|
Nga Arben Xhaferri
Ekziston nje shperputhje brengosese ne mes te procesit
te globalizmit
dhe mendesise provinciale te shqiptareve. Pas epopese se
Gjergj
Kastriotit, kur shqiptaret u bene pjese e kronikave te
kohes, pjese e
lavdishme e historise evropiane, kjo eshte hera e dyte
qe populli
shqiptar, kauza e tij, eshte vene ne spikame te
interesit te
pergjithshem. Te miret dhe te liget, aleatet dhe armiqt
tane, merren
seriozisht me ne. Te paret per te na afirmuar, te dytet
per te na
satanizuar. Nderkaq ne, te zgjedhurit e fundshkullit
japim argumente
per te dyja palet, pa vetedije ose me vetedije.
Ne kohen e sotme asgje nuk mund te arrihet me pasivitet,
ne kohen e
vershimit te informacioneve asgje nuk eshte e
vetekuptueshme, madje
as e drejta per liri e jetese. Artikulimi i drejt,
sistematik, i
vazhdueshmem i dukurive, kendveshtrimeve, i interesave,
eshte pune e
mundimshme, por njeheresh edhe e pazevendesueshme.
Sekendejmi
globalizmi eshte nje shans per te marre goditje, por
edhe per te
dhene. Eshte e qarte se nje subjekt qe tregon pasivitet
ose aktivitet
te gabueshem, kunder tendences historike do ta pesoje,
dhe e
kunderta, do te ngadhnjeje ai subjekt qe tregon
aktivitet ne kuader
tendences historike, duke shfrytezuar mekanizmat e
globalizmit, te
pranishem ne te gjitha trojet shqiptare, sistemet
informative,
diplomatike, te sigurise, organizatave joqeveritare, etj.
Gjate tere procesit te krizes kosovare, njeheresh te
procesit te
globalizmit te ceshtjes shqiptare ne pergjithesi, ne
planin intern u
ballafaquan dy lloj konceptesh, energjishe e
mentalitetesh:
- ai pasiv, apatik qe perfundonte shpesh me teori cinike
qe vente ne
bisht te lahutes aktivizmin shqiptar dhe pergatiste
terrenin per
dorezim si zgjidhje te natyrshme, nje pasoje e te
ashtequajtures
njohje racionale te kauzalitetit shoqeror. Ne kete grup
duhet
perfshire edhe aktivizmin e kote, joparimor, pa tendence
politike qe
kohet e fundit manifesohet ne Kosoven e liruar, si
festim i
shfrenuar, hakmarrje e verber apo uzurpim posesiv i
pasurise
shoqerore dhe tjetersim i prones se huaj dhe
- ai aktiv, ndermarres qe nuk priste qe ngjarjet te
ndodhen vetvetiu,
as e mira e as e keqja, qe kishte intence te qarte
politike,
gadishmeri per veteflijim pa asnje kusht per shperblim.
Simbol i
pashuajtur i ketij opsioni eshte Adem Jashari si individ
apo UCK-ja
si strukture qe u ngrit mbi kete energji ndermarrese per
afirmim te
kauzes kosovare dhe shqiptare. Ne kete kategori hyjne po
ashtu edhe
te gjithe krijuesit letrare, piktore, kompozitore,
kengetare etj, qe
e afirmuan luften mitike kosovare kunder makinerise
ushtarake serbe.
Perfundimisht ketij grupi i takojne te gjithe ata qe
lehtesuan
vuajtjet gjate ketij kalvari kombetar, veprimtare
huamanitare,
familje shqiptare qe i pranuan te debuarit, ata qe dhane
kontribute
te ndryshme. Te gjithe keto u rrjeshtuan ne nje vije, ne
saje te nje
paradispozite te brendshme, per t'i sherbyer kombit pa
hile e pa
interes ne momente vendimtare. Asnje intelekt, asnje
projekt i
skicuar ne kabinete, nuk do te mund t'i organizonte keta
individe me
mire se mendesia e njejte.
