|
Arbėn Xhaferi: Nuk marrė pjesė nė takimin e nėnshkruesve tė Marrėveshjes sė Ohrit |
|
Maqedoni 91220, Tetovė, Sheshi M.Tito; tel/fax:++389 (0) 94 332 571; tel/fax:++389 (0) 94 333 581 KRYETARIT TĖ REPUBLIKĖS SĖ MAQEDONISĖZ. Boris TRAJKOVSKII nderuar z. Kryetar
1. Paqja nė Maqedoni u rivendos me mund tė madh dhe angazhim tė shumė faktorėve relevantė, tė brendshėm e tė jashtėm nė vijė tė ruajtjes sė integritetit dhe tė unitetit tė shtetit si dhe tė avancimit tė arsyeshėm tė tė drejtave tė shqiptarėve dhe tė tjerėve, duke zbutur nė kėtė mėnyrė konceptin etnocentrik tė shtetit. Kjo paqe e mundimshme u rivendos pasi qė u arritėn dy marrėveshje, ajo politike e Ohrit dhe ajo ushtarake pėr amnesti, ēarmatosje dhe shuarje tė strukturave tė UĒK-sė. Nė kėtė tė dytėn ishit tė angazhuar personalisht Ju. Me kėtė rast marr lirinė t'Ju pėrkujtoj se ditėn e ratifikimit tė Marrėveshjes sė Ohrit nė rezidencėn Tuaj, nė prezencėn e Lordit Robertson u pajtuam pėr formulėn" amnestohen tė gjithė ushtarėt e UĒK-sė, pos ata qė do tė ndiqen (eventualisht) nga Tribunali i Hagės". Ju sugjeroj ta rilexoni Deklaratėn qė e nėnshkruat atė ditė. Pas kėsaj Deklarate, garancive qė dhatė u bė e mundshme ēarmatosja dhe shpėrbėrja e UĒK-sė si dhe rivendosja e paqes qė ende ėshtė nė fuqi. Por, ēka ndodhi pastaj? UĒK-ja e mbajti fjalėn, por institucionet maqedonase nuk e respektuan Deklaratėn e presidentit tė shtetit. Filluan tė hartohen lista pėr ngritje tė aktakuzave, tė cilat qarkullonin nė ēdo stacion tė policisė dhe ēdo pikė kufitare. U bėnė edhe arrestimet e para qė pėrshpejtuan procesin e nxjerrjes sė ligjit pėr amnesti me shpresė se ligji do t' i pengojė kėto tendenca hakmarrėse. Ju u obliguat me Deklaratė, shteti maqedonas u obligua me ligj, por arrestimet dhe listat e Shindlerit maqedonas nuk u ndalėn. Dikush burgosej, dikush lirohej nga intervenimet politike dhe askush nuk kishte tė qartė a vlen a s' vlen amnestia, pėr cilin vlen e pėr cilin jo, derisa nė fund tė kėtij konfuzioni, voluntarizmi nuk u shqiptua dėnimi i parė: ish- ushtari i UĒK-sė, Krenar OSMANI u dėnua me 6 vjet burg. Nuk jam i indinjuar nga maskat qė ranė, por jam shumė i brengosur nga rreziku real i rrėnimit tė paqes qė me aq mund e vendosėm. Unė isha nga ata qė e ndėrtoja paqen dhe kam tė drejtė morale t' Ju ndėrgjegjėsoj pėr pasojat rrėnuese tė heshtjes suaj aktive dhe, mbase pjesėmarrjes suaj pasive nė kėtė proces. Sėkėndejmi derisa presidenti i shtetit nuk rikonfirmon atė qė e ka nėnshkruar, derisa institucionet maqedonase nuk do t' i respektojnė obligimet e marra nga presidenti i shtetit lidhur me amnestinė qė u verifikua edhe me ligj, pra derisa nuk lirohen tė gjithė ushtarėt e UĒK-sė duke ua kompensuar tė gjitha dėmet, derisa nuk tėrhiqen tė gjitha aktakuzat dhe listat qė qarkullojnė nėpėr stacione tė policisė dhe pika kufitare, PDSH-ja nuk sheh dobi mė tė marrė pjesė nė kėto takime qė nė esencė legjitimojnė shkarjen nga fryma politike qė e solli paqen; 2. Marrėveshjet politike sipas definicionit pėrfundojnė atėherė kur nėnshkruhen. Pas kėsaj ato bėhen obliguese pėr shtetin qė merr pėrgjegjėsinė qė sa mė shpejtė dhe sa mė drejt t'i zbatojė ato. Takimet e tilla te Ju e hapin shtegun pėr njė tendencė rinegociatash tė vazhdueshme. Duke mos mohuar mundėsinė pėr rinegociatė, Ju bėj me dije se nė kėto takime synohet qė tė legjitimohet shkarja nga fryma e Marrėveshjes sė Ohrit dhe vonesat e paarsyeshme nė implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit; 3. Lista e tė ftuarve sugjeron idenė se po instalohet njė kabinet i zgjeruar qeveritar ku ne prej politikanit reduktohemi nė anėtarė tė kabinetit tė z. Cėrvenkovski, duke iu nėnshtruar kėshtu botėkuptimeve dhe ritmeve tė tij; 4. Materialet qė i keni bashkangjitur ftesės suaj nuk janė nxitės, nuk ofrojnė motive pėr njė debat politik, por mė shumė pėr njė debat ekspertėsh. Nuk shoh tė dobishme qė tė marrim kompetenca tė ekspertėve dhe kėshtu pa vetėdije tė shndėrohemi nė anėtarė tė kabinetit qeveritar qė as pėr sė afėrmi nuk e dėshirojmė; I nderuar z. kryetar ,Ju konfirmoj edhe njė herė qė jam shumė i interesuar tė marr pjesė nė takim ku do tė rikonfirmohej fryma e dy marrėveshjeve qė e sollėn paqen nė Maqedoni, por nuk mund t'i lejoj vetes qė tė bėj hap mė tutje kur pasivisht ose brutalisht nėpėrkėmben obligimet e marra. Shpresoj se e keni tė qartė se angazhimi im pėr paqe ėshtė mė i fuqishėm se sa tolerimi juaj i shkeljeve tė marrėveshjeve qė nė esencė e rrėnojnė paqen.
Tetovė, 12.02.2003
|