e tyre drejtuar opinionit pėr pjesėmarrje masive nė manifestimin e vullnetit shqiptar rreth zyrtarizimit tė UT-sė dhe barazimit tė tij me dy universitetet tjera eksistuese nė Maqedoni, ishin tema qė trajtoi nė mbledhjen e saj tė djeshme kryesia qendrore e Shoqatės sė ish-tė Brgosurve Politikė Shqiptarė. Pas analizė qė iu bė situatės sė krijuar rreth Universitetit tė Tetovės dhe aktiviteteve qė prekin drejtpėrdrejtė kėtė instuitucion tė vetėm tė shkollimit tė lartė shqiptar u konstatua se fatkeqsisht edhe kėsaj here, si gjithnjė, projektet kombėtare, rrezikimet mė tė mėdha i kanė patur nga vetė shqipėtarėt. Vlerėsohet si domosdoshmėri ruatja e autonomisė sė Universitetit, dhe shtrohet si nevojė e domosdoshme angazhimi i mbarė potencialit shqiptar nė drejtim tė zyrtarizimit dhe verifikimit tė kėtij tempulli tė shenjtė tė shkollės shqipe. SHBPSH e vlerėson si tė drejtė tė pakontestueshme dhe detyrė deklarimin e studentėve tė UT-sė rreth fatit tė tyre dhe institucionit ku ata ndėrtojnė pėrgatitjen e tyre profesionale. Pikėrisht pėr kėtė, kjo shoqatė protestėn e paralajmėruar pėr tė mėrkurėn nė oragnizim tė Unionit tė Studentėve tė UT-sė pėrveē qė e vlerėson tė drejtė tė natyrshme dhe tė ligjshme tė rinisė studentore, atė e pėrkrah fuqimisht nė kėtė aktivitet, sipas kėsaj shoqate, me pėrmasa mbarėkombėtare. Ėshtė detyrė urgjente arritja e unitetit ndėrshqiptar dhe bashkimi i potencialit kombėtar nė mbrojtje tė kėsaj tė drejte tashmė tė fituar. Kryesia e Shoqatės sė ish-tė Burgosurve dhe tė Pėrndjekurve Politikė Shqiptarė gjykon si tė nevojshme, qė pėr opinionin shqiptar, tė ripėrsėrisė edhe njė herė deklarimin e paradokohshėm tė saj se ėshtė momenti qė subjekti politik shqiptar dhe aktorėt politikė tė paraqiten tė njėsuar dhe kėtė problem me rėndėsi jetike ta zgjidhim nė frymėn e pėrcaktimeve tė autoriteteve legale dhe legjitime tė Universitetit tė Tetovės, pėrcaktimeve programore tė vetė subjektit politik shqiptar dhe akteve tė themelimit tė UT-sė, nėnshkrues tė tė cilit janė edhe partitė shqiptare me relevancė politike. Protesta e 17 majit le tė jetė dėshmi e pėrcaktimit tė shqiptarėve se nė kėtė shtet pranojmė tė jemi vetėm tė barabartė, andaj UT-ja mund tė jetė vetėm i barabartė me dy universitetet ekzistuese maqedonase. Ne shpresojmė dhe besojmė thellė se me kėtė rast edhe njėherė do tė dėshmohet se tė gjithė shqiptarėt nė Maqedoni , dashamirėt e dijes dhe studentėt e UT-sė, si pjesa mė e ndėrgjegjshme e kombit nuk bien nė kundėrshtim me pėrcaktimet evroperėndimore tė popullit shqiptar. Me kėtė protestė pjesa mė vitale e kombit edhe njėherė apelon pėr mirėkutim dhe ndihmė qė miqtė dhe aleatėt tanė si Unioni Evropian, State Departamenti amerikan dhe qendrat tjera tė vendosjes ta rishikojnė projektin e Shtulit, sepse njė ide e tillė ėshtė e papranueshme pėr ēdo shqiptar. Lėvizja Popullore e Kosovės, i pėrkrah pa rezervė qėndrimet e Senatit, tė Kėshillit dhe tė Unionit tė Studentėve tė Universitetit tė Tetovės pėr zyrtarizim, status dhe financim shtetėror tė Univerzitetit tė Tetovės, thuhet nė njoftimin e LPK-sė tė lėshuar pas mbledhjes sė fundit me koordinator tė Kėshillave tė Rretheve. Do tė bėjmė gjithēka qė ėshtė nė mundėsitė tona pėr tė dėshtuar planet e tė gjithė atyre qė mendojnė se shqiptarėve mund t'u mohohen edhe tė drejtat themelore qė nė fakt nuk duhet tė diskutohen fare. Situata konfliktuoze qė po krijon pushteti maqedon duke injoruar UT-nė e indinjon ēdo qytetar tė paanshėm nė botė dhe e revolton ēdo atdhetar shqitpar, thuhet nė fund tė njoftimit tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, e cila njė letėr pėrkrahjeje i ka dėrguar Senatit, Kėshillit dhe Unionit tė Studentėve tė Universistetit tė Tetovės.

Pjesa e pestė

Identiteti kombėtar ka njė natyrė ambivalente dhe nuk mundet tė shpėrbėhet, asgjėsohet apo eleminohet siē vlen pėr disa dukuri tjera shoqėrore, ndryshe thėnė: nuk mundet ikur prej instrumentalizimit tė saj pozitiv apo negativ tek proceset shoqėroro-historike qė janė aktuale tek kombi shqiptar. Termi identitet kombėtar ka njė formė dhe pėrmbajtje evolutive. Historia politike e kombit shqiptar shpeshherė ka regjistruar ngjarjet e degradimit tė shqiptarve nė njė kategori njerėzish prej komunitetit tė shumicės dhe ashterizimi apo degradimi i tyre nė nivelin e shtetasėve tė klasės sė dytė. Kėtė fakt kritikėt e shumtė tė identitetit kombėtar shqiptar e pėrdorin si argument pėr atė, qė pėr tė nuk ka hapsirė tek shoqėria pluraliste, multietnike dhe multikonfesionale, sepse me ngjarjet e fundit me kombin shqiptar bėhet fjalė pėr njė dukuri tė ngushtėsuar, ekskluzive dhe nė esencėn e saj anakronike (Arblaster:1995,195). Kėtu bėhet fjalė pėr njė qėndrim mashtronjės, qė i ik parashtrimit tė pyetjes themelore: 
si mundet aritur bashkimin e kombit shqiptar dhe ēka duhet tė jetė ajo qė shoqėrinė shqiptare do ta mban sėbashku, ose si duhet aritur njėfarė shkalle minimale dhe tė domosdoshme tė unitetit kombėtar?
Ēdo shoqėri plurale duhet tė ketė njėfarė mirėkuptimi pėr atė, ēfarė paraqet dhe ēka po kėrkon, thjeshtė thėnė nėse nuk dėshiron sipas vullnetit tė saj tė derdhet nė rethin ndėrkombėtar. Kėtu me identitetin kombėtar shqiptar (kupto identitetin e kombit shqiptar) nuk mendojmė pėr ndonji nocion tė ripėrtrirė metafizikisht, siē janė “substancialiteti” kombėtar, ”shpirti” apo nivelizimi i saj me nocionin e ngushtė siē ėshtė karakteri kombėtar. Identitetin kombėtar shqiptar ėshtė e mundshme qė pėr shkak tė qasjeve analitike ta ndajmė nė tri pjesė themelore pėrkatėse. E para e pėrbėn kushtetutėn ose parimet kushtetutare, qė e pėrcaktojnė komunitetin politik individual. Tek ajo janė shprehur (tek ajo do tė shprehen) vullneti i pėrbashkėt politik dhe vetėkuptimi kolektiv, pėr tė cilat nė periudhat e ndryshme apo nė njė periudhė tė ardhshme duhet tė arin qėllimin pėrfaqėsuesit e kombit shqiptar. Jürgen Habermasi (1992 dhe prill 2000) lidhur me kėtė e pėrdori nocionin “patriotizmi kushtetutar” (Verfassungspatriotismus). Subjektet politike shqiptare duhet ta kuptojnė njė gjė se asnji farė rendi kushtetutar nuk ėshtė i pėrjetshėm dhe mundet ndryshuar nė pėrputhshmėri me ndryshimin e vetė - kuptimit tė shoqėrisė dhe aplikimit tė modelit tė demokracisė konsociative. Pėrderisa kjo nuk do tė ndodh, kombi shqiptar do tė vazhdon tė jetė i ndarė nė pesė entitete politike, mbetet projektkushtetuta njė emėrues i pėrbashkėt dhe kornizė, ku do tė zgjidhen pandėrprerė konfliktet dhe kundėrshtitė – edhe moskuptimet pėr vetė kushtetutėn (apo edhe vetė procedura e pranimit tė kushtetutės sė re kuptohet aty ku shqiptaret janė subjekti politik i angazhuar nė qeverisjen e shtetit apo ndėrtimit tė saj) si zakonisht (ri)zgjidhen tek njė kornizė e parashtruar formalisht tė re. Faktori i dytė themelor pėrfshin pikėpamjen kolektive apo imagjinarin kolektiv, qė e ka komuniteti i konkretizuar politikisht pėr identitetin e saj. Kėtu kombi shqiptar ka njė sėrė imagjinaresh koleketive, lirisht mundet tė flasim pėr tė ashtuquajturėn “komunitetin e paramenduar - imagjinuar" – shtetin e paramenduar tė pėrbashkėt tė kombit shqiptar (albanian imagined community), qė i lidh njerėzit, edhepse mes veti nuk njihen ("Ra ky mort e u pamė" Ismail Kadare): nė tė gjitha trojet ku jetojnė shqiptaret flasin gjuhėn e pėrbashkėt – gjuhėn shqipe, gjithmonė patėn luftuar dhe ėndruar qė tė jetojnė nė njė shtet tė pėrbashkėt, gjithmonė kanė qenė tė gatshėm qė pėr tė ta sakrifikojnė jetėn e tyre. Ky komunitet politik imagjinar i pėrfshin si tė kaluarėn tė tashmes si dhe ardhmėrinė, lidhen gjeneratat e kaluara me ato tė tanishmet dhe tė ardhmet. S’ka gjė, imagjinacioni, i cili i bashkon tė gjitha kėto, tė mos flasim numerikisht, qė arin prej 7-8 miljon shqiptar gjer tek qindra miljona popujsh tjerė nė Evropė, flasin tejet qartė pėr njė imagjinacion tė aritur tė pėrsosur dhe parasegjithash pėr njė dukuri sociologjiko-politike, qė i themi nėse ia ngjisim edhe elementet tjera, e quajmė ideniteti i kombit shqiptar apo ndonji kombi tjetėr. Prandaj nuk duhet befasuar dhe haruar se kombet e ndryshme tek ajo i pėrdorin mitet e ndryshme dhe lloj-lloj imagjinaresh si forma tė vetėprojektimit shoqėror. Kėtu duhet theksuar keqpėrdorimin e mitit dhe imagjinareve tė ndryshme qė i pėrdori elita fashistoide serbe pėr eleminimin fizik-biologjik-social-politik tė kombit shqiptar dhe popujve tjerė tė ish RSFJ. Kėtu shkenca politike shqiptare duhet ta ngren zėrin dhe tė flet me njė kritikė tė hapur dhe objektive qė kombi shqiptar gjatė ndėrtimit tė identitetit tė tij kombėtar tė mos bjen nė kurthet dhe grackat serbe, duhet theksuar se tek mitet ėshtė e mundur tė sqarohet natyra e tyre tridimenzionale: ajo kognitive, afektive dhe impulzive. E para paraqet njėfarė “letėrnjoftimi” tė komunitetit konkret politik d.m.th. profilin e saj tė papėrsėritshėm nė komunitetitn ndėrkombėtar, e dyta inicon dhe mobilizon ndjenjat, pėrderisa e treta thret kah veprimi - akcioni (Parekh:1997,8). Komponentėn e tretė pėrbėrse tė identitetit tė kombit shqiptar e pėrbėn mardhėnia e individit ndaj komunitetit tė vet. Identiteti kombėtar si i tillė nuk ėshtė ndonji gjė e cila do tė ishte prona private e dikujt, por paraqet njėfarė relacioni apo formė e identifikimit personal me simbolet e identitetit kolektiv, siē janė pėr shembull himna (shtetėrore) kombėtare, flamuri, festat kombėtare dhe ritualet, pėrmendoret kushtuar heronjėve dhe tė ariturave tjera kombėtare. Kėta simbole, qė i pėrkasin vetėm komunitetit shqiptar dhe askujt tjetėr (por egzistojnė dhe rastet specifike p.sh. konflikti midis Grekėve dhe Maqedonėve pėr shkak tė emrit Maqedoni dhe formėn e flamurit), na integrojnė nė jetėn konkrete tė njė komuniteti, na lidhin me tė kaluarėn e saj, i mobilizojnė ndjenjat politike dhe i apin “patriotizmit kushtetutar” njė pėrkrahje tė thellėsishme kulturore dhe njė bazė tė gjithėanshme emocionale. Pėr kohezionin dhe stabilitetin e shoqėrisė sė ardhshme shqiptare ėshtė tejet me rėndėsi, qė simbolet kombėtare tė jenė inkluzive, d.m.th. qė me to tė identifikohen tė gjithė anėtarėt e shoqėrisė dhe tė mos jenė “shkruar nė lėkurė” vetėm njė grupacioni (segmenti) dominant etnik dhe kulturor por tė vjen nė shprehje shoqėria dhe shpirti multikulturor i kombit shqiptar. Kombi shqiptar gjithmonė ka pėrdorur elementet e kulturės inkluzive dhe kuri asaj ekskluzive. Dhe kėtu qėndron baza fondamentale pėr ndėrtimin e njė identiteti tė pėrbashkėt tė kombit shqiptar, identiteti i cili burimin e pashterur e ka tek djepi i atdhedashurisė dhe patriotizmit kushtetutar dhe jo njė eo ipso tė ashtuquajturit patriotizėm paternalist, patriotizmit tė instrumentalizuar politikisht pėr aritjen e qėllimeve tjera tė erta dhe shkurtpamėse.

