NJĖ PROTESTĖ POLITIKE E
MBULUAR NGA KOHA
31 - VJETORI I GJYKIMIT TĖ GRUPIT TĖ GOSTIVARIT
DUAM DYGJUHĖSI! - PUNĖ PĖR TĖ GJITHĖ!- T“I KTHEJMĖ
SHQIPTARĖT NGA TURQIA!-
DUAM FLAMURIN!- PSE E VRANĖ SEFER SELIMIN?!- SEFERI
JETON.- BURG PĖR
KRIMINELĖT! DUAM LIRI! LIRI, LIRI! POSHTĖ DIKTATURA!
SHQIPTARĖ, KĖRKONI
LIRI! ISHIN KĖTO, NDĖR SHUMĖ TĖ TJERA, PARULLAT QĖ U
SHKRUAN MBI MURET E
GODINAVE NĖ TĖ GJITHA VENDET MĖ FREKUENTUESE TĖ
GOSTIVARIT, ME ANĖ TĖ SĖ
CILAVE BĖHESHIN TĖ DITURA KĖRKESAT POLITIKE TĖ POPULLIT
SHQIPTAR NĖ KOHĖN
KUR PĖRGADITEJ REFORMA KUSHTETUTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVINĖ
FEDERATIVE, QĖ DO
TĖ NJIHET MĖ PAS SI KUSHTETUTA E 74-SHIT, ME TĖ CILĖN
SHQIPTARĖT NĖ TĖ
ASHTUQUAJTURĖN REPUBLIKĖ E MAQEDONISĖ, NĖ LETĖR, MORĖN
STATUSIN E ELEMENTIT
SHTETFORMUES, KURSE KOSOVA MORI STATUSIN E AUTONOMISĖ
FEDERALISTE.
Shkaqet e protestės
Mė verė tė vitit 1966 u mbajtė Konferenca e Brioneve
(Brioni, ishuj nė Kroaci, ku ndodhej rezidenca verore e
Titos). Nė kėtė
evinement politik forcat e ashtuquajtura unitariste, ose
hegjemoniste serbe,
malaziase e sllavomaqedonase morėn njė grusht politik.
Shkas ishte roli dhe
puna e Ministrisė sė Brendshme Federative dhe e
simotrave nėpėr republika e
krahina, qė drejtoheshin nga ministri i brendshėm
federativ serb, Aleksandėr
Rankoviq. Ministria e brendshme ishte nė fakt njė aparat
shtetėror qė
kontrollonte shtetin dhe pushtetin e atėhershėm
federativ dhe vetė
presidentin e Jugosllavisė, J. B. Tito. Nė fjalorin
politik kjo luftė
politike u zhvillua ndėrmjet forcave unitariste e
dogmatike dhe forcave
antiunitariste e antidogmatike. Me fjalė tė zakonshme,
pas forcave
unitariste e dogmatike radhiteshin forcat politike
hegjemoniste serbe, tė
mbėshtetura nga krahu malazias e sllavomaqedonas. Nė
radhėt e forcave
politike decentraliste e antidogmatike radhitej krahu
politik
kroato-slloven, me mbėshtetje nga politikanė boshnjakė
dhe disa politikanė
tė tjerė nga autonomitė e atėhershme tė Kosovės dhe tė
Vojvodinės. Pėr tė
qenė mė korrekt, duhet tė theksojmė se nė radhėt e
forcave antidogmatike e
antiunitariste kishte edhe plotikanė serbė, malaziasė
dhe sllavomaqedonasė
dhe anasjelltas nė bllokun unitarist. Gjithė beteja
politike nė Brioni dhe
mė pas deri mė miratimin e Kushtetutės tė Jugosllavisė
tė vitit 1974, u
zhvillua pėr njė shpėrndarje sa mė tė barabartė tė
sovranitetit shtetėror
nėpėr republikat federale dhe pjesėrisht nėpėr krahinat.
Me fjalė tė tjera,
tė gjithė popujt mė tė mėdhenj tė ish- Federatės sė
Jugosllavisė, nėpėrmjet
republikave dhe krahinave autonome, do tė duhej tė
bėheshin subjektet tė
barabarta federative. Nė kėtė mėnyrė insistohej qė
Serbia tė "shkarkohej"
nga roli hegjemonist nė federatė, sipas modelit rus nė
ish- BRSS, ose si
thuhej
me fjalė tė zakonshme, nga roli i Rusisė sė vogėl nė
Federatėn e
Jugosllavisė.
