[/bar.htm]
 

 

AKSH-JA, METAFORĖ E PAKĖNAQĖSISĖ SĖ SHQIPTARĖVE NDAJ ZGJIDHJEVE TĖ DERITANISHME"




RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Xhaferri, a ballafaqohet Maqedonia me krizė tė sigurisė?

ARBĖR XHAFERRI
Maqedonia nė mėnyrė ciklike hyn nė kriza politike dhe tė sigurisė. Vetė nevoja e qeverisė aktuale qė tė ketė gjithnjė marrėveshje politike me partnerė tė ndryshėm, flet pėr jostabilitetin e kėsaj qeverie. Nga ana tjetėr mė duket se egziston njė lidhje e ngushtė mes mediave dhe kėsaj qeverie, meqė mediat nė mėnyrė pompoze shprehin se egziston njė krizė, duke i dhėnė leje qeverisė aktuale qė tė ndėrmarrė masa represive. Masat represive qė u ndėrmorrėn kundėr fshatrave tė Karadakut, nuk pėrkojnė me nevojėn qė tė intervenohet. Kjo qeveri ndėrmerr hapa tė tilla ushtarako-policore, me siguri pėr tė mbuluar krizėn e thellė ekonomike, sociale dhe politike qė egziston nė shtet.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Si i komentoni faktin se organizatat ndėrkombėtare u dhanė mbėshtetje aksioneve tė tilla tė policisė?

ARBĖR XHAFERRI
Ėshtė e natyrshme qė faktori ndėrkombėtar gjithmonė do t'a mbėshtetė qeverinė dhe institucionet e saj nė ekskursione tė tilla. Unė mendoj se faktori ndėrkombėtar mė shumė do tė parapėlqente njė paqe tė keqe, sesa njė luftė tė mirė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
A mendoni se problemet qė lidhen me sigurinė nė vend, mund tė lidhen me Kosovėn?

ARBĖR XHAFERRI
Propaganda, qė ėshtė e shfrenuar kohėt e fundit nė Maqedoni, kėrkon tė gjejė njė pretekst tė fortė. Gjithmonė e kėrkojnė armikun jashtė vetvetes. Ai armik ėshtė ose faktori perėndimor, qė kinse i ndihmon shqiptarėt pėr t'a destabilizuar Maqedoninė, ose Kosova, ose ndonjė faktor tjetėr i jashtėm. Kriza egziston brenda nė politikėn aktuale tė qeverisė, qė nuk di se si t'i zgjidhė kėto probleme.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Keni thėnė se shqiptarėt nė Maqedoni duhet t'a kenė tė drejtėn e vetėvendosjes deri nė shkėputje. Por kjo ėshtė nė kundėrshtim me Marrėveshjen e Ohrit qė nėnshkruat edhe ju.

ARBĖR XHAFERRI
Ēėshtja e vetėvendosjes ėshtė njė e drejtė njerėzore, qė nuk mund tė tjetėrsohet me ēfarėdo politikė qė mund tė aplikohet. Vetėvendosja aktivizohet vetėm atėhere kur zgjidhje tė tjera kanė dėshtuar. Zgjidhje tė tjera pėr njė marrėveshje paqėsore, pėr njė afrim, pėr njė mirėkuptim, pėr njė tolerancė nė Maqedoni kanė dėshtuar prandaj automatikisht hapet ēėshtja e vetėvendosjes. Ne e mbėshtetėm Marrėveshjen e Ohrit, sepse pandehnim se qeveria e ardhshme e Maqedonisė, me seriozitet dhe pėrgjegjėsi do t'i qasej implementimit tė kėsaj marrėveshjeje. Mirėpo tė gjitha analizat tona tregojnė se nuk ka zbatim tė asaj marrėveshjeje qė ne e kemi nėnshkruar.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Por qėndrimi i faktorit ndėrkombėtar ėshtė kundėr ndryshimit tė kufijve nė Ballkan.

ARBĖR XHAFERRI
Edhe unė mendoj se ndėrrimi i kufijve nuk ėshtė zgjidhje e vetme, me kusht qė marrėdhėniet ndėretnike tė ndėrtohen mbi bazat e tė drejtave tė barabarta. Meqėnėse nuk ka tė drejta tė barabarta, atėhere duhet tė hapen kategori tė tjera.

RADIO EVROPA E LIRĖ
A mendoni se AKSH-ja ėshtė realitet nė Maqedoni?

ARBĖR XHAFERRI
AKSH-ja ėshtė nė esencė metaforė e pakėnaqėsisė sė shqiptarėve ndaj zgjidhjet qė janė ofruar deri tani. AKSH-ja egziston vetėm si njė ide qė kėrkon legjitimitetin e vet nė gabimet e kėsaj qeverie.

Intervistoi Ivan Bllazhevski