|
Adelina Marku-Ibrahimi
Nė Maqedoni, fyta-fytjet shqiptaro-maqedone nuk kanė pėr tu sosur edhe gjatė, gjatė kohė. Pasi tė reformosh mendimin e lirė tė intelektualėve maqedonas do tė thotė tė fillosh tė gėrmosh njė pus me gjilpėrkė tė hollė, pėr tė gjetur pak ujė tė turbullt. Gara intelektuale e taborit tė elitės maqedone, nė tė vėrtetė, ka njė emėrues tė pėrbashkėt nė "zhvillim" e sipėr. Ky emėrues ka tė bėjė me kush mė fortė i shan, i pėshtyn, i bastardhon, i pėrdhunon, i pėrmbyt, i...shqiptarėt e Maqedonisė. Nė piramidėn e kėsaj gare qėndron spikatur Ljubomir Frēkovski. Profili i tij ka tė bėjė me njė elokuencė tė hatashme gjuhėsore, me njė intelegjencė thuajse fusheniane, me njė ekscentrizėm karakteristik tė veshjes dhe sjelljes, me njė aurė tė pėrzgjedhur miqsh dhe armiqsh, me njė kosmopolotizėm tė pėrēudshėm (gruaja e tij ėshtė shqiptare ndėrsa ai vetė ...thuajse ėshtė patrioti mė i madh ndėr mė tė mėdhenjtė maqedonė...), me njė karierė briliante edhe politike edhe intelektuale....dhe me njė antishqiptarizėm lazdran , cinik, hipokrit, tė rrezikshėm, folės, tė paepur, aq tė guximshėm. Zhdėrvjelltėsia e tij intelektuale ka bėrė qė emri i tij tė dihet, pothuajse edhe nga kalimtarėt e zakonshėm kėtu, nė kėtė copė shteti, por edhe tė mbahet mend nga diplomatė tė shquar e tė pashquar, qė kanė vizituar po kėtė copė shteti. Ai nė tė vėrtetė, pėr aq sa mbaj mend unė, ishte ministėr i punėve tė brendshme dhe tė jashtme tė Maqedonisė, njėri prej pėrpiluesve tė kushtetutės diskriminuese pėr shqiptarėt menjėherė pas pavarėsisė(!?) sė Maqedonisė, njihet si ish-muza e ish Presidentit Gligorov, tani muza e Presidentit Trajkovski, njėri prej kėshilltarėve tė negociuesve tė paqės pėr tė pjellur Marrėveshjen e Ohrit. Ėshtė profesor nė katedrėn e Fakultetit Juridik tė Universitetit tė "Shėn Kirilit dhe Metodit" dhe pėrsėri i zgjedhuri pėr tu kėshilluar 'look'-u i kushtetutės sė re tė Maqedonisė. Modusin e fundit qė e ka zgjedhur, sa pėr tė ngopur sfidėn e oreksit tė tij tė shfrenuar, qėndron nė udhėheqjen e njė farė ekipi ekspertėsh pėr gjetjen e formulės sė emrit tė shtetit, nė tė cilin ai jeton dhe vepron aq guximshėm. Me kėtė tė fundit, iu sfidon edhe grekėve, atyre kokėfortėve, qė nuk e japin e qė nuk e japin aq lehtė emrin e Maqedonisė antike tė shitet pėr kėtė popull tė ri, pjellė e ish Jugosllavisė.