Fryma libarliste
Nė gjithė hapėsirėn e atėhershme tė Federatės sė
Jugosllavisė, pas fitores sė antidogmatikėve nė Brioni,
u shfaq dhe sundonte
njė frymė liberale. Njerėzit nisėn tė flisnin mė lirisht
dhe u bė e
vetėkuptueshme se mund tė diskutohej me njė frymė
kritike pėr ēdo gjė dhe e
vetmja gjė nuk mund tė bėhej objekt kritikash ishte
karakteri socialist i
rregullimit shtetėror (nėnkuptohej si pėrjashtim dhe e
ndalueshme, ose
sanksionuese ēdo ide pėr vendosjen e njė rendi shtetėror
shumėpartiak, pra
gjithė pushteti nė duart e partisė komuniste) dhe
tėrėsia tokėsore e
Federatės sė Jugosllavisė, ose luftė e pamėshirshme ēdo
ideje tė
vetėvendosjes ose shkėputjes nga shteti i quajtur
Jugosllavi, sinjale kėto
tė drejtuara shqiptarėve dhe kroatėve). Autorit tė kėtij
artikulli i
kujtohet njė diskutim publik , i drejtuar nga njė
funksionar republikan i
Serbisė, nė pranverėn e hershme tė vitit 1968, nė
ambientet e Fakultetit
Filologjik tė Beogradit. Temė e preferueshme atėherė e
gjithmonė mė pas,
ishin "marrėdhėniet ndėrnacionale" nė Jugosllavi. Kishte
kėtu mjaft studentė
shqiptarė, ndėr ta , nga Gostivari Qamil Kita, inxh.i
agronomisė, me punė
tashti gazetar i Radio Shkupit, Ejup Limani, mjek,
Bardhyl Shatko, i kthyer
sė shpejti nė Gostivar nga njė jetė e gjatė nė ekzil nė
Amerikė; studentė tė
atėhershėm shqiptarė nė Universitetin e Novi Sadit tė
ardhur enkast pėr kėtė
diskutim publik nė Beograd, Nazif Selimi, gazetar,
drejtor i Dikasterit tė
Punės nė Gostivar, tashti bashkėpunėtor i kėtij
Dikasteri, Ferit Fejzullahu,
gazetar, redaktor nė Radio Shkupi. Drejtuesi i
diskutimit, funksionari serb,
pėr habinė tonė tė madhe pėrmendi edhe tė drejtėn e
Kosovės pėr t“u
shkėputur nga Jugosllavia. Pasi dėgjoi ca tė
pėrshpėritura nga auditori (
sikur i tha vetes se rrėshqita shumė), e riformuloi kėtė
pohim si tė drejtė
e si ēėshtje parimi, qė LK (Lidhja e Komunistėve, ashtu
quhej zyrtarisht
partia komuniste e Jugosllavisė) "nuk e konsideron pėr
temė tabu", por,
vazhdoi ai pėrafėrsisht se, tė insistohej pėr diēka tė
tillė (shkėputjen e
Kosovės) do tė ishte njė akt i papranueshėm
kontrarevolucionar qė do tė
cenonte parimet e themelimit tė Jugosllavisė dhe vazhdoi
me arsyetime tė
ngjashme pėr tė pėrfunduar se Jugosllavia nuk do tė
lejonte kurrė qė tė
shkėputej Kosova. E pėrmenda kėtė rast si shembull pėr
tė pasqyruar atė
frymėn liberale qė nisi tė pėrhapej atėherė nė
ish-Jugosllavinė, por jo edhe
kudo brenda kufijve tė saj.
Nė trevat shqiptare hija e tmerreve tė fundit tė
pėrjetuara pas Luftės sė
Dytė Botėrore ishte akoma e rėndė. Fryma e plotė
liberale ishte diēka e
ėndėrrueshme dhe UDB-ja famėkeqe punonte kundėr
shqiptarėve tė
ashtuquajturės Maqedoni sikur tė mos ishte mbajtur
Konferenca e Brioneve.
Nuk kishte njerėz qė do tė mund tė dilnin me ndonjė ide
pėr tė ndryshuar
pozitėn tonė tė rėndė kombėtare dhe shoqėrore, aq mė pak
kėtė punė kishin
vullnet e guxim ta ēonin para ata pak politikanė
shqipfolės, tė lindur
biologjikisht si shqiptarė. Kishte edhe pėrjashtime fare
tė vogla. Njė pjesė
tė punės rreth konstatimit tė padrejtėsive dhe
persekutimeve qė iu bėheshin
shqiptarėve nė tė ashtuquajturėn Maqedoni dhe rreth
pėrpjekjeve pėr tė
avancuar pozitėn e tyre nė trevat arbėrore e bėnin tė
tjerėt. Duhet tė
sjellim ndėr mend me mirėnjohje tė thellė angazhimin e
tė pėrjavshmes kroate
VUS, gazetė kjo qė ishte edhe zėdhėnėsja jonė atėhere.
Ne shqiptarėt jemi
njė popull me sedėr tė lartė kombėtare, por me kulturė
tė ulėt politike dhe
i harrojmė miqtė sa na bie puna tė ndiemi pak mė tė lirė.
Pohimin e ndėrlidh
me punėn e madhe qė bėnte nė favor tė ēėshtjes shqiptare
ahere e pėrjavshmja
e Zagrebit VUS, deri mė kohėn e mbylljes sė saj, aty
rreth vitit 1972. Afėr
mendsh qė atdhetarėve kroatė iu duheshin aleatė nė
luftėn e tyre pėr
aspirata ēlirimtare kombėtare, por aq mė shumė na
duheshin e na duhen neve
shqiptarėve aleatė. Si digresion vetėm tė them se nuk
kam lexuar kund ndonjė
artikull me pėrmbajtje mirėnjohėse pėr gazetėn kroate
VUS. Nė Kosovė
diskutohej pak mė lirshėm rreth ndryshimeve kushtetuese
dhe kjo kohė kishte
protagonistėt e saj shqiptarė tė guximshėm. Sido qė tė
jetė, idetė nuk mund
tė ngujohen a tė burgosen. Sado qė shqiptarėt nė tė
ashtuquajturėn Maqedoni
ndodheshin nė rrethana shumė mė tė vėshtira se sa ata tė
Kosovės, njė frymė
e fare e lehtė liberalizmi politik pėrshkoi edhe trevat
shqiptare tė
Jugosllavisė sė atėhershme.
Shqiptarėt bėhen tė zėshėm.
