Pse u dashka dorėzuar armėt nė IRJM!?



Shkruan: Drilon KORABI

Nė IRJM filluan «koncertet» pėr tė «bindur» popullatėn pėr tė dorzuar armėt. «Koncerte» mė shumė po organizojnė trioja Ahmeti-Buxhaku-Ostreni tė BDI, ish-luftėtarėt e UĒK-sė, tė shndrruar nė «qengja» tė butė, qė e thėthijnė edhe «nėnėn Maqedoni» edhe «faktorin nderkombėtar». Kjo trio s’e ēan kokėn pėr kritikėt, tė cilėt thonė se ajo, sakrificat dhe gjakun e derdhur tė shqiptarėve nė konfliktin e 2001-shit i ktheu thjesht nė njė pėrfitim personal, pėr tė fituar njė kolltuk tė butė dhe riatdhesimin, pasi kishin nje kohe tė gjatė nė mėrgim. Nė vend se ta ballafaqojnė kritikėn, ata po tundin me tė madhe «flamurin» e ēarmatimit tė shqiptarėve.

E theksojme: vetėm tė shqiptarėve! Duket sikur sllavomaqedonėt nuk kanė asnjė armė. Ata kanė armė dhe askush nuk do kujtohet t'ua marrė, pa ēka se kanė edhe sovranitetin e shtetit, pa ēka
se kane ushtri dhe polici tė tyren, pa ēka se pėr t'i «mbrojtur» ata nga shqiptarėt, janė futur dhe veprojne ditėn me diell forca ushtarake ukrahinase, bullgare, ruse dhe serbe. Kėto nuk i sheh trioja Ahmeti-Buxhaku-Ostreni.

Nė sytė e shumėkujt, kjo trio po luan rolin e Rankoviēit ne kohen e vet nė Kosovė, politikė e cila arriti qė para se t'i shperngulte masivisht nga trojet e veta shqiptarėt, para se t'i gjenocidonte, helmonte, vriste masivisht dhe t'i nźnshtronte tragjikisht, i ēarmatosi ku me «koncerte», e ku me mjete te egra dhune.

Pse u dashka t'i dorzojnė armėt vetėm shqiptarėt nė IRJM!? Ata janė tė okupuar dhe tė kolonizuar nė trojet e veta. Ata ēdo ditė ndeshen me egersinė e njė pushteti i cili eshte armik i betuar i tyre. Shqiptarėt ende kanė mbetur qytetarė tė rangut tė dytė nė IRJM, megjithse jetojnė nė trojet e veta etnike. Qytetarė tė dorės sė pare aty po mbeten pushtuesit e tyre, sllavomaqedonėt. Nė kėtė situatė, kritikėt e kanė lehtė tė pohojnė qė Ali Ahmeti dhe Agron Buxhaku, pėr t’i ruajtur tulet e veta nga trysnia e frika qė ju kalli faktori nderkombėtar me Gjyqin e Hagės, po e sakrifikojnė njė popull tė tėrė shqiptar dhe interesat e tij mė jetike.

Pse duhet t'i dorzojnė armėt vetėm shqiptarėt!? T'i dorzojnė qė t'u shkojė ende ushtria dhe policia sllavomaqedonase dhe t'i maltrajtojė dhe t'i vrasė, si bėri nė Vaksin e Brez? Apo t'i dorzojnė pėr tė qėndruar duarlidhur kur t'u digjen shkollat si nė Manastir, Shkup etj? T'i dorzojė armėt qė
tė vazhdojnė vandalet e nxitur nga pushteti maqedonas t'u rrezojnė simbolet e kulturės kombėtare, si bėnė nė Tetovė me Naim Frashėrin tone tė shenjtė?

Andaj, s’ėshtė pėr t’u habitur pse ekziston njė skepticizėm i rrėnjosur te shqiptarėt kundėr ēarmatimit. Madje AKSH ka porositur haptazi se shqiptarėt do tė bėnin krimin mė tė rendė kombėtar, e do tė vrisnin veten dhe kombin e vet, nėse do tė dorzonin armėt.

E vėrteta ėshtė qė shqiptarėt nė IRJM kanė mbetur nė dorė tė hasmit. Ata nuk ka kush t'i mbrojė. Pushteti, qė e ka pėr detyrė t'i mbrojė, jo vetėm nuk i mbron, por ka dhėnė prova tė shumta se ėshtė armiku i tyre numėr njė, i interesuar pėr asimilimin, shfarosjen, shpernguljen etnike dhe gjenocidimin e tyre. Perėndimi, qė hyri dorėzan pėr t’i vėnė kapakun kryengritjes shqiptare, ka zgjedhur vijėn e rezistencės mė tė vogėl, atė tė durimit, mirėkuptimit e arsyetimit kundrejt diskriminimit antishqiptar, nė vend se tė luftimit tė tij. E si t’i bindėsh ahere shqiptarėt qė u dashka tė dorėzojnė armėt!?

Prandaj, nė IRJM ėshtė lehtė t’i kuptosh ata qė porosisin shqiptarėt qė armėt t'i mbajnė dhe t'i ruajnė si sytė e ballit, qoftė edhe duke sakrifikuar; nė kėtė situatė, ata i shikojnė armėt si e vetmja vetmbrojtje pėr tė ekzistuar si komb.

Kjo thirrje forcohet edhe mė nga ligėshtia e dukshme e pushtetarėve shqiptarė nė konfrontim me nacionalizmin zyrtar sllavomaqedonas. Nė raste tė njėpasnjėshme, klika Ahmeti-Buxhaku-Xhaferi-Ostreni ka dėshmuar se nuk janė nė gjendje tė mbrojnė as veten e tyre, jo mė tė mbrojnė shqiptarėt qė jetojnė nė trojet e tyre nėn IRJM.

Nė fakt, kjo klikė, veē premtimeve boshe, asgje tjetėr s’u dha shqiptarėve. Duket qartė qė ajo nuk ishte dhe nuk ėshtė nė gjendje tė shėrojė asnjė plagė tė vetme nga lufta. Ē’ėshtė mė keq, ata sot urrehen edhe prej shumė ish-luftėtarėve, qė hidhėrohen se si e futėn popullin e vet nė aventurėn e luftės, e tani i ndihmojnė maksimalisht pushtetit sllavomaqedon qė t'i mbajė tė shtypur, tė shfrytėzuar, e tė varfėruar shqiptarėt. Ēarshia e Bit Pazarit thotė sot haptazi, se ata janė bėrė mė katolikė se papa pėr tė ruajtur IRJM-nė, vetėm e vetėm qė tė mos u hedhi dorėn nė zverk Karla Del Ponte.

Shqiptarėt nė IRJM e kanė kuptuar mire tashmė kėtė gjė. Ēdo ditė qė kalon edhe mė mire do e kuptojnė. Shqiptarėt, mjerisht, gjersa pushteti mbetet i hasmit e Perėndimi vazhdon tė flejė, te armėt e kanė aleatin e vetėm qė i mbron. Kurrė tė mos e harrojmė kėtė.