Pjesa e gjashtė

Rethanat e ndryshuara historike, ndryshimet “revolucionare” politike d.m.th. ndrimi i regjimeve politike dhe rethanat e reja ndėrkombėtare (nė radhė tė parė rethi armiqėsor pėr kombin shqiptar me padyshim se patėn ndikuar tek pėrmbajtja e ēdohershme e identitetit kombėtar shqiptar. Kėtu nuk duhet nėnēmuar rolin e elitave politike, qė gjithmonė janė munduar qė ta instrumentalizojnė identitetin e kombit shqiptar (duke inkompunuar “heroizmat” e tyre dhe kuptimin e tyre tė historisė p.sh. nė Shqipėri duhet veēuar dy parti tė tilla politike PDSH e Salih Berishės dhe PSSH e Fatos Nanos, brenda spektrit politik gjinden edhe asi partish politike qė ende janė duke e ndėrtuar identitetin e tyre partiak, brenda Kosovės LDK e Ibrahim Rugovės dhe PPDK e Hashim Thaēit, dhe brenda spektrit politik kosovar duhet veēuar edhe asi partish politike qė ende gjinden nė fazėn e ndėrtimit tė personelit dhe identitetit tė tyre politik, nė Maqedoni PDSHM e Arbėr Xhaferit dhe PPD e Ymer Ymerit. Kėtu duhet veēuar dhe theksuar se identiteti dhe sqena e konsoliduar e spektrit politik nė Maqedoni tek kėto partitė politike ende s’ka mbaruar, egziston njėfarė situate "hobbsiale" (homo homini est lupus - njeriu pėr njeriun ėshtė ujk - e njėjta gjė vlen nė Kosovė dhe Shqipėri apo tė themi metaforikisht nė mbarė Ballkanin) ku secila palė mundohet ti monopolizon problemet kombėtare sikur tė ishin prona private e tyre, p.sh. Ēėshtja e pazgjedhur e UT dhe njėra parti politike tė themi ajo e PPD e Ymer Ymerit e kėrkon qė UT tė jetė univerzitet shtetėror pėrderisa me njė qėndrim tė tillė i ofrohet qėndrimeve tė rektorit tė UT Fadil Sylejmanit dhe lobit tė tij, dhe e dyta lidershipi i UT krijon koalicionin me PPD kundėr politikės, kėrkesave dhe strategjisė sė PDSHM nė pushtet pėr zgjidhjen e problemit tė UT nė pėrputhshmėri me modelin qė po e propozon ndėrmjetsuesi ndėrkombėtar Van der Shtuli. Lidershipi i UT dhe PPD-sė nuk e luan njė rol konstrukitv por tė fėlliqur duke e instrumentalizuar njėrin prej segmenteve tė identitetit kombėtar pėr rėzimin prej pushtetit tė PDSHM tė Arbėr Xhaferit dhe Menduh Thaēit. Kėshtu i interpretojnė elementet dhe qėllimet e politikės sė lidershipit dhe PPD njerėzit ma eminent tė kreut tė PDSHM. Nė vend qė tė dyja partitė politike tė nėnshkruajnė njėfarė deklarate tė pėrbashkėt pėr avansimin dhe zgjidhjen e problemit tė UT nė pėrputhshmėri me politikėn, kėrkesat dhe strategjinė e udhėheqėsisė sė UT, tė dyja partitė politike i ka kapur ankthi dhe epidemia e kuadrove, degradimi i kuadrove qė punojnė mbrenda UT. Me fjalė tjera tė dyja partitė politike mundohen ta kenė univerzitetin e tyre, kuadrot e tyre dhe ligjin e tyre. Normalisht qė secila parti dėshiron ti ketė njerėzit e vet mbrenda UT, por ėshtė e vėrteta se tė dyja partitė politike kanė mbetur pa asnjėfarė intelektualėsh tė mirėfilltė. Tė gjithė i kanė larguar pėr kėsi apo arsyesh tjera. Tani pėr tani intelektualėt e rangut Arbėr Xhaferi duhet ēmuar dhe treguar respekt ndaj tij por duhet kritikuar ndihėmsit e tij analfabet dhe rėmihėsit e sė vėrtetės shqiptare. Problemin e UT do ta zgjedhin...) parasegjithash janė munduar qė tė garantojnė pėrkrahjen e popullit, nė realitet shiquar nuk ishte e mundshme qė elitat politike shqiptare ti “revolucionarizonin” kėrkesat e tyre pėr ndėrprerjen e njė sjellje arogante dhe dėshtonjėse sa u pėrket redefinimit dhe reinterpretimit tė strategjisė sė zgjidhjes sė kombit shqiptar. Ka kohė mendojnė subjektet politike shqiptare nė pushtet dhe ato nė opozitė. Intelektualėt dhe njerėzit qė nė realitet profesionalisht miren me Ēėshtjen e pazgjedhur tė kombit shqiptar si pėrfill kushi, s’kanė nevojė pėr shkencė politike pėrderisa ato sillen si qenie hyjnore tė ferit tė Dantes, shkallės sė nėntė ku njohuria lind dhe digjet pėr nji ēast. Komisioni i ekspertėve pėr arsim, pranė Partisė Demokratike Shqiptare, kėto ditė i ka bėrė ftesė zyrtare udhėheqėsisė sė Universitetit tė Tetovės pėr tė mbajtur njė takim tė pėrbashkėt nė fund tė javės qė vjen. Sipas kryetarit tė kėtij komisioni Zamir Dika, ky takim do tė heqė shumė dilema rreth asaj se ēka ofron modeli i propozuar nga komesari i Lartė pėr Pakica, Maks van Der Shtul, dhe Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim Evropian, dhe cilat moduse i pėrkrah PDSH-ja pėr funksionim tė sistemit arsimor pėr shqiptarėt nė Maqedoni. "Partia Demokratike Shqiptare me kėtė hap fillon ta sqarojė para opinionit, projektin politik pėr arsimin sipėror tė shqiptarėve, si dhe tė gjitha aspektet e ofertės qė ka bėrė komesari i Lartė pėr Pakica Maks van Der Shtul, dhe OSBE-ja, karshi legjislaturės maqedone, respektivisht Qeverisė sė Maqedonisė, pėr njė sistem tė pranueshėm arsimor" - thotė z. Dika, dhe shton se "kėtė sqarim Komisioni i ekspertėve pėr arsim pranė Partisė Demokratike Shqiptare, do t'ia ofrojė rektoratit dhe senatit tė UT-sė, nė takimin qė e kemi menduar tė mbahet diku nga fundi i javės qė vjen". Ėshtė tejet diskutabile profesionalizmi i ekspertėve pėr arsim pranė PDHM, me fjalė tjera lidershipi i kėsaj partie mundohet me mish eme shpirt tė depėrton nėpėr segmentet e UT. Tani pėr tani pa sukses. Lobi pėreth rektorit tė UT Fadil Sylejmanit dhe ish perfektit tė Gostivarit Rufi Osmanit korin suskes pas sukesit duke krijuar koalicionin me PPD tė Ymer Ymerit. Kryetari i Parlamentit tė Gjermanisė Volfgang Tirze, i cili po qėndron nė Republikėn e Maqedonisė, sot mbajti fjalim para deputetėve tė Kuvendit tė Maqedonisė, ku morėn pjesė edhe anėtarėt e Qeverisė sė Republikės sė Maqedonisė, kryetari i Gjyqit Kushtetues, kryetari i Kėshillit Gjyqėsor Republikan, kryetari i Gjyqit Suprem, mitropoliti i Pollogut dhe Kumanovės z. Qirili, kryetari i Bashkėsisė Islame tė Maqedonisė Haxhi Sulejman efendi Rexhepi, ipeshkvi i Ipeshkvisė sė Shkupit dhe Prizrenit Joakim Herbuti, si dhe shefat e misioneve tė huaja konsullare tė akredituara nė Republikėn e Maqedonisė. Ne fjalimin e tij kryeparlamentari gjherman theksoi: "Jam i bindur se askush nuk do ta harrojė vetėdijen e lartė tė vendit tuaj. Pranuat 15.000 ushtarė tė NATO-s me detyrė qė edhe nė kėtė rajon tė Evropės tė vendosin zhvillim dhe paqe afagjate. Maqedonia me kėtė fitoi mirėnjohje dhe reputacion nė Evropė dhe botė. Shumė rrallė ndodhė qė njė vend, mbi tė cilin ndėrpritet monitoringu, tė lavdėrohet aq shumė nė Kėshillin e Evropės, siē ishte rasti me Maqedoninė, nė kontest tė gatishmėrisė sė saj gjatė krizės kosovare. Maqedonia, nė kėtė mėnyrė, mund tė jetė shembull i mirė i pajtimit tė grupeve etnike nė viset tjera tė Ballkanit", shtoi Tirze. Kryetari i Bundestagut gjerman paralajmėroi se Gjermania kėtė vit do tė ndihmojė Maqedoninė me 400 milionė marka gjermane, ndėrsa tre viteve tė ardhshme me nga 300 milionė. Pikėpamjet e tij janė se Maqedonia qė tani po pėrgatitet pėr kriteret afatgjate pėr inkuadrim nė Union. Sipas tij, ekonomia maqedonase duhet tė sigurohet sipas parimeve tė ekonomisė sė tregut dhe sistemit juridik, qė tė korrespondojė me standardet evropiane. Ai, tha se Gjermania ėshtė partnerja mė e madhe tregtare e Maqedonisė dhe njėra nga donatoret mė tė mėdha nė bashkėpunimin ekonomiko-politik. Sipas tij, jetesa e pėrbashkėt nuk duhet tė jetė ndezje e zjarrit, por pasurim me gjuhė tjera, tradita dhe religjione. "Ky ėshtė ēelėsi pėr Evropėn, ku tė gjithė popujt nė mėnyrė paqedashėse bashkėrisht do tė jetojnė. Maqedonia ėshtė shembull inkurajues pėr fqinjėt e vet dhe botėn pėr bashkėjetesėn e mirė tė grupeve etnike maqedonase dhe shqiptare si dhe grupeve tjera", theksoi Volfgang Tirze. Ndėrsa nė fjalėn e tij kryetari i Kuvendit tė Republikės sė Maqedonisė Savo Klimovski, tha se Maqedonia e vlerėson lartė pėrkrahjen e Gjermanisė nė hapėrimin e saj drejt UE-sė dhe NATO-s, si dhe nė implementimin e Paktit pėr Stabilitet.Z.Volfgang Tirze nuk pati thėnė asnjėfjalė tė mirė pėr rolin pozitiv dhe konstruktiv qė patėn luajtur Shqiptarėt nė Maqedoni qė tė mos vinte gjer tek eksplodimi i bures sė barotit. Ky zotėri sillet me papėrgjegjėsi kur thekson se jeta e deritanishme e pėrbashkėt midis komuniteteve etnike nė Maqedoni duhet edhe ma tutje tė vazhdon, pa mos thėnė ndonji fjalė pėr politikėn diskriminuese tė elitės politike maqedonase ndaj Shqiptarėve nė Maqedoni. Zoti e din se kush ia pati shkruar elaborimin e tij qė e "recitoi" mbrenda Kuvedit tė Maqedonisė, ndoshta ndonjėri analist politik maqedonas prej qarqeve shovinste dhe nacionaliste maqedonase. Ndoshta!