Ahmet Kita, ekonomist i diplomuar, nė fillim tė
vitit 1967 zgjidhet kryetat i Organizatės (Lidhjes,
zyrtarisht) sė Rinisė nė
komunėn e Gostivarit. Njė atdhetar i ri ahere, gjithė
guxim e plot
entusiazėm, i pėrkrahur nga Shasivar Hyseini, sot avokat
nė Gostivar, Imer
Imeri, mjek dhe personi numėr njė i Partisė sė
Prosperitetit Demokratik nė
"Besėlidhjen" e Ohrit e tė tjerė (kėrkoj falje nga ata,
emrat e tė cilėve
nuk mė kujtohen), marrin guxim dhe nisin diskutimet nė
mbledhjet e kėsaj
organizate rinore pėrkitazi me pozitėn nėnshtruese tė
shqiptarėve nė komunėn
e Gostivarit. Po pėr kėtė nismė vihet nė dijeni edhe
sekretari i Lidhjes
Socialiste tė Gostivarit, Sefer Selimi, profesor i
gjuhės dhe i letėrsisė
shqiptare. Detyrė e kėtij tė fundit, sipas Shasivar
Hyseinit, avokat, kishte
pasė qenė qė tė siguronte shėnime statistikore pėr
strukturėn nacionale tė
zėnėve me punė nė tė gjitha ndėrmarrjet dhe
institucionet shtetėrore nė
komunėn e Gostivarit, duke ndriēuar aspekte tė
padrejtėsisė sė madhe ndaj
shqiptarėve. Nė Gostivar nis njė rrymė e re me impulse
tė shquara kombėtare
shqiptare nė formė tė diskutimeve nė ambiente tė
ndryshme pėr tė ndryshuar
pozitėn nėnshtruese kombėtare tė shqiptarėve. Diskutimet
e guximshme nėpėr
forumet formale dhe konfrontimet e hapura me funksionarė
sllavomaqedonasė,
qė nga niveli komunal deri nė atė republikan, bėhen mė
tė mprehta e mė
intensive. Tash mė bėhen tė njohura edhe botėrisht
qėndrimet e bllokut tė
politikanėve lokalė shqiptarė, Ahmet Kita me shokė nė
organizatėn e rinisė,
tė mbėshtetur edhe nga Sefer Selimi e Destan Sylejmani
nė Lidhjen
Socialiste. Qėndrimet e tyre mirėpriten nga popullata e
politizuar shqiptare
dhe interpretohen nė ambiente familjare, nė muhabete
kafenesh, biseda miqėsh
e nėpėr sheshe fshatrash.
UDB- ja shqetėsohet dhe druan se gjithė kjo atmosferė e
ringjalljes sė
guximit kombėtar mund tė kalojė nė njė lėvizje tė
pėrgjithshme pėr pozitė tė
barabartė tė shqiptarėve me popullatėn sllave. Qarqet e
sigurimit shtetėror
tė ashtuquajturės Maqedoni nisin e gatuajnė plane pėr tė
ndėrprerė kėtė hov
kombėtar ndėr shqiptarėt e trevės sė Gostivarit.
Ahmet Kita, ndėrkohė, dėrgohet nė detyrimin ushtarak,
ndėrsa aktiviteti
politik i shqiptarėve i nisur muajė mė parė vazhdon e
ngjallet edhe mė shumė
nga diskutimet nėpėr forume tė Sefer Selimit me
pėrkrahės tė tjerė
shqiptarė. Sllavomaqedonasit shovenistė janė tė
shqetėsuar.
Atentati politik.
Mė janar tė vitit 1968, disa metra para portės sė
shtėpisė sė vet, nė prani tė vajzės 12-vjeēare, Sefer
Selimi goditet pėr
vdekje me disa plumba pas shpine (nė shpatull e nė kokė).
UDB-ja nuk pret, "zbulon" dhe pėrhap lajmin se kush
kishte pasė qenė Sefer
Selimi: "Agjent i Shqipėrisė, nė shtėpinė e tė cilit na
qenkėsh gjetur
radiostacioni ilegal". Kjo gjetje, "pa autor zyrtar", se
kush paskėsh qenė
Sefer Selimi, duhej tė kuptohej atėherė se pėrse e vramė
Sefer Selimin (ne,
UDB-ja; qė e pėrhapi lajmin e zbulimit se kush ishte ai).
Dorasi u mbajtė dy- tre muaj nė paraburgim qė tė lirohej
tė mbrohej nė liri
me arsyetim se paskėsh shtėnė nė vetėmbrojtje. Nuk vonoi
shumė, njė mbrėmje
vjeshte likuidohet edhe ai (dorasi i Sefer Selimit) nė
rrethana
gjysmėmisterioze. Skenari ėshtė i vetėkuptueshėm. Ėshtė
pėr keqardhje tė
thuhet se sot e kėsaj dite disa ish-komunistė shqipfolės,
tė reformuar nė
atdhetarė, pohojnė se nuk paskėsh pasur argumente pėr tė
pohuar se kjo
vrasje u bė pėr motive politike!
Pse e vranė Sefer Selimin?
Nga se ishte njė nga aktualizuesit e diskutimeve
nėpėr forume politike pėr pozitėn nėnshtruese kombėtare
e
shoqėrore-ekonomike tė shqiptarėve; nga se ishte njėri
nga nismėtarėr
kryesorė tė diskutimeve me anėn e tė cilave kėrkohej qė
shqipja tė ketė
statusin e gjuhės zyrtare nė tė ashtuquajturėn Maqedoni.