Ne kete kohe sprovash te jashtezakonshme, te shprehemi
me gjuhen e La
Fontainit, dolen ne pah, u kundervune pra, dy lloj
temperamentesh, ai
i thnegles punetore dhe ai i gjinkalles lozonjare qe
gjithcka e
shnerronte ne motiv per defrim, loje, aheng, feste,
madje dhe vete
vdekjen. Kosova e sotme prape eshte shnderrua ne log
ballafaqimi ne
mes te thnegles punetore dhe dhe gjinkalles lodruese,
mirepo kjo loje
kurresesi nuk guxon te perjetesohet, ngaqe cdo gje
shnderrohet ne
skeme ku relativizohet ideali me cinizmin, vdekja me
ahengun. Ka
ardhur koha qe ne hapesirat shqiptare, te ballafaqohemi
seriozisht me
veten, me te ligen, pergjegjesine, destruktivitetin,
gadishmerine
absurde per te relativizuar gjithecka. Armikun e
mundshem tash duhet
ta mundim anen joproduktive te qenies sone. Tani Kosoves
i nevojiten
energjite shtetformuese.
Jemi te perfshire pra me procesin e globalizmit ku te
mirat dhe te
keqiat dalin ne shesh. Nese ne fazen e pare glabalizmi
ishte ne
favorin tone, ngaqe, duke zbuluar te keqen qe shkaterroi
makinerine
propaganduese dhe ushtarake serbe, hipokrizine e tyre,
ne fazen e
dyte, nese natyra e keqe, joproduktive e qenies sone na
merr anen,
atehere globalizmi mund te jete ne menyre te rrezikshme
ne disfavorin
tone, aq me teper kur dihet qe tashme jane aktivizuar
projekte per ta
zbuluar, shquar anen e keqe te qenies shqiptare.
Ekziston nje emerues
i perbashket ne mes te hakmarrjes se verber, uzurpimit
lakmiqar te
prones se huaj, relativizmit te punes se thegles dhe
lodrimit te
gjinkalles ne Kosove, pas rishfaqjes se banditizmit ne
Shqiperi,
perjetesimit te luftes ne mes te socialisteve dhe
demokrateve atje,
prishjes se qellimte nga ana e Gjyqit Suprem te
Maqedonise te
votimeve ne 90 % te zonave shqiptare, deklaratat
perfituese te
politikave serbe dhe histerike te ministrit rus Ivanov i
cili duke
shquar mangesite ne Kosove, synon ta mbuloje krimin ne
Ceceni. E
perbashketa e tyre eshte qe, duke shfrytezuar mekanizmin
e
globalizmit, te paraqiten shqiptaret te padenje per te
krijuar shtet,
per ta zhvilluar procesin demokratik apo per te qene
pjese e
qyteterimit perendimor.
Spikatja e ahengut te shfrenuar, hakmarrjes se verber,
pasigurise ne
te gjitha hapsirat shqiptare, korrupsionit, banditizmit,
terrorizmit,
fondamentalizmit jane projektet e thnegles kundershtare
qe synon ta
nderprese ngritjen perfundimtare te kauzes shqiptare,
nga balta e
margjines se historise.
Ata qe prej fillimit ishin aktiv ne kete proces te
globalizmit
pozitiv te ceshtjes shqiptare, nuk mund te rrine
duarkryq ndaj
tendencave per globalizem negativ te kauzes shqiptare.
Forca e vetme
qe mund ta legjitimoje fillimin e betejes kunder pjeses
se lige te
qenies sone dhe tendencave per globalizem te saj, jane
strukturat
rreth UCK-se, pastaj te gjithe ata qe moren pjese aktive
ne afirmimin
e luftes sone per clirim, dekonolizim dhe pavaresim.
Ata qe gjeten force morale te jene aktiv, ndermarres kur
krenaria
kombetare ishte neperksmbur, kur gjeni luftarak shqiptar
ishte
ndrydhur, zbutur, ata pra nuk mund te rrine te qete ndaj
atyre qe e
micerojne vepren e tyre sublime, clirimin e Kosoves, aq
me teper kur
dihet se armiku, pas humbjes qe pesoi vazhdon luften me
metoda te
tjera, subverzive, te nendheshme, permes rrjetit te
zhvilluar
informtiv dhe terrorist. Armiku, ku hyne edhe ta qe
frikesohen nga
presedenca e Kosoves, si bie fjala ruset, synojne ta
shfrytezojne
dukurine e globlizmit per te na paraqitur te padenje per
mevetesi.