Pjesa e shtatė
Nėse jemi tė interesuar pėr zgjėrimin e demokracionit, qė nuk duhet lejuar vetėm politikanėve shkurtpamės shqiptar ta mbartin flamurin e sė vėrtetės shqiptare, identiteti kombėtar shqiptar luan njė rol tejet tė rėndėsishėm tek ajo, qė duhet tė ndjehen tė pėrgjegjshėm duke angazhuar me sjelljen e tyre edhe forcat tjera intelektuale mbrenda dhe jashta kopshtit politik shqiptar. Identitetin kombėtar shqiptar duhet akceptuar si njė dukuri, qė ėshtė vendosur tek shoqėria e gjėrė civile dhe nuk ėshtė i kufizuar tek sfera private e jetrave tė individėve. Me ndihmėn e saj bashkėpunojnė shtetasit tek proceset shoqėrore tė vetėvendimit kolektiv dhe individual, tek institucionet politike, tek sajimi dhe implementimi i politikės qeveritare etj. E gjithė kjo na mundėson pėrkrahjen se si tė gjindemi dhe sillemi nė botė prej nga vimė, dhe ēka kemi bėrė. Tek kuptimi historik gjenerata aktuale e sheh si pasardhės i traditės, qė e pasuron dhe e mbart tek gjeneratat e reja. E kaluara nė mėnyra tė shumta ndikon tek e tashmja, nė shembullin e kundėrt ēdo gjeneratė duhet tė fillojė prej fillimit. Gjatė kėsaj periudhe tė proceseve tjera komplekse tė integrimit duket se ruajtja dhe rindėrtimi i identitetit kombėtar shqiptar njė vegjilitet i kotshėm. Fqinjėt kombit shqiptar i ofrojnė propozimet e mamshme, se nuk ka ndonji nevojė racionale pėr ndėrtimin dhe rindėrtimin e identitetit tė kombit shqiptar, kur flasim pėr shtetėsinė evropiane diku edhe pėr shoqėrinė botėrore civile. Nuk mungojnė edhe asi propozimesh, qė tė kufizoheshim tek protektimi i integritetit personal si njė opcioni komplementar tė pranueshėm nė botėn e transnacionalizmit dhe identiteteve plurale dhe duke u kėnaqur me to. Pėr David Millerin (2000:160) ky argument nuk ėshtė aq i bindshėm. Shumė rėndė ėshtė tė prognozosh, se para cilave endikacionitete do tė qėndrojnė shoqėritė e sotshme tė themi pas dhjetė apo njėzet vitesh. Shumė rėndė mundet besuar slloganit pėr "fundin e historisė"(teza e politologut amerikan Francis Fukuyamės autorit tė librit The End of Histori), do ta pėrjetonte fatin e pėrmbushjes sė prognozimit, sepse rethanat e paparapara stabilitetin aktual politik dhe rendin fitonjės liberal-demokratik tė shprehem metaforikisht pėr njė ditė ia kthen shpinėn menjiherit. Kėtu sėrish do tė parashtrohej pyetja, ēka ėshtė ajo qė e mban sėbashku shoqėrinė pėrkatėse, definimi i mėnyrave tė solidaritetit duke respektuar pėrvojat dhe mostrat prej fatit tė historisė sė pėrbashkėt. Tek pėrvojat e tilla tė krizės, spastrimit etnik apo zhdukjes sė ndonji populli kolektivisht, apo tė shprehemi fenomenollogjikisht gjatė kėtyre pėrvojave apokaliptike qė fati lujati me popullin shqiptar nė Kosovė duke i tejkaluar momentet ma tė egėrsishme tė lajmėtarit tė fortunės qė solli shkrumb e hi, gjak e viktima nė prehrin e lirisė tė sovranitetit, identitetit dhe spiritusit shqiptar. Prej shekullit nė shekull spiritusi shqiptar mundohet ta gjen rugėn e vet por dikushi gjithmonė ia pret rugėn dhe i krijon barierat qė s'mundet aq lehtė ti tejkalon. Spiritusi i kombit shqiptar ende gjindet nė kėtė rugė me plot baltė dhe helm tė zier. Por pėrnjėherit tė gjitha kėto turbullirave me sukses u pėrballoi! E theksuam vetėm njėrin prej problemeve ma kryesore, qė mundet tė sjellin gjer tek riaktivizimi i krizės sė identitetit kombėtar apo deri tek e ashtuquajtura dukuri e " paniku i identitetit". Analistėt politik i theksojnė midis kėtyre shkaqeve pėr tė parasegjithash pasojat "anemike" tė postindustrializimit, shpėrbėrjen e komuniteteve tradicionale, globalizimit, pėrforcimin dhe pėrdhunimin e tepėrt tė multikulturalizmit, imigrimin etj., pėr kėtė rast nė botėn Perendimore mundet tė hasim dukuritė ciklike tė fashizimit tė strukturave dhe poreve tė shoqėrisė civile. E njėjta gjė po ndodh edhe nė botėn shqiptare. Para kėtyre dukurive asnji shoqėri nuk ėshtė imune. Mungesa e tepėrt e analizave politiko-sociologjike pėr zbulimin e shkaqeve pėr dukuritė e tilla negative nė fillim tė mijėvjeēarit tė ri do tė vin ma shumė nė shprehje. Kėto shkaqe nė rastet e shumta janė prej burimeve banale, por ndodh edhe rasti kur dukuritė e tilla ngushtė lidhen horizontalisht dhe vertikalisht me ritjen dhe thellimin e krizės ekonomike dhe problemve materiale, me tė cilat takohen shumica e shtetasve tė njė shoqėrie apo i gjithė shteti-shoqėria. Politologu norvegjez (Husbands: 1994 dhe 1999) p.sh.e aplikon konceptin politiko-sociologjik " paniku i moralitetit" dhe tek kjo thekson rolin e mediave masive tek distribuimi i frigave tė ndryshme tė prodhuara artificialisht pėr tė, se si tė huajt (imigrantėt) e rezikojnė jo vetėm identitetin kombėtar por kanė domethėnien e njėfarė reziku potencial pėr rendin shoqėror, politik dhe moral. Edhe mbrenda shtetit shqiptar ndodh njė fenomen pa kokė e krye duke u munduar ti prodhojnė dhe sjellin para ligjit strukturat e inkriminuara nė vjedhjen e arit. Qėndrimi i fundit i qeverisė pėr skandalin e vjedhjes sė thesarit tė shtetit shqiptar ėshtė bėrė zyrtar sot nga Drejtori i Departamentit tė Informacionit pranė Kėshillit tė Ministrave, Thoma Gellēi, i cili deklaroi se "Qeveria ka kėrkuar nga prokuroria, SHIK-u dhe Ministria e Rendit transparencė tė plotė pėr ēėshtjen dhe dhe zbardhjen sa mė tė shpejtė tė saj". Vjedhja, sipas zėdhėnėsit tė qeverisė, ėshtė bėrė nė periudhėn e trazirave tė marsit tė vitit 1997, kur shteti pushoi sė ekzistuari. Megjithė punėn qė po bėn prokuroria, qeveria ende nuk ka asgjė konkrete jo vetėm pėr autorėt e vjedhjes sė thesarit tė shtetit, por nė tė njėjtėn kohė nuk mund tė ngarkojė me pėrgjegjėsi as vetėn dhe as qeveritarėt paraardhės pėr kėtė skandal, edhe pse qė nga viti 1997 nė thesar nuk ėshtė bėrė asnjė inventar. Aktualisht vlera reale e vjedhjes, sipas qeverisė, ėshtė 290 kg ar, ose 2.8 milion dollarė. Kujt i nevojitet sot ky skandal me prapavijė tre vjeēare: partive politike pėr tu hakmarur apo pėr diskreditimin e kombit shqiptar para bashkėsisė ndėrkombėtare? E gjithė kjo ėshtė lidhur ngushtė me ritmin, rrjedhojėn dhe dinamikėn e zgjedhjeve nė Shqipėri. Kėto ditė ka pėrfunduar shqyrtimi i projektkodit pėr zgjedhjet nė Komisionin Parlamentar tė Ligjeve. Ky komision ėshtė shprehur dje nė mėnyrė pėrfundimtare, kundėr amendamenteve tė opozitės pėr Komisionin Qėndror tė Zgjedhjeve. Nė kėtė mėnyrė qėndrimi i opozitės ėshtė hedhur poshtė dhe nuk ėshtė pranuar asnjė ndryshim nė kodin elektoral tė Republikės sė Shqipėrisė, pėr KQZ-nė. Ky vendim, sipas komisionit, ėshtė marrė duke u bazuar nė Kushtetutė. "Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve ėshtė i pėrcaktuar nga Kushtetuta. Normalisht, ai nuk mund tė ndryshojė pasi ėshtė pjesė e Kushtetutės qė ka marrė votėn plebishitare", tha nė pėrfundim sekretari i Komisionit tė Ligjeve, Sokol Hazizi. Tė premten e shkuar pėrfaqėsuesit e pozitės dhe opozitės nė Komisionin e Ligjeve gjetėn konsensusin pėr nenet qė kanė tė bėjnė me pasqyrimin e fushatės elektorale nė Radiotelevizionin publik dhe financimin e partive. PDSH e Salih Berishės i ka ndihmėsit e saj kur duan qė ti demonizojnė dhe satanizojnė problemet e vjetra duke ua veshur petkun e ri pėr profite partiake. Partia Demokristiane ka kėrkuar ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar, i cili duhet tė merret direkt me zbardhjen e vjedhjes sė njė pjese tė thesarit tė shtetit. "Nė kėtė komision, i cili duhet tė pėrbėhet edhe nga ekspertė tė huaj, nuk duhet tė marrė pjesė asnjė ekspert i propozuar nga Partia Socialiste dhe asnjė nga Partia Demokratike. Kjo pėr tė siguruar paanshmėrinė nė procesin e hetimeve, por edhe pėr faktin se tė dyja partitė akuzojnė njėra-tjetrėn pėr kėtė ēėshtje", tha nė njė konferencė pėr shtyp kryetari i PDK-sė, Zef Bushati. Partia Demokristiane vjedhjen e thesarit tė shtetit e ka konsideruar "si vazhdim tė pėrpjekjeve qė krerėt e lartė tė politikės dhe ekzekutivit tė vendit, po bėjnė pėr tė destabilizuar shtetin shqiptar. Partia Demokratike ėshtė shprehur sot kundėr deklaratės sė Prokurorisė, e cila ka saktėsuar datėn e vjedhjes nė thesarin e shtetit, ditėt e marsit tė vitit 1997. "Nuk mund tė pranojmė qė kjo vjedhje ėshtė kryer sipas deklarimeve tė qeverisė, nė mars