Politika e kapuēave
Pa sistem juridik, pa njė strukturė tė pavarur juridike nė funksion, nuk mund tė ketė siguri
Nga Agim Vuniqi, SHBA
Rindėrtimi dhe reforma eknomike afatmesme dhe afatgjatė do tė jenė nė duar tė Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian dhe kanė pranuar tė marrin pėrgjegjėsinė pėr kėtė sė bashku me Bankėn Botėrore. Ata do ta bartin barrėn e rindėrtimit sė bashku apo brenda strukturės sė UNMIK-ut. /Sergio Viera De Melo, pėrfaqėsues i posaēėm i sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė - Koha ditore 29 qershor, 1999/
Shqiptarėt nuk kanė mundėsi financiare tė bėjnė ndonjė ndryshim rrėnjėsor nė rimėkėmbjen e ekonomisė, pa ndihmėn e Bashkėsisė Evropiane, por asesi kjo nuk duhet tė nėnkuptohet se ata duhet tė largohen nga kėrkesat e tyre pėr pavarėsi.
Letrat drejtuar opinionit pa ndonjė peshė politike nuk janė asgjė tjetėr vetėm njė "hiqė", ngaqė nė rrethana tė tilla institucionet nga "letra" tė Kosovės do te duhej te caktonin nje takim tė menjėhershėm me zyrtarėt e UNMIK-ut pėr tė diskutuar ēėshtjen e sigurisė nė Kosovė
Qėndrimi i Beogradit zyrtar ndaj ēėshtjes sė Kosovės nuk dallon nga ajo e kohės sė Millosheviqit. Ai ėshtė rezultat i aspiratave hegjemoniste serbe ndaj Ballkanit, tė cilin Rusia dhe Franca, duke iu pėrshtatur rrethanave tė reja diplomatike dhe ushtarake nė botė e konsiderojnė hapėsirė shumė tė rėndėsishme gjeostrategjike pėr kontrollimin e procesit tė shpėrbėrjes sė ish RSFJ (edhe pse nė pėrfundim e sipėr), ende i pa finalizuar, meqė ēėshtjet vetėm parcialisht tė zgjidhura me marrėveshjen e Dejtonit dhe tė Rambujesė (duke mos zgjidhur as pėr sė afėrmi problemet e grumbulluara nga e kaluara), lėjnė tė hapura mundėsitė pėr luftėra tė reja etnike mė tė pėrgjakshme, duke i krijuar hapėsirė tė mjaftueshme diplomacisė ruse (edhe pse tėrhoqi trupat e veta ushtarake nga Ballkani) qė pėrmes Serbisė tė pėrfitojnė sa mė shumė nga ky proces, ngase Ballkani do ti shėrbente si zorrė qorre gjatė iniciativave tė reja tė amerikanėve duke konsistuar vazhdimisht nė "zhbėrjen" e problemit ēeēenė (sidomos nė rrethanat e reja tė rikrijuara pėr kėrkesat e mėdha nė rritje tė gasit natyror, sidomos pas ndėrrimeve tekniko-teknologjike qė do tė pasojnė nė industrinė automobilistike-prodhimin e veturave me hidrogjen permanent, duke bėrė rirreshtime tė reja tė kapitalit investiv, kudo nė botė. Prirė nga kėto lėvizje ekonomike nė botė, presidenti Bush pat akorduar 1.2 bilionė dollarė nga buxheti).
Dallimet nė mes tė partnerėve tė koalicionit nė njėrėn anė dhe Rusisė e Francės nė anėn tjetėr si anėtarė tė pėrhershėm nė KS gjatė sulmit ushtarak tė amerikanėve dhe britanezėve nė Irak, pėr tė rrėzuar regjimin diktatorial tė Sadam Hyseinit, solli ndryshime tė mėdha ne vetė strukturėn veri-atlantike, meqė interesat gjeostrategjike tė disa shteteve tė Evropės (anėtare tė NATO-s) sidomos nė Irak, dallojnė nga ato tė koalicionit SHBA-Britani e Madhe, dhe janė nė shpėrputhje tė plotė. Influenca shumė e madhe ideologjike e mėhershme sovjetike (tash ruse) ne partine Ba-ath, e cila kishte nje rol dominant ne Irak dhe Siri, pastaj shtrihej edhe nė kierarkinė e pushtetit nė Libi, ndėrlidhej me interesat ruse, franqeze dhe ato gjermane nė njė masė, por qė u dobėsuan dukshėm me intervenimin ushtarak tė forcave tė koalicionit nė Irak, por edhe me kėrcnimin e vazhdueshem ndaj Sirisė por edhe ndaj Iranit, duke penguar ekspansionin e tyre nė drejtim tė Lindjes, pėr tė cilėn Rusia ushqente aspirata tė vjetra plot njė shekull pėrpara.