Pikerisht ata jane nxitesit shpesh edhe eksekutuesit e
krimit, ata
jane perhapesit e rrjetes se kriminalitetit dhe te
pasigurise.
Qellimi i tyre perfundimtar eshte relativizmi i fajit, i
krimit. Nese
do t'u lihet hapesira per veprim atehere tere ky proces
do te
perfundoje me konstatimin e pergjithshem te faktorit
nderkombetar: te
gjithe keto qenkan njesoj. Qe te mos ndodhe kjo,
presidenti
dashamires amerikan na porositi: Luften e fituat, tash
duhet ta
fitoni paqen.
Paqja mund te fitohet lehte nder shqiptare, ngaqe perkah
nga natyra
kemi tipare inkluzive, ne dallim me te tjeret qe kane
tipare
ekskluzive, qe perjashton tjetrin. Kodeksi moral
shqiptar, Kanuni i
Lek Dukagjinit eshte shembull tipik i kultures inkluzive
shqiptare.
Ne te piedestali, vlera sublime i takon mikut, mysafirit
pra atij
tjetrit, te huajit qe nuk i takon sistemit tone
familiar, fisnor,
rrjedhimisht kombetar. Ne kete menyre mund te shpjegohet
toleranca
fetare ne mjediset shqiptare, mbrojtja e monumenteve
kishtare qe sot
konsiderohen si trashegimi serbe, mbrojtja e cifuteve
gjate Luftes se
Dyte Boterore, mungesa e varreve masive ne hapesirat
shqiptare,
mungesa e teorive politike qe legjitimojne shfarosjene
popujve te
tere, si eshte rasti te serbet dhe ruset.
Akualisht bie fjala, diplomacia serbe spikat krimet
aksidentale qe
ndodhin ne Kosove, per t'i ralativizuar krimet e tyre te
paramenduara, sistematike dhe masive. Po keshtu
diplomacia ruse ne
krye me Ivanovin, ore e cast merret me demonizmin e
Kosoves dhe te
shqiptareve, per t'i fshehur krimet e veta te permendura
mire,
sistematike dhe masive ne Ceceni.
Ekziston nje dallim thelbesor ne mes te mendesise
inkluzive te
shqiptareve dhe ekskluzive te serbeve dhe ruseve, qe
aktualisht vend
e pavend merren me Kosoven. Perderisa shqiptaret
inkluziv turperohen
nga krimet qe aksidentalisht ndodhin ne Kosove,
serbo-ruset prodhojne
teorira qe arsyetojne krimin, shfarrosjen e popujve te
tjere. Ata
krimin, gjenocidin ne Ceceni e arsyetojne me lufte
kunder terrorizmit
fondamentalizmit islamik, perderisa ata vete e
terrorizojne popullin
cecen qe jeton ne token e vet. Shqiptaret deri me tani,
ne historine
e vet mijevjecare, kurre nuk kane krijuar teori qe
legjitimon dhe
legalizon krimin. Inkluzivizmi shiptar, tolerimi i
tjetrit ishte
shkak i ngushtimit te hapesirave shqiptare nderkaq
eksluzivizmi i
popujve dhe kulturave ne fjale ishte mekanizmi i
ekspansionimit te
tyre te pandalshem. Sekendejmi ne Kosove dhe Ceceni,
ndonese
analogjia nuk mund te jete e plote, kemi te bejme me te
drejten e
natyrshme per rezistence ndaj ekspansionizmit dhe
kolonializimit.
Perfundimisht, ata qe ishin njemend aktiv gjate tere
procesit te
clirimit te Kosoves, serisht duhet te aktivizohen, ngaqe,
tashme
eshte e qarte se administrata nderkombetare nuk mund te
fitoje
betejen me mendesine lodruese te gjinkalles shqiptare,
me sistemin
subversiv serb, me diplomacine cinike ruse.
Ata qe vdiqen per liri ishin idealiste, idealistet duhet
te vazhdojne
punen e tyre.
|