Pėr aktualizimin
dhe insistimin e publikimit tė shkaqeve qė detyruan
qindra mijėra shqiptarė
tė shpėrnguleshin nė Turqi. Pėr insistimin qė tė
ndriēohej e tė gjykohej
politikisht roli i veēantė i organeve tė ndjekjes e i
sigurimit shtetėror
qė me anė tė represalieve e nė forma tė ndryshme krijoi
gjendjen e
shqetėsimit dhe tė pasigurisė ndėr shqiptarėt. Pėr
ndriēimin statistikor tė
mospunėsimit skandaloz tė shqiptarėve nė ndėrmarrjet dhe
institucionet
shtetėrore e gjysmėshtetėrore, tė quajtura "shoqėrore".
Skenaristėt e kėtij atentati politik me siguri qė
llogaritnin se me njė
goditje kriminale do tė arrinin efekte tė shumta. Sė
pari, sipas tyre, kjo
vrasje do tė kuptohej si paralajmėrim nga ana e bllokut
tė politikanėve
lokalė shqiptarė se edhe ata do tė mund tė pėsonin si
Sefer Selimi, kurse nė
popullatėn e gjerė shqiptare do tė kuptohej si mesazh qė
tė mos
mirėpriteshin dhe tė mos i mbėshtetnin idetė e bllokut
tė politikanėve
lokalė shqiptarė. Vrasja e Sefer Selimit nuk arriti
efektet e parapara nė
shkallė tė dėshirueshme pėr regjisorėt. Megjithatė,
duhet tė theksojmė se
pati efekte negative ndėr shqiptarėt. Njerėzit nisėn tė
bėhen mė tė heshtur
e mė tė kujdesshėm.U shfaq psikoza e mosbesimit tė
ndėrsjellė ndėr
shqiptarėt. E mira e kėsaj tė keqeje ishte se u shtua
neveria ndaj afijeve
ose bashkėpunėtorėve tė ditur tė UDB-ės. Nisi njė lloj
taborizim apo
polarizimi ndėr fshatrat shqiptare ndėrmjet atyre qė
grumbulloheshin rreth
atyre tė shtetit, (lojalistė e persona me prirje udbiste,
qė ishin fare tė
paktė) dhe shtėpive tė shquara pėr atdhetari.
Konfrontimet verbale dhe fizike ndėrmjet popullatės
shqiptare e sllave u
bėnė ēėshtje e zakonshme nė jetėn e pėrditshme.
Shqiptarėt kėrcėnoheshin nga
ana e sllavėve se "po tė duan tė kėrkojnė tė drejta, le
tė shkojnė nė
Shqipėri" dhe se duhet ta dinin, shqiptarėt , siē iu "rekomandohej"
se:
"kėtu nuk ėshtė Shqipėri, dhe as Kosovė". Kėso "kėshillash"
iu drejtoheshin
shqiptarėve botėrisht edhe nėpėrmjet mediave shtetėrore
dhe pėrmes
lojalistėve shqipfolės.
Shqiptarėt nuk heshtin
Si kundėrpėrgjigje, atdhetarėt shqiptarė shpalonin
flamurin kombėtar nėpėr godina botore, kuptohet
ilegalisht, pėr tė treguar
shovenistėve sllavė se shėrbehen me njė gjeografi tė
gabuar. Jo vetėm kaq.
Pėr tė treguar e manifestuar sedrėn kombėtare, njė grup
atdhetarėsh defiloi
nėpėr Gostivar me flamurin kombėtar. Nė kėtė mėnyrė
njėherit iu tregohej
armiqėve tė shqiptarėve se kush janė tė zotėt e kėtyre
tokave. Pasuan
represaliet dhe burgosjet nė masė. Ky gjykim njihet nė
popull si "burgosjet
pėr flamurin"mė 1968. Protagonistė i ndjeri Jamin
Nuredini, vite mė parė
prefekt i komunės sė Gostivarit, me shokė nga Vėrtoku i
Gostivarit: Jusuf,
Mustafa dhe Xhavit Muharremi e Refik Dauti, vėllezėrit
Naim e Zydi Bilalli
dhe Imer Imeri, i pėrmendur mė lartė, nga Ēegrani i
Gostivarit.
Pasi kthehet nga detyrimi ushtarak, nga fundi i 68-ės,
Ahmet Kita mbetet pa
punė. Atij mė parė i rrėmbehet nė mėnyrė tė
kundėrligjshme funksioni i
kryetarit tė Organizatės sė Rinisė sė Gostivarit.
Intrigat pėr ta burgosur
dalin tė pasuksesshme. Detyrohet tė shpėrngulet nė
Kosovė dhe tashti atje,
mė 2003, pėr kėto merita atdhetarie lihet pa punė.
Tė provokuar nga njė element udb-istė sllav, nė vjeshtė
tė vitit 1968
shqiptarėt e Tetovės dalin nė njė demonstratė tė madhe,
ndėrkohė qė
bashkėkombasit e tyre nė Prishtinė kėrkojnė tė jenė tė
barabartė me popujt e
tjerė tė Federatės sė Jugosllavisė - Kosova Republikė!
