|
|
   
Botuar: 27 Jan 2012
Protestė e re e Greqisė pėr harkun me Diellin e Vergjinės
Shefja e Zyrės Ndėrlidhėse e Greqisė nė Shkup, ambasadorja Aleksandra Papadhopulu ka bėrė njė protestė nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė me rastin e ngritjes sė harkut nė sheshin kryesor tė Shkupit, nė tė cilin pasqyrohet ndėr tė tjera, Dielli i Verginės nė shkelje tė Marrėveshjes sė Ndėrmjetme dhe parimit tė fqinjėsisė sė mirė.   vazhdon
Sipas deklaratės sė Ministrisė sė Jashtme Greke nė tė njėjtin kontekst, znj. Papadhopulu protestoi pėr vazhdimin, pėrmes veprimeve tė ndryshme, tė shtrembėrimit tė realitetit historik qė drejtohet kundėr Greqisė dhe vendeve tė tjera fqinje.
«Greqia ka deklaruar vazhdimisht se veprime tė tilla, pėrveē tė qėnit njė shkelje e Marrėveshjes sė Ndėrmjetme dhe parimit tė fqinjėsisė sė mirė, respekti i sė cilės ėshtė njė parakusht thelbėsor pėr perspektivėn evropiane tė vendit fqinj, janė tė rrezikshme dhe njė kėrcėnim pėr stabilitetin e rajonit tė Ballkanit, qė ka paguar shtrenjtė nė tė kaluarėn ēmimin e nacionalizmit», theksohet nė deklaratėn e ministrisė sė Jashtme, e cila pėrfundon duke thėnė, se «Greqia i bėn thirrje Qeverisė sė Ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė pėr tė marrė masa korrigjuese pėr veprimet e mėsipėrme». (ert)/V.I./Liria |
|
   
Botuar: 27 Jan 2012 Serbėt bllokojnė rrugėn nė Zupq
|
   
Botuar: 27 Jan 2012
Ndalimi i flamurit shqiptar, Berisha: Individi tė jetė i lirė
- Sali Berisha, kryeministri i Shqipėrisė nuk ishte se si tė mos shprehej pėr ēėshtjen e kufizimit tė pėrdorimit tė simboleve dhe flamurit shqiptar. Pėr kėtė ēėshtje ėshtė dashur pyetja e gazetarėve qė Berisha tė prononcohet.
  vazhdon
Me miqtė diskutohet gjithēka me njeri tjetrin dhe ju garantoj se ne kemi trajtuar tė gjitha problemet sė bashku. Mendimi im miqėsor ėshtė ky; nė institucionet publike, ēdo vend rregullon me ligj pėrdorimin e simboleve edhe vendet mė tė lira nė Botė, e kanė rregullin e tyre, tha Berisha.
Pėr qytetarėt, dua tė jem shumė i sinqertė, nė mėnyrėn mė miqėsore theksoj se, shteti nuk duhet tė ketė asnjė lloj preokupimi dhe problemi me ēfarė simbolesh preferojnė apo pėlqejnė ata, ka shtuar ai.