tė '97-ės, pasi kanė kaluar tre vjet", tha sot nė njė konferencė shtypi sekretari i pėrgjithshėm i PD-sė Ridvan Bodei. "Nė kėto vite ishte Banka e Shqipėrisė ajo qė bėn bilancin vjetor mbi thesarin, si dhe ushtron kontroll tremujor nė vendin ku mbahet ky thesar". Mė pas Bode i kėrkoi publikisht guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, Shkėlqim Canit, qė tė deklarojė shifrat e sakta tė vjedhjes sė thesarit. "Nė kohėn kur qeveria publikon shifra, guvernatori i kėsaj banke, i cili disponon regjistrat e thesarit, hesht", - deklaroi Bode. Ndėrkohė qė, SHIK-u, Prokuroria dhe Ministria e Rendit po punojnė me urdhėr tė kryeministrit Meta pėr zbardhjen e ēėshtjes sė thesarit, demokratėt deklarojnė se "ne nga ana jonė, do tė vazhdojmė tė mbledhim informacione rreth kėsaj vjedhjeje". Forcat e erta ashtu i quaj unė shėrbimet e huaja infromative tė fqinjėve tanė edhe nė Kosovė mundohen tė shkatojnė trazira tė reja kėsaj radhe nėpėrmjet tė ONM ku pritet tė zhvillohet regjistrimi i popullit mbrenda dhe jashtė Kosovės. Organizata Ndėrkombėtare pėr Migrim do tė fillojė regjistrimin e kosovarėve me banim jashtė Kosovės, pėr zgjedhjet e ardhshme komunale, qė parashikohen tė mbahen nė vjeshtė tė kėtij viti. Regjistrimi do tė fillojė mė 28 prill dhe do tė pėrfundojė mė 15 korrik. Programi IOM/OKR ėshtė bazuar nė Memorandumin pėr mirėkuptim mes Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara, misioni nė Kosovė (UNMIK), dhe Organizatės Ndėrkombėtare pėr Migrim (IOM), pėrmes tė cilit IOM-i mori pėrgjegjėsinė pėr regjistrimin e kosovarėve me banim jashtė Kosovės, pėr zgjedhjet e ardhshme komunale. Regjistrimi personal pėr kosovarėt me banim nė Shqipėri dhe ish-RJ tė Maqedonisė do tė koordinohet prej zyrave tė IOM/OKR-it. "Joint Registration Taksforce" gjithashtu ka hapur zyrat pėr regjistrimin e kosovarėve me banim nė Mal tė Zi. Regjistrimi i kosovarėve jashtė Kosovės, ish-RJ tė Maqedonisė, Shqipėrisė dhe Malit tė Zi, do tė bėhet me postė. Pesė IOM/OKR zyra informative do ta pėrcjellin regjistrimin me postė nė Belgjikė, Gjermani, Itali, SHBA dhe Zvicėr.Kėto zyra do ta pėrkrahin regjistrimin me postė nė 32 shtete, do tė jenė nė kontakt me qeveritė mikpritėse dhe shoqatat e kosovarėve anembanė shteteve nė tė cilat gjenden kosovarė, do tė udhėzojnė se si mund tė nerren formularėt dhe do t'i sqarojnė kriteret e zotėsisė juridike e procedurat e regjistrimit. Kėto zyra do tė kenė personel qė flet gjuhėn shqipe dhe serbe, pėr t'i udhėzuar ata, tė cilėt dėshirojnė tė regjistrohen.Qendra koordinuese e IOM/OKR-it nė Vjenė do tė organizojė, koordinojė dhe udhėheq pranimin dhe dėrgimin me postė tė materialit pėr regjistrim, prej dhe deri te votuesi; do tė pranpjė dhe kompletojė aplikimet dhe do tė organizojė transferimin e tė dhėnave tė pėrmbledhuar deri te "Joint Registration Taskforce", e krijuar nga UNMIK-u dhe OSCE-ja, nė Prishtinė.Vetėm kosovarėt, tė cilėt do tė regjistrohen nė IOM/OKR do tė mund tė votojnė nė zgjedhjet e ardhshme komunale. Kosovarėt me banim jashtė vednit, qė dėshirojnė tė regjistrohėen, duhet t'i pėrmbushin tė njėjtat kritere sikurse ata qė banojnė nė Kosovė - i/e lindur nė Kosovė, ose, sė paku, njėrin prind ose kujdestar ta ketė tė lindur nė Kosovė; pesė vjet vendbanim tė vazhdueshėm nė Kosovė ose tė jeni nė gjendje tė dėshmoni se jeni larguar me dhunė dhe nuk mund ta dėshmoni kėrkesėn pėr pesė vjetėt e kėrkuara. Pėr t'u kualifikuar nė kushtin e fundit, personi duhet tė dėshmojė se ka jetuart nė Kosovė, sė paku tri vjet pandėrpre, para vitit 1998 dhe pastaj ėshtė detyruar ta lėshojė vendin. Kosovarėt, tė cilėt mund tė dėshmojnė se u ėshtė pranuar azili nė shtetet mikpritėse, prej 1 janarit tė vitit 1995 dhe i plotėsojnė kushtet e tjera, mund tė regjistrohen. Kosova ėshtė duke i kaluar me plot seriozitet fazat ma tė komplikueme pėr ndėrtimin dhe revitalizimin e identitetit tė saj kombėtar. Regjistrimi i popullsisė ėshtė njė komponentė shumė e rėndėsishme pėr restrukturimin re identitetit tė saj tė shkapėrdhyer dhe tė oflliqėsuar prej regjimit fashistoid tė Beogradit. Qarqet reakcionare tė fqinjėve tanė mundohen proceset e tilla ti pengojnė dhe shkatojnė trazira, duke i atavosur forcat progresive kosovare qė meren pėr pavarėsimin e plotė tė Kosovės. Nė Evropė ėshtė tejet jetėgjat dhe e bindshme miti politik pėr rezikun monolit global tė paqės nė Ballkan, kinse paraqet koncepcioni krijimi i njėfarė "Shqipėrie tė Madhe",ky koncepcion edhe kėsaj here vjen prej labaratuareve serbe me njė qėllim afatgjat diskreditimin e kombit shqiptar se na qenka duke ndrequr dhe themeluar njėfarė pėrbindshi pėrmbi pėrbindshat "Shqipėrinė e Madhe". Serbėve dhe popujve tjerė ballkanik duhet pėrgjegjur jo Shqiprinė e madhe por Shqipėrinė etnike. Kjo e fundit po. Kjo ėshtė pjesa pėrbėrse e strategjisė afatgjatė shqiptare. Bindja pėr njė "Shqipėrie tė Madhe", qė ėshtė si njė program maksimal i tė gjitha elitave politike tė fragmentuara tė kombit shqiptar, fqinjėt tanė flasin se ky monstrum ka njė histori tė gjatė dhe mundėson konstituimin e armikut - armiqėve edhe atje, ku nė realitet nuk egziston. Propaganda serbe qe 85 vite pėrsėrit natė e ditė se kombit shqiptar nuk i nevojitet ndėrtimi i identitetit kombėtar, sepse ndėrtimi i identitetit tė kombit shqiptar do tė thoshte krijimin e shumė armiqėve dhe pėrbindshave qė do ta gėlltitnin pėr njė moment pamjen e shėmtuar tė kėtij surogati tė adverbėzuar. Kombi shqiptar kuri nuk ėshtė mėsuar tė jetė zot i vatanit tė vet pėrsėrit thashethemet propaganda sterile serbe. E djathta politike, parasegjithash kėtu mendoj pėr tė djathtėn politike evropiane dhe atė shqiptare, kėtu mendoj pėr shpėrndarėsit e kulutrės kombėtare me karkater konservativ etnonacionalist dhe identiteteve, ēdokundi nėpėr Evropė dhe tek kombi shqiptar kishte shėrbyer pėr definimin negativ tė identitetit kombėtar, d.m.th. nė kuptimin dhe interpretimin e dallimit dhe mohimin e identiteteve tjera (Mitchell dhe Rusell:1995,10; Shinasi A.Rama 1998:17). Tek kjo pak a shumė me sukses apo me njė fleksibilitet tė duhur e shfrytėzoj rastin e tensionuar dhe vakumik pas mbarimit tė luftės sė ftohtė ku erdhi gjer tek ritja e flukseve imigrative prej Evropės Lindore dhe prej botės sė tretė, kėtu ndikuan edhe ngjarjet ndėrkombėtare, qė ndikuan shumė fuqishėm tek radikalizimi dhe pėrforcimi i politikės ndėrkombėtare qė tė ndėrhyn tek kėto konflikte si p.sh. lufta nė "gjirin persik", "afera Rushdie" kriza nė Algjeri, lufta serbo-shqiptare, lufta ruso-ēeēene etj. Ndėrhrja e NATOS nė luftėn e hapur me UJ e hapi derėn e shenjtė pėr redifinimin e disa nocioneve politike qė pėrbėjnė bazėn themelore tė shteteve dhe shoqėrive demokratike, dhe atyreve qė gjenden nė ndėrtimin e sipėrm. Ndėrtimi i Kosovės si shtet ėshtė proces politik dhe jo kapadisje mvetirash dhe qorasje energjish tė kota pėr tė kotshmet. Sekretarja amerikane e Shtetit, Medlin Ollbrajt, tha se anėtarėt e Kongresit "po luajnė me zjarrin" duke propozuar njė afat pėrfundimtar pėr tėrheqjen e trupave amerikane nga Kosova. Komiteti i Senatit ka sugjeruar pakėsimin e fondeve pėr 5.900 trupat amerikane nė Kosovė pas 1 korrikut tė vitit tė ardhshėm, pavarėsisht nėse Kongresi voton pėr tė shtrirė qėndrimin e tyre. Njė grup ligjvėnėsish nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve thonė se ata dėshirojnė qė trupat amerikane tė tėrhiqen nga Kosova vitin e ardhshėm, pavarėsisht nėse aleatėt e NATO-s plotėsojnė angazhimet e tyre. Ollbrajt duke folur nė kuadėr tė fondeve amerikane pėr politikėn e jashtme tė SHBA-ve, tha: "Disa nė Kongres kėrcėnojnė me detyrimin 'me forcė' tė tėrheqjes sė parakohshme tė trupave amerikane nga Kosova. Kjo ėshtė si tė luash me zjarrin. Nė Ballkan, shenjat e padurimit mund tė keqinterpretohen si simptoma dobėsie. Ne nuk mund t'ia lejojmė vetes kėtė nė njė rajon ku dobėsia josh grabitqarin.Ne nuk do tė arrijmė qėllimet tona nė Evropėn Juglindore nėse sytė shohin gjithnjė orėn dhe pėrqėndrimi ynė ėshtė vetėm se ēfarė bėjnė tė tjerėt. Ne jemi mė shumė se llogaritarė dhe spektatorė", tha ajo. "Ne jemi liderė dhe objektivi ynė themelor nė Evropėn Juglindore nuk ėshtė pėr t'u larguar, ėshtė pėr tė fituar".
Pjesa e tetė

Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė Rexhep Meidani gjatė fjalės sė tij nė konferencėn ndėrkombėtare pėr problemet e Ballkanit qė po mbahet nė New York kėrkoi pengimin e pėrpjekjeve tė regjimit tė Beogradit pėr tė bllokuar procesin e paqes, duke vėnė nė rrezik edhe vetė procesin e zgjedhjeve lokale, qė sipas presidentit, janė "pikė e rėndėsishme nė rrugėn e popullit tė Kosovės pėr vetėqeverisje". Kreu i shtetit shqiptar lidhi suksesin e kėtyre hapave me fillimin e diskutimit tė njė zgjidhjeje tė qėndrueshme politike pėr Kosovėn, qė "nė pėrputhje me vullnetin e popullit tė Kosovės dhe principet e konventave ndėrkombėtare do tė hapte rrugėn pėr njė ndėrvarėsi tė Kosovės dhe ndoshta dhe tė Malit tė Zi me Evropėn e Bashkuar". Mė tej, presidenti Meidani shpjegoi konceptin e tij pėr ndėrvarėsinė si alternativė e konceptit "tashmė arkaik tė pavarėsisė klasike tė lidhur me epokėn e shteteve kombe qė nuk ekzistojnė nė gjendjen e tyre tė pastėrtė". Presidenti Meidani pėrsėriti kėrkesėn pėr rritjen e pranisė sė NATO-s nė Shqipėri e Maqedoni, duke u shprehur pėr mundėsinė e nevojės sė kėsaj pranie edhe nė Mal tė Zi. "NATO duhet ta ndihmojė Gjukanoviēin tė zgjedhė mes tri alternativave kryesore tė tij". Presidenti u shpreh edhe njė herė pro integrimit tė shpejtė tė vendeve tė rajonit nė strukturat euroatlantike. Njėri prej fakteve kryesore strukturale tek ndėrtimi i identitetit kombėtar shqiptar dhe ndėrpreja e njė procesi ciklik tė devalvimit tė sovranitetit, lirisė, shtetformėsisė sė kombit shqiptar ėshtė edhe ky: shteti kombėtar nė rethanat e reja tė globalizimit dhe proceseve integrative nė Evropė -parasegjithash kėtu mendoj pėr UE edhe Ballkanin - i ka hymbur disa prej atributeve tė saja tė deritanishme. Kuptohet se e djathta ksenofobe tek ky proces politik si zakonisht e ka mėnjanuar anėsh faktin, se shtetet kombėtare me pranimin e sė ashtuquajturės "sovranitet i ndarė" (shared sovereignty) nė hapsirėn ndėrkombėtare nė realitet e kanė ritur vendin e veprimi dhe ndikimit tė tyre. Veprimi i saj ka pasoja afatgjata. Shtetet e UE, pa asnji dallim midis tyre, gjatė kėtyre dy viteve tė fundit pėr shkak tė presionit tė sė djathtės ekstreme tek ligjshmėria e tyre interne bėnė disa hapa, qė kėto shtete ti largojnė prej njė modeli liberal-demokratik dhe njė shtetėsie inkluzive. E pėrkthyer nė gjuhėn politologjike kjo e ka kėtė domethėnie, nė vend tė ngritjes sė baraspeshės midis dimenzionit civil dhe etnik tė kombit, erdhi nė shprehje ritja e komponentės etnike. Kjo e mbartur nė fushėn e identitetit kombėtar ka domethėnien e kėtillė, ishte i detyruar qė modeli "i hapur" i identitetit kombėtar, i hapur pėr realitetitn multikultural dhe indikativisht pėr identitetet plurale, nė shumicėn e rasteve i detyruar tė largohej prej vlerave civilizuese prej modeleve tė homogjenitetit kombėtar dhe scientrimit (largimit) tė identitetit kombėtar. Me kėtė nuk dėshiroj tė them se Evropa ėshtė suma sumarum e identiteteve kombėtare egzistonjėse dhe kulturave pėrkatėse. Ėshtė ma shumė se kjo, me siguri se mundet tė flitet pėr "pėrvojat specifike" evropiane meqė i vėrjemė ma lehtė, nėse Evropėn e krahasojmė me Amerikėn, Azinė dhe Afrikėn. Evropa mundet tė kėrkon mbėshtetje tek kėto vlera tė traditės sė pėrbashkėt, siē janė: e drejta romake, demokracia politike, institucionet parlamentare, etika krishtero-ēifute, humanizmi dhe renesansa, reformacioni dhe kundėreformacioni, racionalizmi dhe empiricizmi, romanticizmi dhe klasicizmi edhe shumė gjėra tjera qė mundet ti numėrojmė. Asgjė tė re nuk do tė thonim, nėse do tė shtonim, qė konstrukti real apo imagjinar pėr armikun ma sė shumti i potencon dallimet e tilla prej rethanave tė kuptueshme. Kėtu do tė shtoja se kombi shqiptar nuk ka nevojė pėr elementet ekskluzive dhe ma pak ka nevojė pėr ringjalljen e elementeve iracionale qė do tė krijonin dhe prodhonin armiqėt e jashtėm dhe ato tė brendshėm. Kombi shqiptar ka nevojė pėr njė kulturė politike demokratike, pėr njė sjellje konstruktive ndaj miqėve tė saj nė arenėn politike ndėrkombėtare, socializimin e shtresave tė gjėra popullore dhe kyējen e tyre nė proceset e modernizimit dhe emancipimit pėr njė kulturė inkluzive dhe jo pėr veprimet dhe sjelljet destruktive. Kjo se shoqėritė janė bėrė njė shkallė tė duhur ma tolerante dhe plurale, nuk ka zvogėluar, por e ka ritur dhe intenzivuar mardhėnien e njerėzve ndaj kulturave tė tyre kombėtare. Gjuha dhe kultura paraqesin njė lidhje shoqėrore ma tė rėndėsishme, se si mundet tė na bindin analizat e ndryshme sociologjike pėr kėto fenomene. Anėtarėsia kulturore paraqet njėfarė "bėrthame", ku njerėzit e gjejnė vetėidentifikimin e tyre dhe pėrkatėsinė kombėtare. Identiteti kombėtar me kėtė fokusivitet paraqet njėfarė identifikimi primar si edhe njė ndjenje sigurie, qė njeriu e fiton nėpėrmjet tė njė ruge natyrore, duke mos aritur gjer tek shoqėria e moderuar, siq ndodh edhe nė lamitė tjera tė jetės, duke i pėrmbushur kriteriet e shumta tė lidhura me tė ariturat e shumta (achievement in accomplishmnet). Pėrpos kėsaj shumė politolog, filozof, psikoanalitik, antropollogė dhe sociolog patėn nėnvizuar edhe pėr njė segment tejet tė rėndėsishėm tė identitetit kombėtar: qė na ndihmon ta transcendentojmė jofundshmėrinė tonė fizike eksistenciale - vdekshmėrinė dhe njėherit duke forcuar qėndrimin apo pėrvojėn, qė marim pjesė tek projekti i gjeneratave (me gjeneratat qė janė tė vdekura qysh moti, edhe me ato qė ende nuk kanė lindur), qė e ndėrlidh tė kaluarėn e largėt me tė tanishmen dhe ardhmėrinė. Identiteti kombėtar ėshtė pėrqėndruar aq thellėsisht te e gjithė ajo, qė e pėrcakton njeriun si qenie shoqėrore, apo me fjalė tjera: idhja e thellė dhe e fuqishme kulturore, nėse i respektojmė qėndrimet e John Rawlsit, individi shumė rėndė mundet tu iki kėtyre rethanave dhe ngjarjeve qė janė jetėsisht lidhur me tė. Intelektualėt shqiptar dhe posaēarisht politiologėt dhe sociologėt por edhe tjerėt duhet tė jemi aq objektiv, kritik dhe jo tė njėanshėm se kur bėhet fjalė pėr ndėrtimin e identitetit kombėtar shqiptar saqė elementeve joshkencore, iracionale, emocionale, qėndrimeve bau-bau duhet ti hedhim poshtė si jo tė dobishme, duhet aplikuar analizėn qė do ti respekton tė gjitha ligjshmėritė e kazualitetit, metodologjisė, induktivitetit - deduktivitetit tė interpretimit tė sė vėrtetės shqiptare dhe jo satanizimin - demonizimin dhe shpėrbėrjen e formės dhe pėrmbajtjes sė saj. Pėrgjithėsisht mundet tė themi qė, globalizimi ka pasoja ambivalente tek dukuritė e spikatura, si ato integrative dhe ato destruktive. Kulturat individuale tek zhvillimi i tyre mundet tė bazohen edhe tek teknologjitė moderne, qė i zvogėlojnė kohėn e duhur pėr reprodukimin e tyre. Kjo ua mundėson rastet e reja tė prezantimit komunikativ nė mbarė botėn por edhe tė theksojnė problemet qė i preokupojnė ngushtė lidhur me jetėn e tyre. Nė anėn tjetėr globalizimi e shkatron atė, qė pėr disa kultura tė deritanishme kombėtare, me fat apo pa dashur homogjenitetin e tyre. Kjo nuk e ka kuptimin e shpėrbėrjes sė tyre tė menjėhershme, por hapjen e tyre ndaj ndikimit tė huaj permanet ("kulturave tė huaja"), qė e rit jogaditshmėrinė e tyre dhe i shumėzon mundėsitė e tyre reproduktive. Kombi shqiptar si njė komb i ndarė do ta ketė shumė rėndė ti pėrballon "sulmet degjenerative" tė njė rethi dhe procesi globalizues dhe globalizimi prej jashtė, me nji dinamikė dhe njė sjellje intenzive drejt ngirtjes sė sistemit tė ri tė vlerave dhe ruajtjen e vlerave tradicionale shqiptare.

