Ministria e Arsimit nė frekuencė tė gabuar!

Dr. Abdylmenaf BEXHETI

Arsimi paraqet edhe fundamentin mė tė rėndėsishėm pėr zhvillimin ekonomik dhe shoqėror tė ēdo vendi, si edhe pėr Maqedoninė, ashtu edhe siē ėshtė konstatuar nė Strategjinė qeveritare pėr luftėn kundėr varfėrisė.


Arsimi sė bashku me shėndetsinė nė Maqedoni janė ndoshta akoma tė vetmit sektorė ku nuk zhvillohen reforma tė mirėfillta edhepse paraqesin sektorėt mė vital dhe mė tė ndijshėm si pėr qytetarėt poashtu edhe pėr shtetin. 


Arsimi paraqet edhe fundamentin mė tė rėndėsishėm pėr zhvillimin ekonomik dhe shoqėror tė ēdo vendi, si edhe pėr Maqedoninė, ashtu edhe siē ėshtė konstatuar nė Strategjinė qeveritare pėr luftėn kundėr varfėrisė. Sot me tė drejtė arsimi nuk konsiderohet si shpenzim publik tipik administrativ por si investim mė profitabėl nė ,,kapitalin njeri,, si njė ndėr faktorėt mė tė rėndėsishėm tė zhvillimit tė qėndrueshėm ekonomik tė ēdo vendi. Gjendja momentale e arsimit, si edhe qė prej pavarsisė sė shtetit, nuk i pėrgjigjet sfidave tė kohės e aqė mė pak tė nevojave tė ekonomisė sė tregut dhe procesit tė globalizimit ekonomik. Nevojat pėr reforma nė arsim janė tė kahmotshme, por kursesi ato tė fillojnė konform kushteve tė reja ekonomike dhe shoqėrore. Ēėshtė edhe mė e keqe, si duket kompetentėt (si edhe nė tė kaluarėn) nuk kanė vizion dhe koncept tė kjartė si tė sfidohen me reformat. Sipas kompetentėve aktual, ato janė tani nė fazėn e konstatimit tė gjendjes (diagnostifikimit-siē do tė thoshte ministri i arsimit nė fjalorin e tijė mjeksorė) siē thanė nė tryezėn e organizuar javė mė parė nė selinė e kundėrshtarėve tė pėrbetuar tė arsimit shqip nė Maqedoni-nė rektoratin e Universitetit ,,Shėn Kirili dhe Metodi,, nė Shkup, ku fatkeqsisht nuk ishte prezent asnjė medium shqiptar dhe asnjė pėrfaqsues i UT-sė, pėr tė cilin politikanėt shqiptar ,,janė gojėn plot,,-por fatkeqsisht vetėn nė mediat shqipe! Pse ėshtė kėshtu ato vetė duhet tė japin pėrgjigje para opinionit shqiptar, ashtu siē duhet tė shpjegojnė pse tryeza u mbajtė nė atė vend, pse nuk ishin tė ftuar pėrfaqsuesit tė UT-sė dhe mediat shqipe, pse nuk kishte numėr proporcional shqiptarėsh atje, pse me tryezėn udhėhiqte Rektori i Universitetit tė Shkupit, kurse pėr pėrmbajtjen e debatit nė njė rast tjetėr, ose mė mirė edhe prej ndonjė autori tjetėr!


Megjithate, ideja qė tė konstatohet gjendja nė sektorin e arsimit ėshtė pėr tu pėrshėndetur edhepse ajo filloi nga maja e piramidės nė vend qė tė filloj natyralisht nga baza-prej arsimit fillor dhe tė mesėm, tė cilėt edhe e ,,ushqejnė arsimin e lart me inpute pėr tu pėrpunuar,,.