Tirana komuniste e
Enverit ėshtė kundėr kėrkesave tė shqiparėve. Besa e
tradhėtisė vazhdon tė
kultivohet me sukses. Vitet kalojnė dhe diskutimet pėr
rregullimin e
ardhshėm tė federatės, tė njohura si diskutimet pėr
amandamentet
kushtetuese, bėhen gjithnjė e mė konfrontuese e mė
konfliktuoze si nė
forumet politike ashtu edhe nė mediat. Blloku
antidogmatik e antihegjemonist
ose antiunitarist angazhohet pėr njė barazi mė tė madhe
ndėrmjet popujve tė
Federatės sė Jugosllavisė. Mė tė zėshėm janė politikanėt
kroatė nė krye me
Tripalon dhe zonjėn Kuēar, tė cilėt gėzojnė mbėshtetje
tė gjerė nė popull e
ndėr rininė universitare e shkollore. Bashkėveprimi me
shqiptarėt merr hove
tė reja. Forcat qė insistojnė pėr njė federatė sa mė pak
centraliste
etiketohen, ose emėrtohen si separatiste. Kryetari i
atėhershėm i shtetit
jugosllav socialist, Josip Tito, kėrcėnohet so do ta
fusė nė veprim "fshisėn
e hekurt" pėr tė mposhtur naacionalizmin, por insiston
njėherit se
Kushtetuta e Jugosllavisė e vitit 63 ėshtė pengesė pėr
demokratizimin
socialist tė marrėdhėnieve ndėrnacionale. Serbia
unitariste me aleatėt bėjnė
ē“mos qė tė ruajnė pozitėn hegjemoniste nėse jo kudo nė
Jugosllavi, atėherė
nė Kosovė gjithėsesi. Objekt fėrkimesh tashti bėhet
pozita e ardhshme e
shqiptarėve nė Kosovė, ose pozita e ardhshme e Kosovės,
siē thuhej.
Shqiptarėt nė tė ashtuquajturėn Maqedoni, republika mė
artificiale e
federatės, mund tė trajtoheshin edhe mė tej si njė
pakicė kombėtare qė do tė
kishte tė drejtė tė botonte abetare e libra leximi nė
gjuhėn amtare, kopje
tė teksteve nė sllavishte.
Politikanėt sllavė tė kėsaj republike artificiale shumė
tė suksesshme nė
eksperimentet e shtypjes sė shqiptarėve, me anė tė
burgosjeve dhe dėnimeve
tė gjata kohore tė shqiptarėve, demonstronin
vendosmėrinė e tyre se pėr
shqiparėt e kėsaj quasi republike nuk kishte se ēka tė
diskutohej.
Vrasja e Sefer Selimit pėr kėrkesa shumė reale dhe
burgosjet e persekutimet
e gjera pėr kėrkesa barazie, derisa nė vise tė tjera tė
Federatės po
diskutohej lirisht pėr ēėshtje madhore si parimi i tė
drejtės sė popujve pėr
vetėvendosje me tė drejtė pėr shkėputje nga federata
jugosllave, shkaktoi
njė irritim tė shprehur ndėr popullatėn shqiptare dhe
kuptohej si njė
insistim i qarqeve shoviniste sllavomaqedonase pėr t“i
mbajtur shqiptarėt
plotėsisht tė nėnshtruar, si njė objekt prone i tyre.
Vrasja e S. Selimit
nuk pushoi kurrė nė ato vite pėr tė qenė objekt
diskutimesh brendashqiptare,
duke i pasur tė qarta shkaqet qė i "frymėzuan"
shovenistėt sllavė pėr tė
ndėrmarrė njė akt tė tillė krimi me motive politike.
Shtypi nė sllavishte i
stimuluar nga organet e sigurimit tė shtetit, nisi ahere
tė shkruante pėr
kėtė vrasje duke i dhėnė njė pėrmbajtje ofenduese jo
vetėm personalitetit tė
Sefer Selimin, por gjithė shqiptarėve. Ata "zbuluan" se
ky krim pati si
shkak prapambeturinė shqiptare, tė personifikuar tashti
nė personalitetin e
S. Selimit. Ky gjoja, i pakėnaqur ngase dhėndri "nuk e
paskėsh larė gjithė
borxhin e blerjes sė gruas sė vet (motrės sė Seferit) ia
paskėsh marrė gruan
atij dhe nė kėtė mėnyrė e paskėsh ofenduar dhėndėrrin (dorasin,
vrasėsin)
keq dhe ja ku na paskėshin qenė shkaqet e kėsaj vrasjeje.
Kėsi ēorbash
bajate insistohej t“i shiteshin popullatės shqiptare,
kurse nė realitet e
pėrpinin me qejf sllavėt, ndėrsa te shqiptarėt trazonin
njė neveri. Versioni
i vėrtetė i kėsaj vrasjeje as qė mund tė pėrmendej
botėrisht nė biseda
private, e ku mė tė bėhej temė gazetash. Tė sjellim
provė pėr kėtė pohim,
dėnimin me burg disamujorė tė drejtorit tė atėhershėm tė
shkollės fillore tė
Vėrtokut, tė ndjerit Sadbi (autori pėr ēastin nuk ia di
mbiemrin) ngaqė
kishte thėnė me gjysmė goje diku "mė mirė ėshtė qė tė
mos diskutoni pėr
kėtė". Organet e ndjekjes ia kishin zėnė pėr tė madhe se
pse nuk ua paskėsh
shpjeguar tė pranishmive se "shkaku i vrasjes na paskėsh
qenė grindja
ndėrmjet miqve tė hasmėruar".