Pjesa e nėntė 

Prej njė pozite politologjike mė duken tejet tė arsyeshme dhe rėndėsishme tri segmentet e pasojave tė ndikimit tė globalizimit ndaj multikulturalizmit (Guibernau:2000,128-129). Segmenti i parė flet pėr ndryshimin e rolit tė ri tė shtetit kombėtar, qė ėshtė larg saj tė vdesi, por fuqia dhe influenca prej kornizave tė tyre tė mėparshme tė ngushtuara janė zgjėruar dhe kanė kaluar tek ato mbinacionale. Kėshtu ėshtė bėrė shteti kombėtar si njė faktor politik par excellence nė nivelin botėror (global). Pas shpėrbėrjes sė regjimeve komuniste pas vitit 1989 erdhi nė shprehje, qė kapitalizmi, dhe ky ėshtė segmenti i dytė, e mori rolin e njė hegjemoni pėr regullimin e mardhėnieve ekonomike botėrore. Njėra prej teorive politike ma tė recipuara nė botė ajo e Wallestajnit "teoria e sistemit politik botėror" (World political - system theory), nuk kėnaqet me thashethėmet pėr pėrgjithėsimin e procesit tė globalizimit, mirėpo e pranon tezėn se kapitalizmi ka ndikim dominant nė botė, qė nuk ka krijuar vetėm njė fshat global, por botėn e ndarė nė qendrėn, gjysėmperiferinė dhe periferinė. Pėrparėsia e kėtij konstrukti teorik ėshtė e rastit se u kushtohet pasojave diverzifikuese tė proceseve tė globalizimit. Si segment i tretė paraqitet dukuria e njė komunitetit shkencor global ku kemi tė bėjmė me prodhimin dhe distribuimin e informatave shkencore dhe njohurive dhe hiperproduksionin e tyre tė shpejtė. Dhe mė parė theksuam se globalizimi mundėson njė ekspanzion tė hatashėm dhe reprodukim tė kulturave pa mos lėrė anėsh edhe vetitė e tija negative, globalizimit i shėrbejnė edhe teknologjitė e reja tek prodhimi i krijimtarisė kulturore dhe shpėrndarjes sė saj. Parashtrohet njė pyetje tejet e hapur dhe provokuese, 
si mundet sqaruar faktin se roli, natyra, kualiteti dhe kuantiteti i mekanizmave siq janė ato qė me plot sukses u shkon puna mbarė qė njė nusprodukt kulturor ta sjellin nė "tregun" botėror, pėrderisa ndonji produkt tjetėr harohet dhe shteret pėrgjithmonė? 
Tek kjo nuk mundet shkuar midis qorsokakit, ku popujt e ndryshėm krejtėsisht ndryshe marin pjesė tek fuqia dhe ndikimi, qė e kanė nė sistemin ndėrkombėtar, prej ku mvaret edhe fati i shumė kulturave individuale. Gjatė kėsaj periudhe tė "artė" tė globalizimit, kur kulturat mbulohen dhe pėrzihen, ma rėndė ėshtė tė njihet burimi i tyre "atdhesor" se sa nė tė kaluarėn.





