"JO" Rugobės pėr ndryshimin e simboleve kombėtare!

    

Letėr e hapur drejtuar presidentit Rugova lidhur me idenė pėr ndryshimin e simboleve kombėtare!

Dje lexova nė faqen informative tė internetit "Lajme.Net" (21 dhjetor) se Rugova pėr herė tė dytė ėshtė shprehur se "Ne nuk mund tė pėrdorim simbolet e Shtetit tė Shqipėrisė".

Me thėnė tė drejtėn kur e lexova propozimin e tij pėr herė tė parė si pjestare e kombit shqiptar u revoltova jashtė mase, por mė pas duke pasur parasysh moshėn e presidentit tė nderuar dhe duke menduar se pėrpara se tė shprehej kėshtu presidenti mund tė kishte qenė pjesmarrės nė ndonjė festė e ndoshta e kishte tepruar pak me tė pirė nuk reagova. Thėnia pėr herė tė dytė vėrtetoi se presidenti i Kosovės e kishte seriozisht propozimin, njė propozim qė me tė vėrtetė mund tė quhet tepėr absurd, aq mė tepėr qė del nga goja e njė presidenti, i cili ka bėrė betimin pėrpara bashkėkombasve tė tij se do tė mbrojė interesat kombėtare.

Nuk e di nėse Rugovės pas kėtij propozimi do ti shkonte ndoshta mė shumė pėr shtati mbiemri "Rugovic", por di faktin se flamuri ėshtė simboli i shenjtė i shqipėtarėve dhe se atė nuk guxon ta prekė ose ta marrė nėpėrkėmbė as Rugova e askush tjetėr. Ndoshta Rugova ka harruar se shqiptarėt si nė Kosovė, si nė Shqipėri, si nė Maqedoni, si nė Mal tė Zi, si nė Camėri, nė Medvegj, Bujanovc, Preshevė, etj. janė njė komb i vetėm nėn njė gjuhė, nėn njė flamur dhe kanė vetėm njė zemėr liridashėse qė u rreh. Ndoshta do tė ishte e tepėrt t“i kujtoja Rogovės se nė kohėn e Ilirėve fiset ilire (parashqiptare) shtriheshin deri nė Danub e mė gjerė dhe vendi i tyre kishte njė emėr tė vetėm: "Iliri", se nė kohėn e Skėnderbeut e nė c“do situatė tė vėshtirė qė kanė kaluar shqipėtarėt, pėrfshirė dhe luftėn e fundit nė Kosovė (ndėrkohė qė Rugova pėr hirė tė interesave presonale pranonte cdo propozim nė Beograd, ndonėse ėshtė detyrė absolute primare e cdo presidenti qė pėr mbrojtjen e interesave tė kombit qė pėrfaqėson tė japė dhe jetėn) ishte flamuri ai qė mblodhi tė gjithė shqipėtarėt nė luftėn pėr liri. I frymėzuar nga ai flamur u vra simboli i qėndresės kombėtare Adem Jashari me shokė. Me atė flamur u mbėshtoll kufoma e tij dhe e mijra shqipėtarėve tė tjerė qė u vranė pėr lirinė e Kosovės. Nuk ka shqipėtar qė nuk ka nė familje relike me simbolin e flamurit, dhe kjo jo pėr tė zbukuruar ambientin, por pėr tu frymėzuar, pėr tu krenuar me kombin tonė. Tė mohosh simbolin e kombit do tė thotė tė mohosh identitetin. Kur Rugova shprehet se: "Kosova duhet tė ketė simbolet e veta qė tė jetė anėtare e OKB-sė, pra identitetin e saj" unė nuk arrij tė kuptoj dot se c“farė nėnkupton pėr Rugovėn fjala "identitet" nė kėtė rast dhe se cili mund tė jetė identiteti i kombit shqiptar pėr Rugovėn, po aq sa dhe nuk kuptoj dot se pėrse Rugova bėn diferencime tė tilla mes Shqipėrisė dhe Kosovės. Dua t“ju kujtoj zoti Rugova se Flamuri nuk ėshtė simbol i shtetit shqipėtar ashtu sic pretendoni ju, por ėshtė simbol i tė gjithė shqipėtarėve, jo vetėm i atyre qė jetojnė nė Shqipėri, por kudo ku ata ndodhen, deri nė kontinentet mė tė largėta, e deshėt apo nuk deshėt ju edhe i Kosovės e i tė gjithė shqipėtarėve tė Kosovės.