Protesta
Pėr t“ia bėrė tė ditur opinionit politik jugosllav dhe
atij tė
gjerė (tė vetėdishėm se ēėshtja do tė pėrfundonte me
ndėrhyrjen e organeve
tė sigurimit shtetėror e me gjykim) njė grup atdhetarėsh
militantė, nxėnės
shkollash tė mesme, me njė profesor, mėsues e njė teknik
si iniciatorė,
vendosin qė nė vigjilje tė festės sė njė maji tė vitit
1972, tė shkruanin
parulla me kėrkesa politike dhe me pėrmbajtje protesti
pėr vrasjen e Sefer
Selimit pak vite mė parė.
Po nė atė kohė qė u burgosėn protagonistėt e shkrimit tė
kėtyre parullave,
Nė Kraoaci u shua pėr ēastin lėvizja e quajtur "Pranvera
kroate" ("Hrvatsko
proljeēe"). Politikanėt mė autoritativė u detyruan tė
largohen nga skena
politike (jo pushkatime a la Enver Hoxha), kurse nga
radha e aktivistėve tė
ri kroatė dhe
nga shtresat popullore u burgosėn me qindra vetė nė
gjithė Kroacinė. Gjykimi
i tyre do tė fillonte nė vjeshtė tė 72-it.
Pėr tė mos nxituar me dhėnien e dėnimeve drakonike,
autoritetet gjygjėsore
tė tė ashtuquajturės Maqedoni, me siguri nga sugjerimi i
krerėve politikė tė
kėsaj republike, pritėn qė gjykimi i grupit trevetėsh
shqiptar tė mbahej nė
vjeshtė, fill pas gjykimeve nė Kroaci edhepse ishte
paraparė tė mbahej mė se
njė muaj mė parė, me qėllim qė lartėsia e dėnimeve tė
ishte pėrafėrsisht nė
tė njėjtin nivel kohor me ato tė grupeve kroate, edhepse
bėhej fjalė pėr
kualifikime formale penale tė ndryshme; shumė mė tė
rėnda nė rastin e
grupeve kroate.
Tito nė mėnyrė tė zhdrejtė i trajton tė arsyeshme
kėrkesat kombėtare tė
grupit tė Gostivarit.- Para se tė fillonte procesi
gjyqėsor nė Shkup,
kryetari i Jugosllavisė sė atėhershme Josip Broz Tito
vizitoi Tetovėn dhe nė
bisedime me aktivin politik tė kėtij qyteti, kur mori e
foli pėr temėn e
paevitueshme, pėr tė cilėn edhe kishte ardhur nė kėtė
qytet - "marrėdhėniet
ndėrnacionale" nė kuadėr tė ndryshimeve kushtetutare,
kritikoi, si
zakonisht, nacionalistėt dhe nacionalizmin shqiptar dhe
nacionalizmat tė
tjerė nė pėrgjithėsi nė kėtė republikė, por duke e
drejtuar tehun e kritikės
nga partia komuniste: " Nėse Lidhja e Komunistėve (kėshtu
quhej zyrtarisht
partia komuniste e Jugosllavisė) nuk tregohet e gatshme
dhe nuk angazhohet
nė mėnyrė parimore dhe konsekuente nė zgjidhjen e
problemeve ndėrnacionale,
atėherė u lė hapėsirė politike nacionalistėve shqiptarė
qė tė dalin si
artikulluesė tė kėrkesave tė tyre nacionale". Ky pohim i
Titos, qė ishte njė
sinjal se kėrkesat "e nacionalistėve shqiptarė" ishin me
vend, por tė
manifestuara nė "mėnyrė armiqėsore". u prit me hidhėrim
nga ana e
shovinistėve sllavomaqedonasė.
Nė procesin gjyqėsor qė u mbajtė katėr ditė, nė mesin e
muajit tetor tė
vitit 1972, pėrmbaruesit, ata qė shkruajtėn parullat u
vunė nė rolin e
dėshmitarėve (!) dhe idedhėnėsit u ulėn nė bankinėn e tė
akuzuarve. Gjykimi
ishte paraparė tė mbahej pas dyerve tė mbyllura pėr
shkak tė drojės se tė
akuzuarit do tė komprementonin me aq fakte logjike e
materiale qė kishin
organet e sigurimit shtetėror, qė ishin regjisorėt e
atentatit mbi Sefer
Selimin. Pas disa orė telefonatash ndėrmjet gjygjit dhe
urdhėrdhėnėsve tė
tij, nėn presionin e turmės prej qindra vetėsh pėrpara
njė zyre tė vogėl ku
ishte paraparė tė mbahej gjykimi, autoritetet e gjykatės
ndėrruan mendje
dhe morėn direktiva qė gjykimi tė mbahej nė njė sallė jo
fort tė madhe, qė
nuk zinte mė shumė se 50 - 60 vetė. Figura qendrore e
gjykimit ishte i
ndjeri, doktor Mefail Azizi - Xixi, nė cilėsi dėshmitari.
Ai ishte njė gjeni
i mendjemprehtėsisė humoristike. Spektatorėt qė kishin
mbushur sallėn (ndėr
ta mjaft vetė rrinin nė kėmbė) me seriozitetin mė tė
madh ndiqnin gjykimin.