Pjesa e dhjetė

A mundet atėherit tė flasim apo prognozojmė pėr ngritjen apo rilindjen (ndėrtimin apo rekonstruktimin) e "identitetit global", idenitetit "evropian" dhe sė fundi midis kėtyre skemave togo dhe "identitetit tė kombit shqiptar"?
Kėsaj pyetje mundemi ti pėrgjigjemi, se pėr njė gjė tė tillė mungojnė dy faktorėt kryesorė, qė do tė garantonnin, qė identiteti i tillė tė "pėrngjitej": do tė nevojitej njė kohė relativisht e gjatė dhe ndarja e saj prej identiteteve tjera. Mė konkretisht nė rastin tonė pra nevojiten kėta dy faktorė pėr ndėrtimin e identitetit, sovranitetit tė kombit shqiptar si dhe nevoja pėr njė kohė relativisht sa ma tė gjatė dhe ndarja e pjesėve tė identitetit tė kombit shqiptar prej identiteteve joshqiptare dhe integrimi i tyre nė njė integritet tė pėrbashkėt tė kombit shqiptar, d.m.th. ndarja e tanishme e identitetit prej identiteteve tjera dhe rekonstruimi i saj nė njė identitet tė kombit shqiptar. Kushti i parė nuk ėshtė i plotėsuar si nė shembullin e Evropės dhe botės Perendimore dhe atė tė kombit shqiptar, kur e dimė se identiteti kombėtar ka lėshuar rėnjė tė thella nė tė kaluarėn, dhe ka nė kundėrshtim me jo tė egzistuarėn identitetin global apo identitetin e ri tė kombit shqiptar njė gjė qė i themi memoria kolektive dhe aftėsinė e prodhimit tė solidaritetit nė atė bazė. Kėtė qėndrim nė rastin e luftės serbo-shqiptare e vėrteton fakti se populli shqiptar nė Shqipėri, Maqedoni, Mal tė Zi dhe diaspora shqiptare treguan njė shkallė tė lartė tė solidarizimit ndaj bashkėkombasve tė tyre duke i hapur dyert e tyre pėr ti ndihmuar popullit kosovar. Kėtu nuk i relativizojė edhe format tjera tė solidarizimit dhe ndihmave tė ndryshme:prej pėrkrahjes dhe pjesėmarjes sė bijėve dhe bijave ma tė meritueshėm tė kombit gjatė luftės nė Kosovė etj.). Tek ky solidarizim kombi shqiptar e tregoi pjekurinė dhe afinitetin e vet tė veprimit dhe reagimit ndaj tragjedisė kosovare qė solli nė pyetje ekzistencėn e kombit shqiptar. Nė meridianet e globalizimit botėror edhe evropian ende nuk egziston ndonji argument tejet i gjithėanshėm pėr atė, qė tė vjen gjer tek aplikimi i ndonji "gjuhe globale", pa marė parasysh atė,s e gjuha anglishte bėhet si njė "gjuhė globale", edhepse anglishtja bėhet si njė gjuhė "lingua franca" pėr shumicėn nė planetin tonė. Jashtė vendpėrdorimit tė saj anglishtja kufizohet vetėm tek elitat profesionale, shumė larg jemi prej saj, qė kjo tė pėrqėndrohej tek shtresat, d.m.th. tek shtresat e gjėra ("popullore"). Nė krahasim me identitetin global identiteti kombėtar shqiptar ka njė mundėsi dhe rithirje, qė ti mobilizon ndjenjat njerėzore. Kulturat nė mėnyra tė ndryshme e shqyrtojnė botėn dhe krijojnė domethėnie, duke i "furnizuar" individėt me identitetin. Edhepse sot nėpėrmjet tė mediave masive dimė ne Shqiptarėt pėr tjerėt ma shumė, ma shumė se ēdo gjeneratė e mėparshme, kjo ende nuk don tė thotė, se pėr ta dimė gjithėēka. Njohuritė tona pėr atė, se kush janė ato "tjerėt" nė anėn tjetėr e forcon identitetin e vėzhguesve, qė krahasohen dhe maten me ata "tjerėt". Nė botė, qė mbretėrojnė josigurimi, fragmentimi dhe dyshimi, individit i mungon ajo pika mbėshtetėse, pa tė cilėn gjindet nė njė pozitė, qė prej shoqėrisė tė jetė i izoluar. Kjo pikė mbėshtetėse me padyshim ėshtė identiteti, ku luajnė njė rol tejet tė rėndėsishėm memoria kolektive por sė fundi edhe amneziteti kolektiv-memoria dhe tradita janė selektive, prej sė kaluarės zgjidhet vetėm ajo, qė i nevojitet pėr ruajtjen e komunitetit dhe bjen nė pėrputhshmėri me parashiqimiet dhe vizionet e saja pėr atė se ēka po e pret dhe si duhet tė sillet nė tė ardhmen. Gjatė kohėve tė fundit problemet tė cilat i shqyrtojmė nė kėtė artikull i pati "pėrgdhelur dhe pėrsėritur me galopin e diellit" edhe vetė postmodernizmi, mirėpo rezultatet e hulumtimeve tė tija sa i pėrket problemit tė shtetit kombėtar, sovraniteti dhe identitetit shqiptar nė kohėn e globalizimit nuk kanė sjellur gjer tek konkludimet e duhura bindėse. Nėse e marim parasysh se posmodernizmi e mer nė shqyrtimin e sipėrm vetėm dallueshmėrinė dhe jo komunitetitin, jo ngjajshmėrinė por fragmentimin, jo bashkimin por konfliktin, jo konsenzin por antagonizmin, parasegjithash jo kooperimin dhe harmoninė etj. Nga ana tjetėr siq ėshtė e ditur, metodologjikisht ėshtė ngushtė lidhur me dekonstruktivitetitin dhe ka shumė pak mundėsi dhe shanse apo interes qė tė kacafytet me rekonstruktimin. Siq shihet pra posmodernizmi prej sė largu i pati ikur redefinimit tė raportit midis univerzalizmit dhe partikulartitetit apo asaj globale dhe lokale, si posaēarisht i pati ikur senzibilizimit tė univerzalizmit (globalizimit) dhe problematikės sė partikularizmit (tė identitetit) si dukurive esencialisht tė hapura dhe fluide (Parekh:2000.149-50). Edhepse pėr njė gjė tė tillė egzistonin shkaqet e mira ekonomike, pikėsėpari presionet politike, qė nė kėtė shekull shumė rėndė do tė gjenim ndonji shembull, qė ndonji kulturė kombėtare vullnetarisht tė asimilohej apo ti bashkangjitej tjetrės, kulturės ma tė fuqishme apo ma tė fortė. Ruga e "fitores sė shenjtė" tė ideve liberal-demokratike dhe praksave nuk e arsyetonte frigėn, qė liberalizmi pėr shkak tė lirive individuale do tė ishte i pėrgatitur armiqėsisht ndaj formave kolektive tė shprehjes sė pėrkatsimit tė vetshoqėrisė, siq ėshtė ajo kulturore. Ngjajshėm edhe me modernizimin egzistonin frigat, se do tė vinte nė pyetje rezikimi i identifikimit tė deritanishėm tė njerėzve me identitetin e tyre kombėtar. Frigat dhe qėndrimet e dyshimta nuk e gjetėn arsyetimin e duhur. Ku tė kishim punė me dy proceset atė tė modernizimit dhe liberalizimit kėta dy procese shkonin dorė pėr dore me ritjen e simpatisė (adhurimit) tė njerėzve komuniteteve tė tyre kombėtare apo me pasojė identiteve tė tyre kombėtare (Kymlicka:1999,88-92). Se si do tė sillen kėta dy procese tė posmodernizmit tek kombi shqiptar mvaren nė radhė tė parė prej unitetit, strategjisė, aktivitetit ndėrkombėtar, kulturės demokratike politike, kuptimit tė proceve qė i sjell aplikimi i demokracisė politike, senzibilizimit dhe gjendjes sė promotorėve mbrenda arenės politike ndėrkombėtare pėr ndėrtimin e identitetit, sovranitetit dhe shtetit tė pėrbashkėt tė kombit shqiptar. Dhe pastaj integrimi i kombit shqiptar mbrenda civititas maximės si e quaj unė personalisht BE dhe institucionet dhe strukturat e saja politike. Parasegjithash kombit shqiptar tek kėto kohra me plot turbullira i nevojitet uniteti i subjekteve politike nė pushtet dhe nė opozitė, jashta dhe mbrenda shqiptarizmit. Se pėr ndryshe na hėngri kulshdera me pesė krye. Zėrave euforik duhet tua mbyllim gojėn qė nuk e dinė dhe e kuptojnė se ndėrtimi i identitetit tė kombit shqiptar dhe sovranitetit ėshtė njė proces politik nė fillim tė rrugės sė saj tė mbarė. Nuk duhet tė lejomė qė qortarėt dhe profetėt e rejshėm t'na tregojnė kahjen e kėsaj ruge tė mbarė. Nėse njė gjė tė tillė do ta lejonim, atėherit vetėvrasja apo degjenerimi i ndėrgjegjės sonė kombėtare do tė ishte rezulltat i kėsaj shkurtpamėsie proverbiale. 
Pėrfundimi
Proceset e globalizimit dhe integrimit evropian e sjellin para shkencės politike si edhe politikės sė pėrditshme njėfarė shansi apo mundėsie, qė ti redefinojnė nė realitet kuptimin e deritanishėm tradicional tė kuptimit tė shtetit kombėtar, sovranitetit kombėtar dhe identitetit kombėtar. E njėjta gjė vlen edhe pėr kombin shqiptar. Tė dyja kėto detyra apo obligime duhet tė mbrohen prej gjykimeve tė ndryshme idiotike, qė mėsėpari sjellin deri tek procesi euforik i njėfarė paniku tė moralit por tek refleksiviteti racional pėr tė se nė realitet ēka po ndodh me kombin shqiptar apo me nocionet e lartėpėrmendura politologjike. Prej interpretimeve tė shumta do ti theksoj vetėm dy si ato ma tipike:
a. e para, e cila i shqyrton kėto atribute themelore (shtetin apo shtetėsinė, sovranitetitn dhe identitetin) si njė anakronizėm dhe si dukuri shoqėrore tė prodhuara nė mėnyrė imagjinative, ku historia ėshtė duke ua numruar ēastet e tyre tė fundit tė jetės sė tyre.
b. dhe e dyta, qė alvinoset tek kjo, qė nė kohėn e fundit ta krijon kombi shqiptar shtetin e saj tė pėrbashkėt, ndėrton sovranitetin plotė jo tė pjesshėm dhe identitetin d.m.th. integrimin e tė gjitha trojeve etnike shqiptare nė njė shtet tė pėrbashkėt, pastaj vazhdon hapi i dytė i kėtij procesi integrimi i saj mbrenda UE.

