Njė ndalim nė kufi dhe pyetjet pėr
shtetin maqedon
Dr. Ali ALIU
Kim MEHMETI
Qė shteti maqedonas mund tė tė pėrgatisė aq
befasira sa nuk mund tė gėlltisė truri i shėndoshė,
pra ai tru qė mendon sipas njė logjike tė arsyeshme,
u bindėm tė dielėn e kaluar (me 18 maj) kur nė
vendkalimin kufitar Bllacė nuk iu lejua hyrja nė
Maqedoni shkrimtarit nga Tirana, Faruk Myrtaj. Arsyeja
ishte se ai nuk paska nxjerrė vizė nė Tiranė dhe
se vetėm nė vendkalimet kufitare Shqipėri-Maqedoni
u dhėnkan viza nė sportelet kufitare. Dhe posa
njeriu dėgjon pėr rregullat e kėtilla, posa
ballafaqohet me absurde tė kėtij lloji, nuk mund tė
mos pyesė veten se vallė ky shtet ka ndonjė
preokupim tjetėr pėrpos atij qė tė mbrohet nga
shqiptarėt! Dhe ky shtet i tillė siē ėshtė pėr
askėnd me tė vėrtetė mendon se kėsi soji
kontribuon nė zhvillimin e marrėdhėnieve tė mira
regjionale. Mė nė fund: vallė ka ndonjė njeri tė
menēur nė administratėn e kėtushme qė tu
tregojė zyrtarėve se bėjnė shtet nė kohėn e
internetit, nė ditėt kur rrėnohen muret dhe mundėsohet
lėvizje e lirė e njerėzve dhe ideve?
Do tė ishte mirė sikur ndonjė nga zyrtarėt tė
shpjegonte se ēndodh me shtetasit e tjerė tė cilėve
u nevojitet vizė hyrėse, mos vallė edhe ata kanė
vendkalime tė caktuara pėr tė hyrė dhe dalė nga
Maqedonia? Mos vallė i kthejnė nė vendlindje nėse
vendosin tė hyjnė nė Maqedoni, pasi paraprakisht
kanė vizituar Kosovėn!? Apo mos vallė dikush nė kėtė
shtet mendon se shqiptari qė viziton Kosovėn duhet tė
ketė trajtim tjetėr nga ai qė nuk e lakon rrugėn
Tiranė Qafė e Thanės Shkup.
Edhe kur i shtrojmė kėto pyetje ne e dimė se pėrgjigje
nuk do tė ketė. Sepse ata qė sjellin vendime tė
tilla absurde kanė njė problem tė madh mental:
harrojnė se ky shtet - se shqiptarėt nė tė janė
ngirė mė duke i mbrojtur dikush nga bashkėkombasit
e tyre matanė kufijve dhe janė ngopur me lojėra
parimore qė vlejnė vetėm nė vendkalimet ku
shqiptarėt kufizohen me vetveten. Pra ne e dimė se
ekipe tė tėra nė kėtė shtet mundohen tė gjejnė
zgjidhje mė optimale se si tė pamundėsojnė
komunikimin normal mes shqiptarėve nė kėtė regjion,
por ajo qė nuk mund ta kuptojmė ka tė bėjė me atė
se vallė kėta prezentuesit tanė shqiptarė nė
organet shtetėrore janė tė informuar pėr zgjidhjet
e tilla ndėrkufitare apo presin qė dikush ti
informojė se pėr ēfarė vendimesh kanė votuar.
Ne na vjen mirė kur shohin se nė vendkalimet
kufitare tė kėtij shteti kurrė nuk ka ndodhur tė
kenė probleme tė kėsaj natyre serbėt apo bullgarėt,
se kurrė nuk ndodhi qė doganierėt tė masin me
kandar librat nė gjuhėt sllave qė hyjnė nė
Maqedoni, se nuk ndodhi asnjėherė qė me aq pėrkujdesje
tė shqyrtohet komunikimi mes qytetarėve tė shteteve
sllave. Ndėrkaq, nuk mund tė mos na vijė keq pėr
shkak se nė mėnyrė sezonale, me pėrkushtim tė veēantė,
mbahet llogari se si hyjnė e dalin nga ky shtet
shqiptarėt. Jo se mendojmė qė shteti nuk duhet tė
mbajė llogari kush dhe si kalon kufirin, por pėr
shkak se ky shtet ka arshinė tė dyfishtė. Dhe se pėr
njė situatė tė tillė ka faj edhe diplomacia
inferiore e Shqipėrisė si edhe kėta prezantuesit
tanė qė na lodhėn duke mbrojtur interesat tona, a nė
tė vėrtetė, ne ende me frikė mund ti marrim
kolegėt tanė nga Tirana qė kanė ardhur nė
panairin e librit nė Prishtinė dhe ti sjellim nė
Shkup, sepse na ndodh qė nė kufi tė marrim vesh se
qytetari i Shqipėrisė qė hyn nga Kosova nė
Maqedoni nuk ka trajtim tė njėjtė si ai qė kalon
kufirin nė Qafė Thanė.
Po kėto shtetet na e lodhėn trurin me zgjidhje tė
ndryshme qė kanė tė bėjnė me komunikimin tonė.
Mbase prandaj edhe kemi filluar tė mos mendojmė fare
pėr fatin e tyre, por vetėm pėr atė se si mund tė
iket nga kėto gropa pėrplot mjerim njerėzor ku
pushtetarėt flejnė nė shtratin e shekullit tė sotėm
dhe shohin ėndrra nga shekulli i nėntėmbėdhjetė.
Kėtu ku politikanėt - shqiptarė e maqedonas, tė kėsaj
apo asaj partie kanė mbetur tė zhytur nė baltėn
e sė kaluarės ku dalėngadalė shndėrrohen nė
ushujza tė cilat thithin tė sotmen dhe e hanė ardhmėrinė
tonė.