Komunikatė
Bashkimi Demokratik pėr Integrim, mė datė 09 shtator
2003 mbajti mbledhjen e Kryesisė nė tė cilėn u shqyrtua
situata e krijuar nė vend pas intervenimit policoro-
ushtarak nė malėsinė e Shkupit. Nė kėtė mbledhje morėn
pjesė edhe deputetėt, ministrat dhe zėvendės ministrat e
kėsaj partie. Me kėtė rast, kryesia qėndrore e BDI-sė
mori kėto qėndrime:
Bashkimi Demokratik pėr Integrim, si bartės i programit
politik tė ish Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, inicues
dhe projektues i reformave tė vėrteta tė sistemit
kushtetues- juridik dhe shoqėror tė Republikės sė
Maqedonisė, ka insistuar dhe insiston qė kėto reforma tė
bazuara nė Marrėveshjen Kornizė tė Ohrit, tė realizohen
nė mėnyrė thelbėsore dhe pa hezitim. Tė vetėdijshėm se
do tė ndeshemi me struktura regresive, BDI-ja
vazhdimisht ka potencuar dhe kėmbėngulur tek partneri i
koalicionit, qė reformat janė tė domosdoshme pėr tė
stabilizuar vendin dhe pėr ta rehabilituar nga konflikti
i vitit 2001.
Prioritet pėr BDI-nė kanė pasur dhe kanė reformat e
sistemit tė sigurisė dhe mbrojtjes si segmente kyēe dhe
tė ndjeshme pėr shtetin. Fatkeqėsisht, ngjarjet e fundit
po dėshmojnė se ky proces nuk zhvillohet nė pėrputhje me
nevojat dhe kėrkesat e vendit. Insistimi i vazhdueshėm i
kuadrove tė BDI-sė nėpėr institucione ka qenė dhe mbetet
pikėrisht ristrukturimi i kėtyre segmenteve. Kemi qenė
tė vetėdijshėm se ne me partnerin tonė nė koalicion nė
rrethana tė jashtėzakonshme, na nevojitet angazhim
kėmbėngulės pėr tė sfiduar tė gjitha obstruksionet qė
pėr fat tė keq, veprojnė nė kuadėr tė strukturave tė
pushtetit.
Bashkimi Demokratik pėr Integrim ėshtė i vendosur, ka
potencial njerėzor dhe nuk i mungon guximi pėr tė
pėrmbushur me besnikėri obligimet e marra karshi
popullatės dhe pėr ti realizuar ato deri nė fund. Nė
kėtė rrugė ne hecim sėbashku me komunitetin ndėrkombėtar-
NATO, SHBA dhe BE, tė cilėt janė tė pėrkushtuar pėr
jetėsimin e plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit, dėshtimi i
tė cilės do tė thotė edhe mosekzistim i mėtejmė i
Maqedonisė si shtet.
Incidentet e fundit ndodhin nė prag tė fillimit tė
bisedimeve nė mes Prishtinės dhe Beogradit pėr
pavarėsimin e Kosovės, nė kohėn e miratimit tė ligjeve
mė tė rėndėsishme qė dalin nga Marrėveshja e Ohrit, si
dhe bashkėpunimit tė intensifikuar tė shteteve
nėnshkruese tė Kartės sė Adriatikut. Ne konsiderojmė se
kėto procese kanė provokuar dhe kanė vėnė nė lėvizje
kundėrshtarėt e zgjidhjes pėrfundimtare tė ēėshtjes
shqiptare nė Ballkan. Qėllimet e kėtyre strukturave
antireformiste, antidemokratike dhe antishqiptare tė
mbetura nga UDB-ja janė ndarja e Kosovės, mosekzistimi i
Maqedonisė dhe destabilizimi i vazhdueshėm i rajonit.
Kėto qarqe janė nė shėrbim tė tezės se pavarėsia e
Kosovės do tė destabilizojė Maqedoninė dhe shtetet
fqinje.
Bashkimi Demokratik pėr Integrim apelon tek ish-
ushtarėt e UĒK-sė kėtu dhe nė Kosovė, tek anėtarėsia,
dhe simpatizantėt qė tė jenė konsekuentė nė drejtim tė
realizimit tė qėllimeve politike dhe tė mos binė nė
grackat e skenareve qė e pengojnė procesin jetėsimit tė
Marrėveshjes sė Ohrit dhe pavarėsimit tė Kosovės nė
rrugėn drejt integrimit nė NATO dhe Europės pa kufi.
Pas takimeve tė vazhdueshme tė Kryesisė me anėtarėt e
vet dhe takimet me faktorėt relevantė ndėrkombėtarė dhe
shqyrtimit dhe analizave tė situatės, Bashkimi
Demokratik pėr Integrim kėrkon:
- Grupi punues pėr menaxhimin e krizės tė dalė me njė
raport tė detajuar pėr ngjarjet nė malėsinė e Shkupit;
- Pėrgjegjėsi konkrete nga ata qė urdhėruan dhe
udhėhoqėn kėto operacione ushtarako-policore jashtė
konsultimeve tė domosdoshme brenda qeverisė dhe me
faktorin ndėrkombėtar;
- Rishqyrtim tė politikės pėt integrimin e ish zonave tė
krizės
Me kėtė rast, Bashkimi Demokratik pėr Integrim, si
vazhdimėsi e ish Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, si
inicues i ndryshimeve dhe bartės i proceseve tė
jetėsimit tė tyre, apelon tek popullata qė tė ketė besim
tė plotė tek ne dhe tė na pėrkrahė nė rrugėn drejt
jetėsimit tė aspiratave tė luftės.
09.09.2003
Tetovė
Ali Ahmeti
Kryetar i BDI -sė