Tė dyja kėto interpretime i shqyrtojnė me plot seriozitet anėt komplekse tė kėtij procesi integrativ (integrimin regjional dhe pastaj integrimin mbrenda identitetit global), pėrderisa e kritikojnė paraqitjen e shtetformėsisė kombėtare shqiptare apo sovranitetit apo identitetit si njė rol pasiv dhe theksojnė se fajtori kryesor i kėsaj gjendje jofleksibile ėshtė jouniteti i forcave politike shqiptare. Nė realitet thėnė ky konkludim ėshtė tejet serioz dhe validativ. Nė dallim prej njė thjeshtėzimi tė tillė tė njė paradigme interpretatonjėse "suma e zeros" (zero-sum game), ku paraqitet vetėm njė fitues, i cili nė fund e mer gjithė sumėn e fitores, autori i kėtij artikulli mundohet ta paraqesi natyrėn komplekse tė njė ngjarjeje inter-aktive nė mes kombit shqiptar dhe politikės degjeneruese tė bashkėsisė ndėrkombėtare, ku ky fashizim dhe fetishizėm vjen duke u zgjėruar me hapa tė mėdhaja, por dihet se ky proces i asgjėsimit, elemenimit tė vetėdijes sė ranosur tė kombit shqiptar prej tjerėve mundohet qė ta monopolizon tė vėrtetėn shqiptare nėpėrmjet tė strukturave politike tė shanseve tė ralla historike ku tė gjithė subjektet politike shqiptare nė tė gjitha trojet ku jetojnė shqiptarėt qofshin duke ndėrtuar identitetin e tyre qofshin duke marė pjesė nė jetėn politike dhe institucionale apo qofshin nė shtetin amė tė sillen me kujdes dhe pėrgjegjėsi si "lojtar tė mirė", pėrpos kuptimit dhe pasojave qė do tė sjell globalizimi pėr kombin dhe kulturėn shqiptare por edhe pėr sovranitetin (shtetėror) kombėtar dhe ndėrtimin e identitetit tė ri tė njė Shqipėrie tė re etnike.

Summary

National State, Souveregnity and Identity in the Period of Globalization

Both the processes - that of globalisation and that of European integration now challenge both: the political science and practical politics. There is, on the other hand, and opportunity to question and redefine the (traditional) understanding of the nation-state, national soveregnty and national identitiy. They should, in this effort, protect themselves from Manichean assumptions which should arouse moral panics rather than reasonable thinking concerninig what is really happening with the before-menioned social categories. To mention just two of the most typical views: first, wich considers the salinet national attributes (statehood, sovereignty and identity) to be anachronisms or purley imagined social constructs whose time is running out, and second, wich reacts with outrage against the assumed mushrooming of social groups who claimand easily acquire their own state. Both explanations take seriosly into account only one side of the complex inter-active relationship (globalisation and regional integration), while condemming national statehood (sovereignty) and identitiy to play only a passive role. Contrary to cuch "oversimplified" explanatory paradigm of the "zero-sum game", wich recognises only a winner who takes it all, the author is trying to develop more complex inter.active dynamics, wich - although not in itself without any risks - significantly widens the structure of political opportunities for all involved agencies: besides globalization and integration processes, national sovereignty and identity are also taken into account.






LITERATURA
Arblaster, Anthony (1995). "Unity, Identity, Difference: Some Thoughts on National Identtity and Social Unity". New Community. Vol.21:195-206.
Bauböck, Rainer, red. (1996). The Challenge of Diversity - Integration and Pluralism in Societes of Immigration. Aldershot: Avebury.
Bauman, Zygmunt (1996). "From Pilgram to Tourist - or a Short History of Identity". Nė Hall,Stuart dhe Du Gay (red.): Questions of Cultural Identity. London:Sage, 18-36.
Bell,Daniell (1975): "Ethnicity and Social Change", Nė: Glazer,Nathan dhe Moyninihan,Daniel,D.(red.):Ethnicity:Theory and Experience. Cambridge, Mass.: Harvard Univeristy Press,141-171.
Gellner,Ernest (1994). Conditions of Liberty.London:Allen lane, Penguine Press.
Guibernau, Montserrat (1996). Nationalismus - The Nation - State and Nationalism in the Twentieth Century. Cambridge:Polity press.
Habermas, Jürgen (1992). "Citizenship and National Identity:Some Reflection On the Future of Europe". Praxis International:Vol.12.No.1:1-19.
Hobsbawm, Eric (1996). "Identity Politics and the Left". New Left Review:No.217 (maj-qershor), 38-47.
Hall, Stuart (1996). "Who Needes "Identity"?". Nė Hall, Stuart dhe Du Gay,Paul (red.): Questions of Culutural Identity. London:Sage, 1-17.
Held, David (1995). Democracy and the Global Order _ From the Modern State to Cosmopolitan Governance. Cambridge:Polity Press.
Husbands, Christopher (1994). "Crises of National Identity As the "New Moral Panics": Political Agenda Setting About definitions of Nationhood". New Community:Vol.20,No.2:191-206.
Hutchinson, John (1995). Modern Nationalism. London: Fontana Press.
Hutchinson, John dhe Smith, Anthony, red. (1994). Nationalism. Oxford dhe New York:Oxford University Press.
James, Paul (1996). Nation Formation - Towards a Theory of Abstract Community. London:Sage Publications.
Kymlicka, Will (1995). Multicultural Citizenship. Oxford:Clarendon Press.
Majone, Giandomenico (1998). "Europe's 'Democratic Deficit": The Question of Standards". Oxford dhe New York:Oxford University Press.
Manent, Pierre (1997)."Democracy Without Nations". Journal of Democracy: Vol.8,No.2:92-102.
McAllister, Richard (1997). From EC to EU - An Historical and Poliitcal Survey. London dhe New York:Routledge.
McKim,Robert dhe McMahan, Jeff, red.(1997). The Morality of Nationalism. Oxford dhe New York: Oxford University Press.
Miller, David (1995). On Nationality. Oxford:Clarendon Press.
Mitchell, Mark dhe Russell, Dave (1995). "Nationalism, National Identity and Citizenship in the New Europe". Referati nė konferencėn politologjike Evropiane nė Londėr, f.38.
Parekh, Bhikhu (1995). "Introduction", nė: "The Concept of National Identity", New Community:Vol.21,No.2:147-151 dhe 255-268.
Parekh, Bhikhu (1997)." National Identity in a Multicultural Society". IHS Newsletter, Vjenė ;No.3, 8-9.
Poole,Ross (1996-97). "Freedom, Citizenship and National Identity". The Philosophical Forum: Vol.XXVIII.Nos. 1-2,Fall-Winter:1-18.
Poole,Ross (1994). "Nationalism, Ethnicity and Identity". Journal of Area Studies, No.4:30-42.
Rex, John (1996). Ethnic Miorities in the Modern Nation State - Working Papers in the Theory of Multiculturalism and Political Integration. New York: St.Martin's, Inc.
Sadiku, Nehat (1997). "Teoritė strategjike tek studimet e etnonacionalizmit". Revista SP qershor 1997.
Sadiku,Nehat (2000). Evropianizimi i politikės sė kombit shqiptar, SP, dhjetor 2000.
Schlesinger, Philip (1987). "On National Identity: Some Conceptions and Misconceptions Critized". Social Science Information: London, Newbury Park, Beverly Hills and New Delhi, 26.2.:219-264.
Smith, Anthony,D. (1991). National Identity.London:Penguin.
Smith, Anthony,D. (1995). Nations and Nationalism in a Global Era. Cambridge: Polity Press.
Smith, Anthony, D. (1998). Nationalism and Modernism. London in New York: Routledge.

   

  


    Arkivi