Ndėrsa elita e mendimit shqiptar nė Maqedoni, shpesh edhe e fton po tė njėjtin nė debate tė ndryshme intelektuale pėr atė se si mund tė funksionojė bashkėjetesa shqiptaro -maqedone, madje shpesh, po kjo elitė ka ditur qė Frēkovskin ta bėjė edhe mik tė nderuar tė shtėpisė sė tij, madje tė opinionit tė tij intelektual. Flitet se pas luftės, ka prishur shumė miqėsi tė kėtilla me shqiptarė, pasi nuk kanė rėnė dakord pėr punė principesh, pėr atė se kush kė duhet ta dėgjojė, kush ėshtė ai qė duhet tė dominojė dhe kush ėshtė ai qė duhet tė aprovojė. Frēkovski, ēdo tė martė nė gazetėn me tirazh mė tė lartė nė Maqedoni, DNEVNIK, mban autorėsinė nė rubrikėn e kolumnave. Nė tė parafundit fliste pėr idealin e tij multietnik, duke i kėshilluar maqedonasit se duhet tė mos e ndjejnė mė mungesėn e pėrkatėsisė nacionale, pasi, gjithmonė sipas tij , ata janė popull me njė gjuhė dhe me njė shtet modern, ku demokracia lėpin edhe sahanet mė briliante tė liberalizmit botėror. Nė ndėrkohė, kėshilla qė ua jep shqiptarėve ėshtė qė ata mė, tani kanė shansin e fundit qė tė shkėputen nga mazohizmi i tyre nacional dhe tė mos numėrojnė sukseset e tyre nacionale duke iu referuar garės me sllavėt, apo mė saktė nė kurriz tė sllavėve. Por, Frēkovski di tė jetė edhe mė dimenzional nė meditimin e tij intelektual. Ai nė kolumnėn e fundit pėrēik edhe ēėshtjen e Kosovės, madje ironizon me verdiktin e popullit shqiptar pėr pavarėsi , duke e cilėsuar kėtė verdikt si, citoj, "presion primitiv pėr tu nxjerrė maksimumi pėr shqiptarėt nė regjion". Ky verdikt, gjithmonė sipas tij duhet, citoj, "tė pritet, tė ndalohet , tė shfaroset!"
Nė tė vėrtetė, ai i quan "sekundantė" dhe humbės tė gjithė ata politikanė shqiptarė, (me njė qartėsi tė mprehtė kėtu lobuesin kryesor Arbėn Xhaferin), qė lobojnė pėr tė njėjtin verdikt me tė njėjtėn fuqi vėrtetėsie, ndėrsa kėtė sindrom tek shqiptarėt ai e zbulon si destruktiv. Sipas tij, moronllėqet qė pjellen nga pėrkrahėsit e idesė pėr pavarėsinė e Kosovės, nė tė vėrtetė, nuk janė mė tė rrezikshėm, pasi ata ende nuk e kanė tė qartė qė para hundėve po iu ndahet Kosova dhe po ju shprishet koncepti gjithshqiptar nė Ballkan, pa ditur ku, si dhe kah tė alarmojnė pėr ndihmė.
Frēkovski ka shumė shokė nė Maqedoni, me tė cilėt ai ndan triumfin e mendėsisė sė kėtillė. Ata ia pranojnė dhe madje ia lartėsojnė guximin pėr pikėpamjet e tija tė "moderuara" . Kjo lukuni destruktive e lėvizjes frēkovskiane, megjithatė kanos rėndė mendimin e lirė tė shqiptarėve tė Maqedonisė. Ata rrallėherė denjojnė tė merėn me tė, duke arsyetuar indolencėn e tyre si tė paprovokuar nga mendimtarėt e kėtillė "ēapkėnė". Por, tėrheqja e kėtillė e elitės shqiptare, nuk mund tė mė flasė mė pėr superioritetin e tyre ndaj lėvizjes frēkovskiane, pasi i lejon rrugė inspirimi tė mėtejshėm asaj dhe rrugė mbytjeje pėr veten. Lexuesit e DNEVNIKUT, megjithatė s'kanė tė sosur, varshmėria e tyre nga "droga" e mendimeve tė kėtilla pothuajse ėshtė bėrė posesive, ndėrsa diplomatėt botėrorė, qoftė nė shkuarje apo ardhje, asnjėherė nuk harrojnė tė darkojnė me mikun e tyre tė nderuar Frēkovski, qė mandej tė masturbojnė kėndshėm nė kuriz tė ēėshtjes shqiptare, rrugės pėr nė shtetin e tyre, diku nė EUROPĖ.
|