Lidhur me pozitėn e shqiptarėve nė Malin e Zi, Berisha tha se vlerėson gjetjen e gjuhės sė mirėkuptimit. Ai bėri me dije se brenda 5-6 javėve sapo marrėveshjet e nėnshkruara nga dy qeveritė tė kalojnė nė parlamentet respektive, qytetarėt e dy shteteve tė mund tė kalojnė kufirin me letėrnjoftim. (shekulli)/V.I./Liria |
|
   
Botuar: 27 Jan 2012
Informacioni mbi pėrbėrjen e tumorit tė vezoreve ndryshon luftėn ndaj tij
Kanceri i vezoreve quhet edhe vrasėsi i heshtur, sepse nė kohėn kur simptomat shfaqen dhe bėhet diagnoza, zakonisht ėshtė tepėr vonė pėr tu kuruar. Gjatė vitit tė kaluar nė Shtetet e Bashkuara u diagnostikuan 22 mijė gra me kėtė sėmundje. 14 mijė prej tyre humbėn jetėn. Nė rang botėror mendohet tė ketė mė tepėr se 200 mijė raste tė reja ēdo vit. Dhe prognoza e tyre gjithmonė ofron shpresa tė pakta:   vazhdon
Kur Sheila Connor u diagnostikua me kancer tė vezoreve nė vitin 2007, sėmundja ishte nė fazat e saj tė pėrparuara. Zonja Connor iu nėnshtrua njė operacioni dhe kimioterapisė. Por kanceri kthehej sėrish: 4 herė brenda 4 vjetėve. Zonja Connor ka provuar shumė lloje ilaēesh. Disa sillnin pėrmirėsime tė pėrkohshme. Disa i pėrkeqėsonin sėmundjen. Kohėt e fundit ajo vendosi tė ndėrpresė mjekimin dhe ėshtė e pasigurt pėr tė ardhmen. Kjo ėshtė diēka qė ndosh shpesh, thotė Laura Shawver, njė studiuese e kancerit qė merret me pėrgatitjen e barnave, e cila i ka mbijetuar kancerit tė vezoreve prej pesė vjetėsh. Gratė kalojnė faza tė kimioterapisė njėra pas tjetrės nė mėnyrė tė vazhdueshme. Ato bėjnė njė jetė jo tė mirė dhe nė fund ato dorėzohen para sėmundjes gjithsesi. Kanceri i vezoreve shfaqet sėrish pas trajtimit nė 75 pėr qind tė rasteve. Zonja Shawver thotė se ėshtė njė sėmundje e vėshtirė pėr tu mjekuar pasi tumoret janė shumė tė ndryshėm nga njėri tjetri, dhe secili pėrgjigjet shumė ndryshe ndaj ilaēeve tė disponueshme. Zonja Shawver krijoi Shoqatėn Clarity pėr tė trajtuar kėtė problem. Kjo organizatė jo-fitimprurėse u jep pacientėve informacione mbi pėrbėrjen molekulare tė tumorit tė tyre. Shoqata krahason tumorin e vezoreve tė njė pacienti me atė tė tė tjerėve qė ka nė sistemin e saj tė tė dhėnave. Gjithashtu ajo pėrdor shenja biologjike tė cilat tregojnė se si ai tumor mund tė reagojė ndaj njė ilaēi tė caktuar tė kimioterapisė, i pėrdorur pėr tė ndalur rritjen e qelizave nė lloje tė tjera kanceri. Ne po pėrpiqemi tė ndihmojmė nė ato zgjedhje. Nėse ato zgjedhje nuk i pėrshtaten individit, ne mundohemi tė ndihmojmė nė gjetjen e njė terapie qė pėrshtatet dhe qė ndryshon situatėn nė tė mirė tė pacientit. Krijimi i njė profili molekular pėr kancerin ėshtė njė procedurė standarde pėr lloje tė tjera kanceri. Pėr kancerin e vezoreve ėshtė bėrė e mundur vetėm kohėt e fundit, prej Shoqatės Clarity. Ndėrkohė qė kjo procedurė nuk ekzistonte kur zonjė Sheila Connor pati rishfaqjen e parė tė tumorit, ajo thotė se teknika do tė ndihmojė tė tjerėt tė marrin vendime tė informuara. Nėse e di pak a shumė qė do tė reagoje keq ndaj njė ilaēi, mund tė vendoset tė pėrdoret njė ilaē tjetėr dhe nėse as ai nuk do tė funksiononte, atėherė duhet vendosur njė formė tjetėr mjekimi. Kjo ėshtė mėnyra se si studiuesja Laura Shawver kėrkon tė ndryshojė traditėn e trajtimit tė kancerit tė vezoreve: njė pacient pas tjetrit. Ajo thotė se kjo teknikė jo vetėm qė mund tė pėrmirėsonte jetėn e grave me pėrsėritje tė kancerit tė vezoreve, por ajo mund edhe tė ēojė nė krijimin e ilaēeve tė reja pėr kėtė sėmundje shpesh vdekjeprurėse. (voa)/V.I./Liria
|
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
-
Poezi
» Thėnie pėr gjuhėn: "Shenjat e civilizimit tė njė populli janė: 1. si kujdeset ai pėr drunjtė e tij, 2. si kujdeset ai pėr fėmijėt dhe pleqtė 3. si sillet ai me gjuhėn e tij. Por gjuha ėshtė mė e rėndėsishme. Ėshtė detyrė e tij qė ta ruaj dhe ta kultivoj atė si vlerė kulturore dhe si tipar identiteti" (Erwin Chargaff) |
» Gomari i Babatasit
Gjergj Fishta (1871-1940) Metamorfozė
Ju rrugaēa sallahana vagabonda shakllabana rriēna t'ndyet, mikrobe tė kqi qi tė mjerės moj Shqipni kthelltė hi i keni nė mushkni pa dhimbė gjakun tuj ia pi, por der kur, bre batakēi! Bre coftina, kalbe mbi dhč der kur ju, tu tallė npėr ne, do t'na qelbi fis e atdhe? Ah! Bre ju.. nuk dij shka u kjoftė, se tash ma jemi tue u njoftė, se kush jini e shka jini se kah shkoni e se kah vini plang e shpi se kah i kini e sa pare u ban gjaku: se pėr ju, po, duhet laku, pėr me u vjerrė o kund m"do i shpat!