Nė ēastin kur nė skenė doli tė depononte (dėshmonte) i
ndjeri Mefail Azizi,
atėherė student i mjekėsisė nė Universitetin e
Prishtinės, pas dy - tre
dialogjesh me prokurorin, kur dėshmitari prezantoi nė
mėnyrė humoristike
pėrkatėsinė politike pėrmes pohimit se ėshtė tifoz i
skuadrės futbollistike
Dinamo tė Zagrebit (aludim nė aleancėn politike
nacionale kroato -
shqiptare) me lėvizjet e tija tė lira gojore e trupore,
bėri qė i gjithė
auditori tė shpėrthente nė njė qeshje tė shfrenuar me
shumė zė. Trupi
gjykues dhe prokurori u ndien tė ofenduar. E gjithė kjo
pėrfundoi me
nervozizmin e prokurorit - se edhe ti duheshte tė ishe i
ulur sė bashku me
tė akuzuarit. Pėrgjigja e Xixit qe: Mė vie keq, tashti
ėshtė vonė, nuk kemi
se ē“bėjmė. (Me supe tė mbledhura e krahė tė hapur anėsh).
Tė akuzuarit u shpallėn fajtorė dhe morėn dėnime me burg
- 4 vjet, 2 dhe 1
vit e gjysmė. Dėnimet do tė ishin shumė mė drakonike,
por u dhanė nė nivel
me dėnimet qė u shqiptuan nė Kroaci javė mė parė.
Efekti
Kėto protesta u komentuan me nėnēmim nga komunistėt e "menēur"
shqiptarė, disa nga tė cilėt janė marrė nė konsiderim
tashti nga
neokomunistėt, me emėr integristė, si kandidatė tė
mundshėm pėr poste
asistentė ministrash ose edhe ministėr. Gjaku e kėrkon
gjakun dhe mendja -
mendjen , thotė populli. Fatmirėsisht, ose fatkeqėsisht,
atėherė nuk kishte
liri shkrimi e liri fjale pėr tė shprehur ndonjė
pikėpamje qė binte ndesh me
ato tė pushtetarėve. Njeriu ishte i detyruar tė
shfrytėzonte parullat nėpėr
mure pėr tė komunikuar idetė e veta. Kėshtu veprohet nė
tė gjitha
diktaturat. Kėshtu vepronin republikanėt kundėr
pushtetit tė diktatorit
Franko, kėshtu vepronin forcat antihuntiste nė Greqinė e
viteve 60-tė,
kėshtu vepronte filozofi Sartr nė Francė, jo se ia
ndalonte kush qė tė
shkruante, por ia donte qejfi tė konfrontohej me rendin
shtetėror tė Francės
nė vitet e 60-ta. Mendjeshkurtėrit dhe lojalistėt e
sundimit antishqiptar tė
atėhershėm nė IRJM i quanin me pėrbuzje "kovaxhi"
protagonistėt e kėsaj
proteste.
Protesta e 72-it e Gostivarit nuk pati as pėr sė afėrmi
atė bujėn e
demonstratave tė 68-ės nė Tetovė, por pėr nga pėrmbajtja,
kėrkesat ishin mė
tė gjera, mė tė pėrfshishme, mė problemore dhe mė tė
kohės. Po tė thellohet
njeri mė shumė, ato janė kėrkesat avangarde qė iu
paraprinė tre dekada mė
parė kėrkesave shqiptare nė Ohėr, mė 2001. Formalisht,
nė letėr, ahere u
arrit qė shqiptarėt nė kushtetutėn e 74-it tė IRJ tė
Maqedonisė tė trajtohen
si subjekt shtetformues. Po ashtu, sipas asaj kushtetute,
shqipja fitoi njė
status konkret formal. Źshtė thjesht temė tjetėr sepse u
shpėrfill
plotėsisht nė jetėn praktike. Statusi i saj formal, nė
krahasim me gjuhėn e
nėnkuptueshme e tė abstraksioneve politike tė Ohrit, qė
duhet tė nėnkuptohet
se mund tė jetė gjuha shqipe, ishte mė i lartė nė mėnyrė
tė padiskutueshme.
Mjafton tė thuhet se ajo u emėrtua gjuhė shqipe, pjesė e
identiteti kombėtar
tė shqiptarėve nė kėtė republikė. Ėshtė i dhimbshėm akti
i krekosjes sė
integristėve sot se djemtė shqiptarė na paskėshin
derdhur gjak dhe ia
paskėshin dhuruar jetėn popullit e atdheut, qė gjuha e
tyre, gjuha e
amanetit tė fundit, gjuha e psherėtimės, e grahmės dhe e
fjalės sė fundit -
oj, nānė, tė shndėrrohet nė dokumentin e turpit kombėtar
- Marrėveshja e
Ohrit, nė njė gjuhė pa emėr, gjuhė e koduar "e etnisė
mbi 20 %" gjuha e
turpit, gjuha e njė etnie inekzistente, gjuha e
abstraksionit politik, gjuha
e popullit tė nėnēmuar.
Ata qė kishin sens politik, armiqtė
po se po, miqtė e shqiptarėve nė
Kroaci e gjetkė, forcat e atėhershme antidogmatike nė
Jugosllavi qė ishin nė
anėn e shqiptarėve dhe tė kėrkesave tė tyre pėr
avancimin e pozitės sė tyre
politike i kuptuan drejt kėto mesazhe nga parullat e
Gostivarit dhe i
trajtuan si platformė pėr bisedimet rreth ndryshimeve
kushtetutare. Njė nga
protagonistėt e kėtyre protestave rrėfen se njė person i
sigurimit shtetėror
(jo tė hetuesisė) e vizitoi disa herė rresht nė burgun e
hetimeve tė Shutkės
nė Shkup, duke insistuar tė dinte se (nė mos ky, i
akuzuari shqiptar pėr
parullat) me cilėt politikanė e aktivistė politikė
kroatė e shqiptarė tė
Kosovės kishte pasur kontakte. Gazeta Vjesnik e Zagrebit,
qė pas pranverės
sė 72-it kontrollohej nga shteti, fill pas pėrfundimit
tė procesit
gjygjėsor kundėr grupit tė Gostivarit, doli me njė
koment ku sulmonte
bashkėpunimin (e trilluar, shėn.i aut.tė art.) ndėrmjet
nacionalistėve
kroatė dhe nacionalistėve shqiptarė nė Maqedoni. Sipas
njė dėshmie tė njė
imigranti shqiptar nė Gjermani, gazeta e atjeshme "Züdeutchen
zeitung" njė
koment pėr gjykimet politike nė Jugosllavi ( pėr ato
kundėr grupeve kroate
dhe grupit tė shqiptarėve tė Gostivarit) e paskėsh
pėrfunduar me pohimin se
tani mė nisen tė mos jenė tė sigurta as themelet jugorė
tė Federatės sė
Jugosllavisė.