Pėrfaqsuesit maqedonas nė kėtė tryezė menduan dhe debatuan nė stilin sikur ato duhet tw na imponojnė modele pėr reforma, nė kushte kur ato vet as i kan filluar nė institucionet e veta. Haruan se, nė fakt, ato janė vetėm njė palė e interesuar karshi regullatorit publik-Ministrisė sė Arsimit, kurse karshi tė tjerėve janė vetėm parner tė barabartė. Fatkeqsisht edhe pėrfaqsuesit mė tė lartė tė Universitetit tė Shkupit-nė rastin konkret kryetari i Senatit z.Cucullovski, asesi nuk mundet tė bindet dhe ti pranon raportet e reja nė shoqėrinė demokratike, por deshi qė ministrit ti ,,jep detyra shtėpiake,, duke i kėrkuar qė sa mė parė ai tė ua dorėzojė thesarin e arsimit dhe universiteti i tyre tė ketė edhe autonominė financiare-pėrmes formimit tė Kėshillit drejtues tė Fondit tė Arsimit tė Lart i cili duhet tė shpėrndajė jo mė pak se 30 milion Euro nė vit. Gjithw kjo shumw vetėm pėr dy universitetet maqedonase, sepse ne shqiptarėt akoma vazhdojmė tė ngelim ,,popull privat,,. Pėrkundėr pėrpjekjeve tė bėrra deri mė tani, pėr herė tė parė pas 12 vitesh shqiptarėt e marin nė qeverisje kėtė ministri. Wshtw krejtwsisht normale dhe e kuptueshme pėr palėn maqedonase pse sillet kėshtu duke dashur ta vazhdojnė avazin e vjetėr dhe duke vazhduar ta konsumojnė buxhetin multietnik vetėm pwr vete. Por, nuk mundem tė kuptoj sjelljen indiferente tė palės shqiptare, bile edhe kur ajo vendos pėr shpėrndarjen.


Regulatori publik i arsimit-ministria e arsimit dhe shkencės, krahas ēėshtjes sė shpėrndarjes etnike proporcionale tė buxhetit tė arsimit duhet tu pėrkushtojė kujdes tė posaēėm edhe:efikasitetit tė arsimit tė lart, qasja e barabart etnike tek niveli i arsimit tė lart, kompatibiliteti i arsimit tė lart me nevojat e ekonomisė sė tregut, kėrkimi dhe gjetja e burimeve plotsuese tė finansimit tė arsimit tė lart, bashkėpunimi me sektorin real ekonomik, pėrcaktimi i planeve dhe programeve studimore adekuate konform me kėrkesat dhe trendet e kohės, ndėrtimi dhe implementimi i sistemit tė transferit tė kredive (ECTS), aplikimi i Dekleratės sė Bolonjės pėr arsimin e lart, aplikimi i sistemit tė evaluimit reciprok tė studentėve dhe profesorėve (feedbeack), implementimi i sistemit tė mėsimit dhe studimit nga distanca, aplikimi i metodave interaktive tė studimit, sistemi i perfeksionimit tė kuadrit me studim permanent dhe gjatw gjithw jetės (long life learning system), ndryshimet nga konceptet konvencionale nė konceptet e trendit-qė studentin e sjellin nė qendėr tė vėmendjes, vlerwsimet e kuadrit mėsimdhėnės nė bazė tė ex-post vlerave nė vend tė atyre ex-ante, dhe shumė aspekteve tjera qė i bėjnė studimet efikase. Pėr kėto aspekte shefi i departamentit tė Shkollės sė Biznesit tė Londrės-Jon Mc.Arthur shprehet:,,Si kemi mėsuar ne ėshtė ajo se ēka kemi mėsuar ne,,.


Debatet shkencore dhe publike nuk duhet tė orientohen nė drejtim tė ,,monopolit tė dėshiruar publik,, tė universiteteve egzistuese nė vend. Pėrvojat e vendeve tė zhvilluara pėr kėtė aspekt na udhėzojnė nė qasjet e mėtutjeshme si p.sh. nė SHBA vetėm nė arsimin fillor dhe tė mesėm dominon financimi publik me reth 90%, kurse nė arsimin e lart domonon financimi privat-nė vitin 1999 nga 2,3% tė BPV tė shpenzimeve tė pėrgjithshme tė arsimit tė lart vetėm 1,05% ishin mjete publike kurse 1,25% mjete private (shih:,,The Economist,,-16/22 November 2002). Nga tė dhėnat tjera vijuese, mundet tė shihet se sa ishin shpenzimet publike tė destinuara pėr financimin e arsimit si pjesmarje nė shpenzimet e gjithmbarshme publike nė vitin 1998 nė vendet nė tranzicion dhe nė vendet e zhvilluara:


1.Shqipėria 1,94% 
2.Bulgaria 4,42% 
3.Kroacia 6,48% 
4.Ēekia 9,65% 
5.Hungaria 8,75% 
6.Maqedonia 10,80% 
7.Austria 9,21% 
8.Holanda 9,87% 
9.Norvegjia 9,21%
10.Suedia 6,85%
11.Japonia 6,03% 
12.Zvicra 2,40%.


