ABDURRAHMAN HALITI: Nuk ka ndarje pa Shkupin

 
"Teza e Gjeorgjievskit per ndarje te Maqedonise nuk eshte e re, dhe nuk perben ndonje zgjidhje pervec asaj se sebashku me ndarjen mund te shuhen edhe vatrat dhe konfliktet etnike" thote

Abdurrahman Haliti, lider i Partise per Prosperitet Demokratik (PPD), qe para disa javesh, e uroi guximin e Gjeorgjievskit, per planin qe ka ofruar, por edhe e ironizoje ate, duke deklaruar se ky eshte nje plan i parrealizueshem, madje i rrezikshem. 

Megjitheate ai mendon se kjo ndarje, nuk mund te siguroje teritore etnikisht homogjene, as per maqedonasit e as per shqiptaret, sepse sipas tij ajo, nuk do te ishte mundur te behej sipas modelit qe propozon ish kryeministri maqedonas: "Ne asnje menyre shqiptaret nuk mund te heqin dore nga Shkupi, Kumanova, e Kercova, e Struga pasi nje gje e tille detyrimisht do te shkaktonte konflikte ndernacionale, pse jo edhe lufte qytetare.

Nese propozimi eshte serioz atehere ai eshte i gabuar, ndersa nese eshte ne funksion te poltilikes ditore te ngritjes se rejtinugt politik te WMNRO-DPMNE, ajo duhet konsideruar si nje pune e papergjegjshme", thote kryetari i PPD-se. 

Ndersa per moratoriumin e PDSH qe ngriu aktivitetin e kesaj partie si dhe per qendrimet qe mbajten drejtuesit e saj Arber Xhaferri e Menduh Thaci, Haliti thote se ato nuk jane vecse prononcime te qytetareve te rendomte, sepse keta persona kane dhene doreheqje te parevokueshme prandaj "nuk duhet

t'i jepet nje publicitet dhe rendesi te cilet nuk e meritojne". 

Haliti thote se partia e tij qe ka gjithsej dy deputete ne parlamentin 120 vendesh te Maqedonise, por qe eshte firmetare e Marveshjes se Ohrit, nuk guxon te heqe dore nga kjo marreveshje. "Ne akoma nuk mund te themi se ajo nuk ekziston" pretendon ai duke kerkuar njekohesisht te benhen ndryshime te metejshme dhe me te thella qe koncepti i nje shoqerie multietnike te mos jete vetem nje medalie per tu shfrytezuar perballe botes, por ne radhe te pare duhen gjetu instrumentat qe ajo te funksionoje normalisht.

Ai njekohesisht nga BDI kerkon qe te ndryshoje kursin e veprimit politik, te jete me kembengulese, dhe me konsekuente ne insistimin qe Marreveshja e Ohrit te implementohet plotesisht".