Deri dje, pa kmishė mbi shtat, me'i gjysmė setre t'pa astar, lshuemum krahve kalavar e me "i komēė t'njtitme nėn grykė: pantallonat me "gjyslykė" kto edhe lidhun me nji spagė: shtatit rreshke e ba saragė, t'tanė gordec e berbalec pa ndo'i msim, pa ndonji dije, me'i fillore a nji iptadije, erz e shpirt qitun nėn themėr: turq a sllave a grek me zemėr, falun barkut veē Shqipnisė, si ajo marrja e t'gjith njerzisė... tuj u shite ju pėr gjithė treg, sod na mbahi "Skandėrbeg", e ngėrdhucė, goditė, limue, rrue, qethė, pipirique, tash "n'smoking", tash nė "bon-jour" ju, qi dje s'kishit as ushkuer me lidhė brekėt me nder me thanė m'sahan t'huej gjithmonė me ngranė, rrugėn krejt na e keni zanė, ke na shkoni pash e m'pash, edhe besa me "gulash" me "afishe" e me "sultjash", me "kjumshtuer" e me "ashurč", "kosha gjelash" si kubure, "tarator", "pilaf me kos", "mish me qepe" e "majdanos" "shish qebap", "brizholla viēi", "kunguj t'mbushum", "kuzuici", "kabuni"- e "mualebi".
Barku sod ju rri ju kodėr, kargatisė e bamun lodėr: der sa ata burrat e dheut, qi pėr jetė e nderė t'Atdheut kane ra n'luftė si shqipe t'leta, kanė shkri gja e shpija t'veta, kanė tuj dekė rrugave unit, me iu dhimbė gurit e drunit. Pėrse, po, kta matrahulla, kta shqiptarė, shqiptarė kah ksula, n'vend qi ju me u vu n'konop, a se brinjt m'jau zbru me shkop, a, mos tjetėr, me u ngushtue me xjerrė zhuri kund m'ndo'i prrue pėr me shtrue ndo'i rrugė tė shtetit a me dlirė ndo "i skelė detit, lavjerre buzėsh, harru si viēa kqyrin m'ju si t'ishi ogiēa, pėr me u pri udhės s'qytetnisė e me i sjellė t'marėn Shqipnisė. Ani kush, pra, me i pri kombit: ju, do pyka bijtė prej llomit qi "shqiptarė" vedit i thoni, jo pse ju Shqipninė e doni, jo pse ju ndo'i send kuptoni shka asht Atdheu e shka asht Liria, shka asht Vllaznija a Parasija, Pėrparimi e Qytetnia, por veē pse ende der mė sot nji tyran s'po e gjeni dot, nėn kambė t'cillit ju me u shtrue, se un ma tash ma jam regjė me jue, e jau njof shpirtin der m'palc, pleh i ndytė me u bartun n'shalc e me u qitė jashta Shqipnije. |
|
Arkivi
|
|
-
Kulturė
» Ja ēfarė pasurie la Faik Konica pas vdekjes Me rastin e 136 vjetorit tė lindjes tė Faik Konicės, pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė lėvizjes politike dhe kulturore shqiptare, publicist, kritik letrar, diplomat dhe veprimtar politik Faik Konica, pėrfaqėsuesi i shquar i lėvizjes politike dhe kulturore. |
|
Arkivi
|
|
|
|
|