Burimi: Governement finance statistics yearbook, IMF 1999,Washington, fq.6 dhe 7.


Tė dhėnat e lartshėnuara nuk duhet posaēėrisht tė komentohen meqė Maqedonia dukshėm e ka kaluar ,,vijėn e kuqe,, dhe pėr nivelin e shpenzimeve publike do tė ia kishte zili edhe vendi mė i pasur nė botė.


Nė procesin e shqyrtimit tė gjendjes nė sektorin e arsimit nė Maqedoni, ministrisė kompetente do ti ,,ndihmonin,, edhe tė dhėnat zyrtare vijuese: sektori i arsimit mer pjesė nė shpenzimet e gjithmbarshme buxhetore me mbi 15%-me njė vlerė absolute prej reth 11.000 milion denarw nė vit (ose reth 185 milion Euro) ose mbi 5% e BPV, normat bruto tė regjistrimit janė:nė edukimin parashkollor 50%, nė arsimin fillor mbi 90% kurse nė arsimin e mesėm reth 80%. Nėse shihet struktura etnike e kėtyre numrave ajo ėshtė diproporcionalisht e pavolitshme nė veēanti pėr shqiptarėt. Ėshtė e padurueshme neglizhenca dhe zhagitja e mėtutjeshme e statusit tė pazgjedhur tė Universitetit tė Tetovės, pėr tė cilin pėrfaqsuesit shqiptar nė pushtetin qėndror (si edhe tė tjerėt deri mė tani duke na pėrfshirė edhe neve), angazhohen vetėn ne mjediset dhe mediat shqiptare kurse nė ,,tryezat e rrumbullakta institucionale,, ato edhe nuk e pėrmendin fare. Kjo nė njė anė ėshtė demagogji permanente qė nuk durohet mė, kurse nė anėn tjetėr ėshtė indikator i inferioritetit tė shqiptarėve nė debatet institucionale, edhe atėher kur ato u prijnė instituicioneve. Pėr arsimin e lart tė shqiptarėve duhet tė debatohet nė Shkup e jo nė Shemshovė (pėr tė cilėn kemi respekt tė posaēėm si njė nga burimet e qėndresės shqiptare)!


Shpenzimet mesatare vjetore pėr nxėnės-student kapin shumėn: nė arsimin fillor me mbi 265.000 nxėnės nė 1055 shkolla fillore-reth 16.500 denarw, nė arsimin e mesėm me mbi 85.000 nxėnės nė 92 shkolla tė mesme-mbi 21.600 denarw dhe nė arsimin e lart me mbi 35.000 student nė dy universitetet shtetwrore (maqedonase)-mbi 43.000 denarw. Shqiptarėt akoma janė vetėm me universitete private sikur vėrtet tė ishin popull ,,privat,, nė Maqedoni.