Ky propozim ėshtė po aq absurd dhe qesharak sa cdo tė ishte (po tė imagjinonim) ndonjė propozim nga shqipėtarėt qė jetojnė nė Shqipėrinė jugore, veriore, lindore e perėndimore qė cdo krahinė e Shqipėrisė tė kishte flamurin dhe hymnin e vet. A mund tė jetė llogjike dhe a mund tė imagjinoni qė shqiptarėt nė Maqedoni, Preshev, Bijanovc, Medvegje, etj. tė kėrkojnė simbole tė reja kombėtare me justifikimin pėr tu njohur si shtet?.

Gjithashtu mė cudit shumė fakti se Rugova gjatė gjithė kohės pėrdor termin "simbole shtetėrore" dhe jo "simbole kombėtare". Do tė isha shumė kurioze tė dija se c“farė nėnkupton presidenti me "simbol shtetėror" dhe cfarė me "simbol kombėtar" (ndėrkohė qė dihet nga tė gjithė se flamujt dhe hymnet janė simbole kombėtare). Kudo, nė cdo vend tė botės pėrdoren termat "Flamur Kombėtar" dhe "Hymn Kombėtar", por mesaduket sipas llogjikės Rugoviane ka ardhur koha qė ato tė zėvendėsohen me termat "Hymn Shtetėror" dhe "Flamur Shtetėror". Si ju duket?. Ndoshta ndonjė ditė Rugova mund tė krijojė dhe simbole institucionale, administrative, ministrore, e budallallėqe tė tjera si kėto.

Ndėr tė tjera sipas faqes informative tė QIK, nė njė intervistė dhėnė Zėrit tė Amerikės Rugova ėshtė shprehur: "Unė e them nė kuptimin amerikan ato janė edhe simbole kombėtare, sepse amerikanėt fjalėn kombėtare, e pėrdorin pra nacionale dhe nė kuptim shtetėror dhe kėto nuk i dėmtojnė simbolet tradicionale, pra qė ekzistojnė sot dhe qė i pėrdorin tė gjithė shqiptarėt". Unė si shqiptare dhe qė gjuhėn shqipe e di shumė mirė se e kam gjihė tė nėnės nuk mund ta kuptoj se c“farė ka dashur tė thotė Rugova me kėtė fjali, por i lutem zotit qė kėtė mesazh ta kuptojnė amerikanėt, e ndoshta dikush prej tyre mund tė na e shpjegojė.

Edhe dicka tjetėr zoti Rugova nė lidhje me hymnin Kombėtar Shqipėtarė tė cilin gjithashtu dėshėroni ta ndryshoni!

Ju si president shqipėtar dhe si njeri me kulturė qė jeni duhet ta dini se melodia e Hymnit Kombėtar Shqiptar ėshtė kompozuar nė vitin 1880 nga kompozitori dhe kapelmaestri rumun Ciprian Porumbescu (1853-83), i cili ėshtė njėkohėsisht dhe autor i Hymnit Kombėtar Rumun (1977), kurse teksti i pėrket poetit shqiptar Aleksandėr Stavre Drenova "Asdreni". U pranua si Hymni Shqiptar nė vitin 1912, kur vendi shpalli pavarėsinė nga Turqia. Kur u kompozua, melodia e Hymnit fillimisht shoqėrohej nga njė tekst i vjetėr rumun. Pavarėsisht se Hymni ėshtė krijuar nga njė kompozitor rumun, ai ka marrė njė formė tė plotė nacionale shqiptare dhe ėshtė hymn i tė gjithė shqipėtarėve pavarėsisht ku ata jetojnė. Sipas llogjikės tuaj ne, shqipėtarėve tė Shqipėrisė nuk duhet tė na pranonin nė kombet e bashkuara meqenėse autori i hymnit nuk ėshtė shqipėtar, por rumun, pra qė i pėrket njė shteti tjetėr.

Nėse nuk pranon flamurin kombėtar shqipėtar si simbol tė kombit, nėse nuk pranon hymnin shqipėtar si hymn i tė gjithė shqipėtarėve, atherė rrjedhimisht me dashje ose pa dashje nuk mund tė pranoni dhe faktin se shqipėtarėt janė pjesė e njė kombi, njė trungu, njė trupi tė vetėm, por qė armiqtė ndėr shekuj i kanė ndarė. Nėse ju zoti Rugova nuk e pranoni njė fakt tė tillė athere c“mund tė prisni nga Kombet e Bashkuara?.

Ndoshta ėshtė e tepėrt tė vazhdoj megjithatė shpresoj nė vendimet e popullit tė Kosovės dhe jo tė njė individi.

Pėr Kosovėn nuk ka mė kthim mbrapa.

Tė jeni i sigurtė zoti Rugova se Kosova do tė njihet si shtet duan apo nuk duan Kombet e Bashkuara dhe kjo pėr tė vetmin fakt sepse: ALTERNATIV TJETĖR NUK KA.

A.B.S.