Nė kėto rrethana shqiptarėt nuk ishin tė pėrshtatshėm pėr tu futur nė skemėn e politikės tė disa shteteve evropiane dhe asaj ruse nė Ballkan, pasi qė nuk ishin sllavė dhe shumica e tyre nuk ishin as tė krishterė. Pėr ta mėnjanuar nė tėrėsi ēėshtjen shqiptare, e cila injorohet nė ēdo mėnyrė, ata mundohen ti paraqesin ata si njė element "turbullues" nė mesin e popujve sllavoortodoks dhe tė krishterėlindorė. Pėr kėtė ēėshtje Serbia, po hasė nganjėherė fatkeqėsisht nė mirėkuptim tė shteteve evropiane. Qėndrimi i padrejtė i Evropės ndaj shqiptarėve nuk ėshtė gjithnjė i hapėt, por nė momentet kritike ėshtė gjithmonė nė dėm tė tyre.
Meqė interesat strategjike tė shqiptarėve janė tė ndėrlidhura me SHBA, ato nuk janė tė mjaftueshme pėr kapėrcimin e rrjedhave jo tė favorshme ekonomike, duke rikujtuar faktin se Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian si dhe Banka Botėrore ishin pėrgjegjėse pėr rindėrtimin e ekonomisė sė shkatėrruar kosovare, dhe atė gjithnjė nė pajtueshmėri me rezolutėn 1244 qė ka mbėshtetje juridike nė kapitullin VII tė Kartės sė OKB-sė, kapitull ky qė parashikon njė akcion vendosės dhe imponues.
Eshtė plotėsisht e kuptueshme qė shqiptarėt nuk kanė potencial tė mjaftueshem kadrovik, por as mundėsi financiare tė bėjnė ndonjė ndryshim rrenjesor ne rimekembjen e ekonomise, pa ndihmen e Bashkesise Evropiane, por asesi kjo nuk duhet te nenkuptohet se ata duhet te largohen nga kerkesat e tyre per pavaresi.
Pasojat e organizimit jashtė institucional tė para luftės te shqiptareve dhe pas saj vėrehen nė tė gjitha fushat, dhe mungon organizimi institucional, dhe se mungesa profesionale ėshtė zėvendėsuar me atė tė lojalitetit partiak. Meqė Kosova gjindet nė njė situatė tė mjerueshme ekonomike e cila shoqėrohet me njė situatė tė paqartė tė sigurisė ku problemet shiqohen vetėm pėrmes "dioptrisė etnike", duke pranuar kėtė "realitet" edhe institucionet demokratike tė Kosovės, qė ėshtė njėri ndėr gabimet mė trashanike tė politikės zyrtare tė Prishtinės qė edhe ashtu deri mė tash ishte dėshtake, pėr shkaqe krejtėsisht tė njohura, tė ekskomunikimit brenda institucional dhe tė njė politike nonshallante tė papėrgjegjėsi sidomos tė kryetarit koncensual tė Kosovės dhe kryeministrit gjithashtu koncesual (pa ndonjė mbėshtetje tė qėndrueshme tė partnerit nė koalicion LDK-sė).
Letrat drejtuar opinionit pa ndonjė peshė politike nuk janė asgjė tjetėr vetėm njė "hiqė", ngaqė nė rrethana tė tilla institucionet nga "letra" tė Kosovės nuk kėrkuan takim tė menjėhershėm me zyrtarėt e UNMIK-ut pėr tė diskutuar ēėshtjen e sigurisė nė Kosovė, por kjo i lihet Beogradit zyrtar i cili merr inciative te ashper diplomatike mbeshtetur nga Moska zyrtare, duke ngritur nje vrasje me permasa kriminale (ajo e Gorazhdecit), meqe muk dihen akoma akteret dhe qellimi (eshte ne deme te interesave jetike te shqiptareve) deri nė nivel te KS tė OKB-se dhe te Grupit tė Kontaktit.
E gjithė kjo nuk shėrben pėrballė fakteve, ose tė vazhdojnė tė mohojnė faktet ose u duhet tė shpjegojnė qė ata e kuptojnė rėndėsinė e krimeve, apo nuk e kuptojnė se krimi nuk ėshtė pjesė e etnitetit, dhe se pėr atė ndėshkohet kryerėsi (ndryshe si mund tė pranohet teza e vrasjes kolektive tė njė populli, e ajo tė tolerohet dhe tė mbetet e pa ndėshkuar, duke mos fajėsuar asnjėherė serbėt si kolektivitet pėrballė gjithė atyre krimeve tė regjimit Millosheviqian). Teza e fundit mė duket mė e bazuar. Por nuk mund tė pretendojė tė ketė nė anėn e saj njė moral mė tė lartė Pse kush sheh njė krim duke ndejur duerlidhur dhe pa ndėrhyrė, duhet tė meritojė mė shumė respekt sesa ai qė mundohet ta ndalojė? Kush nuk vepron nuk mund tė gabojė, por jo pėr kėtė mbetet pa faj.
A ėshtė e drejtė tė dėnohet njė popull i tėrė dhe tė dėrgohet mbrapa nė kohėn e gurit, sepse ėshtė peng i njė rezolute, edhe ashtu shumė fleksibile dhe tė paqartė.
E pakundėrshtueshme pėr tė gjithė fjalia asnjėherė mė luftė bėhet papritur e paplotė si njė mėsim qė vlen vetėm nė tokėn e atij qė e ka krijuar.