Sektori i arsimit publik ka gjithsejt reth 32.000 tė punėsuar, kurse nė arsimin e lart janė reth 10% nga numri i gjithmbarshėm ose 3.000 tė punėsuar. Nė kėtė tė fundit, numri i shqiptarėve ėshtė me promilė! Nga shuma e gjithmbarwshme e buxhetit tė arsimit reth 85% tė mjeteve shpenzohen vetėm pėr rroga dhe kompenzime nė paga, kurse pjesa tjetėr prej vetėm 15%, pėr shpenzimet e ndėrtimit dhe mirmbajtjes sė infrastrukturės shkollore, mjete mėsimore, ngrohje dhe shpenzime materiale, zhvillimi i metodave dhe teknikave mėsimore, botimi i revistave dhe publikimeve tė ndryshme, bibliotekat dhe laboratoriumet shkollore,... etj prej ku mund tė shihet efektiviteti i arsimit! Edhe mė drastike ėshtė struktura e tė punėsuarve nė sektorin e arsimit-mė sakt nė tė gjitha nivelet e arsimit nė ēdo dy arsimtarė ėshtė i punėsuar njė personel ndihmės tė cilėt paraqesin mbi 1/3 e tė punėsuarve tė gjithmbarshėm qė paraqesin logjistikėn e arsimit por jo edhe bartės direkt tė kėtijė procesi, raport qė nuk mundet ta durojnė edhe shtetet mė tė zhvilluara nė botė. Kuptohet se pasqyra e rėntgenit nė sektorin mė tė ndijshėm publik nuk mundet tė jetė e qart vetėm pėrmes kėtyre numrave dhe fakteve tė cilėt sado qė tė jenė tė vlefshėm nuk janė gjithmonė mė meritorėt pėr performansat e indikatorėve pėrkatės. Nė vet sektorin e arsimit egzistojnė edhe analiza mė kualitative tė bėrra nga specialist pėrkatės siē ėshtė analiza pėr pėrparsitė, dobėsitė, mundėsitė dhe reziqet (SWOT ANALYSIS) nė tė cilėn pėrveē tjerave janė konstatuar edhe gjendjet e lartėpėrmendura. Kah mesi i vitit 2000 ėshtė pėrpiluar edhe Strategjia pėr zhvillimin e arsimit nė Maqedoni sipas sė cilės reformat nė kėtė sektor duhet tė pėrfundojnė nė vitin 2010, por sikur tė kishin filluar nė kohė. Nė tė gjitha kėto dokumente, si edhe nė tryezėn debative tė fundit u vėrejt dukshėm se nuk egziston vizion dhe koncept i qart si dhe vullnet pėr reforma tė mirfillta-kuptohet nėse pyetėn ato qė natyralisht u konvenon status-quoja. Intelegjenca dhe ,,akademikėt,, maqedonas nuk mund tė pajtohen me fatin se tani egziston realitet i ri nė shtet, se Kushtetuta e shtetit i detyron nė raporte krejt tjera, dhe se Marveshtja Kornizė e Ohrit reflekton shtet multietnik, multikonfesional dhe multikulturor e kjo duhet parasegjithash tė artikulohet nė sektorin e arsimit, mbrojtjes, sigurisė publike, shėndetsore, socile dhe sektorit ekonomik. Kostoja e Marveshtjes sė Ohrit ishte shumė e lartė pėr tu neglizhuar leht, prandaj ose do tė pozicionohemi tė barabart nė kėtė shtet ose ky i fundit vėshtirė do tė mbijetojė. Si duket njė pjesė e madhe e ,,patriotėve,, maqedonas pikėrisht e minojnė egzistencėn e shtetit tė pėrbashkėt, zatėn nė tė kaluarėn e afėrt e argumentuan kėtė vet ,,akademikėt,, maqedonas. Ėshtė momenti i fundit dhe shpenzohen edhe atomet e fundit tė durimit shqiptar nė pritje tė realizimit tė Marveshtjes Kornizė tė Ohrit ,,pėr pikė dhe presje,, ashtu edhe si u premtua prej koalicionit qeveritar.


Megjithatė vlenė tė theksohet se dygjuhėsia nė ballinėn e pasaportės nuk paraqet ,,ēėshtje teknike dhe tė dizajnit,, siē interpretohet nga zėdhėnėsi i partisė shqiptare nė qeveri e cila para se tė futet nė qeveri, pikėrisht pėr kėtė ligj sugjeroi qė tė lehet tė sillet nė pėrbėrjen e re qeveritare ku do tė jenė edhe ata dhe do tė bėjnė ligjin mė tė mirė pėr shqiptarėt, njė analogji tipike si edhe Ligji i pėrdorimit tė flamurit kombėtar shqiptar, kur u abrogua nga Gjygji Kushtetues-nė fillim tė vitit 1999 kreu i partisė sė athershme shqiptare nė qeveri deklaroi ,,mirė u bė qė u derogua ky ligj se ne do tė sjellim ligj mė tė mirė,, e qė edhe pas katėr vitesh kjo nuk u bė dhe fatkeqsisht gjasat qė tė bėhet janė minimale sepse kjo sėshtė nė agjendėn e Marveshtjes sė Ohrit. Politikanėt duhet tė mbajnė llogari pėr dekleratat publike, sė paku ato qė kan tė bėjnė pėr proektet me interes kombėtar se popullin nuk e kanė sklerotik. 


Tė shpresojmė se nuk do tė zhgėnjehemi dhe se tek qeveritarėt e rijė ,,era e barutit,, nuk do tė zėvendėsohet shpejt me me erėn e ,,parfumit,, sepse kur ngatrohen ,,frekuencat dhe gjatėsia e valėve,, nuk mund tė ndihmojnė edhe ,,pranuesit (antenat) digital,,!