Efektet e protestave tė Gostivarit nuk duhet kuptuar si
efekte ultimate. Ato
pasqyruan frymėn dhe disponimin politik tė popullatės
shqiptare. Nė qarqet
politike kosovare u mirėpritėn nga fakti i ndėrhyrjes sė
shtetit
sllavomaqedonas pėr ēėshtje qė trajtoheshin nė fjalorin
politik tė
atėhershėm si probleme objektive reale, ndėrsa kur kėto
u bėnė objekt i
kėrkesave politike shqiptare, ahere shqiptarėve tė
ashtuquajturės Maqedoni
ua hapnin dyert e burgut pėr t“i futur brenda. Njė
qėndrim i pastėr
unitarist e hegjemonist, qė do t“iu shėrbente forcave
politike shqiptare tė
kosovės dhe forcave tė atėhershme demokratike
antihegjemoniste dhe
antiunitariste si argument nė luftėn e tyre politike.
Me kėtė rast duhet tė theksojmė njė fenomen antishqiptar,
qė nė mėnyrė
indirekte u pėrfshi nė kėto protesta. Ishte njė e keqe
evidente
antishqiptare, e cila thuajse ėshtė harruar Nga fundi i
viteve 60-tė dhe
fillimi i 70-tės nisi popullėzimi i planifikuar i
qyteteve shqiptare tė tė
ashtuquajturės Maqedoni me pjesėtarė tė etnisė greke, tė
emigruar mė parė si
komunistė nė shtetet e lindjes socialiste. Po kėta grekė
komunistė tė cilėve
Titoja nuk iu hapi kufirin mė 1949, tashti 20 vjet mė
vonė i riatdhesoi nė
qytetet shqiptare, duke iu siguruar punė e banesa falas,
me njė kusht qė tė
deklaroheshin se ishin sllavomaqedonasė. Qėllimi ishte
shumė i qartė: Tė
ērregullohej nė mėnyrė artificiale struktura etnike nė
kėto anė, ku
shqiptarėt pėrbėnin elementin e shumicės absolute 80
deri 90 %.
Kundėrpėrgjigjja shqiptare ishte "T“i kthejmė shqiptarėt
nga Turqia". Pas
kėsaj proteste mori fund edhe plani pėr popullėzimin
artificial tė trevave
shqiptare. Nuk besoj se kjo parullė dhe kėrkesė nuk pati
efekt pozitiv nė
ndėrprerjen e popullėzimit tė trevave shqiptare..
Pėrkundrazi.
Nga kjo ngjarje politike, protestat e 72-it, ėshtė
sajuar tashti njė
anekdotė nė Gostivar: " Kur tridhjetė vjet mė parė
diskutonte njeri pėr
kėrkesat politike shqiptare, do tė kishte punė me
hetuesė, prokurorė,
gjykatės, policė e roje burgjesh, kurse tashti bisedon
me pėrfaqėsuesit e
bashkėsisė ndėrkombėtare. Thelbi mbetet i pandryshuar,
ndėrsa pėson forma,
nė tė mirė".
Emrat e protagonistėve tė kėsaj proteste pėrmes
parullave nuk pėrmenden nė
kėtė artikull, me dėshirė qė tė mbeten anonimė ashtu siē
kanė qenė gjithė
jetėn pas daljes nga burgu. Ata kėtė vepėr nuk e bėnė as
pėr nam, as pėr
gjoksrrahje, as pėr t“u ulur nė radhėt e para nė ndonjė
mbledhje, as pėr tė
vėnė kravata (kollare) politike rreth qafės. E ndien si
borxh ndaj popullit,
ndaj gjakut tė Sefer Selimit, ndaj gjakut qė dordhėn
atdhetarėt tanė tė
Ballit Kombėtar, tė Legalitetit, edhe tė Partisė
Komuniste me bindje se
luftuan pėr atdhe, jo pėr ideale komuniste. Veprėn e vet
e konsiderojnė
thjesht njė akt modest, njė gur tė vogėl mbėshtetės nė
gurėt e mėdhenj tė
Kėshtjellės sė Atdhetarizmit. Njėherit ata nė mėnyrė tė
veēantė iu shprehin
mirėnjohjet dhe admirimin e sinqertė kombėtar tė gjithė
trimave shqiptarė qė
ia dhuruan jetėn atdheut nė betejat e Kosovės, e
Preshevės, e Kumanovės e tė
Tetovės. I kujtojnė me pėrkulje e me respekt tė thellė
tė gjithė ata qė u
sakrifikuan pėr ēėshtjen kombėtare nė tė gjitha trevat e
Arbėrisė, nė tė
gjitha kohėrat!
Hodo ZALLI